Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mbi higjenen vetjake  (E lexuar 287 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 04-05-2008, 11:45:51 »
Citojeni

lokali im frekuentohetme mbi 150 persona te moshave të ndryshme te gjith meshkuj.(15-70vjec)nga një verifikimi imi delse 90% e tyre nuk dijnë te urinojne.Urinen në vend ta bëjnë ne pizhuar e bëjnë mbi klozeten alla franga duke ndyer rrethoren termoizoluese.Shumë prej tyre qe ndjehen "maraklij"në vend qe te shtrojne dy piceta letre e pastaj te ulen mbi te, hypin mbi te e Zoti na ka ruajt qe skemi pase ndonjë aksident.Pothuajse te gjithë nuk shtypin butonin e larjes dhe e sigurtë qe nuk lajne dhe duart.Mendova se ndoshta ka te beje me cilesine e klienteve te mi por kur pyeta ne lokale te tjera ishte i njejti problem.m
Me vonë e lidha dhe me një fakt.Kur kam qenë ne kampin e Mases ne Itali u ndieva i turperuar kur komandanti i kampit më tha qe ti them bashkeatedhetareve qe te urinojne ne vendin e caktuar dhe ta pastrojne atë.Ishte evertete kur kur kasetat kishin difekt pasi mbushehsin plot disa preferonin ta kryenin pertoke.Natyrisht s'ishte e vështirë te merrje koven e ta laje.
Tema është e peshtireshme por me duket me vlerë.Të paktën dhe ndonjëri qe vepron kështu do të kujtohet se është mirë te ndryshoje.Pse jo, bëni mirë qe këtë ta diskutoni dhe ne ambiente me miq pasi perqindja e sondazhit është tepër e lartë e nuk ka mundësi të mos na preke te gjithëve.
« Ndryshimi i fundit: 11-07-2008, 15:32:51 nga M A X » E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 04-05-2008, 14:28:11 »
Citojeni

Anesti, sinqerisht me ke bërë te qesh me këtë teme. Kur lexova titullin prisja pyetje te sojit "Sa here laheni ne jave ose mbrenda ditës...?" etj por jo se bëhet fjale për edukaten tonë si i vizitojme tualetet private dhe publike.

Është teme e qëlluar sepse këtë problematike e ke si ti qe je pronar i ndonjë lokali, njeashtu edhe te tjerë. Madje disa ne shtepite e tyre kanë ra ne hall me anetaret e familjes apo mysafiret. Për ti shmang keqkuptimet, shyqyr këtë problem se kam ne shtepi se te mijte janë mirë te edukuar ne perjashtim te disa mysafireve. Por atyre ua bëj hallall meqë nuk plas koken çdo ditë me to. Pa dashur te ul gjinine e kundërt, me sa kam verejte ju meshkujt jeni me problematike sa i përket kësaj teme lol
Kur isha ne vizite tek një shoqja ime me bëri te qesh pllakati qe kishte ngjit ne deren e WC-se kur hyshe mbrenda. Pllakati kishte foton e saj me fytyre te ngjyrosur sikur ka dal ne lufte ne mal duke mbajt një pushke te birit te saj (loder natyrisht) dhe mbishkrimin: "Si e ke gjete ashtu ta lesh se je ne shenjester!" 
Pervec pllakatit kishte lënë një kove te vogël aty pranë me mbishkrimin: "Denim 5 euro për cdokend qe bën pislleqe dhe nuk i heq vete!"qesh me te madhe

Kemi qeshur se bashku për këtë gjë dhe ajo më tha: "Motër ne hall jam! Jam e vetmja femër ne këtë shtepi dhe lënë se im shoq është i shkujdesur, po edhe djemtë marrin shembullin e tij! ( i ka 3 djem) Nesër nuset do të me shajne se nuk i kam edukuar siç duhet! Prandaj ju kam thënë, meqë jam e degraduar si pastruese e juaj, me paguani denjesish ose pa kurseni te hollat duke mbajt higjienen dhe bëni qejf!"
Tha qe nga dita kur i kishte aplikuar këta metoda, plus bertimat e saj te padurueshme, kishte permirsime. lol

Unë mendoj se problemi qëndron me shumë tek ajo se ne mall të huaj "shprazet" populli pa lodh koken sepse s'është i detyruar ta pastroje vete. Është mungese e ndërgjegjës dhe miresjelljes ndaj "mallit të huaj". Ne shtepi natyrisht çdokush, qoftë fale edukates qe ka, apo edhe fale bertimave te anëtarëve tjerë te familjes (posaqerisht bashkeshorteve lol) te cileve ju pengon kjo gjë, është me i kujdesshem.

Tema e ka titullin Sondazh por nuk e di a deshte ti ti shtojsh edhe ca pika për votime? Nëse po, shkruaji pikat e tja shtojme sondazhit dhe anetaret pastaj le të votojne.

Të përshëndes!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 10-07-2008, 14:06:29 »
Citojeni

Higjena vetjake apo personale duhet te konsiderohet si një pikë tepër e rëndësishme nga çdo individ. Është vërtetë një domosdoshmeri e rëndësishme  Kjo rëndësi lidhet me shendetin e tij e te  familjes ku jeton, por duhet theksuar  gjithashtu se, higjena e pastër te le vend ne shoqeri e kudo, te bën te ndihesh mirë. Personalisht nuk do rrija as dy sekonda me një  person  te zhulosur e qe mbajnë ere. Do perpiqesha patjetër për te gjetur një justifikim e te shmangja qendresen e gjatë. Shpesh më ka ndodhur te zbres nga autobuzi pa mberritur ne destinacionin e duhur vetëm për shkak te eres se keqe qe mbanin  disa udhetare. Të kujdesesh për veten është gjeja me e lehtë ne botë, me  shkalle veshtiresie zero.
Njeriu po nuk u kujdes për vetveten, është i mbaruar për te tjerët.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Babyygirll
Shpirt i embel...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 18-07-2008, 19:26:06 »
Citojeni

Është një nga pikat me te rëndësishme te një njeriu,,
E identifikuar

**..ILoveYou..**
Ndryshe

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 03-08-2008, 11:30:54 »
Citojeni

Mund te them se,edukata e femijes fillon qe ne barke te nenes

dhe këtu e ka zanafillen çdo gjë
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 03-08-2008, 13:05:58 »
Citojeni

Isha ne dileme për tezgjedhur titullin e temës,pasi kështu nuk e jep plotësisht atë gjë duhet te them.E vërteta është se Shqipetret ne përgjithësi sillen ne mënyrë biologjikeme reflekse te lindura.Urinojne atje ku i vjen,ne rrugë pranë një pallati ne rreze te një pemë,ne det,ne lume ne lulishte,ne shkallet e pallateveetj, ashtu si dhe kafshet.E natyrisht si do të sillen ne lokale nryshe?Jo do të urinojne duke mbajtur me një dorë steken ose cigaren,e me një dorë nuk mund te pastrohen,e lënë banjonpa pastur dhe dalin si karagjoze duke u mberthyer me veshtiresi ne mes te lokalit.Femra shqipetare nuk besoj ti këtë këto reflekse pasi ajo gjithë jetën ka lare ne govate apome lavatrice,dhe këto reflekse e kanë perjashtuar atenga ky shkrim. atë
E identifikuar
Ndryshe

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 03-08-2008, 15:43:42 »
Citojeni

Përshëndetje bashkeatdhetar,
jam nëna e një fëmijë 3 muashje dhe me sinqeritet ju them qe mundohem qe deri tani sado e pamundur te jetë te filloj ti jap edukaten e duhur femijes tim.

Anesti(me falni nëse mund tju drejtohem kështu direkt me emër dhe jo me ju) është një teme e piketuar dhe mbi të gjitha tregon dhe një here se meshkujt shqiptare janë paedukate.

Kjo është e gjitha,bëhet fjale për atë shtrese shoqërore qe edhe pse familja u mundua ti jap edukate prapë shoqëria ka ndikuar ne te.

Ju përmendet një fakt reflekse te lindura,ne fakt janë reflekse te përfituar ne jetë.Nëse një fëmijë shikon një te rritur qe bën një veprim atëherë atij i fiksohet ky veprim.

Ju flisni për një kategori njerezish te cilët nuk e kanë piket e edukates,me fal kush njeri rri gjithë ditën kafeneve bilardove etje etje...patjetër ai i papuni jo intelektuali(edhe pse pjesa me e madhe kanë familje intelektuale)

Nëse do ti vendosje atë ligjin qe Aida ka përmendur ju siguroj se ne lokalin tuaj nuk do urinohet vend e pa vend..

Ndonjehere ndëshkimi është zgjidhja me e mirë,le të fillojnë te qeshin sepse nëse një njeri qesh për veprimet e veta do të thotë qe nuk ka pikë karakteri.

Pastaj po flasim për meshkujt shqiptar,mmm këtu ndalem nuk dua te zgjatem.Janë te tillë qe nuk pranojnë asgjë...


Të uroj qe sido te jetë situate te besh ndonjë gjë te paktën për pronen tënde sepse nuk është e lehtë te lejosh te tjerët te sillen ne pjesen tënde kështu.

Urime për temën,është teme e arrite ju pergezoj.

E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 03-08-2008, 16:41:51 »
Citojeni

Më fal moj motër por unë kam dhe shumë intelektuale,me kollare dhe pa kollare dhe veprojnë njësoj.Më ka shkuar ndërmend ti ti filmoj dhe tju a jappor kam frikë se me kam ndonjë ligj.Nuk ka zgjidhje vetëm po të perdorim paisje elektronike me program  për ketepune.Mos i shikoni meshkuj tuaj ne shtepi por pyetini ato sisillen jasht.Peqindja është skandaloze dhe kështu propabiliteti te tregonqe secila familje ta këtë një.
Ndryshe Në forum nuk përdoren fjale zoteri zonjë shok,apo shoqe.Por direk nicku.Faleminderit
E identifikuar
Ndryshe

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 06-08-2008, 12:56:12 »
Citojeni

Më fal moj motër por unë kam dhe shumë intelektuale,me kollare dhe pa kollare dhe veprojnë njësoj.Më ka shkuar ndërmend ti ti filmoj dhe tju a jappor kam frikë se me kam ndonjë ligj.Nuk ka zgjidhje vetëm po të perdorim paisje elektronike me program  për ketepune.Mos i shikoni meshkuj tuaj ne shtepi por pyetini ato sisillen jasht.Peqindja është skandaloze dhe kështu propabiliteti te tregonqe secila familje ta këtë një.
Ndryshe Në forum nuk përdoren fjale zoteri zonjë shok,apo shoqe.Por direk nicku.Faleminderit

Intelektual nuk është ai qe mban kollari,ai qe ka një vend posti diku ne një zyre ai qe shoqërohet me një shtrese te lartë te posacme,ai qe ka parane dhe pushtetin.
Këta janë parazitet shoqeror qe shoqëria jonë ne mesin e tyre rrit,dhe edukon.
Probabiliteti juaj është i saktë,tamam për çdo familje një i tillë.
Për mendimin tim(kur kam qenë ne Shqipëri veren e shkuar ishte një emision Fiks fare) mund te flisni një here me ta për këtë shqetësim dhe te bëjnë filmime nëpër WC te ndryshe duke i fshirë fytyren dhe zërin protagonisteve.

Vetëm mesimet sjellin drite ne këtë pune.
E identifikuar
CapkenjA
Ska me si dikur...


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 30-08-2008, 19:42:13 »
Citojeni

nga shqipari çfarë nuk pret
E identifikuar

Hello world I am here ,can you here me ????????????
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 31-08-2008, 23:25:03 »
Citojeni

Më kujtohet ne një cfaqe tek pallati i kongreseve kur ne sken do të kendonin sebashku Majlinda Bregu dhe Monika Kryemadhi.Pati një vonesë dhe ato nuk po dilnin ne skene.Për këtë një diteme pas u intervistuan dhe thanë se ishinvonuar pasi kishin shkuar sebashku ne një lokal për te kryer nevojat personale,pasi megjith lluksin e madh qe ka nga përpara pallati i kongreseve banjot e personelit ishin ndyer kaq shumë sa nuk kishe mundësi te hyjë.
E identifikuar
CapkenjA
Ska me si dikur...


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 01-09-2008, 15:53:15 »
Citojeni

Anest,gjithmonë do tregosh ndonjë histori me shkrive se qeshuri

po ku  igjen ore buzeqeshje
E identifikuar

Hello world I am here ,can you here me ????????????
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-09-2008, 14:12:09 »
Citojeni

Tashti po e shoh qe qenkemi patriote.
E identifikuar
CapkenjA
Ska me si dikur...


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 04-09-2008, 14:14:32 »
Citojeni

Tashti po e shoh qe qenkemi patriote.
ou d.m.th. dhe ti beratas ?

E identifikuar

Hello world I am here ,can you here me ????????????
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 04-09-2008, 14:30:49 »
Citojeni

ou d.m.th. dhe ti beratas ?


Vetm si origjinë.
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |