|
Berni
|
 |
« më: 25-04-2008, 11:57:48 » |
|
Policia arreston 24-vjeçaren Sara Canko dhe bashkëpunëtorin e saj nga Saranda
Shkon te tezja në Greqi për të jetuar dhe punuar, por bie pre e trafikimit për qëllime prostitucioni. Ngjarja e rëndë për një vajzë 18-vjeçare nga qyteti i Beratit ka ndodhur një vit më parë, ndërkohë që ajo ka bërë denoncimin menjëherë pas kthimit nga Greqia ku ka punuar si prostitutë. Vajza me inicialet M.D. ka denoncuar në prokurori tezen e saj, të cilën e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni. 18-vjeçarja e shoqëruar nga nëna mësohet të ketë shkuar mbrëmjen e së mërkurës në Prokurorinë e Rrethit të Beratit ku ka bërë kallëzimin ndaj tezes, ç‘ka ka sjellë arrestimin e saj. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për gazetën se vajza ishte kthyer nga Greqia vetëm pak ditë më parë. Ajo ka pohuar përpara prokurorëve se gjatë një viti ishte shfrytëzuar si prostitutë nga tezja e saj. Vajza kishte shkuar në Greqi për të jetuar dhe punuar te tezja në muajin maj të vitit 2007, duke lënë në mes vitin e katër të shkollës së mesme, pasi familja e saj në qytetin e Beratit ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Përpara prokurorëve adoleshentja ka pohuar se pak ditë pasi kishte mbërritur në Athinë ka kuptuar se ishte mashtruar. Ndryshe nga ç‘priste, vajza nuk është punësuar si kameriere, por brenda pak ditëve ka nisur të punojë si prostitutë. Ajo ka pohuar se për një vit është detyruar të punojë si prostitutë në rrugët e kryeqytetit grek e detyruar nga tezja, Sara Canko. Për një vit, adoleshentja nuk u ka treguar asgjë prindërve për punën që bënte. Vetëm disa ditë më parë, kur është kthyer në shtëpi, në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Beratit, ajo u ka treguar prindërve se ishte kthyer nga Greqia pasi nuk kishte parë asnjë të ardhme atje dhe se kishte vendosur që t‘u kthehej studimeve. Vetëm pas këmbënguljes së prindërve ajo ka treguar të vërtetën e qëndrimit në Greqi dhe më pas i është drejtuar prokurorisë, për të ngritur padinë ndaj tezes tutore. Pasi ka marrë kallëzimin e vajzës, prokuroria ka firmosur fletë-arrestin për Sara Cankon, 24 vjeçe, lindur në qytetin e Kuçovës dhe banuese në Berat, e cila ishte kthyer nga Greqia njëkohësisht me mbesën. 24-vjeçarja Canko është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e saj në Berat, së bashku me një 43-vjeçar nga qyteti i Sarandës, Jani Mejdi, i cili e ka kaluar 18-vjeçaren në Greqi si emigrante të paligjshme. Ai mendohet se ka qenë në dijeni të vendimit të 24-vjeçares për shfrytëzimin e mbesës së saj si prostitutë dhe do të përballet me të njëjtën akuzë.
Gazeta Shqip
|