Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorPop/Rock Seks, drogë dhe rock & roll, si vdesin yjet e muzikës !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Seks, drogë dhe rock & roll, si vdesin yjet e muzikës !  (E lexuar 377 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-09-2007, 10:00:23 »
Citojeni

Të famshmit e këngës vdesin të rinj, duke arritur një mesatare të jetëgjatësisë prej 42 vjeç

Thënia e famshme “Jeto jetën dhe vdis i ri”, një nga parimet e rrymëës muzikore rock & roll duket se është zbatuar
fjalë për fjalë edhe nga shumë prej muzikantëve amerikanë dhe evropianë. Studimi, i publikuar në të specializuarën
“Journal of Epidemiology and Community Health”, nxjerr në pah një parashikim, sa të veçantë, aq edhe makabër: mundësitë që një popstar të vdesë pa mbushur 40 vjeç janë sa dyfishi i atyre të personave të tjerë. Studimi ka titullin kilometrik “Nga Elvis te Eminem: çmimi për të
qenë i famshëm - rreziku i vdekjes së parakohshme ndërmjet yjeve të rrokut dhe të popit në Evropë dhe në Shtetet e
Bashkuara”. Për këtë janë marrë në krahasim jetëshkrimet e një numri të madh këngëtarësh, duke marrë në konsideratë
si jetëgjatësinë e tyre, ashtu edhe mënyrën e të jetuarit. Sipas gazetës, Pit Doerti i “Babyshambles” pritet të ketë
edhe shtatë vjet jetë, ndërsa Eminem jo më shumë se tetë.
Studimi është bazuar te të dhënat e mbledhura nga jetëshkrimet e 1064 muzikantëve dhe këngëtarëve të rrymave
“rock”, “punk”, “rap”, “R&B”, “electronic” e “new age”, evropianë dhe amerikanë, që kanë arritur kulmin e suksesit
mes viteve 1956 dhe 1999. Mjekët kanë krahasuar vitet e jetës së tyre me ato të qytetarëve të zakonshëm të së njëjtës moshë, të të njëjtit seks dhe që jetojnë në
të njëjtin shtet. Mesazhi i studiuesve është i qartë: industria muzikore duhet të marrë seriozisht në konsideratë
mënyrën e sjelljes së muzikantëve të famshëm, edhe për efektin që ata mund të ushtrojnë mbi miliona tifozë, që mundohen t’i imitojnë deri në detaje.
Evropianët kanë statistika edhe më të këqija se amerikanët. Kështu, nëse një yll i muzikës në SHBA ka një mesatare
jetëgjatësie prej 42 vjeç, në Evropë ajo nuk i kapërcen 35 vjetët. Sipas studiuesve, rreziku më i madh për jetën e tyre
vjen nga 2-25 vjet, pasi ata kanë arritur suksesin. Më shumë se 100 prej tyre kanë vdekur, pikërisht nga abuzimet me alkoolin apo drogën. Më të famshmit janë Xhimi Hendriks, që vdiq 27 vjeç nga përzierja e stimulantëve me alkoolin, Elvis Presli, 42 vjeç, Xhim Morrison, 27 vjeç etj.
Por gjithçka varet prej tyre. Fakti që shumë të tjerë si Billi Idol, Pol Mekartni, Mik Xheker etj janë ende gjallë, tregon se çdo rregull ka edhe përjashtime.

Të Vdekurit nga Statistikat

Jimi Hendrix, 27 vjeç
Janis Joplin, 27 vjeç
Sid Vicious, 21 vjeç
Kurt Cobain, 27 vjeç
Phil Lynott, 36 vjeç
Jim Morrison, 27 vjeç
Keith Moon, 32 vjeç

Të mbijetuar nga Statistikat:

Billy Idol 55 vjeç
Tom Waits 58 vjeç
Ozzy Osbourne 59 vjeç
Iggy Pop 60 vjeç
David Bowie 60 vjeç
Mick Jagger 63 vjeç
Paul McCartney 65 vjeç
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-09-2007, 16:01:31 »
Citojeni

Kurt Cobain, këngëtari dhe autori i teksteve të grupit "Nirvana", qëlloi veten në vitin 1994, në shtëpinë e tij, në moshën 27-vjeçare

Jim Morrison, këngëtari i grupit të famshëm muzikor të viteve ‘70 "The Doors", u gjet i vdekur në vaskën e tij, në vitin 1971 në moshën 27-vjeçare. U vërtetua se ai kishte vdekur si pasojë e infarktit kardiak, nga përdorimi i overdozave

Këngëtarja Janis Joplin vdiq në vitin 1970, në moshën 27-vjeçare, nga një overdozë heroine, pasi kishte konsumuar shumë alkool

Brian Jones, kitarist i grupit "Rolling Stones", në vitin 1969, gjendet i vdekur në pishinën e vilës së vet në moshën 27-vjeçare. Ai u mbyt, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe drogash

Jimi Hendrix, me emrin e vërtetë James Marshall Hendrix, vdiq në vitin 1970 në moshën 27-vjeçare. Pas konsumit të tepruar të alkoolit e tabletave për gjumë, ai u mbyt në gjumë

Freddie Mercury, ylli i këngës "The show must go on" vdiq në vitin 1991 në moshën 45-vjeçare, nga humbja e imunitetit që i shkaktoi sëmundja e SIDA-s

Basisti i grupit anglez "Sex Pistols", Sid Vicious, vdiq në moshën 21-vjeçare nga overdoza

Këngëtari austriak, Johann Hoelzel, i njohur në botën artistike me emrin "Falco", vdiq në vitin 1998 në moshën 40-vjeçare, nga një aksident që erdhi si pasojë e humbjes së vëmendjes nga konsumimi i tepruar i kokainës

Elvis Presley - mbreti i Rock ‘n‘ Roll-it, vdiq në moshën 42-vjeçare nga "pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit të organeve të frymëmarrjes", siç u cilësua zyrtarisht

John Bonham (djathtas), baterist i bandës së famshme britanike "Led Zeppelin", vdiq në vitin 1980 në moshën 32-vjeçare, në shtratin e tij, pasi kishte konsumuar më parë një sasi të madhe alkooli

Ronald "Bon" Belford Scott (majtas) i grupit "AC/DC" vdiq në vitin 1980 në moshën 33-vjeçare nga një "helmim akut i gjakut si pasojë e konsumimit të madh të alkoolit" dhe u gjet i vdekur në shtratin e vet

Tupac Shakur, një nga reper-at më të mëdhenj të SHBA-së e njëkohësisht edhe aktor, u qëllua për vdekje në rrugët e Las Vegasit, në vitin 1995 në moshën 25-vjeçare

John Lennon i "Beatles"-ave u qëllua për vdekje nga një fans i cmendur në vitin 1980 në Nju-Jork. Ai ishte në moshën 40-vjeçare
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |