|
Berni
|
 |
« më: 05-07-2008, 13:17:31 » |
|
Dy bandat e famshme të rrokut dhanë një koncert të paharrueshëm në "Qemal Stafa"
Stadiumi "Qemal Stafa" ishte i tëri në ekstazë mbrëmjen e së enjtes me tingujt elektrizues rrok të grupeve me famë botërore "Whitesnake" dhe "Def Leppard". 2 bandat legjendare të rrokut, të cilat përjetuan kulme në fund të viteve `70 dhe në të gjithë vitet `80, erdhën për herë të parë në Tiranë, duke dhënë një koncert "live" të paharrueshëm. Për më shumë se tri orë ata mbingopën me hitet e tyre mijëra fansa, të rinj e të vjetër, në një koncert gjigand.
Ata shijuan dhe njëherë, por ama "live" dhe pak metra larg idhujve të tyre, hite të tilla të famshme si "Is it love", "Still of the night", "Here I go again", "Ain‘t no love", "Animal", "Love Bites", "Histeria" etj…
"Whitesnake", i themeluar nga David Coverdale, është cilësuar nga kritika si një ndër grupet më të mira të rrokut, krah legjendave të tjera, si "Deep Purple". Kulmin e suksesit banda e ka pasur në vitet ‘80, por adhuruesit i ka të shumtë e sot e kësaj ditë në të gjithë botën. Edhe "Def Leppard" konsiderohet si një nga grupet më të famshme heavy metal dhe hard rrok. Ai u formua në vitin 1977 dhe ka shitur më shumë se 65 milionë disqe në të gjithë botën.
Top-Channel
|