Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarProbleme dhe ZgjidhjeAdoleshentja denoncon tezen, më detyroi të bëhesha prostitutë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Adoleshentja denoncon tezen, më detyroi të bëhesha prostitutë  (E lexuar 147 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 25-04-2008, 11:57:48 »
Citojeni

Policia arreston 24-vjeçaren Sara Canko dhe bashkëpunëtorin e saj nga Saranda

Shkon te tezja në Greqi për të jetuar dhe punuar, por bie pre e trafikimit për qëllime prostitucioni. Ngjarja e rëndë për një vajzë 18-vjeçare nga qyteti i Beratit ka ndodhur një vit më parë, ndërkohë që ajo ka bërë denoncimin menjëherë pas kthimit nga Greqia ku ka punuar si prostitutë. Vajza me inicialet M.D. ka denoncuar në prokurori tezen e saj, të cilën e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni. 18-vjeçarja e shoqëruar nga nëna mësohet të ketë shkuar mbrëmjen e së mërkurës në Prokurorinë e Rrethit të Beratit ku ka bërë kallëzimin ndaj tezes, ç‘ka ka sjellë arrestimin e saj. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për gazetën se vajza ishte kthyer nga Greqia vetëm pak ditë më parë. Ajo ka pohuar përpara prokurorëve se gjatë një viti ishte shfrytëzuar si prostitutë nga tezja e saj. Vajza kishte shkuar në Greqi për të jetuar dhe punuar te tezja në muajin maj të vitit 2007, duke lënë në mes vitin e katër të shkollës së mesme, pasi familja e saj në qytetin e Beratit ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Përpara prokurorëve adoleshentja ka pohuar se pak ditë pasi kishte mbërritur në Athinë ka kuptuar se ishte mashtruar. Ndryshe nga ç‘priste, vajza nuk është punësuar si kameriere, por brenda pak ditëve ka nisur të punojë si prostitutë. Ajo ka pohuar se për një vit është detyruar të punojë si prostitutë në rrugët e kryeqytetit grek e detyruar nga tezja, Sara Canko. Për një vit, adoleshentja nuk u ka treguar asgjë prindërve për punën që bënte. Vetëm disa ditë më parë, kur është kthyer në shtëpi, në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Beratit, ajo u ka treguar prindërve se ishte kthyer nga Greqia pasi nuk kishte parë asnjë të ardhme atje dhe se kishte vendosur që t‘u kthehej studimeve. Vetëm pas këmbënguljes së prindërve ajo ka treguar të vërtetën e qëndrimit në Greqi dhe më pas i është drejtuar prokurorisë, për të ngritur padinë ndaj tezes tutore. Pasi ka marrë kallëzimin e vajzës, prokuroria ka firmosur fletë-arrestin për Sara Cankon, 24 vjeçe, lindur në qytetin e Kuçovës dhe banuese në Berat, e cila ishte kthyer nga Greqia njëkohësisht me mbesën. 24-vjeçarja Canko është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e saj në Berat, së bashku me një 43-vjeçar nga qyteti i Sarandës, Jani Mejdi, i cili e ka kaluar 18-vjeçaren në Greqi si emigrante të paligjshme. Ai mendohet se ka qenë në dijeni të vendimit të 24-vjeçares për shfrytëzimin e mbesës së saj si prostitutë dhe do të përballet me të njëjtën akuzë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-05-2008, 23:30:10 »
Citojeni

Natyrisht qe tema është për një ngjarje qe tashmë tek ne janë bërë te zakonshme por ajo qe doja te thoja është qe te bëni kujdes kur te bëni lidhje martesore,pasi nuk martohen dy vete por dy e me shumë familje.Shpesh qëllon qe cifti te jetë i mirë e por nëse njerzit qe i rrethojne janë me probleme ato do të transmetohen ne mardheniet mes ciftit. Ciao
E identifikuar
Trendafili
Shpirt i ëmbel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 02-06-2008, 11:14:45 »
Citojeni

Ka bërë veten ajo nuk e ka bërë tezja habitem fare...sapo ta kisha ditur unë se çfarë po ndodh do kisha ikur ne shtepi...këto shtetet e huaja mezi presin ti kthejnë emigrantet e paligjshem... zgerdhihet
E identifikuar
USHTARI I RRUGES

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 02-06-2008, 11:48:25 »
Citojeni

vërtetë qe është një ngjarje mjaft e trishtueshme,sepse një ngjarje e tillë mendoj se është një "makaber",për realitetin shqiptar......
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |