Sondazh
Pyetje: A duhet ndaluar prostitucioni ne vendin tone.
Po - 58 (71.6%)
JO - 23 (28.4%)
Numri total i votave: 76

Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Prostitucioni ne Kosove e Shqiperi  (E lexuar 16211 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
GABANA
Shiko profilin
« më: 20-03-2008, 12:50:16 »

Ne kohet e fundit jane hapur shume shtepi publike ne vendin tone,shume femera vijn nga Rusia ,Ukraina,sllovakia e vende tjera per te fituar ,problemi eshte qe ato nuk kan fare dokumenta nuk kontrollohen fare nga mjeket dhe shperhapin semundje te ndrysheme mes popullit.Si mendoni ju???
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 20-03-2008, 21:36:09 »

Prostitucioni eshte pisllik ndaj them te ndalohet.
Kush ka nevoje per seks, le te martohet  perqeshje
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Lefter
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 20-03-2008, 23:34:09 »

Pse?Duhet patjeter te martohet njeri qe te  ket seks?!


Une them  te LEGALIZOHET,dhe si rjedhoje e asaj te hyn nen kontollin e shtetit.Sepse eshte e vetmja menyre per  te mos perhapen semundjet e ndryshme seksuale. luj syun
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Capkenja
« Përgjigju #3 më: 20-03-2008, 23:52:07 »

thua Lefter ?

me keto metoda qe kane dal sot...do na kapi ndonje semundje dhe nga ajri.

Ta ndalojne edhe me vrap...shqiptaret nuk dine te mbrohet...sia kane idene e prezervativit rrime shtrember e flasim drejt !
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 21-03-2008, 00:06:52 »



Do ta zhvendosi temën ne rubriken "Problemet dhe zgjedhjet" meqë diskutohet për një problematike.

Para ca kohësh lexova ca shkrime në lidhje me Prostitucionin ne vitet e '30 ne Shqipëri, sa ti gjej përsëri do ti vendosi ne këtë teme.

p.s.: Lefter, ec martoju aty dhe mos bën zhurme! perqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 21-03-2008, 00:17:18 »

Prostitucioni ne vitet 30, me shume femra te huaja

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=3948

DORELA PACI

Në vendin tonë prostitucioni filloi të përhapej pas vitit 1922 si i
ligjëruar. Shembulli u mor nga një "rregullore e kurvërisë", që
përdorej në rrethin e Sarajevës. Duke marrë një pjesë të mirë të
rregullave dhe hilet e zanatit nga ai vend, ky profesion u pa si një
profesion fitimprurës nga ata që arrinin të merrnin licencën për
hapjen e shtëpive publike. Licencë nuk duhej të merrnin vetëm
pronarët, por edhe femrat të cilat kërkonin të kryenin këtë punë.
Një pjesë e mirë e femrave publike ishin gra të martuara shqiptare
edhe të huaja. Ky biznes nisi në bazë të një modeli, por nuk do
kalonte shumë kohë nga dita kur rregullorja nuk do të zbatohej sipas
shembullit të saj.

Ata më të vjetrit thonë se prostitutat kanë qenë femrat me të bukura
të kohës dhe "mbi të gjitha leshverdha". Prostitucioni, i cili
filloi të lulëzojë bashkë me shtetin shqiptar për më shumë se 25
vjet u bë ndër më fitimprurësit për arkën e shtetit dhe profesioni
më i përfolur nga të gjithë. Prostitucioni fillimisht filloi të
ushtrohej në Shqipëri nga femrat e huaja siç ishin ato malazezet,
italianet, gjermanet. Nuk është se këto femra u gjendën rastësisht
në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre erdhi bashkë me ushtritë, të
cilat erdhën në Shqipëri kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore apo
edhe më vonë.

Ka shumë njerëz që akoma nuk e kanë të qartë se cila ka qenë
kombësia e këtyre femrave dhe shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra
kanë qenë të huaja apo shqiptare? Nëse shikon dokumentet e
Ministrisë së Brendshme, të bashkive, prefekturave të rretheve të
ndryshme të Shqipërisë, vihet re se femrat publike kanë qenë të
kombësive të ndryshme. Siç shkruhet, numri më i madh i femrave kanë
qenë të huaja, pa munguar dhe ato shqiptare. Megjithëse ka dhe nga
ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femra
me kombësi të huaj, një pjesë e mirë e grave që shërbenin në këto
shtëpi ishin vendase.

Për ketë arsye nuk lejohet as publikimi i emrave të tyre, pasi sot
një pjesë e tyre mund të kenë të afërm. Kjo nuk është çudi, pasi
shumë nga femrat publike ranë në dashuri dhe u martuan. Sipas
arkivave, tregohet qartë se ka pasur një pjesë të mirë të grave
publike që lidhën jetën edhe me klientët e tyre apo me meshkujt që
punonin aty pranë shtëpive publike, në bazë të një rregulloreje, e
cila i lejonte femrat publike të nisnin jetën e tyre të re, larg
prostitucionit.

Të huajat

Nga dokumentet në arkiva rezulton se prostitucionin në Shqipëri nuk
e kanë ushtruar vetëm italianet, gjermanet, malazezet, por dhe një
numër shqiptaresh edhe pse në një qarkore që ministri i Punëve të
Brendshme, Qamil Papa, i dërgonte Prefekturës së Tiranës e bën me
dije se pjesa më e madhe e prostitutave janë të huaja "shumica e
personave në vendin tonë janë të huaja", dhe për këtë arsye ai
kërkonte kujdes maksimal nga ana e ministrisë për kujdesin dhe
vizitat e këtyre femrave. "Vizitimi i tyne ka nji randsi shumë të
madhe nga pikëpamja e ndalimit të përhapjes së sëmundjeve veneriane,
sepse një pjesë e tyne kur takson të vizitohet nuk u bahet nji
vizitim shembullor". Këto janë fakte që tregojnë qartë se numri më i
madh ka qenë i femrave të huaja dhe për këtë arsye dhe përkujdesi do
ishte më i madh. Problem për të gjitha strukturat përkatëse nuk
ishte fakti i prostitutave të mbledhura në shtëpi publike apo në
garsoniere, siç quheshin atëherë, por problemin më të madhe e hasin
tek femrat që ishin shpërndarë anekënd Shqipërisë, duke mos pasur
mundësi kontrollimi nga mjekët. Meqenëse pjesa më e madhe e
prostitutave kishin ardhur me ushtritë të cilat erdhën në vendin
tonë, kjo i vinte organet kompetente në vështirësi të shumta për
numërimin dhe kontrollimin e tyre. Prandaj dhe masat që merreshin
ishin më të rrepta për prostitutat e huaja. Në të gjitha rregullat
që bashkia vendoste një pjesë të mirë të tyre ua kushtonte këtyre
femrave të cilat nuk ishin shqiptare. "Të gjitha gratë publike që
ushtrojnë çiltazi (hapur) profesionin e kurvënies qofshin të huaja
ose shqiptare, pa asnji përjashtim të detyrohen me nji herë me u
mbledhe dhe më qëndrue në mënyrë përmanente në këtë ose këto
ndërtesa".

Ky ishte një nga rregullat që Këshilli Bashkiak vendosi me datën 26.
07. 1935 për femrat publike të huaja apo shqiptare qofshin ato.
Asnjë femër publike që ushtronte këtë profesion nuk lejohej t'i
jepej një leje banimi për të jetuar në një shtëpi të sajën, por
vetëm brenda shtëpisë publike. Ky rregull cenonte më së shumti
femrat e ardhura se ato shqiptare, mbi të gjitha "përkëdhelte"
femrat publike të cilat ishin nga Tirana, pasi ato ndryshe nga
femrat e tjera mund të gjenin strehim nëpërmjet të afërme të
tyre. "Të mos i lejohet leje banimi as nji kurve në Tiranë për me
banu jashtë shtëpive publike". Ky rregull tregon më se qartë masat e
marra për vendin ku ato banonin. Kjo nuk bëhej vetëm për arsyet e
përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, por në mënyrë që edhe ato mos të
kishin mundësi ta ushtronin profesionin rrugëve, pasi një pjesë e
mirë e fitimeve shkonte siç dihej në arkën e shtetit. Të gjitha
gratë të cilat nuk pranonin t'i nënshtroheshin vizitës mjekësore në
mbarë viset e mbretërisë shqiptare, ose nuk pranonin të mblidheshin
në shtëpitë publike përkatëse, merrej masa e menjëhershme për
largimin e tyre nga Shqipëria drejt vendlindjes se tyre. Pjesa më e
madhe e femrave publike të cilat vinin nga jashtë më së shumti e
ushtronin profesionin e tyre fshehurazi nëpër magazina, bare e
kafene. Numri i këtyre femrave që ushtronin profesionin në këtë
mënyre nuk ishte i pakët dhe ky përbente një rrezik të madh për
sëmundjen e sifilizit dhe shumë sëmundjeve të tjera ngjitëse, pasi
të gjitha këto vepronin jashtë të gjitha rregullave dhe kontrolleve
mjekësore. Duke parë që në të gjitha dokumentet rregulloret
posaçërisht niseshin për t'u bërë për femrat publike të huaja, pasi
ato ishin dhe me problematiket. Aty kupton qartë që numri më i madh
i femrave publike ka qenë i huaj. "Jemi të mendimit që gratë
prostituta që nuk i shtrohen vizitës mjekësore të internohen në
vende të tjera tue u largue në ketë mënyrë nga kryeqyteti. Ketë
dispozitë rregullorja e vjetër e parashef vetëm për prostitutat e
huaja. Por edhe po të aplikohet për vendaset do të jetë mjaft e
dobishme", kjo ishte një letër tjetër që kryetari i Bashkisë së
Tiranës, Abidin Nepravishta, i dërgonte Ministrisë së Punëve të
Brendshme. Qarkoret dhe rregullat ishin shumë të prera dhe asgjë nuk
i kthente më mbrapsht. Nëse këto femra nuk do i bindeshin urdhrave,
ato menjëherë largoheshin nga vendi ku ushtronin profesionin drejt
vendlindjes apo jashtë Shqipërisë, andej nga edhe kishin ardhur, për
asnjë lloj arsyeje apo justifikimi ato nuk lejoheshin të rrinin në
vendin ku e ushtronin prostitucionin fshehurazi. Duke qenë se femrat
të cilat ushtronin profesionin jashtë shtëpisë publike punonin vetëm
për hesap të tyre dhe pa shtuar as një qindarkë në buxhetin e
shtetit. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë qenë karshi të
huajve, edhe shqiptarët. Shtëpia më e suksesshme publike në
kryeqytet ka qenë pronë e një italiani, i cili kishte ardhur në
Shqipëri.

Sa vihet re në arkivat e shtetit, tek ju hedh një sy emrave të
prostitutave, vihet re një numër i madh femrash shqiptare që
ushtronin profesionin e prostitutës. Sidoqoftë kjo nuk para pranohej
hapur në atë kohë. Për herë të parë ekzistencën e prostitucionit e
përmendi Migjeni, ndërsa ai cilësohej si tabu.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 21-03-2008, 00:19:39 »

Prostitucioni në 1934-n; Tirana, në panik nga sifilizi

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=3900

DORELA PACI

E kush mund ta mendojë se sot në vendet më të populluara e më të
frekuentuara ka pasur shtëpi publike?! Ndër lagjet më të përfolura
sipas dokumenteve të prefekturës, bashkisë e komisariatit të
policisë në vitin 1934, kanë qenë "Zogu i Zi", "Bërraka", sot lagjja
në fund të bulevardit "Zogu i Parë", "Shallvaret" e shumë të tjera.
Duke qenë se këto ishin vende të populluara, në bashkinë dhe në
prefekturën e Tiranës paraqiteshin shumë kërkesa për largimin e tyre
nga ato vende dhe mbledhjen e të gjitha grave publike në një shtëpi
të madhe. Ishte koha kur zyrtarët e lartë të kryeqytetit ishin në
panik nga një "epidemi" sifilizi e sëmundjesh të tjera veneriane.

Duke qenë se nuk kishte shtëpi të stacionuara dhe mjaft prej atyre
që quheshin femra publike punonin të përhapura në zonat e banimit,
rrezikohej dhe përhapja e sëmundjeve tek njerëzit e tjerë. Kryetari
i Bashkisë së Tiranës në vitin 1934 Abidin Nepravishta i dërgon një
shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme ku e njofton se, në
rrethin e Tiranës më shumë se 50 për qind e "grave publike" nuk
shkonin te mjeku. "Kemi nderin të ju përsërisim se tue qenë se numri
i grave publike që ushtrojnë profesionin e tyne këtu, kalon qindin
dhe ato të njoftuana prej Zyrës së Shëndetësisë, bashkisë janë ma se
50 (pesëdhjetë) vetëm nja 10-15 paraqiten për vizitim e natyrisht të
tjerat si të sëmura e të mjekueme që janë, po përhapin sëmundje të
rrezikshme, veçanërisht midis djalërisë. Për me detyrue së pakut ato
të njoftunat prej organeve të Bashkisë për me ju shtrue vizitave të
rregullshme mjafton t'aplikohen ndëshkimet gjobuese të përparme në
Ligjin e rie të Bashkive, në kompetencen e Këshillave Bashkiakë.

Megjithëkëtë, një mungesë të nji rregulloreje të posaçme për
prostitutat. Lutemi në këtë rast na ndihmoni aplikimin e gjobave që
parashihen në Ligjin e Bashkive kundrejt personave që shkelin
urdhnat e Bashkive të dhanuna për nevojat e shëndetësisë publike".

Ky ishte shqetësimi që kryetari i bashkisë i paraqiste Ministrit të
Brendshëm, duke i kërkuar atij që të vendoste menjëherë rregulloren
dhe ligjet për femrat që e ushtronin prostitucionin rrugëve dhe të
atyre që nuk pranoni të vizitoheshin te mjeku. Rreziku ishte i madh.
Mjekët kishin identifikuar një numër në rritje të djemve me sëmundje
seksualisht të transmetueshme dhe kjo kishte vënë në alarm zyrtarët
lokalë.

Për të gjitha këto shkelje kryebashkiaku iu lutej që t'i lejonin të
aplikohej masa e gjobave të cilat përfshiheshin në ligjin e
bashkisë, kundër personave që shkelnin urdhrin e bashkisë, e cila
kishte dhënë për nevojat e shëndetësisë publike.

Një tjetër ankesë për shtëpitë publike në mes të Tiranës do vinte
dhe nga Komisariati i Policisë drejt Prefekturës të Tiranës. Ku në
shkresën e saj ajo bënte dhe njëherë me dije se në qytet gjendeshin
dy bordello, të cilat ishin me dhoma të pakta dhe jo të përshtatshme
për bordello. Sipas kësaj, ata kishin dhënë shkak që "gratë publike
të hapeshin sa nga njëra ana sa nga ana tjetër, duke banuar midis
lagjeve të cilat ishin të mbushura me familje me emër, të cilat nuk
kishin se si mos të ankoheshin për prezencën e prostitutave në
lagjet e tyre. Ankimet e tyre po bëheshin herë pas herë për
lagjet "Bërrakë" dhe "Shallvare".

Për këtë arsye prefektura duhej të merrte masa me qëllimin që nga
njëra anë të shmangnin ankesat nga qytetarët dhe nga ana tjetër të
kishin mundësi t'i mbronin nga sëmundjet ngjitëse, që mund të
përhapeshin prej tyre. Por prapë se prapë kjo deri diku ishte e
pamundur pasi gratë publike e ndërronin shpesh banimin e tyre. Në
këtë mënyrë, atyre nuk u mbetej shumë kohë dhe raste për gjurmimin e
grave që ishin të asaj rruge.

Bordellot tashmë ishin bërë një problem shqetësues për familjet që
jetonin për rreth, pasi frika sa vinte e ju shtohej nga dita ne ditë
dhe për ketë bashkia duhej të merrte masa urgjente për rregullimin e
situatës. Çështja e sëmundjeve ngjitëse po behej e rëndësishme,
prandaj duhej t'i kushtohej një rëndësi e posaçme nga pikëpamja e
shëndetit të njerëzve.

Për këtë arsye "komiseria e policisë" (komisariati) e shikonte të
udhës që prefektura të urdhëronte bashkinë për të hyrë ajo në
marrëveshje me njerëzit, të cilët mund të bënin rregullimin e
bordellove. Në këtë mënyrë të ndërtohej një ndërtesë e madhe e cila
të mblidhte të gjitha femrat që ushtronin profesionin e prostitutës
aty. Kjo ndërtesë do bëhej për arsye se këto femra kishin më shumë
nevoje për kushte të tjera në bazë të rregullores. Për shkak të
profesionit që ushtronin duhet te ishin më të mbrojtura dhe mos të
jetonin me në ato kushte të mëparshme.

Për veç këtyre, ai person që do të merrte përsipër rregullimin e
grave ne bordello, duhej t'i vini dhe atij ca kushte në mënyrë që të
kuptonte dhe të zbatonte pikë për pikë sipas rregullores mbi
rregullimin e grave, në mënyrë që këtyre grave t'ju siguroheshin të
gjitha të drejtat për të cilat fliste rregullorja, duke përfshirë të
ngrënin, të pirin, mirë pastrimin e sidomos për sa u përkiste të
drejtave që drejtorët e bordellove merrnin të ardhurat e vizitave të
grave, e cila deri në atë ditë ishte shpërdoruar nga rojtarët e
bordellove. Deri kur u bë kjo kërkesë pranë prefekturës përgjegjësit
e bordellove kishin ndarë përfitimet përgjysmë, duke përfituar nga
të ardhurat e femrave dhe i kishin lënë ata në një gjendje të
mjerueshme. Kjo ishte dhe arsyeja që i bënte gratë të dilnin nga
bordellot dhe ta ushtronin profesionin rrugëve, duke përhapur dhe
shumë sëmundje ngjitëse e mbi të gjitha sëmundjen e sifilizit, e
cila ishte shumë shqetësuese për banoret e tjerë të ndershme dhe për
këtë arsye duhej të merreshin masa të rrepta që rregullorja të
zbatohej ashtu siç ishte shkruar në licencë.




Prostitucioni në Shqipëri, si funksiononte dhe sa i përhapur ishte




Dikur qytetet më të mëdha të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Durrësi,
Gjirokastra, Korça, apo edhe vendet e vogla si, Kavaja dhe Puka,
kishin shtëpitë publike të tyre. Këto për një pjesë të mirë të
njerëzve nuk ishin problem, por kishte dhe një pjesë tjetër që nuk
mund ta duronte dot faktin që pranë shtëpisë së tyre të banonin ato
që zyrtarisht njiheshin si "femra publike". "standard" fillon
botimin e një numri dosierësh mbi historinë e atyre që
quheshin "femra publike" dhe problemet që kishin ato.

Kanë kaluar mbi 63 vite nga ndalimi i ushtrimit të prostitucionit në
Shqipëri, njerëzit ndoshta e kanë harruar, por ka edhe nga ata
mosbesuesit të cilët nuk e besojnë se Tirana në '34, ka pasur dy
shtëpi publike, madje edhe lagje ku vepronin "femrat publike"
si "Bërraka" e "Shallvaret". E çuditshmja ndodh kur hyn dhe gërmon
brenda arkivit të shtetit, pavarësisht se një pjese të mirë të
dosjeve të "zeza" është e pamundur që t'ju hedhësh të paktën një sy.
Në to ka emra femrash pafund, emra vendesh, pronarësh lokalesh dhe
mjekësh të cilët janë kujdesur për "femrat publike".

Përshtypje në ato dokumente të bëjnë shumë gjëra, po e veçanta
ndoshta edhe e çuditshmja qëndron në faktin se këto femra kanë pasur
vëmendje nga pushteti lokal i Mbretërisë Shqiptare. Çdo femër e
pabindur karshi urdhrave mjekësore gjobitej me të holla, masa me
burg deri dhe në heqjen e të drejtës për të ushtruar këtë profesion.
Femrat të cilat kapeshin duke e ushtruar profesionin më të vjetër në
botë rrugëve, merreshin më forcë dhe dërgoheshin në shtëpitë
publike.

Për këto prostituta nuk vihej vetëm rregullorja se ku do e ushtronin
profesionin, por dhe vendi i tyre i banimit. Asnjë pronar bordelloje
nuk mund t'i shfrytëzonte këto femra, çdo fitim ndahej në mënyrë të
barabartë mes pronarit dhe femrës. Që në vitin 1922 kur ky profesion
filloi të ligjërohej, por edhe deri në fund të viteve 30 ishte vënë
në fuqi vizita e detyrueshme të mjeku, pasi në vizitat e tyre të
para pjesa më e madhe e femrave dilnin me sifiliz, diçka që ishte
shume e rrezikshme dhe vendi kërcënohej të përfshihej nga kjo
sëmundje. Për këtë arsye vizita të mjeku u vu me detyrim dhe asnjë
femër nuk mund ta shkelte këtë rregullore, në të kundërt masat që
merreshin nuk ishin vetëm pagimi i gjobës në të holla por dhe më
shumë se aq, deri duke i përzënë nga "vendi i punës" dhe nga
prefektura ku ato ushtronin profesionin.

Shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo
shqiptare, megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato
shtëpi publike ka pasur vetëm femra me kombësi të huaj, por kjo nuk
mund të jetë aspak e vërtetë. Prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë
ushtruar vetëm italianët, gjermanët, malazezët, por dhe një numër i
madh femrash shqiptare. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë
qenë karshi të huajve edhe shqiptarët. Për shumë kohë vihet re se
pronarët e shtëpive publike kanë qenë meshkujt, por ky rregull
filloi të ndryshoje. Për të hapur bordello në gjykate filluan të
bëheshin kërkesa edhe nga femrat të cilat donin të hapnin shtëpitë
publike. Femrat që bënin kërkese kryesisht ishin ato femra, të cilat
këtë profesion e kishin ushtruar dhe vete. Ndoshta duke e parë si
një mënyrë të mire fitimprurëse, filluan të mendonin se pse jo mos
të ishin dhe ato pronare. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ato
e njihnin më mirë hilet e këtij zanati.


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
eurogina
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 22-03-2008, 03:13:11 »

Prostitucioni është pisllik ndaj them te ndalohet.
Kush ka nevojë për seks, le të martohet  perqeshje


duhet me u martu me bo seks??????????????????
lol
E identifikuar

Moro mou c'est la vie
If you want to kiss me
You must to say to me
How much you love me
Se thelo tora only for me
I want to kiss you ola nihtas<br />-------------------<br /><br />eurogina@zeriyt.com
Charlie
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 22-03-2008, 10:34:46 »




Unë them  te LEGALIZOHET,dhe si rjedhoje e asaj te hyn nën kontollin e shtetit.Sepse është e vetmja mënyrë për  të mos përhapen sëmundjet e ndryshme seksuale. luj syun


Edhe unë votova për JO të mos mbyllen zgerdhihet me ca merret pastaj Daja Hasan nese mbyllen o Leftoo hahaha zgerdhihet
E identifikuar

Love and Sex
Hasani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 22-03-2008, 15:22:31 »

Prostitucioni është pisllik ndaj them te ndalohet.
Kush ka nevojë për seks, le të martohet  perqeshje

Se luan topi buzeqeshje
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 23-03-2008, 01:30:21 »

Paramendoni sikur ndonje nga te dashurit e zemres suaj do prostituohej, si do ndiheshit?

Bejani kete pyetje vetes para se te shpreheni nese jeni "per" apo "kunder" prostitucionit.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 23-03-2008, 19:41:12 »

Paramendoni sikur ndonjë nga te dashurit e zemrës suaj do prostituohej, si do ndiheshit?

Bejani këtë pyetje vetes para se te shpreheni nëse jeni "për" apo "kundër" prostitucionit.

Eh more Bekim, kur është ne pyetje nëna, motra, gruaja apo vajza, natyrisht se ata se bëjnë atë pune. E bëjnë vetëm nenat, motrat dhe vajzat e tjerëve! Ne mallin e huaj, defrehen njerëz te papergjegjshem pa e menduar pakëz nga një kendveshtrim tjetër...

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Charlie
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-03-2008, 21:17:46 »

Askush me zor nuk i sjell ato zgerdhihet te gjitha ato vajza qe punojn aty e bejne me vetedije te plote luj syun dhe me nje fjale e kan qef lekun luj syun zgerdhihet
E identifikuar

Love and Sex
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 24-03-2008, 12:34:03 »

Askush me zor nuk i sjell ato zgerdhihet të gjitha ato vajza qe punojn aty e bëjnë me vetedije te plotë luj syun dhe me një fjale e kan qejf lekun luj syun zgerdhihet

Je i sigurte sa i perket asaj qe e bera me te kuqe?
Padyshim se ka disa qe e bejne per shkak te hollave dhe e bejne me qejf, por mos i harroni edhe ata te cilet jane te detyruara ta bejne se e hane qytekun ne vend te bukes!

Plus mendoji edhe ata tjera qe kane lene femije te uritur ne shtepi! Sikur te kishim nje sistem social me te mire, dhe punesim te garantuar, shumicat e grave as qe do ua shifshe suratin ne ate vend. Po thuaj se ka nena qe skane zemer ti lene femijet duke qare me barkun e shprazet dhe ju mbetet si rrugedalje ta shesin vehten per nje kafshate buke.






E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 24-03-2008, 12:56:17 »

Gjeja e pare eshte se jane te pashkolluara, e dyta sja mban me punuar dhe kane qejf te bejn ato pislliqe.
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Mendimi juaj per ZY v.5.0
  • Dot Shume mire
  • 35 (58%)
  • -
  • Dot Mire
  • 8 (13%)
  • -
  • Dot Jo keq
  • 6 (10%)
  • -
  • Dot Keq
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Shume keq
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Nuk e pata vizituar perpara
  • 8 (13%)
  • -
  • Dot No Comment
  • 2 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 59
  • Shiko temen