Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarProbleme dhe ZgjidhjeAbortimi “Është gabimi më i madh i jetës”


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11 12   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Abortimi “Është gabimi më i madh i jetës”  (E lexuar 9432 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #135 më: 08-11-2007, 00:07:11 »

Ne radhe të parë mos e quaj veten ashtu sepse nuk je. Gabime ne jetë bëjmë dhe për to pendohemi shumë, por nga ana tjetër duhet te shikojme përpara dhe te mendojmë për të ardhmën.
Mua personalisht më vjen shumë keq për problemin qe paske pasur dhe për perseritjen e tij, por nëse behesh e fortë kjo gjë nuk ka pse përsëritet.
Duket se ti ke vuajtur shumë për abortin e pare dhe nëse e perserit përsëri mund te lere shumë pasoja te renda tek ty.
Prandaj unë do të sugjeroja qe këtë here të bëhesh me e fortë dhe me e qendrueshme ne veten tënde duke mos i lejuar te tjerët qe te detyrojne te besh atë qe nuk deshiron dhe qe te bën të vuash.
Kembengul dhe mbaje femin tënd sepse ta ka dhënë Zoti. Mbase e ardhmja mund te duket e zymte, por me siguri me mirë do të bëhet sepse femija ka hakun e vet ne këtë jetë.
Këto do të ishin keshillat e mia për ty buzeqeshje
E identifikuar

Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #136 më: 08-11-2007, 10:58:03 »

Ne radhe të parë mos e quaj veten ashtu sepse nuk je. Gabime ne jetë bëjmë dhe për to pendohemi shumë, por nga ana tjetër duhet te shikojme përpara dhe te mendojmë për të ardhmën.
Mua personalisht më vjen shumë keq për problemin qe paske pasur dhe për perseritjen e tij, por nëse behesh e fortë kjo gjë nuk ka pse përsëritet.
Duket se ti ke vuajtur shumë për abortin e pare dhe nëse e perserit përsëri mund te lere shumë pasoja te renda tek ty.
Prandaj unë do të sugjeroja qe këtë here të bëhesh me e fortë dhe me e qendrueshme ne veten tënde duke mos i lejuar te tjerët qe te detyrojne te besh atë qe nuk deshiron dhe qe te bën të vuash.
Kembengul dhe mbaje femin tënd sepse ta ka dhënë Zoti. Mbase e ardhmja mund te duket e zymte, por me siguri me mirë do të bëhet sepse femija ka hakun e vet ne këtë jetë.
Këto do të ishin keshillat e mia për ty buzeqeshje
Aprovoj teresisht përgjigjen e Max-it, e cila është me e duhur për këtë vajzë e cila duhet te bëhet shkak për realizimin e frytit te saj te dashurisë, e qe për te lindja e femijese duhet te jetë ideal qe me plot dashuri dhe vullnet ta realizoje. Unë gjithashtu e keshilloje qe t'i binde familjaret e vet dhe te dashurin e saj qe ajo te mban femiun dhe me perkushtim ta rrise ne të ardhmën atë. Besoj bindshëm ne atë se, sigurisht po qe se vajza do mundohet me urtesi, këshilla, porse edhe me debate t'i binde njerëzitë qe e rrethojne, do e gezoje me pas edhe përkrahjen e tyre. Gjithashtu mos harro te shpeshtosh lutjet tek Krijuesi i këtij femiu, pra Zoti, qe te te ndihmoje.

Për fund, këshilla ime është qe të mos pranosh kurrfare varianti tjetër perpos lindjes dhe rritjes se femijut tënd, i cili është i yti, Zoti ty ta ka dhënë... E s'e ka krijuar qe te jetoje nesër ai fëmijë duke mos e ditur se ku e ka nënën e babain, apo edhe me e keqja duke punuar nëpër rrugët e Europes si prostitute, mbase zakonisht fëmijët e braktisur i pret një fat i këtillë. PRA RUAJE FEMIJUN TEND, AJO KRIJESE E SHTRENJTE ESHTE E YTJA DHE T'I JE PERGJEGJESE PER TE, SIKURSE QE ESHTE BABAI I SAJ.

Uroj të bëhesh një nene shembullore, qe me dashuri e devocion perkujdeset ne të ardhmën për atë krijese te bukur, qe fjalën e pare qe e thotë ne këtë jetë është NËNË!

Sinqerisht,
Juaji,
Altruisti!
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #137 më: 08-11-2007, 14:17:51 »

eh sa është gabim qe te besh abort,sa keq sa fshtir kur e mendoj at abort dua ta vras veten,Sa shum e doja te dashurin tim pa te nuk mundja te qendroja aspak ja jepa të gjitha por për dashurin ton te gjith ishin kundër çka te bëja pershtjellim nuk di as pak,familja ime nuk me donin shkaku qe isha me te,një koh te gjat d.m.th. plot 6 vite mbas një kohe mbeta shtatzene me te dashurin tim e mbajta 8 jav ne barkin tim  oo zot sa isha e lumtur qe e kisha femiun e njerin qe e doja,dhe babai i tij dhe i dashuri im me shtyn qe ta heki at femi,, o zot nuk dija qte bëja doja te vdisja por te gjith kohën me thojshin qe nuk do të marim ne shtepi do e qojm femiun ne dom çdo gjë dhe kisha frik ta dij shtëpia ime oo zottttt sa fshirt ish për një vajz,kjo gjë.me në fund pranova ta heqi at femi oo sa shum kisha gabuu sa shum e mallkova veten doja te vdisja gjith kohën qe me shkonin mendet aty:S ja dhe kaluan plot 8 muaj unë prap mbeta shtatezen tash jam ne muajin e 7 nuk dua ta heki prap dojn te me bindin ta heki ju lutem me ndihmoni çka te bëj cila është rruga me e mir për muaaaa oo zot e mallkoj veten qe jetoj pershtjellim te lutem me ndihmoni..pershtjellim postimi nga  MALLKUARA

Me erdhi shumë keq kur e lexova këtë shkrim. Edhe pse vete se kam provuar kurrë ta bëj hapin e abortimit, si femër dhe prind qe jam mund ta imagjinoj sa keq ndjehesh. Kur deshton një shtatzani tek një femër, ajo kalon një krize te rëndë, e ku me kur ajo vete bëhet shkaktare e humbjes se femijut. Tash çdo femër e ndjen dhe perjeton ndryshe një abort, për dikend është diçka normale dhe si len përshtypje, ndërsa dikush tjetër përjetësisht e mban si pikë ne zemër këtë vendim te jetës.
Sidoqoftë, gjërat qe kanë kaluar nuk i ndryshon dot, duhet të bëhesh e fortë dhe ta perballojsh këtë periudhe me durim dhe qëndrueshmëri.

Vendimet tua nuk mund te ti marrë dikush tjetër dhe këtë gjë nuk duhet assesi ta lejojsh, kushdo qoftë!
Është ne pyetje trupi jot dhe femija jote, prandaj mundohu kësaj rradhë këtë dhurate ta pranosh si një bekim nga Zoti dhe mos e sheh veten si te mallkuar.

Jeta është përplotë me befasi dhe sfida, ka periudha qe rëndë i perballojme por dije se vijnë edhe periudha te tjera kur me buzqeshje dhe gezim i perjetojme castet e këndshme.

Si nene qe jam te them, s'ka gjë me te bukur se sa ta mbajsh femijun tënd ne krahet tua, s'ka gjë me te ëmbël se zëri femijut kur te thërret "nene" dhe s'ka gjë me te çmuar kur e sheh se fale merites tënde ritet dhe zhvillohet një jetë e re. Problemet tjera qe ke tash dhe qe do të lindin me vonë do të duken dytesore sepse zemren do ta kesh përplotë me dashuri dhe force për ti përballuar gjithat.

Nëse përsëri e aborton këtë femij do ta kesh shumë rëndë. Nga shkrimi yt verehet se sa je penduar dhe sa vuan për shkak te abortimit pare. Ti ke nevojë për ndihmë profesionale dhe përkrahje, e nëse se gjen këtë askund, s'ke besim dhe ndjen frikë, athere bëhu e fortë se vjen koha qe krijesa e re e cila ritet tek ti, te jep kurajo dhe përkrahjen e duhur me prezencen e saj/tij ne jetën tënde.

Të uroj gjithë te mirat dhe te ndjekt e mbara ne jetë!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
e mallkuara
« Përgjigjja #138 më: 11-11-2007, 03:01:05 »

ehh ju faliiminderit për përgjigjet qe ii dhat për mua,femija tash po hyn ne javen e 8 jam e lumtur qe e kam një femi qe e kam ber me njeriun qe e dua aq shum ne jet,por kot çdo dit me thërrasin prindërit e te dashurit tim më thonin qe më duhet prap te heqi ket femi sepse askund nuk do të mberri me femi por më duhet qe te kry shkoll unë jam ne klasen e 12 ne shkollën e mesme ne qytetin tim,me thojn qe më duhet ta perfundoj shkollën te shkoi në fakultet te behem e pavarur e fjalt e tyre edhe unë do të doja ti bëja të gjitha qe me thojn por kot një femi e heqa shkaku qe ma inponuan ata po jo me nuk dua te heqi ket femi çdo minut çdo or çdo dit i lutem Zotit qe te me ndihmoj dhe te ma fal qe e kam ber gabimin e par dhe te rritet ky femi ne barkin tim pa probleme dhe ta lindi shnosh e mir,por nëse ata nuk do të jen te pajtimit më duhet qe sa te filloj barki qe te mer rritet më duhet te iki nga shtëpia te shkoj ne një qytet tjetër e te vendosi për jetën time te hy ne pun e ta rris femiun tim vetëm po kam frik qe do hy ne rrug te keqija,kam frik nga çdo gjë ne ket jet,kam frik qe nëse i tregoj prinderve te mi do të me dergojn me zor tek familja e te dashurin tim,si do tja bëj atëherë as nuk do të donin te me shohin me sy qfar te bëj ju lutem me ndihmoni me jepni kshilla se jam vetëm 18 vjeqe kam frik nga pytjet qe edhe vetes ja bëj e nuk di te përgjigjem,as nuk di ne cilin muaj do të filloj fmiu im te krijohet po lexoj shum po po kam frik edhe te lexoj nuk di çka te ha,vjelli çdo mëngjes s'e di çka te bëj...ju lutem me ndihmoni ju lutem kam frik nga mendimet e vetes sime nuk dua ta heqi ket femij prandaj me ndihmoni i pres përgjigjet e juaja këtu pershtjellim ju përshëndes me gjith zemër nga 18-vjeqarja:S
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #139 më: 11-11-2007, 03:18:25 »

Nuk e di nga cili vend je me orrigjine, supozoj nga mënyra e të shkruarit se ndoshta Kosova ose Maqedonia.

Sidoqoftë, pyet diku ne rrethin tënd a ka ndonjë institucion qe perkujdeset për raste te tilla.
Ndonjë qendër sociale, keshillimore apo diçka te ngjajshme.
Nëse jo ne qytetin tënd, athere ne ndonjë qytet aty afër, është me rëndësi mos bejsh tani gabime dhe mbesish rrugëve.

Si i ke marrdheniet me prindet e tu?
Ke ndonjë te aferm kujt mundesh ti besojsh?
A mundesh te na shkruajsh se ne cilin qytet jeton?
Ndoshta ashtu mund pak me lehtë te te ndihmojme, nëse dikush din ndonjë adrese adekuate kujt mund te i drejtohesh mund ta shkruaje ne këtë teme.

Sa i përket gjendjes tënde, kjo periudha e vjelljes tek dikush zgjat deri ne javen 12-16 te shtatzanise, ndërsa tek të tjerët me gjatë.
Mundohu gjatë ditës te hash shpesh e nga pak, qe lukthi çdoherë te këtë diçka te perpunoje. Pi çaj kamomili, kjo e qeteson lukthin. Nëse e pin duhanin dhe kafen do të kisha keshilluar qe për hirëë te shendetit tënd dhe te femijut tënd ti lesh.
Mua me ndihmonin mollat shumë dhe hajsha keksa gjatë ditës.
Të duhet pak kohe te mesohesh me sasine e hormoneve qe ke tani ne gjak, se shtatzania sado kudo e ndryshon atë sasi dhe organizmi reagon, dikush me keq e dikush me lehtë. Me kalimin e kohës do ta verejsh vete se çka ta lehteson mundimin e çka jo, çdo femër reagon dhe e perjeton një shtatzani ndryshe.
Sidoqoftë uroj ta kalojsh me lehtesi!

Nëse don rregjistroju në forum, ashtu do të kesh mundësinë te shkembejsh edhe mesazhe private. buzeqeshje

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #140 më: 11-11-2007, 03:41:40 »

Kliko këtë teme te lutem:
==> Shtatzania dhe gjithçka mbi nënën <==

Ta kesh sado pak idenë si zhvillohet bebi yt. buzeqeshje
Do mundohem te gjej edhe tema te ngjajshme në lidhje me shtatzanine.

Natën e mirë!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
e mallkuara
« Përgjigjja #141 më: 11-11-2007, 14:01:22 »

faliminderit shum me prindërit e mi e çoj shum mir po shkaku qe kam pas probleme shum me te dashurin tim dhe familjen e ti qe kur e kuptuan familja ime qe kisha ber abort pa dëshirën time i quan ata ne polici tash e kam pak  me ndryshe dal bëj shetitje shkoj ne shkoll nuk me pengojn fare,sepse jam e vetmja vajz ne shtepi dhe me shikojn ndryshe,te gjith habiten si e çoj me ta,jam nga Koosova nga Peja nuk e di a mundet dikush te me ndihmoj për këtë rast po s'e di çka te bëj...nuk kam askënd qe te me përkrah as te me ndihmoj pershtjellim ju lutem me ndihmoni...do regjistrohem ne këtë forum dhe do flasim reth kësaj teme ju përshëndes
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #142 më: 11-11-2007, 14:08:21 »

Ne rradhë të parë rregjistroju te lutem në forum.
Por zgjidhe te lutem një emër tjetër e jo këtë "e mallkuara" buzeqeshje



Pasi te rregjistrohesh me dërgo mua një mesazh privat, klikon tek profili im dhe aty te del opcioni poshtë te mund te me kontaktosh privat. Ta dergoj nr. e një Mjeku ne Kosovë i cili shpresoj se te keshillon për me tej. Pak para sa ma rekomanduan këtë mjekun.
Nuk dua ta postoj këtu publikisht prandaj te lus rregjistroju.


Yllo, përderisa paske marredhie te mira me familjen s'ke pse te merzitesh! Do te rregullohesh, bëj durim!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #143 më: 11-11-2007, 14:14:28 »

Aida,

Postoje identitetin dhe informatat e mjekut, pasi qe edhe lexuesve te tjerë i'u nevojitet, sikurse dhe protagonistes.

Të falemnderit paraprakisht!
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #144 më: 11-11-2007, 14:22:37 »

Mirë pra Mirsim, i postoj te dhenat e Mjekut ne vijim:

Prof. Dr. Ferid Agani
ferid.agani@gmail.com
Klinika Private "Rezonanca"
038-243-801/802



Të falenderoj edhe ty për rekomandimin!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
emallkuara

Shiko profilin
« Përgjigjja #145 më: 11-11-2007, 14:25:21 »

ju lutem mos më pysni për emrin tim,do doja tjau jepja me gjith zemër por kam frik qe e lexojn këtu  ne qytetin tim te gjjit këtë forum dhe te gjith do e marin vesh... kam qen te mjeku para 2-3 javeve po të aj mjek qe ma heqi te parin femi.. më tha qe është 5 javësh dhe qe është ne gjendje te mir i thash te me jap disa barna për kundër vjelljes, mi dha por prap kisha frik ti perdori sepse një nuse e djali te agjit tim më ka then se nuk bën te pin hapa gruaja shtatzene sepse mund te ledohet femija i kam bler hapat po nuk i perdori.. mund te me shkruani ede privat edhe si te doni do ju pergjigjemi mbase e kam internetin ne dhomen time.pres te me ndihmoni ju përshëndes
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #146 më: 11-11-2007, 14:26:28 »

E dashur, do të shkruaj unë gjatë ditës një mesazh privat.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
emallkuara

Shiko profilin
« Përgjigjja #147 më: 11-11-2007, 14:28:03 »

po ne cilin qytet është ky mjek...unë jam ne peje
E identifikuar
emallkuara

Shiko profilin
« Përgjigjja #148 më: 11-11-2007, 14:29:08 »

mir pra më duhet qe te dal pak nga interneti e do hy me von flasim faliminerit për të gjitha
E identifikuar
Mishel Forever
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #149 më: 11-11-2007, 23:53:47 »

shumë konfuze me bërë. njëherë thua jam ne muajin e 7 njëherë 7 javshe e tani 5 javeshe! gjthsesi për nga eksperienca ime personale dhe aida mund te me korrigjoj një femër kupton se është shtatzane pas javës se 4 , sepse bazohesh gjithmonë ne ciklin e fundit. dhe teknikisht pas javës se 5 fillojnë shqetësimet si vjellje, luhatje tensioni, anoreksi etj. flas teknikisht sepse nëse do ishte një shtatezani e dëshiruar mund të merrej vesh edhe me pare duke perdorur test shtatezanie. pa dashur te te lendoj apo paragjykoj me lind një pyetje si ka mundësi qe je treguar kaq e pakujdesshme brenda një kohe kaq te shkurter? dhe ajo çka me bën vërtetë te me vijë keq për ty është fakti qe e ke nisur mbrapsht çdo gjë! gjthsesi e dashur jeta vazhdon, nuk ke pse kryen serisht abort. je ti ajo qe vendos për vete dhe femijen tënd.
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11 12   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |