Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi i Historise - Historia Shqiptare e Boterore
Forumi i Historise - Albanian History
Historia Shqiptare
(Moderatore:
kreksi
,
erlehta
)Hebrenjte ne Shqipëri
Faqe: [
1
]
2
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Hebrenjte ne Shqipëri (E lexuar 9190 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
TorontoCute
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
më:
06-07-2006, 18:29:53 »
Citim
Judaism in Albania dates back at least 1,300 years.
Present day Albanian Jews, predominantly Sephardi, have in modern times only constituted a very small percentage of the population; during World War II, Albania would be one of the very few countries in Europe to see an increase in its Jewish population. During the Communist dictatorship of Enver Hoxha, the Socialist People's Republic of Albania would ban all religions, including Judaism, in adherence to the doctrine of state atheism. In the post-Communist era, these policies have been abandoned and the freedom of religion is permitted, although the number of practicing Jews in Albania is today very small, with many Jews having made aliyah to Israel.
In WWII, no Albanian Jews were turned over to the Germans. After Italian and German occupation of Albania, the Jewish population actually increased thanks to assistance by both Muslims and Christians.
Wikipedia
A është e vërtetë se shqiperia ka luajtur një rol të madh ne mbijetesen e çifutëve qe emigruan gjatë luftës se dytë botërore? sa ka qenë numri i tre afersisht ne Shqipëri? a është i vërtetë ky fakt apo çifutët ishin te paket ne numer ne Shqipëri dhe vete historianet shqiptar e kriajuan këtë histori për te thënë se shqipetaret kan luajtur një rol pozitive kundrejt viktimave te holokaustit ?
një weebsite serb shkruan ne anglisht dhe mohon të gjitha faktet historike te shqipetareve duke theksuar se është gjithska propagande e shqipetareve dhe shtremberim i fakteve hostorike , madje autori i këtyre shkrimeve e përmend edhe kosoven si Kosovo-Metohija
po ju citoj disa shkrime te tije
What role did Albania play in the Holocaust? Albanian apologists maintain that no Jews were killed in Albania during the Holocaust. Is this accurate? What is the context of this statement? Albanian apologists have consciously and methodically falsified the Albanian role in the Holocaust. The way this was done was to totally suppress the fact that Kosovo-Metohija was a part of Albania from 1941 to 1944. Also left out is the fact that a Greater Albania was in fact created that included not only Kosovo-Metohija, Kosova in the Greater Albania ideology, but southern Serbian territory, territory in southern Montenegro, and western Macedonia, or Illirida. Albanian apologists distort history by implying that it was Albanians that rescued Jews. But in fact it was the Italian occupation forces that opposed the Final Solution and who rescued Jews. Another falsification is the omission of the role played by Xhafer Deva, a Kosovar Albanian Muslim, in the Greater Albanian state and in the Holocaust.
Albanian apologists falsify the history of the Holocaust by suppressing the fact that it was Adolf Hitler who first created a Greater Albania that included the Serbian province of Kosovo-Metohija
"Rescue in Albania " është tirulli i librit te botuar nga Harvey Sarner , i cili tregon faktet historike qe sipas serbeve jan gënjeshtra . kush është ne te vërtetë harvey sarner ? botuesi ne këtë site serb thotë se ai është :
He is a third generation American of Jewish-Polish descent. Sarner is a retired American attorney. He is not a historian. The book is essentially a hack job. Sarner has paid or "subsidized" visits to Israel of "Righteous Gentiles". He has written another book, General Anders and the Soldiers of the Second Polish Corps in 1997. He is the chairman of the Anti-Defamation League (ADL) Jewish Foundation for Christian Rescuers. He has worked with Jews in Poland, Ukraine, and Albania. His primary focus is on Jewish emigration to Israel and in documenting those non-Jews who have "rescued" Jews during the Holocaust.
sa te vërteta janë këto ??? qe shkruhen . n.q.s. keni fakte te dokumentuara reth kësaj çështje i shkruani ne këtë teme so unë do ti mbledh dhe do të postoj një teme ne po këtë website serb .
torontocute
«
Ndryshimi i fundit: 14-09-2011, 23:55:09 nga M A X
»
E identifikuar
kreksi
Gjinia:
Cifutet ne Shqipëri
«
Përgjigju #1 më:
06-07-2006, 18:46:49 »
Une e kam nje Video nga tvsh kur ish presidenti Berisha i ben nje vizitê izrelit dhe me kete rast ai ftohet edeh ne kneset, mandeje aty e presin edhe nje grupe çifut qe ishin larguar nga shqiperija me deshiren e tyre, pas renjes se komunizmit.
ke perplote materiale e dokumente
Kam nje artikull nga gazeta Illyria e njujorkut te vitit 1993 ku lobi çifuto-amerikane e falenderojne Shqiperine me titull, "thenks yu albania" etj etj..
ka sa te duash materiale per kete dosje.
Numri i saket nuk dihet por me kujtohet perafersishte qe duhet te jene kthyer per ne izrael me se 3700 çifutë pas vitit 1991.
Do mundohem te beje nje dosje per ju qe tua dergoni atyre te pabesve....por sonte jam i lodhur...
shendet
kreksi
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
M A X
Gjinia:
Cifutet ne Shqipëri
«
Përgjigju #2 më:
07-07-2006, 03:11:13 »
Shqiperia konsiderohet nga nga vendet e vetme, ku nuk u vra apo dorezua tek fashistet asnje hebre. Me sa lexoj me siper aty permendet termi "Kosovo-Metohija" term qe perdoret ekskluzivisht nga serbet.
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #3 më:
07-07-2006, 03:18:28 »
Me poshte po risjell nje shkrim qe gjendet ne kete teme:
http://forumi.zeriyt.com/index.php/topic,10197.0.html
*****
Etnotipi Shqiptar
nga Shaban Sinani
çfarë ndodhi me qeveritë kolaboracioniste, të cilat ishin në dijeni të hyrjes së hebrejve në Shqipëri dhe nuk e penguan aspak ardhjen e tyre. Përkundrazi, lejuan edhe fshehjen e identitetit e nuk ua dhanë listat që kërkuan autoritetet naziste, për t'i çuar hebrejtë e Shqipërisë në të njëjtin fund katastrofik. Gestapo: "Asnjë veprim kundër hebrejve në Shqipëri, pa pëlqimin e qeverisë së vendit". Si dhe qëndrimi i etnotipit shqiptar ndaj tjetrit që ndodhet në vështirësi
Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri nuk është thjesht shprehje bujarie e humanizmi, nuk është as meritë e lëvizjes antifashiste apo e ndonjë faktori tjetër, por një sjellje e qëndrim me karakter mbipolitik, që bashkoi në një vendim forca e protagonistë që nuk ishin bashkuar kurrë, forca dhe veprimtarë që madje e kishin luftuar njëri-tjetrin me egërsi.
Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri është i lidhur me faktin thelbësor që asnjëra prej qeverive bashkëpunuese, megjithëse të ngritura në pushtet me fuqinë e armëve të fashistëve apo nazistëve, nuk hartoi dhe nuk përshtati asnjë ligj antihebraik, në një kohë kur në ligjet antihebraike në vendet e tjera të kontrolluara nga këto ushtri dhuna antihebraike u detajua deri në një të tetën: çfarë ndëshkimi e penalizimi i takonte atij që ishte gjenetikisht hebre, atij që ishte gjysmë-hebre, atij që ishte çerek-hebre dhe atij që ishte vetëm një e teta hebre!
I.
Mungesa për një kohë të gjatë e kërkimeve për një shpjegim shkencor bindës rreth fatit të hebrejve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç të tjerash, duket se ka sjellë dëme jo të nënçmueshme edhe në kushtet e shoqërisë së hapur. Tri prej rrjedhimeve të drejtpërdrejta që shoqërojnë daljen e kësaj teme nga koha e tabusë janë:
1. Parashtrimet entuziaste, prej autorësh vendës dhe të huaj, që shpëtimin e hebrejve në Shqipëri e gjejnë menjëherë dhe vetëm tek "virtyti i popullit shqiptar, mikpritja, tradita, shtëpia dhe miku në besë, kanuni, kulti i dorëzanisë, kodi moral i shqiptarëve, i atdheut të Nënë Terezës, simbolit të humanizmit botëror". Veç mjaft autorëve vendës, këtij shpjegimi i përmbahet edhe studiuesi hebreo-amerikan Harvey Sarner, autor i librit"Hebrejtë në Shqipëri - qind për qind të shpëtuar", Brunswick Press, 1997; si dhe agjencia qeveritare izraelite Yad Vashem, që zhvillon shpalljen zyrtare të "fisnikëve johebrej". Pa nënçmuar aspak virtytet e larta tradicionale të popullit shqiptar, veç këtij shpjegimi me argumenta të së drejtës etno-zakonore, është e domosdoshme që çështja të vendoset në kontekstin e vet historik dhe të shpjegohet më në thellësi, duke iu përgjigjur pyetjes së pashmangshme, që lidhet me një faktor tjetër, jo-shqiptar: Si është e mundur që, në emër të demoracës, term i doktrinës hitleriane të shfarosjes masive të hebrejve, nazistët gjetën dhe pushkatuan edhe mbesat Anna e Luce të A. Einsteinn-it ("Dalle legge antiebraiche alla Shoah", Roma 2004, p. 217), por nuk gjetën dot listat e rreth tre mijë hebrejve të strehuar në Shqipëri?
2. Kuptimi krejt ndryshe realitetit për vetë shprehjen "shpëtim i hebrejve në Shqipëri". Ndryshe nga sa shkruhet e nënkuptohet, kur flitet për shpëtimin e hebrejve nga populli shqiptar, nuk është aspak fjala për shpëtimin e 200 hebreo-shqiptarëve që ishin me qëndrim të përhershëm në Shqipëri para luftës, por për jo më pak se "1800 hebrej të ardhur nga vende të tjera të botës, një arritje e shenjuar dhe e pakonkurrueshme në Ballkan dhe ndoshta në Europë si tërësi", sipas Bernd Fischer, në librin e tij "Anschluss d'Italia e Albania" (Roma 2004). E vërteta është se historianët përëndimorë, duke përfshirë edhe dr. Fisher, po ashtu studiuesin Harvey Sarner, kanë pasur në dorë vetëm burimet e arkivave të vendeve të tyre dhe, ndoshta, edhe ato hebraike. Në përllogaritjet e tyre për hebrejtë që vinin në Shqipëri për të shpëtuar pothuajse nga të gjitha vendet europiane ku ishin të rrezikuar, ata nuk i kanë pasur në dorë burimet shqiptare. Prandaj në këto përllogaritje mungojnë qindra hebrej të tjerë, për të mos thënë mijëra, të cilët arritën të hyjnë në Shqipëri duke e fshehur identitetin e tyre, duke u ungjillizuar, duke u kthyer në fenë islame, ose thjesht duke u pajisur me pasaporta dhe emra shqiptarë, pra, duke u albanizuar, nga autoritetet e vetë shtetit shqiptar, nga "zyra" që funksiononin në Tiranë e në Tetovë, për të cilat kishin dijeni jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, por edhe përfaqësitë diplomatike në vend. Për të kuptuar se në ç'masë duhet saktësuar shifra e hebrejve me identitet të shpallur, së cilës i referohen B. Fischer e H. Harvey, duke shtuar edhe numrin mjaft të madh të hebrejve të fshehur nën një identitet tjetër, mjafton të krahasohen dy fakte. Në Kavajë konvertimin e hebreut Saltiel në fenë islame dhe pagësimin me emrin Sali merrte guximin dhe zyrtarizonte pa asnjë mëdyshje një autoritet laik, një zyrtar i mesëm, nënprefekti, kurse në Itali, hebreun Aron nga Viena e ungjillizoi si të krishterë vetëm autoriteti i ipeshkvit të Ventimiglia-s, pasi kishte bërë betimin dhe nënshkruar deklaratën: "Betohem mbi ungjillin e zotit tonë Jezu Krisht që e braktis judaizmin me gjithë gabimet e tij dhe pranoj tërësisht doktrinën, moralin, besimin që na ka mësuar kisha katolike, e cila është kisha e Jesuit" ("Dalle legge antiebraiche alla Shoah", Roma 2004, p. 149). Dhe, padyshim, hebreu Aron mund të konsiderohet me fat që lutja e tij u pranua.
3. Keqkuptimi i tretë lidhet me vetë termin "holokaust", që është përdorur për një kohë të gjatë për të kuptuar përmbledhtas shfarosjen racore, pogramet, veçimin në geto, represionin, përgjithësisht katastrofën që pësuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në greqishten antike dhe më vonë termi "holokaustima" ka kuptimin "sakrifikim me zjarr, në nderim të hyjnive". Në mitologjinë antike flijimi në kushtim të hyjve bëhej me djegie rituale në zjarr. Dihet se qindra mijë hebrej gjithashtu u dogjën vërtet në zjarr, por kjo ndodhi për shkak të judeofobisë, jo për ndonjë kushtim ndaj ndonjë përëndie. Për këtë arsye, prej kohësh, në vend të termit "holokaust", përdoret fjala hebraike "Shoah", që do të thotë "katastrofë kolektive" dhe është bërë pjesë e fjalorit shkencor ndërkombëtar.
Ka edhe shumë keqkuptime të tjera. Njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi, lidhet me mënyrën e përllogaritjes së të dhënave të hebrejve ish-jugosllavë që arritën të hyjnë në Kosovë, në periudhën kur "trojet e lirueme" u bënë formalisht pjesë e shtetit shqiptar. Të dhënat që ruhen në arkivat e Shqipërisë, duke përfshirë listat e hebrejve të shpërngulur nga Prishtina, dëshmojnë lëvizjen e 94 familjeve dhe të 87 individëve hebrej në drejtimin e "Shqipërisë së brendshme", nën kujdesin e ish-ministrit Ekrem bëj Vlora. Por në letërsinë shkencore të Përëndimit po rrënjoset me shpejtësi një vlerësim tjetër, sipas të cilit, të paktën 40 për qind e hebrejve që kërkuan shpëtim tek shqiptarët atje, 400-500 frymë njerëzore, përfunduan në kampin e përqendrimit nazist Bergen Belsen, ndoshta jo me dëshirën e vetë shqiptarëve, por së paku me dijeninë e tyre. Herman Bernstein, në kohën kur ishte ambasador i SHBA në Shqipëri në vitet 1930, e ka vlerësuar popullin shqiptar si "populli më pak anti-semit në botë". Të dhënat që shërbehen në disa kërkime të autorëve të Përëndimit (duke përfshirë B. Fischer, H. Harvey. M. Sarfatti), nëse pranohen si të vërteta, shtrojnë pyetjen: A ishin dhe shqiptarët e Kosovës po aq pak anti-semitë sa shqiptarët e shtetit zyrtar? Apo ka dy qendrime shqiptare ndaj hebrejve? Sipas H. Harvey, që i referohet "një raporti", "numri i hebrejve që mbijetuan në Kosovë ishte 60 për qind, shihër që e bën këtë vend njërin prej rajoneve me përqindjen relativisht më të lartë të të mbijetuarve në Europën e pushtuar". B. Fischer mendon se, gjithsesi, "hebrejtë e Kosovës ishin me fat" që shpëtuan në këtë masë, duke ditur se atje Himmler-i krijoi në vitin 1944 divizionin "Skënderbeg". Pinkas Hakehillot, përkujdesës i botimit "Encyclopaedia of Jewish Communities" (botuar nga Yad Vashem, Jerusalem 1998, f. 413), përmend të njëjtat shifra, por në kreun "Shqipëria", pa dhënë shpjegime për ndryshimet në qëndrimin ndaj hebrejve në "Shqipërinë e vjetër" dhe në "tokat e lirueme" - Kosovë e vise - për të cilin dëshmojnë Fischer dhe Harvey.
Në rast se fakte të tilla provohen (deri tani ato janë të mbështetura kryesisht në kujtimet e shkruara pas vitit 1991 nga disa hebreo-jugosllavë), atëherë "teoria e virtytit" dhe e "kodit gjenetik shqiptar", ose, për paradoks, duhet të pranohet se ka dy popuj shqiptarë! Në fakt, deri në fund të viteve 1990, një tezë e tillë nuk ka ekzistuar. Në studimin "Dosjeljovanie jevreja na Kosovu i njihova privredna aktivnost izmedju dva svetska rata" të PrilinÄ------------eviÄ-------- Äedomir (Godià ¡njak, XXIII, Prishtinë 1987, st. 185-202), nuk përmendet, qoftë dhe kalimthi, një mundësi e tillë. P. Ä---------------edomir ishte vetë hebre dhe asnjë rrethanë detyruese nuk kishte për t'iu shmangur një të vërtete të tillë. Dy autorë të tjerë, Branoslav Boà Ÿ---------oviÄ dhe Milorad VaviÄ--------, ndoshta më të besueshëm, në studimin "Genocid nad jevrejima" botuar në "Surova vremena na Kosovu i Metohiji", Beograd 1991, st. 247-253, dëshmojnë për "bashkëpunimin e shqiptarëve të veshur me pushtet prej pushtuesve nazistë për ushtrimin e dhunës antisemite", ndonëse nuk kursehen, madje duke dëshmuar një zell të fortë, në përshkrimin e "të gjitha formave të diskriminimit të hebrejve" prej "shiptarskim kvislinshkim vllastima", që prej plaçkitjes (sekuestrimit) deri tek përqendrimi në kampe dhe burgje pune të detyruar, detyrohen të pohojnë se hebrejtë ish-jugosllavë që gjendeshin për---------------- në Prishtinë, "nga mosha 15 deri në 60 vjeç, u transferuan në Berat". I vetmi studim i historianëve ish-jugosllavë ose hebreo-jugosllavë ku përmendet kampi Bergen Belsen, si destinacion i zhdukjes së afro 400 hebrejve të strehuar në Kosovë, me ndihmën e batalionit "Skënderbeg", në vitin 1944, është ai i dr. Jaà ¡a Romano, me titullin domethënës "Hebrejtë e Jugosllavisë 1941-1945, viktimat e gjenocidit dhe pjesëmarrësit në luftë" ("Jevreji Jugoslavije 1941 -1945, à Ÿ------rtve genocida i uÄ-------enisci na borbe"), Beograd 1980, st. 152-156). Por në këtë studim përmenden dy raste, njëri prej të cilëve i referuar bashkësisë hebraike të Mitrovicës, e cila gjatë gjithë kohës së luftës është kontrolluar nga ushtritë hitleriane, dhe tjetri i referuar rastit të një grupi të vogël hebrejsh të Prizrenit. Dr. Jaà ¡a Romano, megjithëse i prirur për të përmendur rast e pa rast bashkëpunimin e zellshëm të "shiftarskimi kvislingami", thekson se hebrejtë e Mitrovicës që mundën të largohen për në Prishtinë, domethënë shumica e tyre, shpëtuan, kurse pjesa e mbetur, nga 113 frymë që kishte gjithsej, "u dërgua në kampin e përqendrimit të Zemunit dhe pastaj në Bergen Belsen". Sipas të njëjtit autor, mbasi ishin shpëtuar "3500 hebrej të arratisur nga ish-Jugosllavia në territoret e kontrolluara nga ushtria italiane", ushtria naziste arriti të përqendrojë në vitin 1944 në Prishtinë 177 hebrej, të cilët u deportuan "fillimisht në kampin "Sajmià ¡te" dhe pastaj u dërguan në Bergen Belsen". Romano konfirmon faktin që dëshmohet në burimet arkivore të Shqipërisë, që të gjithë hebrejtë e moshës 15-60 vjeç u urdhëruan të dërgohen në "Shqipërinë e vjetër" dhe u internuan në Berat. Të dhënat e përmendura në këtë studim, përveçse nuk pajtohen me statistikat e raportuara në botime të sotme, flasin për krime të Gestapo-s, herë-herë përziejnë në mënyrë agjitative edhe faktorin shqiptar, por nuk pohojnë zhdukje fizike të hebrejve. Për më tepër, përmendja e batalionit "Skënderbeg" për rastin e vitit 1942 (hebrejtë e Mitrovicës) është fare paradoksale, sepse në këtë kohë ky batalion nuk ekzistonte fare. Në rastin më të keq, përjashtohet mundësia që subjekt i këtyre dy deportimeve të kenë qenë hebrejtë e Kosovës ose hebrejtë që kishin kërkuar shpëtim nga shqiptarët. Ndërsa që hebrej të ish-Jugosllavisë janë viktimizuar, ky është fakt i njohur. Hebrejtë e Mitrovicës e ata të Novi Sadit, megjithëse edhe këta jovendës dhe nën kontrollin nazist, me përjashtime numerikisht të vogla, nëse patën arritur t'i largohen zonës së kontrolluar nga nazistët, mbijetuan. Edhe në librin "Hebrejtë në Kosovë" të Mirteza Studenica, kryetar i bashkësisë së tanishme hebraike në Kosovë, nuk gjenden të dhëna për dorëzimin e hebrejve nga shqiptarët. Sidoqoftë, ky është një argument që meriton një shqyrtim shumë serioz dhe të mbështetur në të dhëna burimore. Njerëzimi ka arritur në përfundimin se një popull që i ka bërë ballë presionit për t'u bërë pjesë e --------------------pogromeve kundër hebrejve nuk ka në thelbin e vet etnik instikte të krimeve të tjera kolektive.
II.
çfarë ndodhi në të vërtetë në Shqipërinë e periudhës së luftës antifashiste, që, siç dihet botërisht, gjetën strehë e u shpëtuan disa mijëra hebrej të ish-Jugosllavisë, Bullgarisë, Austrisë, Polonisë, Gjermanisë e të shumë vendeve të tjera? Historiografia shtetërore komuniste e ka kaluar këtë fakt me një heshtje absolute prej afro një gjysmë shekulli. Një reportazh që u botua në fillim të viteve 1980 në gazetën "Zëri i Popullit" për bujarinë e familjeve beratase, që ndanë kafshatën dhe rrezikun me hebrejtë ish-jugosllavë, nuk e preku aspak heshtjen tradicionale. E çuditshme, në një farë mënyre, sepse antifashizmi ishte krahu më pranë dhimbjes dhe katastrofës që pësuan hebrejtë. Sido që Izraeli ishte aleat i afërt i SHBA dhe shteti shqiptar nuk mbante asnjë marrëdhënie zyrtare me to; sido që Tirana ishte rreshtuar tërësisht në mbrojtje të popujve arabë prej "imperializmit dhe kolonializmit", shpëtimi i hebrejve gjatë luftës ishte një çështje e së shkuarës, që e lartësonte emrin e Shqipërisë në botë.
Në periudhën që pasoi ndryshimet politike u bënë të ditura disa fakte, disa statistika, disa lista, në pjesën më të madhe plot mburrje për humanizmin e popullit shqiptar dhe virtytet e tij të larta, për kodin gjenetik shqiptar dhe vlera të tjera thelbësore të botës shqiptare, që nuk mund të vihen në dyshim. Por pyetjet më të rëndësishme duket se kanë mbetur pa u shtruar. Njëra prej tyre dhe më e pashmangshmja është: Dakord, virtytet e popullit shqiptar janë në thelbin e përgjigjes. Po ashtu, lëvizja antifashiste, si kudo gjetkë, nuk mund të implikohej në një qëndrim të përbashkët me nazistët kundër hebrejve. Së paku nuk janë gjetur fakte për ndonjë veprim të ngjashëm të nacionalistëve. Por ç'ndodhi me qeveritë bashkëpunuese, kuislinge, që ishin në dijeni të hyrjes së hebrejve në Shqipëri, që nuk e penguan ardhjen e tyre, përkundrazi, lejuan edhe fshehjen e identitetit, dhe së fundmi nuk ua dhanë listat që kërkuan autoritetet naziste, për t'i çuar hebrejtë e Shqipërisë në të njëjtin fund katastrofik?
Duket se shpjegimet e deritashme janë ende krejt në sipërfaqe të çështjes. Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri nuk është thjesht shprehje bujarie e humanizmi, nuk është as meritë e lëvizjes antifashiste apo e ndonjë faktori tjetër, por një sjellje e qëndrim me karakter mbipolitik, që bashkoi në një vendim forca e protagonistë që nuk ishin bashkuar kurrë, forca dhe veprimtarë që madje e kishin luftuar njëri-tjetrin me egërsi. Këto forca e këta faktorë nuk i bashkoi ndonjë marrëveshje e shkruar.
Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri është i lidhur me faktin thelbësor që asnjëra prej qeverive bashkëpunuese, megjithëse të ngritura në pushtet me fuqinë e armëve të fashistëve apo nazistëve, nuk hartoi dhe nuk përshtati asnjë ligj antihebraik, në një kohë kur në ligjet antihebraike në vendet e tjera të kontrolluara nga këto ushtri dhuna antihebraike u detajua deri në një të tetën: çfarë ndëshkimi e penalizimi i takonte atij që ishte gjenetikisht hebre, atij që ishte gjysmë-hebre, atij që ishte çerek-hebre dhe atij që ishte vetëm një e teta hebre!
Pa pretenduar për të gjetur shpjegimin e fundmë të kësaj vlerë përbashkuese me karakter mjaft të ndërlikuar (sipas dëshmive arkivore, pikërisht shërbëtorët e ushtrive naziste, në raport me hebrejtë, u shfaqën më antifashistë se ata që luftonin maleve dhe më njerëzorë se institucionet e mëshirës), duket se është e nevojshme që problemi të shihet në mënyrë prapav-----------------ajtëse, që do të thotë: Si është sjellë etnotipi shqiptar në situata të ngjashme?
Në historinë kombëtare është përsëritur rregullisht një cilësi që duket e lidhur me thelbin e etnotipit. Qëndrimi ndaj tjetrit në etnotipin shqiptar është qëndrim që shpreh "përjashtimin e së keqes", që do të thotë të shohësh veten tek tjetri. Në greqishte ekziston antinomia "empathia - sympathia". Simpatia është shprehje e një qëndrimi dashamirës së jashtmi ndaj tjetrit. Empatia është shprehje e një qëndrimi dashamirës ndaj tjetrit, që vjen prej së brendshmi. Pikërisht ky tipar dallon bashkësitë e prirura për paqe prej atyre të prirura për konflikt dhe refuzim të tjetrit, të ndryshmit: në pikëpamjen etnike, fetare, racore. "Demoraca", thelbi i doktrinës "final solution", që prodhoi judeocidin nazist, ishte në mospajtim me programin gjenetik të shqiptarëve.
Në kohën kur Lufta e Parë Botërore po përfundonte dhe ushtritë që kishin pushtuar vendin - austriake, serbe - gjendeshin në pikë të hallit, gati për të vdekur urie ose prej sëmundjeve, dimrit dhe të ftohtit, familjet shqiptare, që kishin pësuar plagë të rënda pikërisht prej tyre, hapën portat dhe i dhanë dorën kundërshtarit, për ta shpëtuar nga fundi i pashmangshëm. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, pas 8 shtatorit të vitit 1943, kur ushtria fashiste kapitulloi dhe aleati nazist e shpalli ushtri dezertore, që duhej dënuar me vdekje, së paku 20 mijë ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare, u veshën me kostume kombëtare vendëse, mësuan dhe ndonjë fjalë shqip dhe i shpëtuan rrezikut për vdekje që i priste (Marco Nëse, "Scrivere al fronte, lo strazio della lontananza", Corriere della Sera, 3 dhjetor 2004, p. 35). Ishin të njëjtët ushtarë që, deri më 8 shtator, madje edhe pikërisht më 8 shtator, kishin vrarë djem e vajza shqiptare, mbase pikërisht të atyre familjeve ku gjetën strehë dhe shpëtim. Por tashmë ata ishin të mundur, të dorëzuar, të rrezikuar. Tani nuk ishin më ushtria armike, por një gjindje në nevojë jetike, fati i së cilës varej në fill të perit.
Etnotipi shqiptar shpreh një prej cilësive më thelbësore të tij në qëndrimin ndaj tjetrit, të ndryshmit: kur tjetri është në rrezik ose kur tjetri është i rënë në pozitën e të dorëzuarit dhe i pambrojtur, edhe në qoftë armik, nuk e sheh më si kundërshtar, por si një qenie që kërkon ndihmë e meriton solidaritet. Rasti më shembullor i mbrojtjes së tjetrit në rrezik është ai i hebrejve. Por nuk është për t'u nënçmuar edhe hapja e kufijve në vitet menjëherë pas çlirimit për ushtritë e sfilitura greke që vazhduan luftën civile deri më 1949 dhe që, kur nuk kishin rrugë tjetër veçse të tërhiqeshin, të kalonin kufirin, shëronin plagët e merrnin ushqim në Shqipëri. Kjo i kushtoi vendit aq shumë, saqë vetëm për pak konflikti civil në vendin fqinj nuk u kthye në një luftë ndërshtetërore.
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
Capkenja
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #4 më:
07-07-2006, 04:49:21 »
Ne Bullgari kam lexuar nje artikull ku fliste per Hebrenjte dhe permendej qe ne Ballkan ka pasur dhe ne Shqiperi.Kam lexuar dhe nje leter falenderimi por se mbaj mend tamam mire! Di qe hebrenj ka pasur ne Vlore shume!
E identifikuar
TorontoCute
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipërihttp
«
Përgjigju #5 më:
09-07-2006, 01:55:51 »
po ju jap edhe websitin qe ta shifni vete se cfare faktesh paraqesin serbet .ata qe kan paraqitur keto shkrime ketu jane intelektual serbe. madje kan e edhe nje shoqate te tyren dhe gjithmon pretendojne se mbrojne te drejtat serbe ne bote
http://www.pogledi.co.yu/english/hga.php
E identifikuar
prijsi
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #6 më:
09-07-2006, 10:10:29 »
kur gjermani i zuri vendin italianit ne shqiperi,kishte me shume problemin e UNC-se sesa te hebrejve,megjithate eshte krejtesisht e vertete se nese hebrejte kerkonin strehim te miqte shqiptare nuk kishte zot apo gjerman ti gjente + neper fshatra gjermani gati nuk vuri kembe fare.
antisemitizmi nuk ka ekzistuar ndonjehere ne shqiperi e as do kishte ekzistuar sikur myslymanet shqiptare te mos ishin kaq te zellshem ne mbrojtjen e te drejtave te kamikazeve palestineze!
E identifikuar
www.webalbania.com
kreksi
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #7 më:
09-07-2006, 13:23:04 »
Me duket se ne këtë kohe, si kryetare qeverie ne Shqipëri ishte Mitëhatë bëj Frashëri dhe kur ne kancelarin e tije kishte hy një ss-ë, i kerkone qe ti dorzoje te gjithë çifutet ne dorë të tyre.
Mirëpo Mitëhatë i përgjigjet se ne Shqipëri, te gjithë janë shqiptare dhe edhe po të këtë ne asken nuk e dorzojmë ne duar te juaja.
Menjehere ne anën tjetër Mitëhatë Frasheri shpalle urdhërin qe sa më shpejtë te strehohen çifeutet ne tërë shqiperine, te dërgohen ne fshatra ku ka muslimane dhe te ndrrojne emrat...
kështu e kam ndegjuar këtë histori nag disa persona qe e kanë njohur Mitëhat Frasherin
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
PEACE AND LOVE
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #8 më:
28-01-2009, 11:48:28 »
eshte e vertet, pastaj efektivisht shqiperia ka pasur hebrenj, madje eshte edhe nje aktore me mbiemrin Markajan, e cila eshte izraelite. Mbreme pashe filmin Pianisti, sh emocional, ua keshilloj te gjitheve......... Sa me sh mendoj ne lidhje me olokaustin aq me sh nuk arrij te justifikoj sjelljen e mijrave ushtareve gjerman, jo te Hitlerit. Se qe ka elemente te cekuilibruar ne cdo vend, qendron po qe nje pjese derrmuese te jete mizore dhe e cmendur eshte tja fusesh vrapit.
, ESHTE PER TU DESHPERUAR NE CA NIVELESH ARRIN BARBARIZMI NJEREZOR.
E identifikuar
notorious
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #9 më:
19-03-2009, 14:47:15 »
akoma me legjenda mereni...?
d.m.th filma apo intervista te 60 vjeçareve qe ne ato vite as qe kishin lindur...?
ku jane numrat...? ku jane emrat...? e ktyre 6.000.000 te vdekurve
nejse,
ne vitet 1925 ne Shqiperi erdhi nje delegacion i Kongresit Amerikan Hebrej ne Shqiperi, per te biseduar me mbretin Zog per te zhvendosur ne Shqiperi te gjithe Hebrejte e Europes aty.
tani qelbesira Zogu si ne toke te vet... pranoj te gjitha, pra tu ipte per 50 vjet me qera komplet myzeqene bashke me qytetin e Vlores deri ne Orikum, e autonomi totale ksaj Krahine te re te Vendit tone... por me kushtin qe takset e ktyre qytetareve te ksaj krahine, te derdheshin ne taksat e Mbreterise
kte kusht kta kongresmene se pranuan... u rikthyen perseri per biseda por ishte shume vone per ata dhe mire per ne sepse siç dihet Shqiperia ne ato vite ka qene nen vezhgimin e Mbreterise Italiana... ku refuzoj totalisht bisedimet per kte çeshtje
çifutet ne na bojne njerez te mire sepse e kan te shkruajtur ne historine e tyre kto fakte... e kujtojne se Mbreti i asaj kohe perfaqesonte vullnetin e popullit Shqiptare, po s esht ashtu
booohh do i rikthehem ksaj teme... dite tjeter,
ahhh se harova... kan qene ja 200 çifute ne Shqiperi, ku ne 1990 Ramizi u dha ok qeverise Izraelite ti merte naten per gjith naten e ti dergonte ne Izrael... ato qe sot ndodhen atje jetojne sepse jane te detyruar te jetojne per interesat e shtetit Izraelit paguhen dhe gozha
ciao...
E identifikuar
.
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #10 më:
14-09-2011, 23:42:06 »
Si grup hebrenjte ne Shqiperi jane shfaqur ne vitet 70 e.r. Ne Fterra te Sarandes gjenden emra te vjeter hebraike . ne sarande ne vitin 1971 zbulohet nje sinagoge
Hebrenjte që u bënë Katolikë...
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës.
Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti).
Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi - Arqipeshkev.
Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti
Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë”
Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”
Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve......
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë babe
Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
Dëshmitë...
Mark Menahemi do të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi, thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë informata se unë isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte ushqime. Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit. Transferimi i oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më propozuan të qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist i disa fushave).
Mbërritja e komunizmit...
Në letër ai tregon edhe ditët kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmën që i kanë dhënë atij disa njerëz, por edhe tradhtinë e të tjerëve. “Komunistët kërkonin të tre regjentët që ishin në krye të shtetit gjatë okupacionit gjerman për t’i dënuar me vdekje. Vasili m’ u lut për të fshehur xhaxhanë e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unë vajtëm në shtëpinë e një mësueseje, Fahrie Averiqi, në rrugën e Kavajës në Tiranë, me ndihmën e mikut të tyre Xhemal Farka. Qëllimi ishte që të ndërmjetësonim tek Nako Spiru, që Lefi të dorëzohej vullnetarisht, sepse duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Unë nuk isha dakord sepse diçka nuk shkonte dhe fatkeqësisht doli fjala ime. Ato ditë Nakoja kishte ikur me shërbim në Moskë dhe atëherë Lefi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një mikut të vjetër të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk kisha besim tek ky person, pasi përpara se të merrte grada në ushtrinë partizane, kishte një të kaluar të errët me forca të tjera ushtarake. Pavarësisht nga këto dyshime, rreth orës 9 të mbrëmjes duhet t’ia dërgonin Lefin këtij kapiteni të ushtrisë partizane në shtëpi. E hipën në makinë dhe, me të kaluar urën që të çon tek rruga e Elbasanit, dy burra të rinj u lëshuan me vrap për të na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrësit, e kthyem Lefin në shtëpinë e mësueses. Vasili shkoi vetë dhe e kontaktoi personin në fjalë, i cili i qetësoi dhe i tha t’ia sillte Lefin në shtëpi. “Unë po të pres në shtëpinë pa drita” i kishte thënë. E nxorëm Lefin për së dyti. E përcolla unë dhe personi në fjalë duke kujtuar që unë mund të isha Vasili, më tha: “Mos u bëj merak tani Vasil”. Por, sikurse na tregoi Lefi në birucë, kur venim dhe e takonim, pas gjysmë ore pasi e lamë në atë shtëpi, i kish thënë: “Lef, të kërkojnë tek porta”, ai sa hapi portën, e arrestuan. Të njëjtën mbrëmje u arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkën, por edhe unë megjithëse isha me pasaportë në xhep, të nesërmen në mëngjes duhej të nisesha me një vapor për në Izrael ".
Titull mirënjohjeje nga Izraeli...
Dënimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi
Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si pedagog në politeknikumin “17 Nëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit 1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata Jatt Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë “Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e Holokaustit në Jatt Vashem si dhe në Washington. Titullin e ka tërhequr nipi i familjes Nosi, Skënder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nëna ime për shkak të shëndetit nuk shkonte dot dhe vendosa të udhëtoj unë drejt Izraelit. Ishim 14 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët. Këtë aktivitet të madh e ka sponsorizuar një milioner amerikan Harvey Serner. Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e një filmi dokumentar për jetën e hebrenjve në Shqipëri. Shqiptarët protagonistë kanë edhe nga një kopje të këtij filmi me tregimet e të mbijetuarve.
Hebrenjtë në Mesjetë.....
Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.
Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre...
Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj
“.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”.
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #11 më:
14-09-2011, 23:48:34 »
“Si shpetuam hebrenjte nga Holokausti”
Eriola Hazizolli
E Shtune, 26 Janar 2008
Holokausti mbetet kujtimi me i frikshem dhe me i dhimbshem per 38 familje beratase, qe strehuan rreth 600 hebrenj te perndjekur nga ushtria gjermane. Dhe po keshtu per Kujtimin, qe ne ate kohe ishte vetem 11 vjec, dhe i eshte dashur t’u rrije prane e te mbroje ne shtepine e tij dykateshe 18 mysafire te rralle, qe ishin edhe kategoria me e persekutuar gjate Luftes se Dyte Boterore. Por, viti 1943 do te ishte nje ankth i vertete per familjen Civeja. Pushtimi i Beratit nga batalioni gjerman solli edhe friken per masakren e radhes. “U detyruam te linim qytetin dhe te fshiheshim ne nje fshat aty prane, ku gjendeshin te afermit tane. Moren edhe mysafiret e larget, ndersa kemi shpetuar per mrekulli”, shprehet i moshuari, ne nje rrefim per gazeten “Koha Jone”.
Kujtim Civeja, 72 vjec, nje prej djemve te Qani Civese, rrefen momentet kur nje pjese e baneses se tij eshte mbushur me hebrenj te perndjekur nga regjimi nazist. “Ne shtepine tone dykateshe, me tete dhoma, u strehuan 16 persona, te rritur dhe femije”, thote Kujtimi. Ne moshe te vogel, ai nuk e kuptonte perse keta njerez te huaj ishin mirepritur ne banesen e tij. Ndersa sot shprehet se ndihet krenar per vepren qe kreu atehere babai i tij. Sipas 72-vjecarit, hebrenjte erdhen nga fundi i vitit 1943 ne Berat. “Pasi biseduan me babane, Qaniun, u vendosen ne tete dhomat e shtepise dykateshe. Ishin shume te sjellshem dhe korrekt. Me kujtohet qe shpesh e perdornin ne biseda shprehjen, “jemi ne besen e nje myslimani”, tregon Kujtimi.
Strehimi dhe mbrojtja e 16 qytetareve izraelite ka zgjatur per me se shtate muaj. “Por, ne nje cast qe do te bombardohej Berati nga ushtria gjermane, babai se bashku me ne dhe ata u larguam, duke u strehuar ne nje fshat, te njerezit tane, per disa dite, duke shpetuar ne momentet e fundit. Kur kryheshin kontrolle nga ana e gjermaneve neper qytet, babai i udhezonte hebrenjte te visheshin me rroba te vjetra, shqiptarce, pasi ata gjate gjithe kohes visheshin me rroba te mira dhe europiance”, deshmon 72-vjecari per persekutimin vitet e fundit te luftes. Me pas, grupi i hebrenjve, duke ndjere rrezikun e madh, u shperngulen per te ikur ne drejtim te Greqise. “Me pas nuk arritem te mesonim asgje per fatin e tyre, edhe pse na thane qe nuk do ta harrojme kur mikpritjen dhe ndihmen qe na dhate. Kryesori i tyre quhej Jakov, nje tjeter thirrej Isak, kurse nje prej moshatareve tane kishte emrin Sami, sepse ata kishin jetuar per pak kohe edhe ne Kosove dhe mesuan te flisnin shqip”, perfundon Kujtimi rrefimin.
Berati mbledh ambasadoret dhe historianet
Banoret e Beratit kane hapur dyert gjate Holokaustit nazist, duke mirepritur, strehuar dhe ruajtur 600 hebrenj. Kane qene plote 38 familje, te cilat gjate Lufte se Dyte Boterore pranuan te strehonin ne banesat e tyre hebrenjte e persekutuar nga pushtimi nazist. Dje, ne nje konference shkencore me rastin e dites nderkombetare “Berati per shpetimin e hebrenjve”, ky qytet eshte kthyer ne vemendjen e historianeve per rolin qe luajti ne mbrojtje te kesaj shtrese te perndjekur nga regjimi hitlerian. Prezent ne kete jubile edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John L. Withers dhe diplomatja izraelite, Amira Aron.
Ne prag te 27 janarit, dites nderkombetare te njohur ndryshe si perkujtimi per Holokaustin (SHoa), nen kujdesin e Bashkise se Beratit, konsullates se nderit e Izraelit ne Tirane dhe Akademise se Shkencave, ka nisur punimet konferenca qe eshte zhvilluar ne ambientet e Galerise se Arteve “Eduart Lear”. Konferenca eshte organizuar ne qytetin e Beratit, pasi ky qytet eshte i njohur per kontributin dhe mbrojtjen e hebrenjve. Nga 2264 hebrenj te strehuar ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, 600 prej tyre gjeten strehe dhe mbrojtje ne qytetin e gurte. Ne konference kane marre pjese akademike, studiues te njohur, historiane dhe perfaqesues te disa institucioneve nderkombetare me seli ne Tirane.
Seanca e pare e konferences eshte drejtuar nga akademiku, prof. dr. Jorgo Bulo, ndersa dy te tjerat nga prof. dr. Aleksander Meksi dhe prof. dr. Sostas Gjakoumis. Bulo tha se, “Shqiperia nuk ka probleme me ndergjegjen e vete per sa i takon Holokaustit”. Madje, ai shtoi se ne Shqiperi dhe Berat vihen re elemente te jetes e kultures se hebrenjve. Konferencen e pershendeti dhe kryetari i Bashkise Berat, Fadil Nasufi. Ne vijim kane folur ambasadorja e Izraelit, Amira Aron dhe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John L. Withers. Me pas nga ana e Bashkise se Beratit u jane dhene tituj mirenjohjeje per shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte se Boterore. Konferenca ka vijuar me kumtesat e pergatitura nga studiues dhe historiane, lidhur me aspekte te historise se hebrenjve ne Shqiperi. Ambasadorja Aron falenderoi qytetaret beratas per mikpritjen gjate Holokaustit dhe shprehu mirenjohje per aktin e kryer.
Pakez histori, “Hebrenjte dhe shqiptaret”
Shqiperia dhe populli shqiptar konsiderohen nga opinioni boteror si nje rast unik ne qendrimin qe mbajten ndaj hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pushtimit fashist, jo vetem duke mirepritur, ruajtur hebrenjte e shperngulur dhe te ardhur ketu gjate luftes, por edhe duke mos kallezuar prane autoriteteve pushtuese naziste asnje prej tyre. Shqiperia u be vendi i vetem qe kishte me shume hebrenj pas lufte se perpara saj, ndryshe nga fati i miliona hebrenjve te tjere neper Evrope, qe u ekzekutuan apo perfunduan ne kampet famekeqe naziste te frymezuar prej filozofise raciste dhe te pastrimit etnik fashist. Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e ka shpallur 27 Janarin si “Diten Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit” dhe percaktoi detyrimin e vendeve anetare per te nderuar kujtimin e viktimave te Holokaustit, si dhe ndermarrjen e programeve e veprimtarive per te parandaluar akte te tjera te gjenocidit. Dhe ne vitin 2004, edhe Kuvendi i Shqiperise shpalli 27 Janarin si Diten e Kujteses.
Para luftes, Shqiperia kishte vetem 200 hebrenj, qe e kishin deklaruar etnicitetin e tyre. Ne fund te luftes, Shqiperia kishte 2500-3000 hebrenj te ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem i pushtuar prej nazifashisteve qe nuk miratoi asnje ligj anti-hebraik gjate luftes. Hebrenjte erdhen ne Shqiperi nga vendet e Ballkanit ne forme grupimi kolektiv dhe ne forme individuale. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet historike-kulturore midis shqiptareve dhe hebrenjve ekzistojne qysh prej antikitetit. Gjurmet e ketyre lidhjeve jane ruajtur ne arkeologji, ne etnologji, ne besim e rite, ne histori e kronika dhe ne arkiva.
Sipas studiuesit te njohur shqiptar per kete ceshtje, prof. dr. Shaban Sinani, kater jane ardhjet me te medha te hebrenjve ne hapesiren shqiptare dhe te katra lidhen me periudhat me te njohura te rrezikimit te shpeshte kolektiv te hebrenjve:
Tri grupimet me te medha te hebrenjve te ardhur nga ky rajon per te gjetur shpetim ketu jane:
- 192 hebrenj te Kotorrit (1942, Mali i Zi)
- 350 hebrenj te Dalmacise (Splitit, 1942)
- 500 hebrenj te Serbise, perqendruar ne Kosove (1942)
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #12 më:
14-09-2011, 23:49:08 »
Të vërtetat e hebrenjve në Shqipëri
Falë dokumenteve të identifikuara nga autori i librit, punës kërkuese të kryer prej tij dhe dëshmive të siguruara, ky studim provon se Shqipëria ishte në atë periudhë i vetmi shtet europian që kishte hapur dyert zyrtarisht për mijëra hebrenj të shtetësive të ndryshme. Megjithëse dhe pavarësisht se ajo vetë ndërroi tri herë regjim brenda kësaj kohe, duke kaluar nga një sistem politik në një tjetër krejt të ndryshëm, nga mbretëria në "bashkim personal" me Italinë e Musolinit dhe prej këndej në regjencën me "pavarësi relative" të periudhës së Reich-ut, kur pjesa më e madhe e shteteve të tjera europiane ua kishin mbyllur hebrenjve çdo portë, shqiptarët i mirëpritën ata ngado që erdhën.
Edhe në periudhën komuniste nuk pati antisemitizëm. Nderim i merituar i është bërë për këtë popullsisë shqiptare, e cila, në shumicën e saj, i ka mbrojtur dhe fshehur hebrenjtë duke qenë vetë në një gjendje të vështirë, duke përballuar shumë rreziqe e pengesa, që nga mundësimi i ndërlikuar i hyrjes së tyre në vend, deri tek pranimi e mbrojtja pa dallim feje dhe, mbi të gjitha, pavarësisht se cili ishte opinioni politik i secilit prej tyre si mbrojtës i hebrenjve të vet. Kjo trashëgimi, që është ende vepruese, e dëshmuar prej shumë shekujsh në Shqipëri, tipike për këtë vend të vogël tradicional, meriton të theksohet, sepse pjesërisht për shkak të kësaj tradite dhe një tolerance fetare shekullore shembullore, që mund të quhet legjendare; historikisht bashkësi të vogla jo homogjenësh, jo shqiptarësh, në radhë të parë hebrenjtë, u pritën e u mirëpritën në Shqipëri, duke filluar të paktën prej kohës kur një komunitet i rëndësishëm hebrenjsh qe përjashtuar nga Spanja në periudhën e persekutimeve inkuizicioniste nën kurorën e Izabelës katolike - 1492 - (më pas dhe nga Portugalia).
Është për t‘u vënë në dukje në kuptimin e fjalëpërfjaltë se nderimi më i bukur i shqiptarëve ndaj traditës së tyre të Besës është shprehur ndaj pjesës më të madhe të komuniteteve hebraike, shpesh të dala e të formuara nga familje refugjatësh. Libri që u ofrohet lexuesve ka rëndësi për t‘u kujtuar opinioneve se hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri u mbrojtën njësoj nga myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe, natyrisht, edhe nga një numër i konsiderueshëm skeptikësh ndaj fesë, ateistësh po ashtu. Ky heterogjenitet fetar ekziston edhe sot ashtu siç ekzistonte në atë kohë rreziku, dhe është po aq dytësor dhe jo i rëndësishëm si faktor dallimi në sytë e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sepse, mbi të gjitha, sipas shprehjes së një shkrimtari romantik vendës, feja e shqiptarit është të qenit shqiptar.
Sipas botimeve statistikore perëndimore të dy dekadave të fundme, sot vetëm një e treta e popullsisë deklaron se i përket njërës prej tri feve, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve, që është dyfishi, nuk shpreh asnjë lloj përkatësie apo preference fetare. Kjo karakteristikë tjetër e kulturës tradicionale shqiptare ka qenë pa dyshim një ndihmesë për mikpritjen e hebrenjve në epoka të ndryshme të historisë së tyre. Për sa i përket numrit të hebrenjve që gjetën shpëtim në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkimet e autorit të librit saktësojnë se 2265 persona kanë qenë të shënjuar zyrtarisht në regjistrat dhe shkresat e autoriteteve të shtetit shqiptar në periudhën 1930-1944.
Kopje të dokumenteve të arkivave të shtetit shqiptar u janë dorëzuar nga studiuesi Shaban Sinani autoriteteve të "Memorial Museum of Holocaust" në SHBA. Të dhënat janë autentifikuar nga dr. Vadim Altskan në gusht të vitit 2005. Me të drejtë autori mendon se është e mundshme që hebrenj të tjerë, përveç atyre të regjistruar, gjetën shpëtim në Shqipëri duke u pajisur me dokumente identiteti false apo nëpërmjet hyrjeve të fshehta në vend, pa dijeninë e autoriteteve shqiptare dhe ushtrive pushtuese. Kërkime plotësuese për këtë argument, sigurisht të drejtuara nga vetë autori i veprës, janë ende në proces e sipër. Një prej kapitujve më thelbësorë dhe më edukativë të studiuar nga prof. Shaban Sinani është ai që u kushtohet "krimeve të kryera nga Divizioni SS Skanderbeg", angazhimi pronazist i të cilit solli në studimet për Holokaustin vlerësime të diskutueshme dhe shpesh konkluzione paksa të nxituara.
Në fakt, sikurse e provon autori përmes dokumenteve të publikuara, duke përfshirë një urdhër shoqërimi të të burgosurve lëshuar nga komanda eprore për këtë divizion në gusht të vitit 1944, në listën nominale të të burgosurve që duhej të zhvendoseshin nga Kosova për në Bergen Belsen (fillimisht në një kamp më të vogël afër Beogradit), pra, në atë që quhet "transport liste" (saktësisht në burim: "Transport der Kommunisten und Partisanen et "Gefangenentransport ins Reich"), rezulton se nga 801 persona që gjenden në të katër listat së bashku, duke përfshirë dhe shtojcat, të gjithë të shënjuar emër për emër në listat në fjalë, bashkë me datat dhe motivet e arrestimit, në të vërtetë vetëm 35 janë hebrenj. Të tjerët janë shqiptarë, malazezë, serbë, maqedonas, të arrestuar si komunistë, partizanë, "banditë, kundërshtarë të Reich-ut" etj.
Ka shumë rëndësi saktësimi që autori i bën së vërtetës historike, që Divizioni SS "Skanderbeg", i përbërë kryesisht nga njerëz të cilëve u ishte premtuar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ("Shqipëria e Madhe") dhe besonin në këtë premtim, megjithëse nuk mund t‘i mungonte vullneti për të zbatuar urdhrat për përndjekjen e hebrenjve (sikurse nuk u mungonte ky vullnet edhe në zbatimin e urdhrave ndaj bashkatdhetarëve të vet), pati më pak se tetë muaj jetë, u shpërbë shumë shpejt, për shkak të dezertimeve të shumta, demobilizimit, inefikasitetit dhe qëndrimeve të tjera që nuk u jepnin kënaqësi autoriteteve naziste.
Për fat të keq, dimë se për disa divizione të tjera të ngjashme, të krijuara në të njëjtën kohë nga nazistët pushtues në një numër vendesh europiane, duke motivuar simpatinë e "autoktonëve" për Reich-un e tretë, madje në gjirin e kombeve, kanë gjetur një përligjje të njëzëshme në disa rrethe ndërkombëtare historiografike. Sido që të jetë, fakti i thjeshtë që numri i hebrenjve të pranishëm në Shqipëri në periudhën e rrezikut, në vitet 1930-1944, gati është 15-fishuar deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, duket që dëshmon e përcakton mungesën e vullnetit dhe të vendosmërisë së shumicës së shqiptarëve për t‘u bashkuar me qëndrimet naziste për ta persekutuar këtë komunitet.
Studimi i dëshmive të vëna nga autori në shërbim dhe në vëmendje të dijetarëve në lidhje me numrin e saktë të hebrenjve të zhvendosur nga Kosova drejt kampeve të përqendrimit duhet t‘i lejojë dhe i lejon secilit prej nesh të vërë pikëpyetjet e veta mbi vlefshmërinë e shifrave të shërbyera deri më tani, shifra të cilat pa dyshim janë ende të pranishme për shkak të mosnjohjes apo mospërfilljes së pamerituar të ekzistencës së dokumenteve të nxjerra në dritë nga prof. Shaban Sinani. Nga ana tjetër, duhet pranuar edhe ana objektive e problemit: është e sigurt që izolimi i vendit për rreth 50 vjet nuk ka favorizuar apo inkurajuar aspak kërkimin në këtë fushë, duke filluar këto kufizime së pari me kërkimin e historianëve të huaj.
Jashtë çdo lloj polemike, në parim larg disa ideve çmendurake apo disa legjendave që janë ende në fuqi, thelbësisht të formësueshme sipas vullnetit vetjak; nga mosnjohja, nga mungesa e informacionit apo nga mungesa e shpirtit të kërkimit në lidhje me burimet e vëna në dispozicion; autori mbi të gjitha ka bashkangjitur një kapitull rreth historisë se si Shqipëria arriti të fitonte një vëmendje ndërkombëtare për të mbajtur gjallë shpresat e hebrenjve si një territor i mundshëm i mikpritjes së tyre. Kjo vëmendje erdhi në një proces shumëvjeçar bashkëbisedimi me përfaqësues të mëdhenj të shoqatave ndërkombëtare të hebrenjve, të qeverive amerikane e britanike dhe të faktorëve të tjerë diplomatikë, të shqetësuar për atë që mund të ndodhte qysh në fillim të viteve 1930, në funksion të realizimit të ekzilit masiv të hebrenjve prej vendeve ku rrezikoheshin. Në fakt Shqipëria u bë në ato vite një atdhe i rezervuar i hebrenjve të Europës dhe kjo pjesë e historisë së Shqipërisë nuk njihet aspak mirë.
Duke u mbështetur te një dokumentacion shumë i detajuar, shpesh i pabotuar ndonjëherë, prof. Shaban Sinani ka dashur dhe tentuar t‘u përgjigjet pyetjeve të gjithsecilit dhe e arrin këtë me ndershmëri, me pasion dhe me bindjet shkencore që e karakterizojnë dhe e nderojnë. Në fund të leximit të kësaj vepre, subjekti i së cilës evokon një qëndrim të papërsëritur në llojin e vet, karakteristikë e dukshme dhe e veçantë e Shqipërisë, një fakt shumë i rëndësishëm të vë në mendime: Autoritetet vendore të një shteti të vogël të pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore refuzuan kategorikisht t‘u dorëzonin autoriteteve pushtuese listat e emrave të popullsisë së tyre hebreje, po ashtu dhe listat e hebrenjve të ardhur që gjetën shpëtim në Shqipëri, dhe kjo bëri që këta të fundit të shpëtonin, ndoshta jo absolutisht të gjithë (duke iu referuar faktit se gjatë luftës nën kontrollin e qeverisë së Shqipërisë ishte dhe Kosova e një pjesë e Maqedonisë së sotme), por shumica dërrmuese e tyre jashtë çdo dyshimi.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë përfaqësuesit e shteteve europiane do të kishin pasur të njëjtin qëndrim, do të kishin arritur në të njëjtat zgjidhje dhe do të kishin vepruar me të njëjtën vendosmëri? Nëse është e vështirë t‘i përgjigjesh kësaj pyetjeje apo t‘i shkosh deri në fund kësaj hipoteze, shembulli i dhënë nga autoritete të ndryshme e të njëpasnjëshme shqiptare provon se, sido që të ketë qenë ndalimi formal i pranuar prej gjermanëve nazistë për të (mos) ndërhyrë në punët e brendshme të vendit, merita për çështjen hebreje u takonte vetëm shqiptarëve dhe vendimeve të tyre dinjitoze, që kontribuuan për shpëtimin e ndriçuar tashmë të hebrenjve në Shqipëri.
Për të përfunduar po i lejoj vetes të evokoj disa radhë të cituara në gjuhën e origjinalit nga reflektimet e prof. Henry Morgenstein, fjali të marra prej gjykimeve të tij personale të ekspozuara në website-in e këtij dijetari, të shkruara përpara përditësimit shkencor zyrtar të kësaj historie, që sot është e njohur dhe e pranuar edhe nga instancat më të larta të Institutit Yad Vashem të Jeruzalemit: Një histori kam dëgjuar - por në këtë moment nuk e mbaj mend se kush ma ka thënë apo se si mund ta vërtetoj. Ka vetëm një vend i cili zyrtarisht i ka pranuar hebrenjtë emigrantë, dhe ky vend është Shqipëria. Kur ua tregoja këtë "histori shpëtimi" nxënësve të mi në Traverse City Michigan, unë gjithmonë kam theksuar faktin që ka shumë vende të tjera në botë - Amerika midis tyre - të cilët kanë qenë të përgjegjshëm për "zgjidhjen përfundimtare" të Hitlerit, që përfaqëson vendimin për t‘i vrarë të gjithë hebrenjtë. Në fillim Hitleri u tha hebrenjve vetëm të largoheshin duke lënë pasuritë e tyre, pa sendet e tyre, pra, ata duhej vetëm të largoheshin.
Hebrenjtë u lejuan të largoheshin nga Gjermania dhe gjermanët okupuan pasuritë e tyre. Në atë kohë pjesa tjetër e botës kishte "kuota" për numrin e hebrenjve që mund të lejonte në territorin e vet dhe "kuotat" e tyre të emigrimit gjithnjë ishin të mbushura, të realizuara, kështu që Hitleri iu rikthye "zgjidhjes së tij përfundimtare". Shqiptarët dhe Shqipëria nuk caktuan kurrë "kuota" për numrin e hebrenjve që do të pranonin. Kushdo që arriti të hyjë në tokën e tyre gjeti strehë, fshehje dhe shpëtim.
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #13 më:
14-09-2011, 23:49:46 »
Shqiperia shpetoi hebrenjte ne masakren e madhe te Luftes se Dyte Boterore
Vera Held u mahnit kur degjoi per Shqiperine nje vend i vogel ne Evropen Juglindore ne te cilin numri hebrenjve ishte 10 here me i larte se ckishte qene para Luftes se Dyte Boterore. Autorja nga Torontoja eshte rritur duke degjuar histori te trishtueshme nga babai i saj nje i mbijetuar i holokaustit i cili i ka treguar se si afro 35000 hebrenj ne vendlindjen e tij Hungari midis tyre dhe prinderit e tij u lidhen dhe u derguan ne kampin e famshem te Aushvicit aty ku pothuaj te gjithe u shfarosen. Ai i ka treguar asaj edhe per doktoret dhe infermieret qe e mbajten ne spital si te semure edhe pse e dinin qe ai po shtirej vetem qe te mund ti shpetonte vdekjes. Keshtu qe kur degjoi nga nje instruktor palestre me kombesi shqiptaro-kanadeze se gjate Luftes se Dyte Boterore asnje hebre nuk ishte vrare ne Shqiperi ajo u intrigua dhe vendosi te bente nje kerkim te vetin mbi kete ceshtje. Ajo qe mesoi e beri nje grua me nje mision te vecante. Une dua qe sa me shume njerez ta mesojne kete histori - thote Held e cila sapo eshte kthyer pas 11 ditesh qendrimi ne Shqiperi nje vend sa gjysma e Nova Scotia i cili ka vuajtur rreth 50 vjet nje regjim stalinist. Une dua qe ta shenoj ne harte dhe rolin e Shqiperise gjate holokaustit. Kane qene vetem rreth 200 hebrenj para luftes ne Shqiperi. Me shume se 70 e popullsise e cila ishte gjithsej 900000 jane myslimane. Ne fund te luftes Shqiperia ishte bere vendi i me shume se 2200 hebrenjve te cilet kishin ardhur nga Italia Maqedonia dhe Serbia madje edhe nga Polonia e Austria vetem qe ti shpetonin ndjekjes se nazisteve. Por nuk ishin vetem fshataret dhe fermeret ata qe u dhane strehe hebrenjve. Qeveria e atehershme i pajisi hebrenjte me pasaporta shqiptare dhe u krijoi mundesi punesimi.
Per disa historiane kjo eshte nje histori e rralle...myslimane qe shpetojne hebrenjte. Per shqiptaret. te cilet jane nje popull qe njihen per tolerancen e tyre fetare nuk ka rendesi feja aq sa Besa nje kod nderi i lashte shqiptar qe nenkupton te permbushesh nje premtim te dhene. lsquoIshte pikerisht Besa ajo qe i shpetoi hebrenjte ne Shqiperi - thote Held. lsquoKjo sepse nese ti praktikon Besen dhe tolerancen nuk i intereson askujt se cfare feje ke. Michael Shani nga Mississagua Ont. di gjithcka rreth Beses. Gjyshi i tij katolik Agostin Ciftja ia ofroi Besen nje familjeje hebrenjsh nga Maqedonia qe mori me vete ne Shqiperi kur kthehej nga nje udhetim ne Beograd. Ai po ngiste maunen plot me radio Philips me te cilat bente tregti kur pa nje burre qe qendronte ne mes te ures dhe po tundte duart i frikesuar - kujton Shani. Ky burre i cili quhej Shalon Adishes po fshihej poshte ures me gruan e tij Nina dhe vajzen e tij Sonia. Ata i kerkuan ti merrte ne makine dhe i ofruan si shperblim nje kuti te vockel prej druri e cila kishte brenda disa bizhuteri dhe pak monedha ari. Ishte shtator 1943. Ciftja nuk e dinte ne ate kohe se duke mbajtur premtimin e dhene tek ajo ure prane kufirit shqiptaro-maqedonas ai po behej nje nga ata qe historia i quan te paktet qe ndihmuan hebrenjte ne oren e tyre me te erreta. Me familjen Adishes qe fshihej ne kamionin e tij babai shqiptar i kater femijeve kaloi kufirin dhe i ftoi ata te vinin e te jetonin ne shtepine e tij ku i trajtoi si mysafire te nderuar per 9 muaj rresht 6 prej te cileve i kaluan nen hunden e armikut... Nazistet e armatosur ndodheshin gjithnje matane rruges aty ku nje oficer i larte nazist kishte marre nje apartament me qira.
Ne qershor 1944 i frikesuar per sigurine e mysafirit te tij Ciftja i shpernguli ata ne nje fshat jashte qytetit nen kujdestarine e nje mikut te tij te besuar. Ai i vizitonte nje here ne jave u sillte ushqim veshmbathje dhe u solli gjithashtu pasaporta false qe te mund ti perdornin per tu larguar nga vendi. Por ishte veprimi i fundit i Ciftes qe e ben Shanin shume krenar. Perpara se ti percillte per here te fundit gjyshi u dha kutine prej druri me bizhuterite dhe monedhat duke u thene Merri se juve do tu duhen. Ai rrezikoi jeten e tij dhe te femijeve te tij por nuk e beri per para. Ne kete pjese pak te njohur te historise ka shume tregime si i Ciftes dhe pikerisht kete do te sjelle perpara kanadezeve Held. Ajo organizon nje event ne Toronto si pjese e Javes Edukative te Holokaustit. Eventi quhet Besahellipshpetimi i hebrenjve nga shqiptaret. Ky event do te sjelle perballe familjet hebreje qe u shpetuan nga shqiptaret si dhe familjet shqiptare qe i shpetuan sigurisht ata qe jetojne ne Kanada. Pothuaj te gjithe hebrenjte u larguan nga Shqiperia pas luftes por para se komunistet te vendosnin regjimin stalinist i cili ishte nga me te egrit dhe me te izoluarit ne Evropen Lindore. Shqiptareve nuk u lejohej te udhetonin jashte vendit as te benin telefonata nderkombetare as te merrnin letra nga te huajt dmth as nga hebrenjte te cilet mund ti falenderonin meqe i shpetuan. Keshtu qe hebrenjte e kane pasur te pamundur te ruajne lidhjet me shpetimtaret e tyre. Per me shume se 50 vjet Mesut Salillari ka vrare mendjen se a do mund ta shohe serish Cucin e vogel. Cuci eshte nje nofke shqiptare qe prinderit i vune Bina Hajon vajzes trevjecare te nje cifti hebre nga Beogradi i cili arriti ne Titane ne kryeqytetin e Shqiperise ne vitin 1941 menjehere pasi Hitleri urdheroi pushtimin e Jugosllavise. Prinderit e saj Schmuel dhe Dorica kaluan disa muaj duke qendruar me Salillaret nje familje myslimane e perbere prej kater vetash. Kur cifti vendosi qe te levizte serish per arsye sigurie prinderit e familjes Kadri dhe Bexhije u ofruan te mbanin ne shtepi Binen e vogel.
Ajo qendroi me familjen time tre vjet e gjysme - thote djali i Mesutit Admiri i cili eshte nje inxhinier elektronik ne Toronto District School Board. lsquoGjyshja ime i mesoi shqip. I bleu lodra dhe i vuri emer shqiptar. Cuci luante ne lagje me femijet e tjere dhe askush nuk mund ta dallonte qe ishte e huaj. Kur pritja mbaroi ata u kthyen dhe e moren vajzen e tyre qe te ktheheshin ne Beograd. Me vone ata u shperngulen ne Izrael dhe dy familjet i humben kontaktet. Vetem ne vitin 1991 pas renies te sistemit komunist Admiri udhetoi ne Beograd qe te kerkonte Cucin dhe familjen e saj. Por nuk i gjeti. lsquoNje dite ra telefoni. Babai e hapi dhe une pashe doren qe po i dridhej dhe lotet qe po i binin ne fytyre - kujton Admiri. Ishte Schmuel Hajon qe telefononte nga Izraeli per te thene lsquofaleminderit. Shteti i Izraelit u ka dhene shume shqiptareve titullin Righteous Among Nations nderi me i madh qe mund tu behet atyre te pakteve qe ndihmuan hebrenjte ne oren e tyre me te veshtire. Emrat e tyre jane te shkruar ne Murin e Nderit te Yad Vashem muzeu memorial i Izraelit per Holokaustin ne Jeruzalem. Held i quan shqiptaret vendi i vogel qe mundej dhe vendi i vogel qe ndihmoi. Une uroj qe edhe gjysherit e mi te kishin shkuar ne Shqiperi - thote ajo - uroj qe shume e shume te tjere te mund te kishin shkuar ne Shqiperi.
Pergatiti Albano Bogdo
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
M A X
Gjinia:
Hebrenjte ne Shqipëri
«
Përgjigju #14 më:
14-09-2011, 23:50:23 »
Schindler-ët në Shqipëri
Këto ditë, kur hebrenj e shqiptarë në NYC nderuan virtytin e familjes Biçaku, tema e fatit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës II u kthye sado pak në qendër të vëmendjes. Duke strehuar 26 hebrenj në ato kohë të vështira e të turbullta, Biçakët meritojnë admirimin e hebrenjve dhe të shqiptarëve bashkë.
Me këtë rast, u përsëritën në mediat formulat e zakonshme se “Shqipëria ishte i vetmi vend që…”, “asnjë hebre nuk iu dorëzua…”, të cilat të gjithë i njohim e dimë t’i recitojmë për bukuri. Virtyti i Biçakëve u sheqeros pa nevojë me një dozë hiperglicemizuese të retorikës bajate.
Po si qëndron puna me hebrenjtë në Shqipëri gjatë Luftës II?
Natyrisht, kur flitet për hebrenj, do të flitet edhe për anti-semitizëm. Anti-semitizëm në Shqipëri nuk ka pasur as ka; sepse shqiptarët janë mësuar me bashkëjetesë fesh e kulturash të ndryshme, dhe sidomos sepse komunitetet hebraike në Shqipëri kanë qenë relativisht të vogla e të papërfillshme.
Anti-semitizmi, ose persekutimi i hebrenjve, ka ndodhur zakonisht në vende të tilla si Gjermania e Rusia, ku hebrenjtë ishin të shumtë e të spikatur.
Arsyet pse ka pasur kaq pak hebrenj në Shqipëri nuk di të jenë hulumtuar, por besoj lidhen me varfërinë e vendit, jo me armiqësinë e vendasve. Në të vërtetë, ka të dhëna se gjatë shekujve XVI-XVII ka pasur shumë familje hebrenjsh sefarditë në bregdet (sidomos në Vlorë), por këta pastaj u larguan kryesisht drejt Selanikut.
Me fjalë të tjera, edhe nazistët e racistët më të tërbuar në Shqipërinë e viteve të Luftës nuk flisnin dot për një “problem hebraik” atje, sepse nuk do t’i merrte vesh kush. Italianët, nga ana e tyre, nuk i persekutonin hebrenjtë aq egërsisht sa aleatët e tyre teutonikë; prandaj hebrenjtë në Shqipërinë e pushtuar nga Mussolini nuk u ndien ndonjëherë të rrezikuar vërtet.
Ndryshe qëndronte puna me autoritetet naziste kur vendi u shkel nga ushtritë e Reich-ut të Tretë; ndaj të cilave hebrenjtë kishin të drejtë të druheshin sa s’ka.
Historianët kanë vënë në dukje se nazistët në fillim kërkuan listat e hebrenjve, me synimin për t’i deportuar e zhdukur, sikurse vepruan në vende të tjera; por ky persekutim i organizuar nuk vazhdoi, meqë qeveria shqiptare ia doli, megjithatë, të sigurojë njohjen e të ashtuquajturit “neutralitet relativ” të Shqipërisë. Kjo bëri që Shqipëria të trajtohej ndryshe nga shumë vende të tjera të pushtuara prej gjermanëve.
Nga ana tjetër, thënia e përsëritur se “asnjë hebre nuk iu dorëzua…” ka vlerë vetëm për Shqipërinë e vogël; meqë dihet se një numër hebrenjsh në Kosovë u persekutuan, u çuan në kampe përqendrimi e u shfarosën si vëllezërit e tyre gjetiu në Ballkan.
Pse vallë ky ndryshim dramatik në fatet e hebrenjve midis Shqipërisë dhe Kosovës? A nuk provohet kështu se fakti që hebrenjtë nuk u persekutuan në Shqipëri gjatë Luftës II nuk ka të bëjë aq me “karakterin” e shqiptarëve, sesa me jurisdiksionin e posaçëm që vepronte në Shqipëri, përkatësisht në Kosovë, ato vite?
Dihet, ndër të tjera, që me shqiptarët e Kosovës u organizua edhe një batalion SS-ësh; gjë që në Shqipëri nuk u lejua të ndodhte, pikërisht për shkak të atij “neutraliteti relativ” që përmenda më sipër.
Kjo shpjegon edhe pse shumë hebrenj, gjatë asaj kohe, u dyndën nga Kosova për të gjetur strehë e mbrojtje në Shqipëri.
Vërtet, asnjë hebre nuk përfundoi në duar të nazistëve brenda Shqipërisë së vogël; sikurse asnjë shqiptar nuk u ndëshkua prej nazistëve pse kishte strehuar hebrenj. Megjithatë, arsyeja për këtë mrekulli nuk duhet kërkuar në antropologji, por në politikë. Përcaktuese për fatin e hebrenjve në Shqipëri duket të kenë qenë marrëveshjet e qeverisë shqiptare me autoritetet gjermane…
Kjo do të shpjegojë, besoj unë, edhe heshtjen pothuajse totale të historiografisë komuniste në Shqipërinë e Pasluftës; meqë historianët shqiptarë e dinin se çfarë i kishte shpëtuar, pikërisht, hebrenjtë në vend, por nuk e shkruanin dot.
Nga ana tjetër, hebrenjtë vendas në Shqipëri, dhe vëllezërit e tyre të ardhur nga vise të tjera të Ballkanit, kishin të drejtë t’u druheshin nazistëve, megjithë marrëveshjet e “neutralitetit relativ”. Tek e fundit, autoriteti i një qeverie kuislinge varej i tëri nga humoret e gjermanëve; dhe sikur këta të vendosnin t’i shkelnin klauzolat e “neutralitetit”, nuk do t’i ndalte dot kush.
Kjo mund të shpjegojë edhe dëshirën e tyre për t’u fshehur e për t’u kamufluar si shqiptarë, edhe në rrethanat kur, faktikisht, nuk po i kërkonte kush.
Vendasit, nga ana e tyre, iu gjendën hebrenjve në nevojë; dhe i ndihmuan jo se këta ishin pikërisht “hebrenj”, por sepse ishin qyqarë e të persekutuar e kishin nevojë për simpati e ndihmë. I ndihmuan njëlloj siç kishin ndihmuar më parë grekët e shpartalluar pas luftës italo-greke, ose italianët, pas kapitullimit të Italisë në 1943.
Duhet theksuar, më në fund, se asnjë prej qeverive dhe autoriteteve pushtuese në Shqipëri nuk kishte arsye të luante kartën anti-semite, meqë anti-semitizmi ndër shqiptarë nuk ekzistonte. Ndryshe nga vende të tjera, ku nazistët shpresonin të fitonin simpatinë e vendasve duke u hequr sikur po i “çlironin” nga “shushunjat çifute”, ndër shqiptarë kjo politikë s’do të kishte dhënë ndonjë rezultat.
Gjesti i familjes Biçaku, dhe i shumë familjeve të tjera shqiptare që strehuan hebrenj gjatë luftës meriton të përkujtohet e të nderohet; por kjo nuk ka pse të bëhet shkas që historia e hidhur e Luftës II të rishkruhet si rrëfenjë sentimentale. [2006]
http://xhaxhai.wordpress.com/antropologji/schindler-et-ne-shqiperi/
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
Faqe: [
1
]
2
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Forumi i Historise - Albanian History
-----------------------------
=> Historia Shqiptare
===> Historia Mesjetare Shqiptare
===> Rilindja Kombetare
===> Historia Moderne Shqiptare
=> Historia e Lashte Shqiptare
=> Libra dhe Vepra Studimore
===> "Enigma"
=> Figura Historike
=> Arkeologji
-----------------------------
Historia Boterore
-----------------------------
=> Historia Boterore
=> Historia Antike
=> Historia Mesjetare
=> Historia Bashkekohore
Anketa
Cili ështëvlersimi juaj?
Shumë
0
(0%)
Jo Shumë
0
(0%)
Duhet të punoj edhe më shumë
2
(100%)
Numri total i votave: 2
Shiko temen