Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Poezi me Humor  (E lexuar 8224 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
SALAMANDA
Anetar


Karma: 42
offline offline

Postime: 296


Shiko profilin
« Përgjigju #45 më: 09-11-2008, 21:42:56 »

SURPRIZA

Burre i dashur ke nje cen:
e di xhanem je besnik
(e di qe te tredh perndryshe)
t'mungon sensi romantik!

T'nesermen si gjarper trap
dredhoj udhen s'shkoj ne pune
Blej qirinj,ca vere e lule
Ja ta shohim kush jam une!

Plot lavdi hyj ne shtepi
futem si dash me kembore
hap dritaret per ajrosje
shoh jaranin me breke n'dore

C'me bere more i ngrate
m'dhjeve romancen n'qeleshe
flaki breket,hajde brenda
u pa puna ,bejme nje treshe!

Ta pjekim gruan ne hell
Kofsha t'lengshme te shijosh
Mbushe mire me kastravec
une ta lezetoj me kos...

Ajo hidhet:ju te poshter,
do t'ankohem n'polici!
Pritni...kam nje dashnor tjeter
Sa te MADH e ka ai!
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #46 më: 16-11-2008, 17:40:47 »

Nga:Shahin KOLONJA

Greve,politike dhe kaos

Me në fund festa
duket se u mbyll.
Do te nise greva
Meta porsi yll.
Kerkojne komisione
vota te numerojne.
Se duhet karrikja
tjetër nuk kërkojnë.
Edhe Nardi gjore
qe shumë ka provuar.
Do te jetë ne tave
shumë nuk ka ndryshuar.
Të tjerë nga pas
vetëm për karrike.
Nuk kanë faj e di
u është bërë si mike.
Dhjete deputetet
nuk duan shumë.
Duan garancine
qe do jenë ne "turme".
Duan parlamentin
se janë sevdallinj
Nuk duan te jenë
larg si komshinj.
Njeri i bjen gozhdes
tjetri i bjen patkoit.
Duan te gjithë vend
nen hijen e ftoit.
Hej mor derdimene
jeni cmendur fare.
Rrini qetesohuni
nga skenat manare.
Lini politikën
se e qelbet shumë.
Berisha dhe Rama
do mbyten ne lume.
Nuk është fundi botës
rrini dhe harxhoni.
C'ju duhet politika
kot te kuvendoni.
S'keni bërë asgjë
te gjithë sa jeni.
Keni mbushur xhepa
doni te defreni.
Kaos anembane
pa ujë e pa drite.
Ikni te shpetoni
na qetesoni sytë.
Ik Ilir e Nard
bashke me fanatike.
Se për jush "luanet"
nuk kanë frikë.
Ikni ju te paret
te tjerët pas jush
Me Sali "doktore"
dhe "piktore" Edush.
Kobe keni mbjelle
menxyra ngado.
Ikni delenxhinj
populli nuk ju do.
Boll keni plagosur
Shqipërinë e mjerë.
Për xhepat mendoni
për njerezine zeher.



E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #47 më: 04-12-2008, 04:01:25 »

Nga:Shahin Kolonja

Dueti trokes


Erdhi dita te gezojme
Salen te falenderojme
Gjuhe plot,trasta plot
vec me gure si nxjerr dot.
Ligjeron si komunist
nuk do te jete disfatist.
Uleret e para prin
prane servilet i rrin.
Per xhakete e te tjera
llafet tani si merr era.
Nje bilbil i rrahur mire
komunist me shtate brire.
Do te jete ne krye perjete
t'a mbushe mire ate kulete.
Se Argita dhe Shkelzeni
nuk i mbajne syte nga Erzeni.
Se Liria e ka mire
nga ky soj si bicim i d'lire.
Do te siguroje perjete
femijet qe ka pjelle vete.
Mire e ka,se ka keq
por ky popull vec po heq.
Mbytyr ne uje i pa pire
i pangrene pa drite mire.
Vetem fjale boll degjon
Edi e Sala qe kuvendon.
Nuk e cajne koken fare
per popull e gjithcfare.
Duan trastat ti kene plot
populli vetem kullot.
Bar duket ka ca shume
dhe per te korrur duhet pune.
Keshtu popull i pangopur
haj bar,s'eshte i ndotur.
Vetem ne e kemi shkelur
ti haj bar,ne rrushin vjelur.
Komunistet nga cdo ane
vazhdojne te bejne sirane.
Ca blu edhe ca roze
na lane vetem rrogoze.
Mbushen xhepa edhe arka
nga pas,cupa dhe plaka.
Njerezia vetem shikon
si politika kuterbon.
Ere e keqe nuk durohet
njezet vjet vetem hakerrohet.
Jo per pune qe vlejne
por per veten te kerrejne.
Hej Sali dhe Edush djali
baba asgje ty te ste fali.
Je ber zot ne pronen tone
nuk e harrojme,jo per zone.
Neser kur te vije drejtesia
ty s'te takon as kusia.
Se harbutet jane troke
xhepa shpuar dhe pa shoke.
Sot flini mbi miliona
doni "bejlere" gjitona.
Neser do te jeni mire
brekegrisur ne te gdhire.
Ashtu sic e meritoni
sic jua kerkon "gjitoni".
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #48 më: 06-12-2008, 00:44:40 »

Nga:Shahin Kolonja

NJELLOJ SI QEMOTI


Erdhi dita,nata shkoi
politika po njelloj.
Me një Lene qe ka ikur
tani Prenen faqendritur.

Po njelloj si me pare
me te shumte genjeshtare.
Të një soji,te një fisi
te gjithë minj gjirizi.

Sot ne një kohe tjetër
ngjajne si luani leter.
Me përralla e fjalime
mbushin veshet me premtime.

Si qemoti komunistet
qe "shanin" titistet.
Veç ne naten e gjatë
shisnin vendin e ngrate.

Shisnin Kosovën martire
shisnin trojet Ilire.
Trathtuan kombin tonë
mbushen vetëm gjitone.

Mbushen serbe edhe greke
lane shqiptarët pa breke.
Sot njësoj si diktatura
me armiq lidhin ura.

Vjen serbi dhe heleni
qe kafshojne porsi qeni.
Duan te na zhvatin fare
politika bën pazare.

Ca me Fazllicin jarane
ca me greket kanë sevdane.
Shesin-blejne kombin e mjer
qejfin se bëjnë qeder.

Këtë shash,ke te levdosh
s'mbulohet dielli me shosh.
Se te gjithë mbeten njelloj
me harbutet ne atë soj.

Si doktori qe gjemon
si skulptori qe kaleron.
Të dy bashke një mendim
kështu tha Alia "trim".

Beni llogje e pershesh
se ky popull nuk merr vesh.
Beni si te dëshironi
se kështu thotë Ali e Gjoni.

Veç mos lini fisnikerine
qe te beje Shqipërinë.
Mos leshoni peun e balones
te na vijë pronari zones.

Jemi ne te kuqte e horrit
trima t'rrogozit,t'morrit.
Jemi ne derrat ne balte
nuk duam vend te begate.

Duam kaos,tranzicion
qeni të mos njoh te zone.
S'duam mendjen e ndritur
duam njerëz te lajthitur.

Duam Lenen,duam Prenen
duam djallin,s'duam nënën.
Duam serb,grek edhe rus
duam te jemi karpus.

Sepse me Enverin tonë
shkaterruam shumë për zone.
Mbollen vendin me bunkere
bëtë fisnike delenxhilere.

Vrame preme e shkretuan
por akoma nuk mbaruam.
Kemi një mison "fisnik"
mikut ti themi ik.

Armikun te bëjmë zot
s'duam nesër,duam sot.
Fasllicet e te tjerë
duam te na bëjnë qedere.

Qëllimi ynë final
duam tymi qe te dalë.
Të djegim ardhmërinë tuaj
t'u shesim tek të huaj.

Të luftojme demokracine
te vrasim gjithë rinine.
Të mbysim shpresen e pritur
duam diktaturen e rilindur.





E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #49 më: 10-12-2008, 02:40:11 »

Nga:Shahin Kolonja

Kur flet Bollano


Nuk pushon,kerkon te flase
si gjithmone te pellase.
Jemi grek,jemi Helene
si Bollani jo nuk gjen.
Uleret sikur mendon
qeveria rri e shikon.
Doemos e ka ortak
neper rrugen qorrsokak.
Edhe opozita roze
me Atdhene eshte bere boze.
Te dy palet jane njesoj
me Vasilet jane njelloj.
Prandaj gjarperi nuk pushon
nis helmin e leshon.
Do te shuaj shqiptarine
do te ndaje Ilirine.
Nuk mjaftohet sa ka zhvatur
kerkon shume pa u rropatur.
Politika jone vec fle
per komb nuk ka nge.
Syri vuan per te vjedhur
sa te zhvatin keta te tredhur.
Per Atdhene nuk mendon kush
Sala,Edi duan rrush.
Nuk kane turp,as hidhohen
per Shqiperine qe turperohet.
Nga harbutet koketrashe
nga Dulet me shoke qurrashe.
Qe trupin kane ne Shqiperi
ndersa koken ne Greqi.
Me Bollane e me Omonia
shume dashka Athine "zonja".
Shume dashka nuk ngopet
sa duan te na hane topet.
Per te "mira" e te liga
ka oreks Athina shtriga.
Prandaj Vasili me shoke
fryn bullcite e na can koke.
Do cka eshte e pamundur
do qe vithet ti mbaje tundur.
Ik e mbushu DonKishot
s'je asgje dhe flet kot.
Me iderat qe ke ne koke
nuk na shtrin askurr pertoke.
Ik e zhduku soj gabeli
tek ju nuk kendon gjeli.
Ulni koken dhe shikoni
sojin qe doni te mbroni.
Vec me Lezbos dhe tjere
mbeteni vec te mjere.
Keni oreks per gjithcka
por se vrima s'jua mba.
Doni te shtriheni shume
por nuk meritoni vec lume.
Edhe ate shume e keni
eshte shume per ju soj qeni.
Bollani qe ulerin,Duleja qe grin.
s'bie shi pa vetetime.
Gjithmone do mbeteni fund
nuk ka krevat qe t'u tund.
Sepse jeni prapa shume
faqja ju mbeti me shkume.
Nuk rruani dot fytyren
jua kemi pire yndyren.
Mbushuni soj i lig
me gjithcka qe kini mik.
Nuk ju mbron dot askush
as Saliu me Edush.
Se ne e dime mire
jeni nje race e peshtire.
Pasqyre e babezise
jeni si fundi kusise.
Hajt tani boll biseduam
me ju asgje s'kulluam.
Keni mbetur vetem llume
t'ju rroje faqja me shkume...
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #50 më: 01-01-2009, 22:31:49 »

Nga:Shahin Kolonja

Ne vend te kartolines per Vitin e Ri


Bamir Topit

Djale "trim",djale "ari"
me i miri selise blu...
Por ce do qe kryetari
si dhurate te jep dru.


Sali Berishes

Viti i Ri ka shume pune
rruge shume e drita pak.
Zgjedhjet ju i keni prane
per kete keni merak....


Jozefina Topallit

Moj e bukura Jozefine
si yll je ne Kuvend.
Kush guxon e te prek
mbetet vertet pa mend.


Edi Rames

I gjate boll si asnje tjeter
me mendime e shamata.
Nuk di te hedhesh ne leter
cfare ben diten,i fshin nata.


Ilir Metes

As i prere,as i vendosur
me partine qe ke krijuar.
Vec nje gje ti ke vulosur
ske ide per te zbatuar.


Fatmir Mediut

Viti vjeter iku mire
me shetitje e fjalime.
Ky i riu qe po vjen
do te sjelle vec premtime.


Vangjel Dules

Mik ke qene me te gjithe
nje kale Troje,si loder.
Me Bollanon pregatisni
te beni Shqiperine,koder.

E identifikuar
iShUlLi
Anetar


Karma: 3
offline offline

Postime: 854


Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 07-01-2009, 22:54:01 »

Urime Agron. Na kenaqe me keto poezi me humor.

 
E identifikuar

Cituar nga: Me
I hope you enjoy your stay here at zeriyt.com!
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #52 më: 19-01-2009, 12:51:05 »

Harbutet e politikes


Nga:Shahin KOLONJA

Zemra me eshte trazuar
me kopuket qe drejtojne.
As vete si kam besuar
ne kete menyre t'harbojne.


Nuk ndalen para asgjeje
per para e perfitime.
Shesin,blejne gjithckane
per karriken "legjitime".

Hej bandite te politikes
soj harbutesh pa moral.
Qe pas i vini cikes
per fitime gje s'ju ndal.

Hidhni vallen beni qejf
gjersa te vije dita.
Kur nga zoti e njerezia
do largoheni pa rene drita.

Mjaft nuk dini o te mjere
mbushur xhepa edhe banka.
Do te vije dhe dita jone
ju do gdhiheni ne baranga.

S'jeni fis e s'jeni fare
soj buxhuku prej katrani.
Keni rrembyer or kusare
keni mbetur der jarani.

Me kostume e sekretare
kaperdiseni neper vila.
Por fundi do tu vije
se jeni xhins kopila.

Do vije dita e pritur
fisnikeria te fitoje.
Ndersa soji juaj "buxhak"
ne origjine do shkoje.
E identifikuar
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5752



Shiko profilin
« Përgjigju #53 më: 24-02-2009, 16:25:38 »

Poezi e ndaluar e CAJUPIT

Elegji ne pleqeri per te shkreten djaleri; (Kandari)

Grua sec mu prish kandari
Nuk eshte me ai i pari
Qe s’pertonte dite e nate
Ndizej si barut i thate.

Lere grua se c’me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s’i ngre kryet perpjete.

Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythezbuluar
Sulej si qen i terbuar.

I pushtonte vete te tera
Zgavra, shpella, guva, verra
Fryhej si nje patellxhan
Kur shkonte nen fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot cka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur?

Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s’i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate…
Dhe s`leviz te behet burre
Me mbeti vetem per shurre.

Ah moj grua moj e ngrate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese me s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot.

Isha trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe t’u hante verra.

Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha.

Mazallah mbetcin me barre
I therrja u beja varre!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja se c’me thosh koka.

Ne Zagori dore e pare
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra me shume se qen.

Vete i ujdisja te tera
C’me tha koka e s’e bera?
Ne Evrope s’lashe vend pa pare
Kuplarate i mora mbare.

Shijova bionde gjermane
Meskeputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por ne France lashe mend e kokes.

Kush te doje le ta provoje
Te ma marre mikun ne goje
Ne Stamboll mos shkofsha kurre
Bashkohet burri me burre.

Thone se eshte ves i shemtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo pune epati
U plaka, me ra takati.

E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #54 më: 02-03-2009, 00:38:09 »

Nga: Shahin KOLONJA

OJQ DHE LEPUJ

Hej milet degjoni fjale
Rama ka pas nje deli djale.
Nje Erion qe si flori
ngjan me qoften ne sini.
Nje Veli i sojit vjeter
qe "progres",sjell patjeter.
Me grupimin,prone e tij
dita do te jete njemij.
Me Edushet pak burra
me Erionet si gurra.
Me Gjinushe edhe Misha
do te jene te gjithe bisha.
Prandaj dijeni mire
ky soj nuk eshte i d'lire.
Maja shume ka kercyer
edhe eshte kaperthyer.
Tani me politike te re
sjellin nje nuse te ve.
Me Paskal e me Skender
vetes duan ti bejne nder.
Edhe lepurushet e Rames
do ngelin tek Qafe  e Thanes.
Stani me s'behet me dy vesh
deti nuk behet pershesh.
Keshtu trimat e OJQ-se
duan fundin ti sjellin gjese.
Duan shume me shume se baba
"historia" tu vije prapa.
Prandaj popull rri i qete
bej si te duash vete.
Mos ju largo nga nje e keqe
qe neser t'gdhihesh serish ne leqe.

E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #55 më: 07-03-2009, 01:45:59 »

Nga:Shahin Kolonja

Ylli shuar Pango


Erdhi 'Fiksi" te tregoje
Pangon tone te turperoje.
Ky minister porsi "Yll"
ministrine e di si pyll.
Mendjen se ka te kultura
do te ngreje shume ura.
Qe me vajza ate t'a lidhin
por ku duhet edhe zgjidhin.
Ky capken i thyer ne moshe
me i riu si topkodosh.
Vetem femra do te preke
madje u ofron dhe dreke.
He mor "Yll" qe u venite
duke u dridhur ne vite.
Mjaft nuk the asnjehere
te mbeti turpi ne dere.
More Pango si meteor
te mbeti huri ne dore.
Tani si e do zakoni
kerko ndihme tek gjitoni.
Humbe shume more derezi
si kodosh mbete fatzi.
Nuk te mbeti asnje fjale
ti je plak e hiqesh djale.
Tani Yll rri dhe veshtro
neper nate nis numero.
Me sa vajza je kopsitur
sa ka thyer mendje ndritur.
Por te fundit mbaje mend
se te nxorri ne Kuvend.
Te nxiu,te humbi vulen
doje zogen,s'doje pulen.
Per kesmet nuk ke ku shkon
horrin askush se afron.
Mbete vetem or i mjere
i mbete Sales ne dere.
Por ai shpejt e bitisi
ne pension,ty Yll te nisi.
Qofsh i fundit si "hero"
sepse horri keshtu e do.
Rrofsh e qofsh,o psikolog
qe nuk di te besh dialog.
Mendja jote shume e hidhur
shume shpirtra i ka dridhur.
Tani si plak i fandaksur
as njeri,as cipeplasur.
As skuqesh,as turperohesh
kerkon serish te mbrohesh.
Ik Pango,mos na u kthe
mos te shohim me mbi dhe.


« Ndryshimi i fundit: 09-03-2009, 04:03:23 nga AGRON » E identifikuar
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5752



Shiko profilin
« Përgjigju #56 më: 07-03-2009, 01:46:54 »

hahahahaaaa te lumte Agron
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
titi10
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1937



Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 07-03-2009, 01:51:51 »

orar pr te lexuar poezi eshte tashi shejtanke hmmmmm
E identifikuar

i do very bad things and i do them very well...
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5752



Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 07-03-2009, 01:52:59 »

po edhe lexojme cte bejme buzeqeshje
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #59 më: 09-03-2009, 23:26:15 »

Nga:Shahin Kolonja

Kush eshte ai....!


U be kryeminister
me shume pare ne kanister.
Me shume "halle" permbi shpine
do te prije,ani se s'din.
Do te ligjeroje shume
por s'di te beje pune.
Do te duket,te gezoje
me shume di te hidheroje.
Ora i ka mbetur pas
me shume di te pellas.
Do te jete vetem ai
nuk do tjeter ne krah te ti.
Mbeti vetem ne kete mot
si ai nuk gjen dot.
Me te gjithe ka sherbyer
tani s'len gje pa krryer.
Mbushur arkat edhe bankat
pa buke le te mbeten plakat.
Eshte i kuq,eshte blu
me teper te ofron dru.
Ka qene mjek,tani pacient
duket si trimi levend.
Duket shume,asgje s'vlen
neper male si ai s'gjen.
Zbret pak ne asfalt
edhe kthehet ne pirat.
Zapton cdo gje qe sheh
te drejten me dru e rreh.
Flet shume per drejtesine
por naten te vjedh shtepine.
Nuk ka faj te thone servilet
ka mesuar nga kopilet.
Ka mesuar eshte i ditur
per te keqen i kopsitur.
Per te keqen per manine
nuk harron kapedan Aline.
Se harron se e ka shef
per te vendin e ben def.
E djeg,e pervelon
per Ramizin,jo per zone.
Pra keshtu ti popull i mjere
mos shih nga tjetra dere.
Mbylli syte,qepe gojen
komunistet te nxjerrin bojen.
Sekretaret serish ne krye
diktatura nuk u thye.
Nuk rrezohet komunizmi
me zogjte qe nxori monizmi.
Serish ata jane te paret
horrat dhe genjeshtaret.
Grinden,shahen si te duan
vetem vodhen e zaptuan.
S'ka shpetim nga kolera
kur ne krye kemi derra.
Kur serish drejton Alia
s'rregullohet Shqiperia.
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Kosova atdheu im i dashur

Anketa
  • Cfare mendoni per Eposin e kreshikeve?
  • Dot Interesant
  • 7 (43%)
  • -
  • Dot Perle e letersise tone
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nuk kam ndonje mendim
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot Nuk me pelqen
  • 1 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor