Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një ndër 300 shqiptarë i droguar !  (E lexuar 571 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 23-03-2007, 01:13:30 »
Citojeni

Shifrat e botuara në raportin e Bordit Ndërkombëtar i Kontrollit të Drogës. 
 
Një ndër 300 shqiptarë është i droguar pasi, në total janë rreth 30 mijë persona, gati të të gjitha moshave dhe të dy sekseve, të cilët janë përdorues të drogave sintetike, lëndëve, bimëve apo bimëve narkotike. Shifra alarmante nuk është publikuar nga burime jozyrtare, por është deklaruar nga vetë Ministria e Shëndetësisë e vendit tonë, si dhe është publikuar nga Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Drogës (INCB - organizatë  ndërkombëtare), në raportin e saj vjetor për vitin e kaluar. “Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri ky vend numëronte në janar të 2006-s rreth 30 000 toksikomanë, përkundrejt 4 000 personave të identifikuar si narkomanë në vitin 1995, dhe 20 mijë personave të identifikuar si toksikomanë në vitin 1998.” Kështu shkruhet, e zezë mbi të bardhë, në raportin e vitit të kaluar për situatën e drogmenëve në vendin tonë. Pa dyshim, që numri më i madh i përdoruesve të lëndëve të ndryshme narkotike në vendin tonë është në Tiranë, pasi kryeqyteti duket se ka një “treg” më të begatë, sipas specialistëve të antidrogës, ku mund të gjesh çfarë të duash. Ndërkohë që, një vit më parë vendi ynë numëronte rreth 30 mijë përdorues drogash të ndryshme, pra rreth 10 mijë persona më shumë sesa 8 vite më parë. Po sipas të njëjtit raport, të botuar pak ditë më parë (dhe që mund të gjendet në sitin www.incb.org), thuhet se 4 000 prej këtyre personave, të identifikuar si përdorues lëndësh dhe bimësh narkotike, kanë nevojë për një trajtim special, të cilin vendi i tyre nuk mundet që t’ia ofrojë.   
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 23-03-2007, 10:50:25 »
Citojeni

Sa keeeq,të mendosh qe sa popullsi e vogël jemi  pershtjellim
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 23-03-2007, 15:15:19 »
Citojeni

harruan te numerojne dhe ato qe merren me droge luj syun
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 24-03-2007, 06:50:08 »
Citojeni

Të them te drejtën me duken pak te ekzagjeruara këto statistika. Do e besoja sikur te thonin se 1 ne 300 veta ka provuar ndonjë lloj droge,por me duket e pabesueshme qe 1 ne 300 vete te jetë perdorues i rregullt i droges.  pershtjellim
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
« Përgjigjja #4 më: 26-03-2007, 02:01:59 »
Citojeni

Epo një nder këto 300 shqiptarët e keni këtu jam unë zgerdhihet

Sma ha mendja se janë shifra te saktë sepse i bie qe gjithë rinia jonë te jetë e droguar se s'ma ha mendja te pijne fëmijët dhe pleqte mgjs dorë ne zjarr nuk ve !
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |