Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !  (E lexuar 4562 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 24-01-2007, 14:05:29 »
Citojeni

Vitin e kaluar e lanë shtetësinë 352 shqiptarë, ndërsa e morën 48 shtetas

Shqipëria, dalëngadalë po braktiset nga shtetasit e saj. Nevojshmëri lëvizjeje, apo një tentativë për një jetë më të mirë, apo shumë arsye të tjera, të cilat nuk mungojnë, bëjnë që me dhjetëra shtetas shqiptarë të kërkojnë lënien e shtetësisë së vet, për t’u pajisur me një shtetësi tjetër. Numri i personave që “kanë fituar” lënien e kësaj shtetësie për vitin që lamë pas tregon se një vazhdimësi e tillë do t’i pakësojë banorët e Shqipërisë. Nga statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Presidencës, mësohet se numri i shqiptarëve që e kanë lënë shtetësinë e tyre, me dekret të posaçëm të presidentit të Republikës, është plot 352 persona. Ndërsa kanë kërkuar dhe fituar shtetësi shqiptare 48 shtetas, prej të cilëve vetëm shtatë persona nuk kanë kombësi shqiptare; pjesa tjetër u përket trojeve shqipfolëse.

Lënia e shtetësisë

Pavarësisht morisë së dokumentacioneve që u nevojiten shqiptarëve, për të plotësuar “dosjen” e kërkimit të lënies së shtetësisë, për ta marrë atë në vendin ku jetojnë, sërish numri i aplikuesve për të mundësuar diçka të tillë duket se është gjithnjë e në rritje. Nga janari i 2006-s, në fundin e të cilit u dekretua lënia e shtetësisë për plot 70 shtetas shqiptarë, shumë prej tyre familjarisht, numri i aplikuesve edhe për muajt në vazhdim ka qenë i madh. Ndonëse duhen 6 muaj që nga koha e dorëzimit të materialeve, për t’iu nënshtruar kontrollit të imtësishëm, që kryejnë instancat përgjegjëse, sërish vazhdohet të aplikohet përditë për lënie shtetësie. Ndërkohë, ndodhë e kundërta me personat që kërkojnë ta fitojnë këtë shtetësi, sidomos shtetas shqiptarë që e kanë lënë dhe duan ta rifitojnë, por që, mesa duket, kjo tendencë shqiptarësh do të jetë e vonë.

Kronologji

Janar 70 shtetas e lanë shtetësinë

Shkurt 57 shtetas e lanë shtetësinë

Gusht 24 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 43 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 16 shtetas e morën shtetësi

Tetor 38 shtetas e lanë shtetësinë

Tetor 32 shtetas e morën shtetësinë

Nëntor 71 shtetas e lanë shtetësinë

Dhjetor 49 shtetas e lanë shtetësinë

Peripecitë e lënies së shtetësisë shqiptare

Me ligj përcaktohet afati 6-mujor, nga dita e dorëzimit të dokumenteve deri në dekretim

Përgatitja e dokumentacionit, që kërkohet për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare, që rregullohet mbi një ligj të miratuar në vitin 1998, si dhe mbi disa shtesa të realizuara një vit më vonë, kalojnë rreth 6 muaj nëpër zyrat e ndryshme të përcaktuara edhe në ligj. Edhe për këtë kategori aplikuesish, kalimi nëpër një mori dyersh dhe zyrash, për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur, është një stërmundim i vërtetë, pasi të gjitha dokumentet që duhen të paraqiten kanë një afat të caktuar kohor, në të cilin duhet të nxirren. Shkresat që prezantojnë aplikantin duhet të jenë të lëshuara nga zyrat lokale në dymuajshin e fundit, nga koha kur bëhet dorëzimi i parë i “dosjes”, pasi mund të ndodhë edhe të kthehen dokumentet për plotësime të mëtejshme apo për ndonjë kleçkë tjetër, që mund të dalë nga verifikimet që kryhen nga komisariatet e policive. Prej andej, peripecitë me vërtetimin e të gjitha të dhënave të aplikanteve vazhdon deri në instancat më të larta, siç është edhe ministria, për të përfunduar më pas në zyrën e drejtorisë juridike të Presidencës. Nga aty, për të marrë spunto, si dhe dekretimi i një liste të caktuar emrash që, sipas pikave të përcaktuara edhe në ligj, nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj, që nga data e dorëzimit të dokumenteve në një prej bazave lokale. Thuajse të njëjtës procedurë do t’i nënshtrohen edhe aplikuesit e marrjes së shtetësisë shqiptare, edhe pse në numër janë shumë herë më të pakët. Ndërsa, për këtë vit, ende nuk bëhet e ditur kur do të niset me dekretimin e shqiptarëve, që do ta lënë shtetësinë e tyre, për një shtetësi tjetër. Nikoleta Kovaçi
E identifikuar

albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-01-2007, 23:20:48 »
Citojeni

Për lenjen e shtetesise nga shqiptarët nuk do duhej fare te merzitemi ne.Ajo çka do duhej permiresuar ne këtë ligj është futja e një kostoje te nevojshme për te.Kam pare ne Gjermani problemin qe kanë shqiptarët e Kosoves  te lënë shtetesine e imponuar me dhunë te serbosllavise.Atyre u kerkohen nga 8 mijë Euro dhe duhet te presin 6 muaj për aprovim.Përse nuk do kishte fituar Shqipëria nga këto 352 shtetas nga 8 mijë apo 10 mijë Euro? Dhe pa aspak dhimbje as nostalgji për ta do pershendetej prej tyre edhe për faktin qe ata qe s`duan te jenë shqiptare,ata për shqiperine janë vetëm plehera dhe demtues te saj!Nuk do ishin pak te inkasonte nga ata arka e shtetit shqiptar reth 3 milione Euro!
Kur këtë e bëjnë te tjerët qe bota demokratike i do dhe i ka ne zemër pse t`mos e beje edhe Shqipëria jonë?
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 25-01-2007, 20:37:19 »
Citojeni

Marja e një nenshtesie tjetër mund te bëhet për shumë arsye. Themi gjithmonë qe Shqipëria nuk ofron asgjë për shqiptarët...është e prishur e gjitha kudo nga tja fillosh, Atëherë cbejne shqiptarët...i kthejnë shpinen. Shkojne ne dhe të huaj..por kuptohet qe dhe atje nuk është shesh me lule por gjithsesi marja e pashaportes apo nenshtesise u ofron ndihmë te madhe.


Personalisht nuk dua te nderroj nenshtetesi...nëse edhe këtu do me dilnin pengesa..preferoj kthimin ne Shqipëri sesa marjen e një nenshtetesie të huaj.

Për mua është poshtërsi te mohosh identitetin. E te vjen te plasesh kur degjon ca plehra qe kanë turp te flasin shqip dhe me vete shqiptarët.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 25-01-2007, 20:56:42 »
Citojeni

Shqiptarët nuk e mohojne Shqipërinë,por shkojnë jashtë atdheut për te hedhur themelet e një te ardhmeje me te mirë,dhe me pas për tu kthyer me një te ardhme me te sigurt. Çfarë te besh, e thanë dhe me sipër qe Shqipëria vështirë se te ofron gjë,po prapë dihet se mendjen dhe zemren aty e kemi.  buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 25-01-2007, 23:26:51 »
Citojeni

Unë nuk kam për ta lënë kurrë nenshtesine shqiptare. Pasaporten e kam dhjetevjecare dhe do ta perteris kur të vijë koha.

Unë jetoj ne SHBA, vend i cili nuk te kërkon te heqesh dorë nga nenshtetesia jote qe te marrësh te tyren; me saktë, ne SHBA nenshtetesite e tjera nuk kanë vlerë ligjore përpara nenshtetesise amerikane.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 26-01-2007, 00:19:50 »
Citojeni

Unë kam pashaporten Amerikane prej vitesh por para dy vitesh kur isha ne Shqipëri me skadoje Shqiptarja dhe bëra te re.......kështuqë jam rehat dhe për 10 vjet.....


Unë nuk mund te heq dorë kurrë nga nenshtetesia ime.........unë jam Shqiptare dhe nuk e ndryshoj dot (as dëshirë nuk do të kisha ta bëja diçka te tillë)
Nëse me pyesin nga je unë nuk i them jam Amerikane por Shqiptare edhe pse i zoteroj te dyja shtetesite........s epse ne gjakun tim rredh gjak Shqiptari dhe jam krenare për këtë
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
CrYsTaL TeaRs
水晶撕
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 26-01-2007, 04:54:23 »
Citojeni

Shqiptarët mohojne Shqipërinë???


Pika qe su bie!!! Un se doja pashaporten Amerikane, po me shtyu mami me zor, eehh c'te bën inati! Po prap si prap, e kam edhe nenshtetsin Shqiptare  luj syun
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 26-01-2007, 16:53:55 »
Citojeni

Tani Crystal......te jemi çik realiste për te dashur e doja unë pashaporten amerikane sepse ka shumë favore të jesh nenshtetas amerikan........gji thsesi kjo nuk është se më ka ndryshuar te qenin Shqiptare.....
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
CrYsTaL TeaRs
水晶撕
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 26-01-2007, 17:06:34 »
Citojeni

Lisa, te kuptoj, por mua tani për tani s'me hynte n'pune pashaporta Amerikane, përveç votimit.. Mbase me vonë do me nevojiteshe nq do doja te dilja jashtë shtetit, se sa për tani jam shumë e zënë me shkolle dhe pune, edhe sikur te doja te shkoja dikund se kam mundsine.. prandaj...  buzeqeshje Qefi ma ka te shkoj ne Cancun kte Pranvere, por kismet..
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 29-01-2007, 06:32:06 »
Citojeni

Lisa, te kuptoj, por mua tani për tani s'më hynte n'pune pashaporta Amerikane, përveç votimit.. Mbase me vonë do me nevojiteshe nq do doja te dilja jashtë shtetit, se sa për tani jam shumë e zënë me shkolle dhe pune, edhe sikur te doja te shkoja dikund se kam mundsine.. prandaj...  buzeqeshje Qefi ma ka te shkoj ne Cancun kte Pranvere, por kismet..

Oh zemra, pse ti kshu ? Pse nuk ma pason mua atë privilegj, mbasi kam 7 vite pa shkuar ne Shqipëri.

Unë nuk e harroj kurrë atë ditë Qershori kur nuk munda ta marrë dote pashaporten amerikane. Ajo ditë nuk me hiqet kurrë nga truri. Ah sikur ta ktheja kohën mrapa ?
Me denoj zoti, me atë ditë.

A e din ti se cila është mënyrë me e shpejte qe te arrestohesh tek ajroporti ? Trego pashaporten shqiptare.
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
CrYsTaL TeaRs
水晶撕
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 29-01-2007, 16:55:57 »
Citojeni

Oh zemra, pse ti kshu ? Pse nuk ma pason mua atë privilegj, mbasi kam 7 vite pa shkuar ne Shqipëri.

Unë nuk e harroj kurrë atë ditë Qershori kur nuk munda ta marrë dote pashaporten amerikane. Ajo ditë nuk me hiqet kurrë nga truri. Ah sikur ta ktheja kohën mrapa ?
Me denoj zoti, me atë ditë.

A e din ti se cila është mënyrë me e shpejte qe te arrestohesh tek ajroporti ? Trego pashaporten shqiptare.

 merzitje pse ti s'ke as Green Card?
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
emiliatje

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 01-02-2007, 15:30:22 »
Citojeni

Këtu ne Belgjike ku jetoj unë mund ti mbash te dyja nenshtetesite  dhe nuk ka problem qe do të mbash  nenshtetesine shqipetare.Unë i kam te dyja dhe kurrë nuk e  le nenshtetesine shqipetare dhe vajzave te mija qe janë nga babai belg do t'ja bëj dokumentat  ne ambasaden shqipetare këtu.Unë njoh një grua nga Shqipëria qe ka ikur 2 vjeçe nga Shqipëria e arratisur ne vitet 50 sepse babai i saj ishte oficer ne kohën e Zogut nga Veriu nga Fani i Mindites ne mos gaboj ajo kishte me shumë se 50 vjet dhe nuk kishte kërkuar kurrë të marrte nenshtetesine Belge . Ajo më tha se nuk më duhet .Unë kam nenshtetesi shqipetare dhe perdor vetëm karten e identitetit.Jam çuditur dhe e pyeta pse sepse jam shumë krenare qe jam shqipetare .Kjo është ajo fryma e dashurisë se babait tim qe më ka edukuar dhe më ka folur me shumë mall për atë vend qe quhet atdhe dhe qe unë deri ne 1990 nuk kisha mundësi ta takoja .Ajo me mallengjeu shumë kur më tha dhe i thashë se ti vërtetë duhet të jesh shumë krenare qe je shqipetare.Grua me fetare me shpirt katolike , i ndihmonte te tërë shqipetaret falas ua perkthente dokumentet ne frengjisht kur regjistroheshin si emigrant ne Bruksel.
Ka dhe nga këto shqipetare por nuk i ve faj atyre qe u duhet ta lënë nenshtetesine për arsye nga me të ndryshme. Unë jam e bindur qe ai qe është Shqipetar i vërtetë veç fizikisht ka ikur nga Shqipëria se me mendje dhe zemër kurrë nuk ka ikur.Ju përshëndes.
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-08-2007, 15:28:54 »
Citojeni

nuk dua dhe nuk nuk mundem te mohoj te qenit shqiptare.anje pashaporte e botës mund ta bëj këtë,ne vena rrjedh giaku shqiptar,ne zemër e mendje shtëpia jote mbetet ajo ku ke lindur e mezi pret te kthehesh.por mos ngaterrojme mohimin me kerkimin e një jetë me te mirë.pas pak do marr nenshtetesine e dytë,atë italiane,por jo për këtë do jem italiane.jam dhe mbetem shqiptare
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 04-08-2007, 20:21:13 »
Citojeni


Mos u dashka me mbet pa dukumenta ter jetën  me ksi shteti Tallava.

Ne qofse quhet shtet , një shtet si dueti sala&Nano ather zgjidhe vet shtetin dhe shtetsit ,,e mos te lan dhe serbi edhe greku si kalanic merzitje

E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 09-08-2007, 22:17:06 »
Citojeni

Unë nuk e kam me shtetesine shqiptare. E kam hequr me shumë mundime. Nuk jam e lumtur për këtë gjë. Kam humbur nenshtetesine e cila s´me është futur ne pune këta 15 vjetet e fundit.
Ama ndjenjat e dashurisë ndaj Atdheut tim nuk m´i heq dikush me një firmë a me një vule. Ne gjermani kështu është ligji; kështu janë marreveshjet midis paleve gjermano-shqiptare.
Unë edhe mund ta marr nenshtetesine shqiptare përsëri po të bëj kërkesë (po si me kanë thënë me shumë komplikacione)por humb njekohesisht atë gjermane sapo këta ta marrin vesh.
Unë ne Gjermani jetoj dhe dua te kem te drejtën e votimit dhe natyrisht te drejtën e udhetimit pa vize...
Le të rrimë shtrember e të flasim drejt, çfarë kombi është ai qe s´ja rregullon shtetasit te vet kushtet qe ai te rrije me dëshirë dhe shprese për të ardhmën ne vendlindje?
Pse po ikin ende kaq shumë shqiptare nga Shqipëria?Pse?
Pse po e marrin kaq shumë Shqiptare kombësinë e huaj?
Po të ish rregulli qe s´do të me duhej ta hiqja kombësinë shqiptare për te marrë gjermane, kurren e kurres nuk do ta hiqja.

Kush shkruan një postim te tillë, s´e di c´i thonë te lypesh një vize për të parë familjen qe jeton ne një kontinent tjetër dhe s´ka letra për te udhetuar:
"Për lenjen e shtetesise nga shqiptarët nuk do duhej fare te merzitemi ne.Ajo çka do duhej permiresuar ne këtë ligj është futja e një kostoje te nevojshme për te.Kam pare ne Gjermani problemin qe kanë shqiptarët e Kosoves  te lënë shtetesine e imponuar me dhunë te serbosllavise.Atyre u kerkohen nga 8 mijë Euro dhe duhet te presin 6 muaj për aprovim.Përse nuk do kishte fituar Shqipëria nga këto 352 shtetas nga 8 mijë apo 10 mijë Euro? Dhe pa aspak dhimbje as nostalgji për ta do pershendetej prej tyre edhe për faktin qe ata qe s`duan te jenë shqiptare,ata për shqiperine janë vetëm plehera dhe demtues te saj!Nuk do ishin pak te inkasonte nga ata arka e shtetit shqiptar reth 3 milione Euro!
Kur këtë e bëjnë te tjerët qe bota demokratike i do dhe i ka ne zemër pse t`mos e beje edhe Shqipëria jonë?"

Kam lënë qimet e kokës duke dhënë rryshfete duke filluar nga Amabsada Shqipater ne Gjermani, deri tek zyrtari me i vogël ne Shqipëri. Po dashkan disa te na vënë ne 8 apo 10 mijë Euro për heqjen e nenshtetesise?
Ik o lal mo, mendohu mirë para se të flasësh, se të mos isha shqiptare ne shpirtim tim, pse do të humbisja kohën ne këtë forum?

Ta them unë ty edhe te tjerëve qe s´e kuptojnë drejt këtë gjene e heqjes se nenshtetesise: jam këtu vetëm për te folur Shqip edhe vetëm Shqip! Se me është lodhur shpirti e truri me gjuhët e vendeve te huaja!

S´e mohoj Shqipërinë kurrë! E dua vendin tim si një femi i deshperuar e i ngelur rrugëve prinderin. Po qenkemi jetime! C´fatkeqësi!

Tung!
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |