Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mbi higjenen vetjake  (E lexuar 84 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 04-05-2008, 11:45:51 »
Citojeni

lokali im frekuentohetme mbi 150 persona te moshave të ndryshme te gjith meshkuj.(15-70vjec)nga një verifikimi imi delse 90% e tyre nuk dijnë te urinojne.Urinen në vend ta bëjnë ne pizhuar e bëjnë mbi klozeten alla franga duke ndyer rrethoren termoizoluese.Shumë prej tyre qe ndjehen "maraklij"në vend qe te shtrojne dy piceta letre e pastaj te ulen mbi te, hypin mbi te e Zoti na ka ruajt qe skemi pase ndonjë aksident.Pothuajse te gjithë nuk shtypin butonin e larjes dhe e sigurtë qe nuk lajne dhe duart.Mendova se ndoshta ka te beje me cilesine e klienteve te mi por kur pyeta ne lokale te tjera ishte i njejti problem.m
Me vonë e lidha dhe me një fakt.Kur kam qenë ne kampin e Mases ne Itali u ndieva i turperuar kur komandanti i kampit më tha qe ti them bashkeatedhetareve qe te urinojne ne vendin e caktuar dhe ta pastrojne atë.Ishte evertete kur kur kasetat kishin difekt pasi mbushehsin plot disa preferonin ta kryenin pertoke.Natyrisht s'ishte e vështirë te merrje koven e ta laje.
Tema është e peshtireshme por me duket me vlerë.Të paktën dhe ndonjëri qe vepron kështu do të kujtohet se është mirë te ndryshoje.Pse jo, bëni mirë qe këtë ta diskutoni dhe ne ambiente me miq pasi perqindja e sondazhit është tepër e lartë e nuk ka mundësi të mos na preke te gjithëve.
« Ndryshimi i fundit: 11-07-2008, 15:32:51 nga M A X » E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 04-05-2008, 14:28:11 »
Citojeni

Anesti, sinqerisht me ke bërë te qesh me këtë teme. Kur lexova titullin prisja pyetje te sojit "Sa here laheni ne jave ose mbrenda ditës...?" etj por jo se bëhet fjale për edukaten tonë si i vizitojme tualetet private dhe publike.

Është teme e qëlluar sepse këtë problematike e ke si ti qe je pronar i ndonjë lokali, njeashtu edhe te tjerë. Madje disa ne shtepite e tyre kanë ra ne hall me anetaret e familjes apo mysafiret. Për ti shmang keqkuptimet, shyqyr këtë problem se kam ne shtepi se te mijte janë mirë te edukuar ne perjashtim te disa mysafireve. Por atyre ua bëj hallall meqë nuk plas koken çdo ditë me to. Pa dashur te ul gjinine e kundërt, me sa kam verejte ju meshkujt jeni me problematike sa i përket kësaj teme lol
Kur isha ne vizite tek një shoqja ime me bëri te qesh pllakati qe kishte ngjit ne deren e WC-se kur hyshe mbrenda. Pllakati kishte foton e saj me fytyre te ngjyrosur sikur ka dal ne lufte ne mal duke mbajt një pushke te birit te saj (loder natyrisht) dhe mbishkrimin: "Si e ke gjete ashtu ta lesh se je ne shenjester!" 
Pervec pllakatit kishte lënë një kove te vogël aty pranë me mbishkrimin: "Denim 5 euro për cdokend qe bën pislleqe dhe nuk i heq vete!"qesh me te madhe

Kemi qeshur se bashku për këtë gjë dhe ajo më tha: "Motër ne hall jam! Jam e vetmja femër ne këtë shtepi dhe lënë se im shoq është i shkujdesur, po edhe djemtë marrin shembullin e tij! ( i ka 3 djem) Nesër nuset do të me shajne se nuk i kam edukuar siç duhet! Prandaj ju kam thënë, meqë jam e degraduar si pastruese e juaj, me paguani denjesish ose pa kurseni te hollat duke mbajt higjienen dhe bëni qejf!"
Tha qe nga dita kur i kishte aplikuar këta metoda, plus bertimat e saj te padurueshme, kishte permirsime. lol

Unë mendoj se problemi qëndron me shumë tek ajo se ne mall të huaj "shprazet" populli pa lodh koken sepse s'është i detyruar ta pastroje vete. Është mungese e ndërgjegjës dhe miresjelljes ndaj "mallit të huaj". Ne shtepi natyrisht çdokush, qoftë fale edukates qe ka, apo edhe fale bertimave te anëtarëve tjerë te familjes (posaqerisht bashkeshorteve lol) te cileve ju pengon kjo gjë, është me i kujdesshem.

Tema e ka titullin Sondazh por nuk e di a deshte ti ti shtojsh edhe ca pika për votime? Nëse po, shkruaji pikat e tja shtojme sondazhit dhe anetaret pastaj le të votojne.

Të përshëndes!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 10-07-2008, 14:06:29 »
Citojeni

Higjena vetjake apo personale duhet te konsiderohet si një pikë tepër e rëndësishme nga çdo individ. Është vërtetë një domosdoshmeri e rëndësishme  Kjo rëndësi lidhet me shendetin e tij e te  familjes ku jeton, por duhet theksuar  gjithashtu se, higjena e pastër te le vend ne shoqeri e kudo, te bën te ndihesh mirë. Personalisht nuk do rrija as dy sekonda me një  person  te zhulosur e qe mbajnë ere. Do perpiqesha patjetër për te gjetur një justifikim e te shmangja qendresen e gjatë. Shpesh më ka ndodhur te zbres nga autobuzi pa mberritur ne destinacionin e duhur vetëm për shkak te eres se keqe qe mbanin  disa udhetare. Të kujdesesh për veten është gjeja me e lehtë ne botë, me  shkalle veshtiresie zero.
Njeriu po nuk u kujdes për vetveten, është i mbaruar për te tjerët.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Trendafili
Me&You forever,,,
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 18-07-2008, 19:26:06 »
Citojeni

Është një nga pikat me te rëndësishme te një njeriu,,
E identifikuar

**I DON'T LISTEN TO WHAT OTHER PEOPLE SAY**GOD GAVE ME MY OWN MIND AND HE WILL GUIDE ME IN MY OWN WAY***OK??
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |