Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !  (E lexuar 4214 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
simpaticone
« Përgjigjja #30 më: 04-01-2008, 15:49:24 »
Citojeni

as un skam nenshtetesi shqiptare....
çfarë nenshtetesie ke? kanadeze? e quan veten shqiptare apo jo? sido qe të jesh je si shpirt edhe fotot i kishe super
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 09-01-2008, 17:54:43 »
Citojeni

Plasen cokollatat edhe këtej;-)) po ke te drejtë, ashtu është Eurogina...
E identifikuar
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 12-01-2008, 05:08:26 »
Citojeni

sa here qe me thonë qe ngjaj si diçka tjetër këtu ne amerike ofendohem shumë verte.te heq neshtetesine shqiptare??? me mirë heq koken time
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 12-01-2008, 12:50:23 »
Citojeni

sa here qe me thonë qe ngjaj si diçka tjetër këtu ne amerike ofendohem shumë verte.te heq neshtetesine shqiptare??? me mirë heq koken time
E ke lehtë ti atje ne Amerikë ku s`ka urrejtje shteterore kundër shqiptereve.E njoh unë mirë Ameriken.Po t`ishe  ti ne Evrope s`ma merr mendja  qe do i qëndrojë lehtë besnik kësaj deklarate.Janë shumë te rrallë shqiptarët e migruar ne Evrope qe munden dhe kanë guxim te deklarohen shqiptare!Nga te katër anet neve këtu na ndjekin se bashku Shteti,fetë evropiane dhe ato aziatike,mediat dhe punedhenesit dhe kjo s`ka te beje fare me kriminalitetin tonë i cili,si popull pa mbrojtje shteterore qe jemi është me i ulet se ai i vendasve dhe i te gjithë te huajve te  tjerë te shteteve tjera!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 12-01-2008, 15:59:10 »
Citojeni

Albnobady.....unë jetoj ne Evrope dhe gjendja nuk është aspak ashtu sikur e paraqisni ju.....është e ditur se n.q.s. nuk ke pashaporten e atij shteti, disa te drejta nuk i ke, por asnjëherë nuk është arritur ne një diskriminim..te paktën institucional(d.m.th. me aq sa i takon ne vartesi te dokumentave qe disponon).....


E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 12-01-2008, 19:58:45 »
Citojeni

Albnobady.....unë jetoj ne Evrope dhe gjendja nuk është aspak ashtu sikur e paraqisni ju.....është e ditur se n.q.s. nuk ke pashaporten e atij shteti, disa te drejta nuk i ke, por asnjëherë nuk është arritur ne një diskriminim..te paktën institucional(d.m.th. me aq sa i takon ne vartesi te dokumentave qe disponon).....



Më fal por unë e kisha fjalën vetëm për trajtimin e shqiptareve e jo te te tjerëve!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 12-01-2008, 20:21:27 »
Citojeni

Më fal por unë e kisha fjalën vetëm për trajtimin e shqiptareve e jo te te tjerëve!
...Më fal i nderuar, kujtova se po flisje për Kinezet...
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 12-01-2008, 21:11:45 »
Citojeni

...Më fal i nderuar, kujtova se po flisje për Kinezet...
Jo Kinezet e sidomos Indianet ne Evrope janë te kërkuar!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 12-01-2008, 21:29:59 »
Citojeni

Jo Kinezet e sidomos Indianet ne Evrope janë te kërkuar!
Vellezerit tanë pra...sidomos Kinezet......

Bëhu i rrespektuar, te te rrespektojn...i nderuar.....

Këtu ku jam unë ka shumë pseudo-komunista dhe shpeshherë me thonë....lum si ju qe keni pasur komunizmin për 50 vjet....me te thënë te drejtën unë e kam mohuar gjithmonë..atë lumturi...por asnjëherë te qenurit Shqiptar den baba den......sidoqoftë...atë fobine, e te qenurit gjithmonë te pernjdjekur.....mer ite e xhaxhit, nuk e ve ne dyshim....
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 12-01-2008, 23:44:55 »
Citojeni

Vellezerit tanë pra...sidomos Kinezet......

Bëhu i rrespektuar, te te rrespektojn...i nderuar.....

Këtu ku jam unë ka shumë pseudo-komunista dhe shpeshherë me thonë....lum si ju qe keni pasur komunizmin për 50 vjet....me te thënë te drejtën unë e kam mohuar gjithmonë..atë lumturi...por asnjëherë te qenurit Shqiptar den baba den......sidoqoftë...atë fobine, e te qenurit gjithmonë te pernjdjekur.....mer ite e xhaxhit, nuk e ve ne dyshim....
Hej Koleg
dardhaxhiut mos i shit dardha!
Unë s`desha as qe dua te të ofendoj  por fjalët e tua për ne evrope  s`e tregojnë realitetin! Un (më vjen keq qe duhet te tregoj,)jam ekspert i te drejtave dhe te padrejtave te ardhacakeve ne evrope(qendrore).Jo vetëm ti por askush nga qeveritë e këtyre shteteve te evropes gjer me sot s`ia ka dalur qe mua t`me munde ne këtë fushe!
Un njoh shqiptarët pakurrizore te cilët kalojne "mirë" ne evrope,për këtë te siguroj,por nuk janë këta shqiptarët qe jemi ne te vërtetë!Nëse familja Gecaj e Janoshit te Gjakoves,ku Gruaja e Dede Gecajt(ai qe vrau mesuesin ,dhunuesin e vajzes dhe dashnorin e gruas) ,për hirëë te demokracise evropiane dhe te perspektives  demokratike evropiane te fëmijëve te saj, flirtonte dhe... me mesuesin vendas (Zvicer,kantoni i St.Gallenit) për 20 vite u quajt familje e mireseardhur dhe e pëlqyer për vendasit dhe shtetin Zviceran( pse ata ,e tërë familja ne qafe bartnin nga një kryq) gjer ne rastin e vrasjes,kjo nuk do të thot fare qe shqiptarët tjerë,biles 99.% e tyre ne evrope janë me mirë! Ne evrope ka shumë shqiptare.Statistik at kerkoji po deshe ke postimet e Bernit ne forumin tonë!Nëse ne Gjermani jetojne 300 mijë shqiptare,ti vet do duhej ta dijsh qe këtyre shqiptareve se paku një here një jave një gjë u bëhet e padrejte nga shteti,ligji i shtetit!Kur llogarite 300 mijë here  52 jave qe ka viti  kjo del se brenda një viti shqiptareve u bëhen 2 miliarde e njeqindmilion padrejtësi dhe kriminalitete te organeve shteterore gjermane! Këto qe un them jan Fakte e jo fjale barinjsh dhe banditesh te ikur nga shqiperia e te ardhur ne evrope për te vjedhur!
Ta them një shembull te thjeshtë:
Ne ligjin Zviceran,nëse dikush dikend e fyen  ne nder te familjes,denohet me 3oo.- Franga.Nëse e fyen ne nderin Kombëtar dyfish!ne atë Fetar trefish!Ne nderin familjar dhe atë kombëtar shqiptarët fyhen ne evrope përditë por askush nga ata nuk arrine te beje një tregim ne polici për këtë gjë.Ose nuk e ka guximin e vet qe i përgjigjet 98 % -shit te shqiptareve ose nuk ia pranon denoncimin institucioni shtetëror,ne këtë rast policia apo gjyqi!Kush provon,le qe s`do të arrije asgjë te nxjerre por nga kërcënimet e shtetit  do të detyrohet te paguaje gjobe për tregimin e bërë dhe te kërkoje falje se perndryshej,nëse ai nuk tërhiqet,atë do ta debojne!Un vet jam përballuar vet personalisht me këto kriminalitete te demokracise evropiane disa here gjersa nuk kam marrë statusin e qytetarit,shtetasit ...te një shteti evropian!
Shiqo,një Kosovar i ardhur ne  Austri para shumë vitesh meqenëse  ky ishte një njeri i politikes,atje mori strehim politik.Strehimin politik e mori sepse kishte qenë aktiv ne jetën dhe luftën antiserbe atje!Ai ne Austri kishte arrijtur te dokumentoje se nuk ishte serb as ortodoks,se feja e tij ishte e ndryshme me atë te serbeve,se gjuha dhe kultura po as prejardhja e tij nuk perkonte fare me ato sllavo-serbe te jugosllavise...Megj ithatë ,për 13 vite me radhe pas marrjes se Azilit politik,institucionet e shtetit atë  ne dokumentacionin e tyre dhe te tij e shenonin si një  shtetas te Jugosllavise-  serbise!Ky,gjatë tërë kohës qe ende s`kishte Shtetesi Austriane,u ankua për këtë diskriminim por askush s`ia mori për baze,duke e kercenuar se do ia marrin dhe strehimin politik dhe do ta debojne po e permendi prap!
Kur ky,me shumë vuajtje dhe peripeti  me në fund mori shtetesine e Austrise dhe pastaj kerkoi demshperblim për ofendimet nacionale dhe fetare,qe i ishin bërë pa te drejtë ne te kaluaren,ai mori për çdo ditë kalendarike për vedi dhe gruan(për fëmijët e mitur jo)nga 240 Schilinge(30 DM)meqë aq kushtonte atëherë fyerja me ligjin e kohës.Me para te sotme ai mori siç thot vet diku një milion e gjysëm Schilinge kur një DM ishte e barabarte me 8 Schilinge!Ne evrope s`te ecën asnjë fjale,akuze poqese nuk je shtetas.Ligji i evropianeve apo i shteteve evropiane është : ti do të bëhesh shtetas vetëm atëherë kur do të jesh skllav i deshirueshem dhe i kërkuar!  `   

Këto janë shkaqet përse shqiptarët emigrante  te evropes janë te detyruar ta mohojne identitetin e tyre kombëtar dhe fetar!
Ne evrope  ,ne konkurset  për vende te lira pune apo banesa me qera, qe botohen nëpër gazeta shkruhet haptas, "S`pranojmë shqiptare"!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 13-01-2008, 00:30:40 »
Citojeni

I nderuar, Unë nuk ve ne dyshim eksperiencen tënde ne fushën e te drejtave te emigranteve.......n uk ve ne dyshim po ashtu edhe klasifikimin si qytetar te klasit te dytë te gati te gjithë emigranteve, po ashtu nuk dyshoj edhe ne burokracite e pakuptueshme te Evropes, d.m.th. mungesen pikesepari te një legjislacioni adeguat te këtij fenomeni( qe edhe nga shteti ne shtet ndryshon), por nuk ve ne dyshim as problemet qe edhe qytetare e këtyre shteve mund te kenë, kanë pasur, d.m.th. ne veçanti mun te këtë raste vërtetë absurde, kjo nuk do të thotë se ne përgjithësi gjërat janë ...zi......
Personalisht edhe unë e kam vujtur dhe vazhdoj ta vuaj burokracine institucionale, sepse pashaporta ime është ajo Shqiptare, më pak fjale mbahem me leje qëndrimi 1 ose 2 vjeçare...desha te shtoj se ne përgjithësi "demokracia" Evropjane funksionon dhe ne Shqiptarët duhet te jemi nga te paret qe duhet ta vleresojme...më pak fjale e mira nuk ka fund.....

Sa për temën, unë besoj se Shqipetaret janë një popull qe i pershtaten shpejt "ambientit", për mua kjo është një "dhunti", kjo nuk do të thotë se ata mohojne Shqipërinë edhe n.q.s. kanë një shtetesi tjetër...Neper Evrope kam takuar shumë Shqiptare, qe mes Shqiptaresh edhe e shajne atë, por asnjë here ne sy "te tjerve"...biles Shqiptarët nganjëherë bëhen edhe "optimista romantik" për të ardhmën e vendit të tyre........

Prandaj unë jam i sigurtë, se kudo qofshin Shqiptarët do ndjehen gjithmonë Shqiptare.....Shqip tarët nuk mohojne Shqipërinë......
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 13-01-2008, 20:51:23 »
Citojeni

E ke lehtë ti atje ne Amerikë ku s`ka urrejtje shteterore kundër shqiptereve.E njoh unë mirë Ameriken.Po t`ishe  ti ne Evrope s`ma merr mendja  qe do i qëndrojë lehtë besnik kësaj deklarate.Janë shumë te rrallë shqiptarët e migruar ne Evrope qe munden dhe kanë guxim te deklarohen shqiptare!Nga te katër anet neve këtu na ndjekin se bashku Shteti,fetë evropiane dhe ato aziatike,mediat dhe punedhenesit dhe kjo s`ka te beje fare me kriminalitetin tonë i cili,si popull pa mbrojtje shteterore qe jemi është me i ulet se ai i vendasve dhe i te gjithë te huajve te  tjerë te shteteve tjera!

vëlla po mohuam identitetin tonë sepose sju pëlqen armiqve pastaj për lesh kemi vajtur.te mbajmë njëri-tjetrin fortë se bota s'ta do të miren kurrë.
edhe kudo te isha identitetin dhe krenarin time se meshej snjehere.me mirë te vdes krenar sesa te jetoj ashtu i mbeshyer nga bota si pushte.
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #42 më: 22-01-2008, 15:05:38 »
Citojeni

Eda Zari: Ambasadorja e kulturës lë nënshtetësinë shqiptare
 
Artistja, këngëtarja, kompozitorja, producentja Eda Zari, një ndër ambasadoret e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare (e nderuar si e tillë në kohën e Presidentit Mejdani) lë nënshtetësinë e vendit ku ajo lindi.

Artistja që prej vitesh jeton në Gjermani duket se është "detyruar" të ndërmarri këtë veprim për shkak të nënshtetësisë gjermane, pasi rregullat e këtij shteti nuk lejojnë edhe një nënshtetësi tjetër. Leja për lënien e shtetësisë shqiptare, Zarit i është dhënë vetëm disa ditë më parë, më 16 janar pas dekretimit të Presidentit Topi.



Në rrugën e Edës...

Eda Zari filloi të këndojë që e vogël. Anëtare e familjes së njohur Lela nga Përmeti (nga ana e nënës), Zari e kishte "të lindur" pasionin për muzikën. Në moshën 6-vjeçare, ajo del për herë të parë në skenë, ndërsa 16 vjeç prezantohet profesionalisht në Festivalet e Këngës në RTSH, ku pasojnë edhe prezantimet si anonçuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët Leonard Gjata dhe Osman Mula. Pasi përfundon studimet për Kanto në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, fillon studimet në "Akademinë e Arteve". Por e drejta e studimeve në Tiranë i hiqet me dramën politike që pësoi familja në fund të viteve '80-të. Kështu Zari vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" ku dhe diplomohet si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjatë kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV, etj. Gjatë kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte ndërkombëtare. Tashmë ka realizuar tetë albume të stileve të ndryshme muzikore: Klasik-jazz, pop-soul, dhe world muzik, mes të cilëve nuk mund të lihen pa përmendur bashkëproduksionet me një sërë grupesh dhe artistë të mirënjohur nga bota, ku mund të përmendim kitaristin e mirënjohur amerikan Mike Stern (L.A), superstarin nga Nju Jorku James Smith, londinezin John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M. Joggerst, R. Pretschner, etj.

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme ndërkombëtare e prestigjioze. I tillë ka qenë prezantimi në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikore me pole të kundërta; atë klasik me jazz-blues), "International Jazz Contest" në Spanjë (Fituese e çmimit-Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar), pa lënë pa përmendur gjithashtu se Zari është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serialë televizivë të stacioneve më prestigjioze gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE), si dhe këngëtare shoqëruese e siglave publicitare të shumë firmave të njohura industriale, si: Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal, etj. Nuk mund të lihet pa përmendur CD "Eja" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht pavijonin shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover/Gjermani) që iu 'sponsorizua' Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari në bashkëpunim me Label Mirela Records në Köln dhe "dinastinë" Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumë institucioneve dhe organizatave internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte për fëmijët jetimë, për të sëmurët me SIDA, etj.

Lista e personave që lënë shtetësinë shqiptare sipas dekretit të Presidentit Topi

1. Alma Lulëzim Tafa (Muça)

2. Arian Sylejman Tafa

3. Aurora Sylejman Tafa

4. Lindita Halim Chalupka (Seitaj)

5. Rukije Dule Hogelücht (Meminaj)

6. Flamur Sydi Muço

7. Engjellushe Pelivan Muço (Hoxha)

8. Leonard Nikoll Gjinali

9. Loreta Sotiraq Meyer (Bitri)

10. Eda Ismail Zari

11. Axel Llambi Pishtari

12. Albert Tafil Salku

13. Daina Agim Shehapi

14. Joida Abedin Madani-Rievers (Madani)

15. Eni Maksim Gjergji

16. Elka Hektor Scherer (Ormanidhi)

17. Entela Leko Gjata (Jovani)

18. Petrit Hysen Tafaj

19. Paula Muharrem Hodo

20. Mila Shefit Klein (Çela)

21. Alfred Azem Zhupa

22. Edmond Sefedin Karruku

23. Fatmir Nebi Bani

24. Loziana Lulëzim Röder (Cara)

25. Resmije Veiz Fazli (Murati)

26. Mustafa Kamber Shabani

27. Rezarta Ibarish Pfaff (Kapo)

28. Shpëtim Said Lika

29. Florian Shpëtim Lika

30. Majlinda Muharrem Lika (Dervishi)

31. Ralf Shpëtim Lika

32. Marvin Shpëtim Lika

33. Jurgen Alfred Tashi

34. Xhilda Alfred Tashi

35. Teuta Skënder Zela–Arent (Zela)

36. Shpetim Asllan Vrioni

37. Erind Shpetim Vrioni

38. Eduart Skënder Zadedini

39. Sokol Gjok Lumaj

40. Mirand Rexhep Selaci

41. Afrim Malo Faci

42. Ernik Ahmet Rexhaj

43. Eljona Bashkim Heilman (Guzja)

44. Shkëlzen Lazim Mera

45. Alketa Feris Fekollari (Korpa)

G.Metropol
E identifikuar

labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 03-02-2008, 02:47:31 »
Citojeni

hajde më pak njerëz qe thojne jam shqiptar po janë fallco.te paktën e bene tradhetine te qartë.ti falenderojme dhe po i pate para ti mbeshtyni ne surrat edhe nga një thike brinjeve.
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
eurogina
TiRoNcE
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 27-04-2008, 01:21:34 »
Citojeni

çfarë nenshtetesie ke? kanadeze? e quan veten shqiptare apo jo? sido qe të jesh je si shpirt edhe fotot i kishe super



kam nenshtetesi kanadeze po,por veten nuk e quaj kurr kanadeze
100% shqiptare
E identifikuar

--eurogina@zeriyt.com--
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |