Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !  (E lexuar 3649 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 10-08-2007, 04:00:54 »
Citojeni

nuk i ndryshoj asnjë presje komentit tënd emira.....këto kalamajte nuk e dinë çdo të thotë te endesh nëpër europe me një pashaporte shqipetare,  unë e respektoj vetëm se është e kuqe me shqiponjen dukrenare dhe tregon origjinen time, gjë qe asnjë shtetesi tjetër nuk ta mohon..këta mendojnë akoma se shtetesia ndrrohet sa për qejf...kush e ka patur mundësinë mirë ka bërë...
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Damastion
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 14-08-2007, 16:38:11 »
Citojeni

Nuk më duket i qëlluar arsyetimi se heqja dorë nga shtetësia shqiptare është se shteti nuk bën asgjë për shtetasit e vet.
Njeriu është i krijuar që për çdo veprim të tijin të mbështetet në arsyetimet e tija për vendiimet e marura.
Unë vij nga Kosova dhe kam hjekur dorë nga mundësia e të pasurit nënshtetësinë gjermane e jam kthyer në Kosovë duke mos pasur fare nënshtetësi. Por me rëndësi është se unë dua të jam këtu dhe të jam pjesë e asaj që i duhet ti kaloj vendi im në këto kohë. Unë dua të mundohem që fëmiu im të mos ketë nevojë të kërkoj nënshtetësi tjetër përpos asaj Kosovare, se nëse nuk e bejmë ne tash atëherë do tu duhet fëmijëve tanë që ta bëjnë më vonë. Ne edhe kështu jemi vonë e nuk kemi kohë të humbim. Mendoj se është e drejtë individuale hjekja dorë nga shteti amë por nëse ajo bëhet për interesa materiale atëherë pajtohem që edhe shteti duhet ta shikoj një vendim të tillë vetëm nga ana materiale dhe ta sanksionoj një veprim të tillë me taksa të larta.
Dikur kujtimet do ta kenë vlerën shumë më të madhe se të hollat e ato nuk mund të ndryshohen. Unë jam shumë i lumtur që kujtimet e mija do të janë të lidhura me vendin pa nënshtetësi e jo me ndonjë vend të huaj me pasaportë pa nevojë për viza por ku asnjëherë nuk do ta ndjeja veten si në shtëpi në Kosovë.

FREE YOUR MIND - LISTEN U2
E identifikuar

free your mind - listen U2
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 14-08-2007, 17:10:50 »
Citojeni

"Nuk më duket i qëlluar arsyetimi se heqja dorë nga shtetësia shqiptare është se shteti nuk bën asgjë për shtetasit e vet. "

C´arsyetim do të te dukej i qëlluar për ta lënë shtetesine Damastion? Se ka shumë njerëz qe e bëjnë këtë gjë...
S´e kam hequr shtetesine për interesa materjale, por për arsye ekzistencjale. dua te kem te drejtë votimi ne shtetin ne te cilin paguaj taksat dhe rris fëmijët(15 vjet me rradhë shteti shqiptar më ka injoruar duke mos më dërguar as edhe një cope leter për punën e votimit, si shtetase qe isha...kur shumë shtete te tjerë e bëjnë, p.sh. francezet)dhe dua t´i vizitoj te afermit e mi si njeri e jo te rri tërë kohën me frikë: e marr apo s´e marr atë m...vize!

femijes sime, vajzes faktitkisht nuk ja kam hequr shtetesine shqiptare, se ajo i ka te dyja dhe shumë mirë. le t´i mbaje, biles edhe krenohet me te qenit shqiptare ndonëse s´e flet gjuhën siç do të duhej.

e respektoj thellesisht patriotizmin e Kosvareve. ju s´keni pasur ende shtetin tuaj dhe prapë i ruani shumë mirë si gjuhën dhe zakonet me sa mundeni, por e theksoj edhe një here: një cope pashaporte as ta jep e as ta merr atdhedashurine. dua ta jetoj jetën si njeri. mjaft i ka rrjepur shteti prindërit e mi, te cilët faktikisht 50 dollare pensjon marrin sot e kësaj ditë po u dashka qe edhe ne qe morem rroget për një te ardhme me te mirë dhe fusim çdo vit një sai te konsiderueshme valute ne Shqipëri te paguajme akoma me shumë për heqjen e nenshtetesise?!
Jo i nderuar, s´mund te bie dakort me ty ne këtë pikë. Shteti dhe qeverija e mirë kujdesen për shtetasin sa e kanë, se po s´e bene ata, e bëjnë te tjerët...

Të përshëndes!
Emira

E identifikuar
Damastion
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 15-08-2007, 16:46:01 »
Citojeni

Nuk dua ta bindi askënd që të mendoj si unë. Për çdo argument timin sigurisht që ka kundërargumente sepse është një temë shumë e gjerë çështja e shtëtësisë dhe e shtetit në përgjithësi, por unë mendoj se shteti duhet të jemi ne vet e jo ta ndajmë shtetin nga qytetarët. Defekti krijohet në momentin kur qytetarët nuk e mendojnë qeverinë e tyre si pjesë të tyre që e kam andatin ti shërbej intersave të tyre. Nuk them se nuk ka parregullsi në shtetin shqiptar por ai është i vetmi i yni dhe nuk guxojmë të hjekim dorë nga ai. Ne në Kosovë në këtë kohë jemi si një barkë që bartet nga furtuna në detin e hapur dhe e vetmja dritë që e shohim ne është Shqipëria. I vetmi port ku ne mund të lidim barkën tonë është Shqipëria. Prandaj hjekja dorë nga shtetësia për mua është hjekje dorë nga të qenit shqiptar dhe prandaj më vjen shumë vështirë kur dëgjoj për raste të tilla. 
çdokush mendon në mënyrën e vet kështu edhe unë. Për mua ka qenë me rëndësi që e ardhmja e fëmiut tim të jetë shqip. Këtë e kam arritur me vendimin tim që të kthehem në Kosovë. Dhe jam plotësisht i lumtur këtu. paramendo edhe pa nështetësi fare. 
E identifikuar

free your mind - listen U2
xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 19-08-2007, 23:41:14 »
Citojeni

Ne shumë vende ekziston dyshtetesia, prandaj marrja e një shtetsie tjetër p.sh. zvicrane, gjermane etj. nuk do të thot heqje e asaj shqiptare. Për shtetet fqinje me Shqiperinë nuk e di se si qëndron kjo punë!
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 20-08-2007, 15:11:07 »
Citojeni

Varet nga marreveshjet dypaleshe te shteteve ne fuqi xhavo dhe nga situata ne te cilën ndodhet individi. Ne gjermani për ne shqiptarët e Shqipërisë dhe kosovaret nuk lejohet dyshtetesia ne se s´e ke fituar azilin politik .
me sa jam e informuar unë dyshtetesia këtu s´lejohet përveç rasteve shumë te rralla , do të ishte gjë e mirë.po këto janë kushtet.
E identifikuar
xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 20-08-2007, 18:01:10 »
Citojeni

Për Gjermani nuk jam plotësisht i sigurtë, mirpo për Zvicer e di se dyshtetsia është e përcaktuar me ligj dhe nuk varet se nga e ke prejardhjen. Nëse ta japin pasaporten zvicrane, nuk ta marrin atë shqiptare.

Nuk e kuptoj përse duhet të fitosh azil politik emira?
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 20-08-2007, 18:39:15 »
Citojeni

Ashtu është ligji o vëlla, ca t´i besh? Po s´fitove azil politik, ose duhet te keshe pune stabel dhe leje vijë e ta shtysh deri ne plot 8 vjet lejen e qendrimit me anë te vizes se punës për te marrë nenshtetesine, ose duhet te martohesh, me hirë apo pahir...ku te japin leje qëndrimi këta si azilant ekonomik...

Gjermanet vetëm ne rastin e siperpermendur ta lejojne dynenshtetesine; tjetër perjashtim është rasti kur vende te veçanta si p.sh.. Libani refuzojne absolutisht ta aprovojne heqjen e nenshtetesise se shtetasve të tyre.

Ku ka asilloj ligji këtu. Për dy nenshtetsi këtu ka vite qe bëhet lufte ne botën e politikes.

Të ishte ai ligj s´kisha për ta hequr kurrë nenshtetsine shqiptare dhe ne se do të ndryshoje ligji një ditë kam për te bërë çmos ta rimarr atë se veten nuk e ndiej gjermane...
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 06-09-2007, 16:22:45 »
Citojeni

Shqiptarët marrin pasaportat e fqinjëve

Trafiku i pasaportave dhe ndryshimi i kombësive e nënshtetësive për shqiptarët brenda territorit tonë, apo edhe jashtë tij, në trojet e Maqedonisë dhe Kosovës, ka arritur përmasat e një skandali të vërtetë. Ende nuk zotërojmë shifra të sakta për kohët e fundit mbi atë që po ndodh, por, sipas parashikimeve dhe studimeve të shoqatave apo studiuesve të ndryshëm, pritet që të paktën shumë shpejt rreth 200 mijë shqiptarë, pasi të kenë marrë kartën e homogjenitetit grek, të humbin kombësinë e tyre dhe e njëjta gjë do të ndodhë me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, kryesisht nga zona e Prespës dhe Gollobordës, të cilët kanë aplikuar për pasaporta bullgare. I njëjti fenomen pak a shumë, pavarësisht se në këtë mes ato që bëjnë diferencën janë kushtet, ka ndodhur edhe me shqiptarët e Kosovës. Këta të fundit, duke mos i pasur të vlefshme për lëvizje brenda dhe jashtë rajonit pasaportat e tyre të lëshuara nga UNMIK-u, janë detyruar që të pajisen me pasaporta serbe. Madje, nëse do të flisnim me shifra zyrtare, vetë zyra e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në qytetin e Nishit ka pajisur me pasaporta serbe, gjatë 8 viteve të pasluftës, rreth 50000 shqiptarë të Kosovës. Sipas deklaratës së bërë në një radio të huaj nga një nëpunës i administratës civile të qytetit të Nishit, shifra e aplikimeve të shqiptarëve të Kosovës për marrjen e pasaportave serbe në muajin korrik ka qenë mbi 10.000 të tilla, që do të thotë 500 kërkesa në ditë. Por le të kthehemi te ajo që po ndodh me shqiptarët e Shqipërisë. Skandali është vërtet i përmasave drastike, pasi në rast se 200.000 apo më shumë shqiptarë do të pajisen me kartën e homogjenëve grekë, do të thotë se kjo shihër individësh do të konsiderohet në dokumente me kombësi greke dhe do të marrë përfundimisht pasaporta helene. Ky është një vendim i deklaruar edhe gjatë njërës prej mbledhjeve të komisionit qeveritar grek në praninë e kryeministrit Kostas Karamanlis, ministres të Jashtme Dora Bakojanis dhe ministrit të Brendshëm Pavlopulos. Kështu, autoritetet më të larta qeveritare greke kanë pohuar publikisht se të gjithë ata minoritarë që janë pajisur me kartën e homogjenëve grekë do të marrin më pas nënshtetësinë. Praktika e dhënies së kartave të homogjenëve grekë e ka zanafillën diku aty nga fundi i viteve ’90 dhe nga ky proces kanë përfituar të gjithë ata shqiptarë që me dokumente të vërteta apo të falsifikuara kanë pretenduar se prejardhja e tyre është greke.
Fillimisht, këto karta kanë pasur një afat 3-vjeçar, i cili ndryshoi para dy vitesh duke u shtyrë edhe për 7 vite të tjera, pra 10-vjeçar. Problemi qëndron se karta e homogjenëve është fituar jo vetëm nga ata individë që kanë aplikuar deri tani për të, por pritet që dhjetëra mijëra të tjerë të pajisen me këtë kartë, rrjedhimisht të kthehen pas disa vitesh në nënshtetas grekë pa qenë realisht të tillë. Ndryshimi ka filluar që me transformimin e emrave nga myslimanë në ortodoksë e deri te kombësia dhe nënshtetësia. Veç kësaj, qeveria greke jep edhe pensione të posaçme për këta individë që konsiderohen si pjesë e minoritetit helen e mbetur në trojet shqiptare të të ashtuquajturit Vorio Epir. Për të arritur greqizimin e Vorio Epirit, qeveria greke ka shfrytëzuar edhe minoritetin vllah, të quajtur ndryshe si arumun, duke e konsideruar atë si të privilegjuar për pajisjen me viza dhe me karta të homogjenëve grekë. Por, dihet që qëllimet e shqiptarëve për t’u pajisur me këto karta me ato të qeverisë greke nuk janë aspak të njëjta, pasi njëra palë kërkon nëpërmjet marrjes së këtyre dokumenteve lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, kurse pala tjetër mishërimin e megaloidesë.
Shqiptarët me pasaporta bullgare
Ndonëse shumë më të paktë në numër nga shqiptarët që kanë marrë dhe që do të marrin nënshtetësinë greke, nuk mund të jetë e papërfillshme shifra e atyre shqiptarëve që janë pajisur dhe kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta bullgare. Rreth dy vjet më parë, qindra shqiptarë, nëpërmjet shoqatës “Prosperitet Golloborda”, u paraqitën në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë për të marrë nënshtetësinë bullgare. Aplikantët kryesisht ishin nga zona e Gollobordës, por mes tyre kishte edhe të tjerë, të cilët, duke falsifikuar dokumentacionin përkatës, kërkonin të përfitonin pasaporta bullgare. Kjo lloj pasaporte në vitin 2007 do të ishte tepër e vlefshme pasi Bullgaria bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Për të përfituar një pasaportë bullgare, ishin të nevojshme një certifikatë familjare, një certifikatë personale, si dhe një vërtetim nga shoqata “Prosperitet Golloborda” me qendër në Tiranë. Më pas, këto dokumente dorëzoheshin në Ambasadën e Bullgarisë, e cila brenda një periudhe tremujore u jepte nënshtetësinë pjesës dërrmuese të aplikantëve. Ky fenomen, asaj kohe preku jo vetëm vendin tonë, por edhe Maqedoninë. Në Shqipëri llogaritej që numri i aplikantëve, të cilët kishin kërkuar pajisjen me pasaporta bullgare, të arrinte deri në 6 mijë persona.
Madje, gjatë vitit 2005, Ambasada e Bullgarisë në Tiranë hapi edhe një qendër votimi me rastin e zgjedhjeve, ku do të votonin të gjithë shtetasit bullgarë që ndodheshin në vendin tonë. Ndërsa në Maqedoni ky numër ishte edhe më i madh. Të paktën 20 mijë maqedonas kishin kërkuar të bëheshin nënshtetas bullgarë deri në vitin 2005, numër që me kalimin e viteve ka pësuar rritje të mëtejshme.

Petrika GROSI
E identifikuar

eurogina
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 09-11-2007, 04:40:21 »
Citojeni

as un skam nenshtetesi shqiptare....
E identifikuar

eurogina@zeriyt.com
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 30-11-2007, 14:00:43 »
Citojeni

nuk ke turp eurogina;-?
E identifikuar
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 30-11-2007, 14:24:19 »
Citojeni

..as unë skam nenshtetesi shqiptare...dhe sme vjen aspak turp...

pse duhet te me vijë???

..shqiptarllekun nuk e përfaqëson një cope kartoni...
E identifikuar

"Anyone who says sunshine brings happiness has never danced in the rain."
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #27 më: 30-11-2007, 14:38:18 »
Citojeni

Unë jam shqiptar, ama kam nenshtesine e RM-se
ma bën kush te Shqipërisë... me qejf do e marr.

Po flas për shqiptarët e maqedonise...
Ne nga shteti maqedon kemi vetëm pasaporten dhe leternjoftimin (asgjë tjetër)... e jetojme ne shtet ku edhe fqinjte i kan fut viza. Pra jemi plotësisht te mbyllur.
Valle një bullgar është me shumë njeri se unë?
(nuk kam asgjë kundër bullgarit e grekut, por përse edhe unë të mos e gezoj at te drejtë...te shkoj ku te dua)
E dij se tash ndokush do thoje fajet i kemi vet ne ne maqedoni qe nuk dijmë e nuk mundemi te futemi ne europe e gjëra te tjera... nejse...
shqiptarët e maqedonise, qe janë jasht maqedonise, shumica ne perëndim: gjermani, zvicer, austri, dhe kohëve te fundit edhe belgjike e edhe me larg, i marrin këto pasaporta e nenshtetsi te huaja veç e veç qe te mund te vijnë e te shkojnë ne vendlindje dhe anasjelltas...për asgjë tjetër.
unë nuk e dij qe një shqiptar nga maqedonia te ket shkuar dhe të mos jet kthyer me kurr, e aq më pak të mos thoje se është shqiptar. Një i tillë smund te gjindet jo veç ne maqedoni po edhe me larg...
allahile, po ne shqiptarët, e kemi gjakun te kuq ama te kuq te erret... kshuqe zor i del ngjyra atij gjaku...
pra qëllimet dhe arsyet e marrjes se një shtetesie të huaj janë te një dorë kejt tjetër e aspak për te humbur si shqiptar...
E identifikuar

dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 30-11-2007, 14:40:43 »
Citojeni

Unë jam shqiptar, ama kam nenshtesine e RM-se
ma bën kush te Shqipërisë... me qejf do e marr.

Po flas për shqiptarët e maqedonise...
Ne nga shteti maqedon kemi vetëm pasaporten dhe leternjoftimin (asgjë tjetër)... e jetojme ne shtet ku edhe fqinjte i kan fut viza. Pra jemi plotësisht te mbyllur.
Valle një bullgar është me shumë njeri se unë?
(nuk kam asgjë kundër bullgarit e grekut, por përse edhe unë të mos e gezoj at te drejtë...te shkoj ku te dua)
E dij se tash ndokush do thoje fajet i kemi vet ne ne maqedoni qe nuk dijmë e nuk mundemi te futemi ne europe e gjëra te tjera... nejse...
shqiptarët e maqedonise, qe janë jasht maqedonise, shumica ne përëndim: gjermani, zvicer, austri, dhe kohëve te fundit edhe belgjike e edhe me larg, i marrin këto pasaporta e nenshtetsi te huaja veç e veç qe te mund te vijnë e te shkojnë ne vendlindje dhe anasjelltas...për asgjë tjetër.
unë nuk e dij qe një shqiptar nga maqedonia te ket shkuar dhe të mos jet kthyer me kurr, e aq më pak të mos thoje se është shqiptar. Një i tillë smund te gjindet jo veç ne maqedoni po edhe me larg...
allahile, po ne shqiptarët, e kemi gjakun te kuq ama te kuq te erret... kshuqe zor i del ngjyra atij gjaku...
pra qëllimet dhe arsyet e marrjes se një shtetesie të huaj janë te një dorë kejt tjetër e aspak për te humbur si shqiptar...


 buzeqeshje buzeqeshje..bravo.....

E identifikuar

"Anyone who says sunshine brings happiness has never danced in the rain."
labiku
baba labiku e vendosi do dy gra
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 30-11-2007, 17:47:24 »
Citojeni

ne fillime u nxeva se thashë do ishte ndonjë nga ata qe rriten jashtë shtetit dhe se quajne veten shqiptare.për ata njerëz ju them faleminderit se as ne nuk ju duam.kurse njerëz qe skane pashaporte dhe janë puro shqiptar pune e madhe shumë.unë edhe ne Shqipëri skisha pashaporte edhe nuk prishi shumë pune.
kurse ata si ne maqedoni e ne cameri(ata qe mbeten) e ne male te zi është puna ndryshe.ata kanë hall nuk e kanë nga dëshira.
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Faqe: 1 [2] 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |