Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorPop/Rock Deep Purple në Tiranë !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Deep Purple në Tiranë !  (E lexuar 386 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-02-2007, 13:24:31 »
Citojeni

Grupi i famshëm i rokut anglez, Deep Purple, do të vijë për të gjithë fansat e kësaj muzikë më 4 mars në Shqipëri. Skena e Pallatit të Kongreseve do të shndërrohet në një arenë të nxehtë nga ritmi i këtij grupi mjaft të suksesshëm. Grupi do të performojë live për më shumë se 90 minuta hitet më të suksesshme të tij, një ndër më të famshmit “Hush”, “The book of Taliesyn”. Deep Purple është i përbërë nga një grup i vërtetë rroku, si lokalisti me një zë të mahnitshëm, Ian Gilland, Ritchie Blackmore, Jon Lord, Roger Glover dhe Ian Paice. Ky grup ka bërë një sërë turnesh në vende të ndryshme të botës, ku janë pritur në mënyrë spektakolare.
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2007, 20:01:29 nga Syrgjyn » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 05-03-2007, 22:17:42 »
Citojeni

Deep Purple “ndezin” Tiranën

Grupi legjendë i rock-ut, Deep Purple, për 90 minuta me rrallë ka elektrizuar sallën mbrëmë, në një koncert live, për disa mijëra fansa shqiptarë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, pas mbërritjes së tyre të shtunën, me një avion të Albania Airlines, ndërsa u vendosën në një nga hotelet më luksozë të Tiranës, ku dhanë edhe një konferencë për shtyp. “Na vjen mirë që turi ynë pranveror nis me Shqipërinë," është shprehur për shtypin lideri i grupit, Ian Gillan, i cili ka cilësuar se shpresonin të shihnin entuziazmin e fansave, që ua kishin përshkruar si shumë “të zjarrtë” dhe ”besnikë” ndaj tyre. Dhe, në të vërtetë, ata morën një përgjigje pozitive, se ata janë të adhuruar në kryeqytetin e Shqipërisë pasi, teksa ata këndonin së bashku edhe me publikun në sallë. "Ne nuk donim t’i pengonim fansat, ndaj këmbëngulëm që koncerti ynë të mos xhirohej," janë shprehur ata, por, nëse gjithçka ndërtohet sipas një strategjie, nuk ka pse jo, edhe kamerat të jenë në koncert për një farë kohe,” kanë shtuar ata. Biletat janë shitur të gjitha; shumë fansa kanë ndjekur edhe në këmbë koncertin e legjendës së rock-ut. Grupi legjendë i viteve 70-80, i njohur për publikun shqiptar me këngët "Soldier Of Fortune" apo "Smoke on the Water", performimi i tyre live nisi me këngë nga albumi i fundit "Rapture of the Deep tour", kurse pjesa e dytë e show-t të vërtetë nga albumet e tyre të mëparshme. Ardhja e "Deep Purple" në Tiranë u iniciua nga kompania "Living Room Show", me producent Blendi Bombaj, e njëjta kompani që solli në Tiranë, pak kohë më parë, grupin “Europe”. Tirana shënon, njëkohësisht, fillimin e turit të tyre pranveror, që do të vazhdojë në disa nga shtetet kryesore të Evropës, si Itali, Angli, Zvicër, Holandë, Norvegji, Danimarkë.

Leontina Nika
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 05-03-2007, 22:19:04 »
Citojeni

Kryeministri Berisha pret grupin "Deep Purple"

Zyra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave bëri të ditur sot se Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë grupin muzikor "Deep Purple".

Në njoftim thuhet se Kryeministri ka vlerësuar kontributin e këtij grupi në muzikën moderne botërore, duke shprehur mirënjohjen për praninë e tyre ne Tiranë.

"Unë jam krenar, u shpreh kryeministri, që ju e keni filluar turneun tuaj evropian, pikërisht nga kryeqyteti ynë, Tirana. Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve fansat tuaj të panumërt, për të cilët ju keni qenë dhe mbeteni idhull, ju dëshmuan pritjen që meritoni.

Këngët e "Deep Purple", së bashku me këngët e Beatles, Rolling Stones, etj, kanë qenë dhe janë më shumë se këngë, për dimensionion e njeriut të lirë dhe një filozofi e tij", tha Kryeministri.

Nga ana e tyre, anëtarët e grupit muzikor "Deep Purple" falenderuan Kryeministrin për takimin miqësor.

Gjithashtu ata u shprehën të kënaqur për mikpritjen që i kishin rezervuar admiruesit e tyre në Shqipëri, duke theksuar se kishin kaluar çaste surprizë në koncertin e së dielës mbrëma.

G.S.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |