Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ta vrasësh fëmijën për “nder”  (E lexuar 811 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-03-2007, 04:24:02 »
Citojeni

Prindërit, frikë nga paragjykimet që e “dënojnë” ashpër nderin e humbur të femrave
   
Në mentalitetin e pjesës më të madhe të shqiptarëve është shumë e rëndësishme të jetosh me nder; madje, aq shumë sa nuk vlen as vetë jeta para këtij “virtyti”. Kemi dëgjuar me veshët tanë dhe kemi përfytyruar skena të tmerrshme të babait që vret vajzën, për të ashtuquajturin “nder”. Sigurisht që nuk i kemi imagjinuar aq shumë makabre sa kanë ndodhur në të vërtetë. Skenari i tyre është përsëritur dhe vazhdon sërish me vrasje, ku aktorë të këtij “filmi” kanë vetëm një dorë e ku viktima është femra. Babai vret vajzën, se doli natën nga shtëpia, se ka humbur nderin, kur e kanë detyruar të prostituojë. Por më mizore është edhe se fshehin krimin dhe gjurmët, kur vajzën e kanë vrarë me duart e veta. Një nga historitë tipike dhe më të njohura është ngjarja e 2 shkurtit të vitit 2003, kur në fshatin Bërxullë të Tiranës, vajza 21-vjeçare, Groshe Martincamaj, u ekzekutua nga babai i saj. Shkaku ishte më banal se vetë krimi. Vajza kishte ikur nga shtëpia për dy ditë me radhë, pa lejen e prindërve. Psikologja Anisa Subashi shprehet se këta prindër kanë frikë nga paragjykimet e njerëzve, të cilët e “dënojnë” ashpër nderin e humbur të femrave. Por ata nuk kuptojnë se jeta vjen vetëm një herë; për ta jeta nuk ka kuptim pa nderin. “Kanë frikë se njerëzit do t’i gjykojnë. Nderi është gjëja më e vlefshme që ka një femër. Për ta vdekja vjen atëherë kur vdes nderi. Kanë mentalitetin se jeta e fëmijës është në dorën e tyre, sepse ata e kanë sjellë në jetë,” thotë psikologja Subashi. Sipas saj, në momentin që babai vret bijën e tij ai është shumë i ngarkuar me emocione negative. Ndikohet nga fjalët e të tjerëve, në një komunitet që përgojon jetën e fëmijës së tij. Në momentin që ai nuk ka ku t’i shfryjë nervat, ia nxjerr atë vajzës, kur ka humbur gjithë kontrollin. Por më vonë pendohen për atë që kanë bërë. Ata jetojnë me brengë në zemër, sepse nuk është aq e lehtë të vrasësh me duart e tua krijesën që vetë ke sjellë në jetë. U duhet të mbajnë dy “turpe”, ku njëra është konfirmimi që ata kanë bërë për nderin e humbur dhe tjetra vrasja. Edhe pse i vret ndërgjegjja për aktin që kanë bërë, ata e fshehin që të mos lënë “gjurmë” të nderit të humbur. Por akoma më tronditëse është se, edhe pse dënohen nga gjykata për vrasjen, lirohen së shpejti.   Precedenti Nuk janë të pakta vrasjet kur bashkëshorti ka vrarë gruan. Shkaku përsëri është nderi. Një tjetër ngjarje, kohët e fundit në Lushnjë, ku burri vret gruan bashkë me dy binjakë. Një vrasje e trefishtë, që ka protagonist burrin, i cili nuk e përtyp dot tradhtinë e bashkëshortes.   Ngjarja Figura e burrit patriarkal, i cili vendos për çdo gjë, edhe për jetën e familjarëve të tij, ekziston ende sot, në shek e 21-të. E tillë ishte edhe vrasja e Kozarës, ku kunati shuan familjen e vëllait, sepse mund të zbulohej lidhja e tij e fshehë me të. Elma Halili 
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 28-04-2007, 02:19:43 »
Citojeni

E vërtetë është , ka njerëz qe nuk e pertypin dot turpin për sy te botës...Këtu i bie te thuhet se njeriu rron me nder se ashtu e do bota e jo vetë ai...
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 28-04-2007, 11:16:44 »
Citojeni

Është e vërtetë Berni, edhe sikur të mos ishte shkruajtur ky artikuj. Të thuash ti ne Shqiptarët me te ndershmit e botës. Mund t'ju ngjaje ironike kjo qe sapo thashë po c'm*t nderi është kur vret evlatin tënd me doren tënde, apo ja fut ku ta zere gruas me dy fëmijëve binjake!?! Nder leshi është ky. Të rroftë nderi pastaj, kur sapo i ke dhënë emrit tënd një titull - VRASES! Ju rroftë nderi këtyre burrave pastaj. Mund të mos rrojne më me turpin qe vajza ishte prostitute apo gruaja i tradhetoi, ama gjithnjë do të mbeten vrasës ne sy te ligjit dhe ne sy te realitetit. Mua këta lloj burrash qe bëjnë këto vrasje për "çështje nderi" me duken njerëz shumë te dobët, jashtë masë patriarkale dhe konservative, kokemushke fare dhe shpirt-keq. Sigurisht janë edhe shumë egoiste te medhenj dhe për të mos dashur te cenojne me shumë egon e tyre, nderin e tyre, turpin e tyre, i bien shkurt edhe bëjnë vrasje. Ehhh. Këta njerëz janë për t'i denuar ne një karrige me elektrik edhe te vdesin atje. Tani nuk po them qe vajzat te marrin rrugët edhe baballaret të mos bëjnë gjë, por ama ky është ekstrem dreqi ta marrë.

Mbaj mend para pak vitesh kur kam qenë me pushime ne Shqipëri, qe ne një katund te Tiranës babi vrau vajzen e vet se kishte ndenjtur naten vonë me te dashurin a ku ta di unë. Dhe ky e morri vesh dhe qe sa e morri vesh e vrau te bijen, ishte vrasje shumë makabre biles. Dhe me e keqja ishte qe gjithë katundi i'a mbante anën te atit dhe e konsideronte si gjene e duhur dhe te vetme për te bërë (s'është as njera dhe as tjetra po nejse). Akoma për te ardhur me shumë keq ishte fakti qe as nëna e vet, nëna qe e kishte mbajtur ne bark 9 muaj vajzen e vet, nuk qau, nuk derdhi lot, apo s'i erdhi keq qe e pa vajzen e saj te vdekur. Mbaj mend qe këtë vajzen e kanë futur ne arkivol me kostum burri, sepse aty i kishte arritur turpi asaj (valla) saqë s'e meritonte as te varrosej e brishte, e bukur, e tualetosur dhe e veshur si një femër! Pra nuk e meritonte (sipas prinderve te saj dhe krejt katundit) te hynte ne dhe si femër pasi nuk quhej femër sipas tyre. Fatkeqesisht s'më kujtohet emri i vajzes apo i te atit, por mbaj mend shumë mirë qe kam pare kronikat e këtij lajmi fatkeq ne televizor gjithandej dhe jam tmerruar e shokuar shumë. Madje kjo tronditi popullin Shqiptar pasi kjo ngjarje kishte ndodhur as një ore larg kryeqytetit Tiranës - qe njihet dhe mbahet si qyteti me demokrat dhe më pak konservativ i Shqipërisë.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |