Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !  (E lexuar 15063 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 24-01-2007, 14:05:29 »

Vitin e kaluar e lanë shtetësinë 352 shqiptarë, ndërsa e morën 48 shtetas

Shqipëria, dalëngadalë po braktiset nga shtetasit e saj. Nevojshmëri lëvizjeje, apo një tentativë për një jetë më të mirë, apo shumë arsye të tjera, të cilat nuk mungojnë, bëjnë që me dhjetëra shtetas shqiptarë të kërkojnë lënien e shtetësisë së vet, për t’u pajisur me një shtetësi tjetër. Numri i personave që “kanë fituar” lënien e kësaj shtetësie për vitin që lamë pas tregon se një vazhdimësi e tillë do t’i pakësojë banorët e Shqipërisë. Nga statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Presidencës, mësohet se numri i shqiptarëve që e kanë lënë shtetësinë e tyre, me dekret të posaçëm të presidentit të Republikës, është plot 352 persona. Ndërsa kanë kërkuar dhe fituar shtetësi shqiptare 48 shtetas, prej të cilëve vetëm shtatë persona nuk kanë kombësi shqiptare; pjesa tjetër u përket trojeve shqipfolëse.

Lënia e shtetësisë

Pavarësisht morisë së dokumentacioneve që u nevojiten shqiptarëve, për të plotësuar “dosjen” e kërkimit të lënies së shtetësisë, për ta marrë atë në vendin ku jetojnë, sërish numri i aplikuesve për të mundësuar diçka të tillë duket se është gjithnjë e në rritje. Nga janari i 2006-s, në fundin e të cilit u dekretua lënia e shtetësisë për plot 70 shtetas shqiptarë, shumë prej tyre familjarisht, numri i aplikuesve edhe për muajt në vazhdim ka qenë i madh. Ndonëse duhen 6 muaj që nga koha e dorëzimit të materialeve, për t’iu nënshtruar kontrollit të imtësishëm, që kryejnë instancat përgjegjëse, sërish vazhdohet të aplikohet përditë për lënie shtetësie. Ndërkohë, ndodhë e kundërta me personat që kërkojnë ta fitojnë këtë shtetësi, sidomos shtetas shqiptarë që e kanë lënë dhe duan ta rifitojnë, por që, mesa duket, kjo tendencë shqiptarësh do të jetë e vonë.

Kronologji

Janar 70 shtetas e lanë shtetësinë

Shkurt 57 shtetas e lanë shtetësinë

Gusht 24 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 43 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 16 shtetas e morën shtetësi

Tetor 38 shtetas e lanë shtetësinë

Tetor 32 shtetas e morën shtetësinë

Nëntor 71 shtetas e lanë shtetësinë

Dhjetor 49 shtetas e lanë shtetësinë

Peripecitë e lënies së shtetësisë shqiptare

Me ligj përcaktohet afati 6-mujor, nga dita e dorëzimit të dokumenteve deri në dekretim

Përgatitja e dokumentacionit, që kërkohet për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare, që rregullohet mbi një ligj të miratuar në vitin 1998, si dhe mbi disa shtesa të realizuara një vit më vonë, kalojnë rreth 6 muaj nëpër zyrat e ndryshme të përcaktuara edhe në ligj. Edhe për këtë kategori aplikuesish, kalimi nëpër një mori dyersh dhe zyrash, për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur, është një stërmundim i vërtetë, pasi të gjitha dokumentet që duhen të paraqiten kanë një afat të caktuar kohor, në të cilin duhet të nxirren. Shkresat që prezantojnë aplikantin duhet të jenë të lëshuara nga zyrat lokale në dymuajshin e fundit, nga koha kur bëhet dorëzimi i parë i “dosjes”, pasi mund të ndodhë edhe të kthehen dokumentet për plotësime të mëtejshme apo për ndonjë kleçkë tjetër, që mund të dalë nga verifikimet që kryhen nga komisariatet e policive. Prej andej, peripecitë me vërtetimin e të gjitha të dhënave të aplikanteve vazhdon deri në instancat më të larta, siç është edhe ministria, për të përfunduar më pas në zyrën e drejtorisë juridike të Presidencës. Nga aty, për të marrë spunto, si dhe dekretimi i një liste të caktuar emrash që, sipas pikave të përcaktuara edhe në ligj, nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj, që nga data e dorëzimit të dokumenteve në një prej bazave lokale. Thuajse të njëjtës procedurë do t’i nënshtrohen edhe aplikuesit e marrjes së shtetësisë shqiptare, edhe pse në numër janë shumë herë më të pakët. Ndërsa, për këtë vit, ende nuk bëhet e ditur kur do të niset me dekretimin e shqiptarëve, që do ta lënë shtetësinë e tyre, për një shtetësi tjetër. Nikoleta Kovaçi
E identifikuar

albnobody
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-01-2007, 23:20:48 »

