|
Berni
|
 |
« Përgjigjja #47 më: 09-06-2008, 10:55:38 » |
|
117 shqiptarët qe heqin dorë nga nenshtetesia, mes tyre dhe Alida Hisku
Shkruar nga Qamil Xhani
Muaji maj rezulton si muaji kur janë lënë më shumë nënshtetësi shqiptare. Në dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë muajit që lamë pas kanë dorëzuar pasaportën shqiptare 117 shtetas shqiptarë. Ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2008, numri i shqiptarëve që kanë lënë nënshtetësinë arrin në 303. Por nuk janë vetëm qytetarë të zakonshëm ata që lënë nënshtetësinë. Mes tyre është dhe emri i këngëtares së njohur, Alida Hisku.
Dy persona në një ditë Nëse numëron numrin e dekreteve të Presidentit, rezulton se mesatarisht dy shqiptarë në ditë lënë nënshtetësinë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por pjesa më e madhe është bërë për bashkim familjar dhe për shkak të martesave. Shumica janë emigrantë që e kanë ndërtuar jetën e tyre në shtetet ku janë dhe vendosur, dhe preferojnë të marrin nënshtetësinë e vendit mikpritës. Ndërsa numri i atyre që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare është shumë herë më i vogël. Brenda të njëjtës periudhë kohore, prej pesë muajsh, janë 34 persona që kanë kërkuar të marrin pasaportën shqiptare. Një pjesë e tyre janë nga trevat jashtë kufijve shtetërorë, si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Por nuk mungojnë dhe shtetas të vendeve të tjera që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar për arsye familjare ose biznesit. Dokumentet për të marrë nënshtetësinë Janë tetë dokumente që duhen për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Si fillim duhet një kërkesë zyrtare që i drejtohet Presidentit, ku jepen arsyet se përse bëhet kjo zgjedhje. Më pas dokumentet personale, si certifikata e lindjes origjinale dhe dokumentet e qëndrimit në Shqipëri për 5 vjet, si dhe akti i pronësisë ose banesës ku jeton. Gjithashtu nevojitet dhe kontrata e punës, një dokument për të ardhurat financiare, si dëshmia e penalitetit nga shteti i origjinës.
Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare në muajin maj
1. Christina Lazaros Chekimidis (Chekimidou) 2. Alexandros Lazaros Chekimidis 3. Joan Kostaq Dalla 4. Ervin Qemal Tota 5. Margarita Vangjel Xhabafti (Gjoni) 6. Bujar Eqerem Xhaferi 7. Sara Bujar Xhaferi 8. Lindita Napolon Xhaferi (Duro) 9. Dritan Elez Qoshi 10. Fatbardha Xhezair Hoxha (Ismaili) 11. Sindy Irsan Hoxha 12. Albin Irsan Hoxha 13. Christ Irsan Hoxha 14. Sulo Nexhip Salianji 15. Fabiola Sulo Salianji 16. Fabian Sulo Salianji 17. Rajmonda Rushit Salianji (Çela) 18. Fatime Mithat Kucaj (Saliu) 19. Donika Stavri Kratellari 20. Rudina Jeton Strazimiri 21. Dritan Petrit Baholli 22. Shkëlqim Sali Zagani 23. Kujtim Sejdin Lisaj 24. Elida Ramiz Weimer (Demirlika) 25. Fatmir Hektor Çaçi 26. Nils Fatmir Çaçi 27. Jordis Fatmir Çaçi 28. Majlinda Iljaz Çaçi (Tola) 29. Dritan Hetem Xhezairaj 30. Eduart Nazri Abdija 31. Altin Çelo Duraj 32. Harri Petro Mishtari 33. Klajdi Albert Bleta 34. Barbora Klajdi Bleta 35. Klodiana Iljaz Kalemaj 36. Jeta Isuf Shkalla 37. Peggy Shkalla 38. Kevin Shkalla 39. Floresha Adem Çobani 40. Gentiana Avdyl Doda (Komina) 41. Gianna Qazim Doda 42. Erini Zikuli Dima (Karanxha) 43. Klodjan Abdyl Ismaili 44. Altin Hekuran Kaja 45. Shpëtim Kasem Shkurti 46. Ervi Shpëtim Shkurti 47. Geard Gezim Kupe 48. Rudens Mustafa Turku 49. Jonela Shpëtim Likaj (Herri) 50. Eduard Idriz Korbi 51. Vojo Rrapush Barjamaj 52. Gëzim Lahim Daci 53. Nikolin Gjergj Çobani 54. Fatmar Fikret Bala 55. Fatbardha Rexho Selmani (Sinani) 56. Merita Hysen Durishta (Schmit) 57. Odeta Albert Nimonaj (Pëllumbi) 58. Lorin Dervish Nimonaj 59. Ardit Dervish Nimonaj 60. Rezarta Tomor Reimann (Meço) 61. Arben Idriz Delija 62. Silvana Gëzim Lehnert (Mansaku) 63. Evis Agim Hoxhaj 64. Leonard Llukan Plepi 65. Artur Selahedin Maxhuni 66. Elton Bashkim Çaushmenaj 67. Dhurata Jonus Pojana 68. Valentin Besnik Pajaziti 69. Korab Adem Domi 70. Engjellushe Ali Shehu 71. Mimoza Hekuran Boci (Lamçe) 72. Gentjan Vangjel Koçollari 73. Jay David Gentjan Koçollari 74. Nurije Rexhep Zhupi 75. Ronaldo Artan Zhupi 76. Silvester Artan Zhupi 77. Rezart Isuf Klemme (Reka) 78. Mustafa Liman Dervishi 79. Ylber Xhevat Teluka 80. Shpendi Bilal Samarxhiu 81. Gëzim Elmaz Rakipi 82. Jannina Gëzim Rakipi 83. Joni Gëzim Rakipi 84. Mimoza Nesip Kaçi 85. Gentian Isuf Osmani 86. Edlira Luftim Fejzaj (Doko) 87. Ylli Sali Mustafa 88. Etleva Gani Hoxha 89. Servet Luan Bejko 90. Lindita Mustafa Roth (Gjinushi) 91. Alida Rasim Hisku-Keune (Hisku) 92. Diana Reshit Kraus (Zela) 93. Fatri Rustem Qordja 94. Silvia Edmond Xheneti 95. Senada Edmond Xheneti 96. Kastriot Rexhep Dapi 97. Liljana Llukan Ëalter (Dine) 98. Bledar Shyqyri Levanaj 99. Saimir Jaho Koca 100. Piro Niko Ëeber (Gjini) 101. Leonard Pajtim Banushaj 102. Daniela Imer Goralczyk (Ballushi) 103. Dilaver Shahin Hysa 104. Agron Etem Mustafa 105. Drita Llazi Mustafa (Mino) 106. Erion Beqir Dervishi 107. Ardian Shpëtim Domi 108. Alessio Ardian Domi 109. Andi Kujtim Çako 110. Dashamir Gëzim Tufa 111. Erjon Kudret Metoja 112. Valentina Pal Ndoj (Gurzaku) 113. Alfa Shaban Ramadanov (Cania) 114. Gëzim Kasem Kupe 115. Raimonda Jakup Kupe (Kasemi) 116. Glen Gëzim Kupe 117. Sonila Fadil Rusi (Gjata)
Alida Hisku: Talenti që u hoq nga skena për një ditar
Ka 30 vite që nuk këndon më në skenën shqiptare e megjithatë emri i Alida Hiskut ka mbetur si yll i muzikës. Këngëtarja që në moshë të re u bë e njohur për publikun shqiptar, duke marrë disa herë çmimin e parë në festivale, ka lënë pak ditë më parë nënshtetësinë shqiptare. Që prej vitit 1991, ajo jeton në Gjermani dhe tashmë me dekretin e Presidentit Topi është bërë një shtetase e rregullt gjermane. Debutimin e parë në skenë Hisku e bëri në festivalin e 12-të, me këngën “Si agim i kuq” dhe “Shoku ynë”. Festivali i 13-të ishte kulmi i suksesit për të. Alida Hisku mori çmimin e parë me këngën “Vajzat e fshatit tim”. Një këngë që edhe sot mbahet mend si një nga më të mirat që u bënë gjatë kohës së diktaturës. Ndërsa më pas do të kthehej në një ikonë të muzikës së lehtë, duke bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të kohës. Këngët më të njohura të saj janë: “Nëpër ditët tona”, “Buka e duarve tona”, “Dasmë në fshat”, “Këngët e rinisë”, “Kasollja e Galigatit”, “Ti që ke në sy lirinë”, “Njerëzit e agimeve”, “Flaka e betimit”. Por në kulmin e karrierës së saj nisin dhe sulmet e para nga regjimi. Një ditar që mbante me vete gjatë praktikës që bënte në Sarandë u bë shkak i gjithë persekutimeve që iu bënë asaj më pas. Ajo u largua nga skena dhe vuajti për shumë kohë persekutimi deri sa me hapjen e sistemit emigroi në Gjermani. Hisku së fundi nxori dhe një album me këngët e saj me titull “Kthim”.
TiranaObserver
|