sorelina
e qeshur
|
 |
« më: 30-11-2006, 20:28:21 » |
|
Në Austrinë e 1987, një grup rroku me emrin e Enverit
Rezarta Delisula
Nuk e njihnin absolutisht historinë e Shqipërisë nën drejtimin e diktatorit, Enver Hoxha, megjithatë 14 muzikantë vendosën të krijonin një grup roku me emrin e tij, “The Enver Hoxha Revivalists”.
Ishte viti 1987 dhe drejtuesi më jetëgjatë i shtetit shqiptar kishte vetëm dy vjet që kishte vdekur, por ishin disa djem austriakë që ringjallën kujtimin e tij nëpër Evropë. Të punësuar në piano-bare e lokale të shumta të Austrisë, ata ngjallën kureshtjen e mijëra qytetarëve me emrin e grupit, emër i cili falë Enver Hoxhës rezultoi shumë i suksesshëm.
Vendimi Dinin se Shqipëria ishte një vend i vogël i izoluar, por s’kishin menduar më gjatë. Enver Hoxha ishte totalitar e pikërisht 14 të rinjtë shpresonin të përjetonin këtë lloj ndjenjë. Emri i Stalinit apo Maos për ta ishte konsumuar, prandaj zgjodhën një emër shqiptar e po aq diktator sa dhe dy të tjerët; Enverin. Çuditërisht i gjithë grupi ishte dakord me propozimin e bërë. Në fillim rrokistët zgjodhën emërtimin “The Enver Hoxha Revivalists”, më pas ata e ndryshuan në “The Enver Hoxha fatalists”. Emri i diktatorit ishte jo vetëm sukses i garantuar, por edhe protesta kundër qeverisë, të cilën ata e konsideronin të mbyllur dhe me një tendencë neofashiste. Kështu me muzikën e tyre Peter Donke në firzamonikë, vokalistët Gustav Dornetshuber, Andrew Edge, Rainer Krispel, Thomas Lehner, Wolfgang Lehner, Bernard Richard, kitaristët Brigitte Zoufal, Julius Zechener, Daniel Mouden, Gaby Keplinger, Paul Riedi baterist si dhe kompozitori Dietmar Neidhart, mbijetuan pesë vjet në rivalitetin e fortë austriak, falë punës së tyre, por edhe emrit të Enver Hoxhës, që sapo e dëgjonin kureshtarët, afroheshin për të parë se ç’muzikë bënin.
Fat... Rrokistët austriakë vazhdonin të vilnin të ardhura, duke kënduar lokaleve të natës, ndërsa përhapnin famën e tyre nën emrin e Enver Hoxhës. Viti ’90, viti i përmbysjeve të mëdha, shkaktoi turbullira edhe në grupin e 14 të rinjve. Rrëzimi i murit të Berlinit dhe i shumë diktaturave të egra në botë i dha goditje dhe grupit muzikor. Pas viteve ’90, emri i diktatorit shqiptar nuk rezultoi më aq fatndjellës. Në një shkrim të botuar disa vite, një nga vokalistët e “The Enver Hoxha fatalists” është shprehur se shkak për ndarjen e grupit u bënë sherret dhe rivalitetet e zakonshme mes anëtarëve të bandës, megjithatë edhe ngjarjet politike në botë duket se nxorën jashtë loje bandën. Më 1992 “The Enver Hoxha fatalists” u nda. Pjesa më e madhe e tyre e kanë mbyllur të qenit pjesëtarë në një grup muzikor, ndërsa pas ndarjes me kokrra numëroheshin ata që vijuan rrugën e muzikës. Pas hapjes së kufijve dhe përballjes së Shqipërisë me Evropën, ish-pjesëtarët e grupit “The Enver Hoxha fatalists” nisën të dëgjonin rrëfenjat e para mbi historitë e Shqipërisë. Në intervista të dhëna ato kohë, ata rrëfejnë se kishin mbetur pa mend teksa dëgjonin çdo ditë e më shpesh se ç’kishte ndodhur në Shqipërinë e vogël në 45 vjet sistem socialist totalitar. Grupi mori vesh për internimet, persekutimet, burgjet politike, viktimat e shumta dhe varfërinë e gjithanshme që kishte shkaktuar ky sistem. “Këtë e mësova, pasi grupi ynë ishte ndarë, por edhe sikur të ishim të bashkuar, pas gjithë këtyre krimeve që paska shkaktuar regjimi i Enver Hoxhës, grupi ynë do të ishte shpërndarë”, thotë Dietmar Neidhart, kompozitori, në një intervistë të dhënë më 1993. Kjo ishte historia e grupit austriak të rrokut, që gjatë 5 vjetëve jetë suksesin ia dedikonin jo vetëm muzikës së mirë, por edhe emrit të diktatorit shqiptar. Ndërkaq që simboli i shpirtit revolucionar të Enver Hoxhës mori përmasa të mëdha në komunistët e Lindjes, por edhe të Evropës. Në internet, në sitin e famshëm e-bay të blerjeve on-line, librat e Enverit shiten deri në 50 dollarë, ndërsa ka edhe pulla të 45 vjetëve socializëm, që shiten nga 3 dollarë copa. Po kështu shumë komunistë gjermanë në protestat e tyre kundër qeverive të ndryshme, nuk kanë ngurruar që krahas Che Guevarës, të mbajnë edhe bluze me liderin shqiptar, që vdiq duke lartësuar marksizëm-leninizmin.
* 1987 Viti Në Austrinë e vitit 1987, 14 të rinj, kundër qeverisë së asaj kohe menduan të bashkoheshin në një grup rroku të quajtur “The Enver Hoxha fatalists”. Emri i diktatorit shqiptar ishte çelësi i suksesit të grupit. * 1992 Viti Në vitin 1992, pas pesë vjetësh sukses, “The Enver Hoxha fatalists” u nda. Shkaqet politike të fillimviteve ’90, ku ra muri i Berlinit dhe shumë diktatura të egra në botë, zhvlerësuan dhe emrin e grupit austriak.
“The Enver Hoxha Fatalists”
vokalist Gustav Dornetshuber Andrew Edge Rainer Krispel Thomas Lehner Wolfgang Lehner Bernard Richard
kitarë Brigitte Zoufal Julius Zechener Daniel Mouden Gaby Keplinger Paul Riedi
firzamonikë Peter Donke
kompozitor Dietmar Neidhart
|