Per lenjen e shtetesise nga shqiptaret nuk do duhej fare te merzitemi ne.Ajo çka do duhej permiresuar ne kete ligj eshte futja e nje kostoje te nevojshme per te.Kam pare ne Gjermani problemin qe kane shqiptaret e Kosoves  te lene shtetesine e imponuar me dhune te serbosllavise.Atyre u kerkohen nga 8 mije Euro dhe duhet te presin 6 muaj per aprovim.Perse nuk do kishte fituar Shqiperia nga keto 352 shtetas nga 8 mije apo 10 mije Euro? Dhe pa aspak dhimbje as nostalgji per ta do pershendetej prej tyre edhe per faktin qe ata qe s`duan te jene shqiptare,ata per shqiperine jane vetem plehera dhe demtues te saj!Nuk do ishin pak te inkasonte nga ata arka e shtetit shqiptar reth 3 milione Euro!
Kur kete e bejne te tjeret qe bota demokratike i do dhe i ka ne zemer pse t`mos e beje edhe Shqiperia jone?
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 25-01-2007, 20:37:19 »

Marja e nje nenshtesie tjeter mund te behet per shume arsye. Themi gjithmone qe Shqiperia nuk ofron asgje per shqiptaret...eshte e prishur e gjitha kudo nga tja fillosh, Atehere cbejne shqiptaret...i kthejne shpinen. Shkojne ne dhe te huaj..por kuptohet qe dhe atje nuk eshte shesh me lule por gjithsesi marja e pashaportes apo nenshtesise u ofron ndihme te madhe.


Personalisht nuk dua te nderroj nenshtetesi...nese edhe ketu do me dilnin pengesa..preferoj kthimin ne Shqiperi sesa marjen e nje nenshtetesie te huaj.

Per mua eshte poshtersi te mohosh identitetin. E te vjen te plasesh kur degjon ca plehra qe kane turp te flasin shqip dhe me vete shqiptaret.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 25-01-2007, 20:56:42 »

Shqiptaret nuk e mohojne Shqiperine,por shkojne jashte atdheut per te hedhur themelet e nje te ardhmeje me te mire,dhe me pas per tu kthyer me nje te ardhme me te sigurt. Cfare te besh, e thane dhe me siper qe Shqiperia veshtire se te ofron gje,po prape dihet se mendjen dhe zemren aty e kemi.  buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Syrgjyn
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 25-01-2007, 23:26:51 »

Une nuk kam per ta lene kurre nenshtesine shqiptare. Pasaporten e kam dhjetevjecare dhe do ta perteris kur te vije koha.

Une jetoj ne SHBA, vend i cili nuk te kerkon te heqesh dore nga nenshtetesia jote qe te marresh te tyren; me sakte, ne SHBA nenshtetesite e tjera nuk kane vlere ligjore perpara nenshtetesise amerikane.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 26-01-2007, 00:19:50 »

Une kam pashaporten Amerikane prej vitesh por para dy vitesh kur isha ne shqiperi me skadoje Shqiptarja dhe bera te re.......keshtuqe jam rehat dhe per 10 vjet.....


Une nuk mund te heq dore kurre nga nenshtetesia ime.........une jam Shqiptare dhe nuk e ndryshoj dot (as deshire nuk do te kisha ta beja dicka te tille)
Nese me pyesin nga je une nuk i them jam Amerikane por Shqiptare edhe pse i zoteroj te dyja shtetesite........s epse ne gjakun tim rredh gjak Shqiptari dhe jam krenare per kete
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
CrYsTaL TeaRs
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 26-01-2007, 04:54:23 »

Shqiptarët mohojne Shqipërinë???


Pika qe su bie!!! Un se doja pashaporten Amerikane, po me shtyu mami me zor, eehh c'te ben inati! Po prap si prap, e kam edhe nenshtetsin Shqiptare  luj syun
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 26-01-2007, 16:53:55 »

Tani Crystal......te jemi cik realiste per te dashur e doja une pashaporten amerikane sepse ka shume favore te jesh nenshtetas amerikan........gji thsesi kjo nuk eshte se me ka ndryshuar te qenin Shqiptare.....
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
CrYsTaL TeaRs
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 26-01-2007, 17:06:34 »

Lisa, te kuptoj, por mua tani per tani s'me hynte n'pune pashaporta Amerikane, pervec votimit.. Mbase me vone do me nevojiteshe nq do doja te dilja jashte shtetit, se sa per tani jam shume e zene me shkolle dhe pune, edhe sikur te doja te shkoja dikund se kam mundsine.. prandaj...  buzeqeshje Qefi ma ka te shkoj ne Cancun kte Pranvere, por kismet..
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Kisss
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 29-01-2007, 06:32:06 »

Lisa, te kuptoj, por mua tani për tani s'më hynte n'pune pashaporta Amerikane, përveç votimit.. Mbase me vonë do me nevojiteshe nq do doja te dilja jashtë shtetit, se sa për tani jam shumë e zënë me shkolle dhe pune, edhe sikur te doja te shkoja dikund se kam mundsine.. prandaj...  buzeqeshje Qefi ma ka te shkoj ne Cancun kte Pranvere, por kismet..

Oh zemra, pse ti kshu ? Pse nuk ma pason mua ate privilegj, mbasi kam 7 vite pa shkuar ne shqiperi.

Unë nuk e harroj kurrë atë ditë Qershori kur nuk munda ta marrë dote pashaporten amerikane. Ajo ditë nuk me hiqet kurrë nga truri. Ah sikur ta ktheja kohën mrapa ?
Me denoj zoti, me atë ditë.

A e din ti se cila është mënyrë me e shpejte qe te arrestohesh tek ajroporti ? Trego pashaporten shqiptare.
E identifikuar

"Jeta ime eshte mesazhi im"
---Gandhi
www.RadioVallezimi. com
CrYsTaL TeaRs
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 29-01-2007, 16:55:57 »

Oh zemra, pse ti kshu ? Pse nuk ma pason mua atë privilegj, mbasi kam 7 vite pa shkuar ne Shqipëri.

Unë nuk e harroj kurrë atë ditë Qershori kur nuk munda ta marrë dote pashaporten amerikane. Ajo ditë nuk me hiqet kurrë nga truri. Ah sikur ta ktheja kohën mrapa ?
Me denoj zoti, me atë ditë.

A e din ti se cila është mënyrë me e shpejte qe te arrestohesh tek ajroporti ? Trego pashaporten shqiptare.

 merzitje pse ti s'ke as Green Card?
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
emiliatje
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 01-02-2007, 15:30:22 »

Ketu ne Belgjike ku jetoj une mund ti mbash te dyja nenshtetesite  dhe nuk ka problem qe do te mbash  nenshtetesine shqipetare.Une i kam te dyja dhe kurre nuk e  le nenshtetesine shqipetare dhe vajzave te mija qe jane nga babai belg do t'ja bej dokumentat  ne ambasaden shqipetare ketu.Une njoh nje grua nga Shqiperia qe ka ikur 2 vjeçe nga Shqiperia e arratisur ne vitet 50 sepse babai i saj ishte oficer ne kohen e Zogut nga Veriu nga Fani i Mindites ne mos gaboj ajo kishte me shume se 50 vjet dhe nuk kishte kerkuar kurre te merrte nenshtetesine Belge . Ajo me tha se nuk me duhet .Une kam nenshtetesi shqipetare dhe perdor vetem karten e identitetit.Jam çuditur dhe e pyeta pse sepse jam shume krenare qe jam shqipetare .Kjo eshte ajo fryma e dashurise se babait tim qe me ka edukuar dhe me ka folur me shume mall per ate vend qe quhet atdhe dhe qe une deri ne 1990 nuk kisha mundesi ta takoja .Ajo me mallengjeu shume kur me tha dhe i thashe se ti vertete duhet te jesh shume krenare qe je shqipetare.Grua me fetare me shpirt katolike , i ndihmonte te tere shqipetaret falas ua perkthente dokumentet ne frengjisht kur regjistroheshin si emigrant ne Bruksel.
Ka dhe nga keto shqipetare por nuk i ve faj atyre qe u duhet ta lene nenshtetesine per arsye nga me te ndryshme. Une jam e bindur qe ai qe eshte Shqipetar i vertete veç fizikisht ka ikur nga Shqiperia se me mendje dhe zemer kurre nuk ka ikur.Ju pershendes.
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 04-08-2007, 15:28:54 »

nuk dua dhe nuk nuk mundem te mohoj te qenit shqiptare.anje pashaporte e botes mund ta bej kete,ne vena rrjedh giaku shqiptar,ne zemer e mendje shtepia jote mbetet ajo ku ke lindur e mezi pret te kthehesh.por mos ngaterrojme mohimin me kerkimin e nje jete me te mire.pas pak do marr nenshtetesine e dyte,ate italiane,por jo per kete do jem italiane.jam dhe mbetem shqiptare
E identifikuar
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 04-08-2007, 20:21:13 »


Mos u dashka me mbet pa dukumenta ter jeten  me ksi shteti Tallava.

Ne qofse quhet shtet , nje shtet si dueti sala&Nano ather zgjidhe vet shtetin dhe shtetsit ,,e mos te lan dhe serbi edhe greku si kalanic merzitje

E identifikuar
Emira
« Përgjigju #14 më: 09-08-2007, 22:17:06 »

Une nuk e kam me shtetesine shqiptare. E kam hequr me shume mundime. Nuk jam e lumtur per kete gje. Kam humbur nenshtetesine e cila s´me eshte futur ne pune keta 15 vjetet e fundit.
Ama ndjenjat e dashurise ndaj Atdheut tim nuk m´i heq dikush me nje firme a me nje vule. Ne gjermani keshtu eshte ligji; keshtu jane marreveshjet midis paleve gjermano-shqiptare.
Une edhe mund ta marr nenshtetesine shqiptare perseri po te bej kerkese (po si me kane thene me shume komplikacione)por humb njekohesisht ate gjermane sapo keta ta marrin vesh.
Une ne Gjermani jetoj dhe dua te kem te drejten e votimit dhe natyrisht te drejten e udhetimit pa vize...
Le te rrime shtrember e te flasim drejt, cfare kombi eshte ai qe s´ja rregullon shtetasit te vet kushtet qe ai te rrije me deshire dhe shprese per te ardhmen ne vendlindje?
Pse po ikin ende kaq shume shqiptare nga Shqiperia?Pse?
Pse po e marrin kaq shume Shqiptare kombesine e huaj?
Po te ish rregulli qe s´do te me duhej ta hiqja kombesine shqiptare per te marre gjermane, kurren e kurres nuk do ta hiqja.

Kush shkruan nje postim te tille, s´e di c´i thone te lypesh nje vize per te pare familjen qe jeton ne nje kontinent tjeter dhe s´ka letra per te udhetuar:
"Për lenjen e shtetesise nga shqiptarët nuk do duhej fare te merzitemi ne.Ajo çka do duhej permiresuar ne këtë ligj është futja e një kostoje te nevojshme për te.Kam pare ne Gjermani problemin qe kanë shqiptarët e Kosoves  te lënë shtetesine e imponuar me dhunë te serbosllavise.Atyre u kerkohen nga 8 mijë Euro dhe duhet te presin 6 muaj për aprovim.Përse nuk do kishte fituar Shqipëria nga këto 352 shtetas nga 8 mijë apo 10 mijë Euro? Dhe pa aspak dhimbje as nostalgji për ta do pershendetej prej tyre edhe për faktin qe ata qe s`duan te jenë shqiptare,ata për shqiperine janë vetëm plehera dhe demtues te saj!Nuk do ishin pak te inkasonte nga ata arka e shtetit shqiptar reth 3 milione Euro!
Kur këtë e bëjnë te tjerët qe bota demokratike i do dhe i ka ne zemër pse t`mos e beje edhe Shqipëria jonë?"

Kam lene qimet e kokes duke dhene rryshfete duke filluar nga Amabsada Shqipater ne Gjermani, deri tek zyrtari me i vogel ne Shqiperi. Po dashkan disa te na vene ne 8 apo 10 mije Euro per heqjen e nenshtetesise?
Ik o lal mo, mendohu mire para se te flasesh, se te mos isha shqiptare ne shpirtim tim, pse do te humbisja kohen ne kete forum?

Ta them une ty edhe te tjereve qe s´e kuptojne drejt kete gjene e heqjes se nenshtetesise: jam ketu vetem per te folur Shqip edhe vetem Shqip! Se me eshte lodhur shpirti e truri me gjuhet e vendeve te huaja!

S´e mohoj Shqiperine kurre! E dua vendin tim si nje femi i deshperuar e i ngelur rrugeve prinderin. Po qenkemi jetime! C´fatkeqesi!

Tung!
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • celularet, mendoni se na ndihmojne te ecim perpara.... apo po prishin adoleshentet?
  • Dot ndihmë
  • 23 (53%)
  • -
  • Dot sh'thurje
  • 11 (25%)
  • -
  • Dot asnjera
  • 9 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 43
  • Shiko temen