Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Poezi me Humor  (E lexuar 8266 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #30 më: 10-09-2008, 06:38:28 »

Nga:Valter Xhomaqi

PD-se

Je parti si deti gjerë
nuk te ndalin dot azganet.
Ngjyra blu sikur s'te shkon
është mirë të shikosh fazanet.

Dot si ty nuk bëhet tjetër
ty PP-ja te ka zili.
Ke një kryetar-mbret
te tjerët heshtin veç ai di.

*****

PS-se

Ngjyra roze,e kuqe shpelare
kush te zbardhi moj shejtane.
Ti ne shpirt ke një mall
kohët te vjetra ,moj jallane.

Iku Nano,erdhi Rama
njësoj je si me pare.
Nuk te le ty ZP-ja
sepse nenes i ke ngjare.

*****

PSD-se

Veç Skenderit,nuk ke tjeter
iken e te lane një thele.
Por ti sërish bitisesh
je e aftë për te vjele.

Me Gjinusha,porsi rrushi
rrush i thate i Etemit.
Shkon gjithmonë me vertik
mos i bien ato te demit.

*****

PR-se

Me Sabri e me Medira
punera shumë ti ke "goditur".
Ne rrugë i le pronaret
për karriken qe ke pritur

Se vlen shumë ajo shkretane
kur bëhen gjërat me spec.
Je parti e God-Medise
qe shkakton vetëm Gerdec.

*****

PAA-se

Ke Lufterin për njemije
burrë-grua i peshuar.
Nuk te duhen ty te tjerë
sepse s'ke për te paguar.

Ndot ambientin kryetari
mendjen ka veç për goma.
Nuk i nxihen thinjat,...jo
deri sa te bjere Roma.

*****

PAD-se

Lumja ti për Neritane
burrë me "peshe" si qemoti.
Nuk gjen rast pa e deklaruar
se ka mbetur njeri koti.


Pas kujtdo ai i vardiset
si prosti me floke te bardhe.
Mbete sorre pa bisht e krahe
qe rri vetëm nën dardhe.

*****

PDK-se

Një Bushat te polli
je "rritur" ca si shumë.
Hiq Les e ver Ndoke
prandaj shkon si lume.


Parimet kristiane
shkelet si te marrë.
Veç për kolltuk
s'late kend pa share.


E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #31 më: 17-09-2008, 08:11:18 »

Nga:Shahin Kolonja

Demokraci

Kemi 20 vjet qe presim
te na vish moj e uruar.
Kemi pritur sa do presim
na ngeli rruga pa shtruar.

Dy dekada janë shumë
për te shijuar lezetin.
Por duket janë pak
kur te kuqte kanë grepin.

Vetëm pritje,oh.. sa shumë
s'ngopem syrin me liri.
Vijne e ikin komunistet
Enverin mbajnë ne gji.

Si shejtanet e pangopur
cirren edhe ulerijne
Doni liri-demokraci
prisni ca sa te mbijne.

U rrit bari edhe gjembi
populli sërish pa gjë.
Ku te lënë komunistet
duan shumë s'duan një.

Shkojne vitet,brezat shkojnë
ne njësoj vetëm presim.
Kuq e blu qenkan njësoj
pa liri sërish mbesim.

Ka thënë mirë komisari
komandanti e ka thënë.
Sa te jenë komunistet
s'te lënë të kesh gjene.

Shumë kala kanë pushtuar
blu,roze e kameleone.
Na ngeli endrra ne duar
se nuk flasim me gjitone.

Hajde hall qe na ka zënë
hall i madh si thonë shaka.
Endrrat targen kanë lënë
vetëm presim marshalla.

Duket keq jemi denuar
nga kusaret-komisare.
Na lane duke enderruar
ndërsa zhvatin si zagare.

Shqipërinë e bene cope
ne ere gjithçka hodhen.
Vetëm kaos dhe Gerdec
anembane ata mbollen.

Ne sërish gojet i mbyllim
se sa gjatë nuk e di.
Po i lame do na shqyejne
do na zbresin ne shtepi.

Fare e keqe ata janë
as kanceri s'ja kalon.
Nuk dinë as fis as fare
as kufiri ku mbaron.

Nëse heshtim,ata grijne
pa teklif,pa njerzillek.
Po u bërë ballë njëherë
nuk bëjnë me karshillek.

S'janë trima,janë qenushe
te rrahur qe ne lindje.
Kur te ngrihemi ti ndalim
do të marre fund kjo pritje.

S'bëhet kosi me ujë
demokracia me komisare.
Se liria s'do hajvane
qe na hiqen si mentare.

Boll u ngopen me sofizma
blu e roze janë njësoj.
Asgje nuk kanë bërë
veç u doli ajo boje.

Me ishet pa ideal
me servile e shqytare.
S'ndertojme jemi te sigurtë
vetëm vetes i bëjmë varre.

Ikni more te denuar
boll nxite Shqipërinë.
Na lini te bëjmë te miren
te zbardhim c'keni nxire.





E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #32 më: 17-09-2008, 20:07:21 »

Nga:Shahin Kolonja

Opozita

Ngjyra roze,shenjë e mirë
nuk bën për opozite.
Punet roze,për te gjithë
duan nate e jo ditë.

Me Edush,e pas tij çfarë
nuk bëjnë pune te mëdha.
S'ngren peshe dhe Gramozi
qe ka prishur shumë kala.

As te tjerët e vjetër
qe bëjnë politike te re
Nuk peshojne asgjë për bese
sepse kanë shumë nge.

Me këtë opozite roze
qeveria bën sallate.
Vetëm detin nuk bën boze
sepse pas ka dhe gratë.

Edi shkrete se ka mendjen
tek punët e qeverisë.
Ai ne periferi qetesohet
dhe tek punët e shtepise.

Prandaj Meta,shoku i vjetër
kartolinen nis urim.
Merre Rame se asgjë tjetër
nuk është për ty tundim.

Është 8 Marsi more shokë
festen kanë gratë tona.
Ndaj për Edin një urim
se çdo gjë është e jona.

Hajde,hajde opozite
s'di kush burrë është apo grua.
Të gjithë nga një cike
bredhin krua me krua.

Prandaj qete rri Saliu
s'ka vrime miu 500 grosh.
Me ata qe përballohet
s'prish pune shtëpia bosh.

Hidh e prit si loje femijesh
here Sali e here Edush.
Me këtë politike mavri
vetëm ferra aspak rrush.

Hej roziste edhe blusiste
mos e lodhni mendjen fare.
Hidhni prisni veç mashtrime
me mendjet hileqare.

S'ka sot politika
mendje ndritur si qemoti.
Të gjithë janë njësoj
kokebosh e futja koti.

Nuk bëjnë as për roje
vreshtat qe ti ruajn.
Vaj medet ne te shkretet
shumë për lume paguajm.


E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #33 më: 19-09-2008, 06:36:18 »

Nga:Shahin Kolonja

Omonia ose PBDNJ


Nuk pushuat kurrë
helme se leshuar.
Vazhdoni te mbillni
faren e mallkuar.

Kerkoni Epirin
kerkoni Shqipërinë.
Sa urrejtje keni
ju për shqiptarine.

Vetëm me gënjeshtra
keni mbushur trute.
Doni qiqrat te piqen
ne hellin e drunjte.

Hej... sharlatane
mendjen mblidhni mirë.
Nuk jeni te vjetër
as dhe shumë te shtrire.

Mburreni gjithë jetën
me buken e huaj
Nuk keni asgjë
te këtë vulen tuaj.

Me Dule e qirjot...
Bollan dhe hilera.
Keni bërë shumë "krime"
qe nuk jua nxe dera.

Hej "helene" mavria
mendjen mblidhni mirë.
Se dikur Iliria
ne Athine është shtrire.

Doni te krijoni
mite te peshtire.
Mbyllni goje harbute
se na njihni mirë.

Mbyllni goje harbute
s'keni goje te celni.
Se me buken tonë
fryme akoma merrni.

Jeni trimeruar
duket ca si shumë.
Se shtetaret tanë
s'ndihen flene gjume.

Prandaj flet Vangjeli
trim bëhet Bollani.
Nxjerrin shkume nga goja
si fis sharlatani.

Doni shumë për be
nuk ngopeni kurrë.
Doni pas kofinit
te beheni pak burrë.

Shkoni dhe harroni
përrallat qe thoni.
Mos na ngrini gjakun
se do të pendoheni.

Jeni fare e keqe
fare e perzhelitur.
Mburreni me ishullin
qe Lesbo kanë ngritur.

Ikni firaune
s'jeni palikare.
Nuk keni shumë tru
keni mbet gomare.

Mbushur me qamete
jeni katandisur.
Vetëm si njerëz
s'keni për t'bitisur.

Lete grije Omonia
dhe PBDNJ-shi.
Jeni veç te humbur
dhe me rregull treshi.

Grek or maskara
s'te di mendja fare.
Do të bëhesh zot
ne tonat ugare.

S'është larg dita
kur gjithë Iliria.
Të bëhet gjithë bashke
bashke dhe Çamëria.

Se e drejta dihet
vonon ca si shumë.
Por në fund fiton
kështu e ka kjo pune.

E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 27-09-2008, 16:42:23 »

Nga:Shahin Kolonja

Korrupsioni,Saliu dhe ne

Merrni vesh dhe degjoni
mori fund korrupsioni.
Kështu thotë Sali-Doktori
qe ne qafe ne na mori.
Kështu thonë gjithë blute
qe perin mban kepute.
Kështu thonë Gerdecianet
qe kanë zbrazur sahanet.
Thone kështu Medi-partite
qe naten e bene ditë.
Jo nga dritat e bolleku
por nga maskaralleku.
Ne te gjithë rrimë e degjojme
fjalët shumë qe nuk mbarojne.
Se u mbushem plot me fjale
do të shkojme ku te dalë.
Do të shkojmë ku thotë Saliu
deri ne çdo vrime miu.
Komunistet kështu thonë
sepse nuk njohin zone.
Ateiste dhe pa ide
lum ti popull qe i ke.
Lum ti popull për Sali
qe si gjemb na ka mbi.
Na ka zënë diellin e lartë
na ka lënë edhe pa karte.
Veç premtime fjalët lume
na mbeti faqja me shkume.
Prit sot e prit nesër
bathet s'duken as pasneser.
Korrupsioni thonë ka ikur
por askush s'jeton pa fikur.
Thone shumë e vete degjojne
fjalët qe vec fluturojne.
Madje edhe opozita
ka mbet si shtepi pa drita.
Nuk ndrin me ylli Edush
qe bredh rrushit pas rrush.
Edhe Meta me inate
s'luan dot pa pas pallate.
Madje guret e Monikes
ngjajne si zalli prroit te Dikes.
Shumë u lodhem ne te gjoret
për ata qe luajne kemboret.
Askush dash,askush demush
kemi mbet si askerkush.
S'kemi fat dhe perendi
na mbyti gjarpri ne gji.
Na ka mbyt po na helmon
kush këtë nuk e beson.
Sepse sytë na janë err
kemi mbetur te gjithë ne terr.
Vetëm presim qe një ditë
deri sa te mbyllim sytë.
Hej ti popull boll fjete
je mbushur halle e derte.
Boll durove këtë tragjedi
zgjohu dhe bëj si di.
Sepse këta qe ke mbi kokë
s'duan qiell por nentoke.
Komunizmi duhet fshirë
sepse shumë e ka shtyre.
Na ka mbytur bolshevizmi
litar jashtë enverizmi
Me Sali,Edush e rrusha
nuk bëjmë para me askusha.
Do te mbesim sërish prapa
nuk do të na zbardhet napa.
Prandaj mbajeni mend mirë
mos i falni këta qafire.
 



E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #35 më: 30-09-2008, 00:02:44 »

Nga:Shahin Kolonja

PRESIM....

Te gjithe ne rradhe
mbetem duke pritur.
Te vije progresi
per te na rritur.

Mbetem vogelusha
nuk u rritem kurre.
Demokracine e brishte
e morrem te semure.

Akoma syte nga qielli
presim ndihme nga zoti.
Se politikanet tane
bejme pune koti.

Ngri e prish kasolle
jo prej Galigati.
Keshtu thone te paret
race prej psikopati.

Keshtu thone te paret
te emeruar skutash.
Se nga Ramizi presim
pune prostitutash.

Nuk duan te marret
rruge te leshojne.
Se me mendjen ngritur
vetem shkaterrojne.

Nje marrezi iken
tjetra vjen me naze.
Jemi te mesuar
me te kuq-tallaze.

Iken nje PS
nje PD qe vjen
Popullin e shkrete
njesoj e gjen.

Nuk bejne asgje
vetem xhepa mbushin.
Luftojne si azate
akuzojne kerkushin.

Zero nga PD-ja
minus nga PS-ja
shtrejte na duket jeta
lire na duket gjeja.

Dhe poli i trete
gjasme me ndryshime.
Shan majtas dhe djathtas
do sjell "perparime".

Kush jane keta
te trete qe quhen.
Nuk ja mban per be
qe me baben t'kruhen.

Vetem shamatosen
hic per kotesira.
Naten porsi qengja
lepijne embelsira.

Por nuk shtyhet shume
endrra duke pare.
Duhet luajtur vendit
edhe duhet ngare.

S'duhet te leshojme
peun e balones
Se me poli-kurtizanet
zjarr i vume Tirones.

Dogjem e shkretuam
vendin anembane.
Gerdec ka kudo
jo vetem ne Tirane.

Sepse diletantet
qe bejne politike.
S'duan te mesojne
naten t'a bejne dite.

Duan erresire
kerdine te bejne.
Per vete dhe miqte
vendin e kerrejne.

Diletantet tane
qe pallasin shume.
Bejne politike
parate u vijne lume.

Se froni qe moren
duhet dhe gezuar.
S'do presin "kokat"
shpejt duhet meshuar.

Edhe vendi humb
demokracia venitet.
Lum Ramiz Alia
per bijte qe rritet.

Per sojin qe sollet
harbute pa limit.
Zhvatin vec ngado
nuk duan me prit.

Hej Ramiz i pare
si tu paska shume.
Po mbysin demokracine
tutje neper lume.

Hej Ali banditi
shiko cfare ke mbjelle.
Mynxyre ngado
vendit i ke sjelle.

Pishman jo nuk behesh
sojlli prej buxhaku.
Kesaj pune shpejt
duhet te vene kapaku.

Boll na sakatuat
shpirtin na e nxite.
Komunistet tuaj
na vrasin perdite.

Duhet ndalur shpejt
dora juaj e gjakte.
Duhet te ndryshojme
kete radhe te sakte.

Nuk duam ndryshimin
nga harbute te nxire.
Duam fisnikerine
per te na bere mire.

Nuk duam komisare
te "rinj te enverit".
Duam te nxitojme
ne rrugen e nderit.


Boll me mafioze
bolshevike fshati.
Duam drejtesine
mos ta vendos inati.

Duam qe liria
te mos dhurohet.
Sepse ndryshe mbetet
liri qe dhunohet.

Se me ide te vjetra
para s'ecim dot.
Duam qe progresi
te vije drejt e plot.

 





E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #36 më: 01-10-2008, 14:56:45 »

 Nga Shahin Kolonja

Nexhmija e zeze

Me se fundi doli
vejusha e zeze.
Doli e dhe foli
luajti mendja e krese.

"Topi" i hapi dyert
per te zezen Hoxha.
Foli shume gjate
na merziti goxha.

Turpi kishte shkuar
ne stomak me buken.
Vejusha mizore
na kujtonte lugen.

Hej Ledi Makbeth
qe nuk skuqesh kurr.
Si guxon e mbron
xhelatin qe kishe burr.

Si nuk pate turp
kur fjalet i nxirrje.
Nuk u ndale kurre
per jetet qe mirrje.

50 vjet me rradhe
te zezen provuam.
Sot pa pike turpi
na flet cfare duam.

Hiqu sysh virane
shko ne djall po deshe.
Mbaja ison burrit
tunde ate qeleshe.

Nuk ke faje ti
faje kemi ne.
Qe te leme te lire
jo sic ti na le.

Ke bere boll krime
duar gjak lyer.
Me mendjet tuaja
keni mbyll shume dyer.

Shko tek "Topi",shko
se e ke shume qejf.
Per ato te shkreta
vendin bere def.

Per "Topin" e shkrete
derdhe gjak shume.
Cfare te pillte mendja
do e beje shkume.

Veshur me te zeza
krehur bukuri.
Si nuk te vjen turp
kur rri ne Shqiperi.

Telat-gjemb anembane
burgje vec ngado.
Patet vec nje nam
"popull torturo".

Sot pa turp fare
flet e pret si dje.
Sikur faje s'pate
nuk pranon dhe "pse".

Gjemat qe mbollet
ne mbare Shqiperine
plaket nje popull
u rrembeve,rinine.

Burgun e ke pak
kukumjacke plake.
Por dhe litarin
per ty mbetet pak.

Gjakun derdhur lume
endrra prere ne mes.
Me idete tuaja
zemra cate ne mes.

Ik shtrigane,ik
boll na lendove.
Me ato qe thua
boll u turperove.

Ben sehir kete popull
qe jeten ja nxite.
Nuk ndaleni kurre
as nate e as dite.

Falje nuk kerkoni
sepse keni bere "mire".
Faluni tek doktori
o monstra te peshtire.

Njerezit tuaj ngado
bejne ide dhe ligje
Nuk ju prekin dot
se jane zogj-furriqe.

Komuniste kudo
ushtare te bindur.
Prandaj beni qejf
kriminele te lindur.

Por dijeni mire
se fund ka gjithcka.
Nuk do leme gjaksore
te lire per sataka.

Llogari do jepni
me ushtrine tuaj.
Per c'keni bere
gjithkush do paguaj.

Nuk do kete me
"Top" dhe sekretare.
Qe tu vene ne balle
hallin per te qare.

Nuk do kete Sale
Nano,Ed e Mete.
Nuk do kete Gramoz
te ndale tonin det.

Detin e lirise
jo se ndalni dot.
T'ju perpije te gjithve
tu zhduk nga kjo bot.












E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #37 më: 03-10-2008, 02:48:07 »

Nga:Shahin Kolonja

Saliu i Pare

Keni pare,s'keni pare
po vjen Saliu i pare.
Trim mbi trima nga veriu
poshte armiqte sec i shtriu.
Sokellin si rrufe mali
jete gjate  Sale sekretari.
Pa ty vendi zhduket fare
s'ka me popull per pazare.
Pa ty vendi duket shosh
s'ka rendesi koka bosh.
Te na rrosh Sali sa malet
fshati qeshet,bota tallet.
Trim mbi trima je vertete
pa teklife je ne jete.
Ben cfardo,pershesh ne shesh
rast te tille nuk do kesh.
Hej Sali,i miri Sale
mbete me i miri djale.
Sekretar i mire ke qene
koka shume ti ke ngrene.
Sepse dihet nga te tere
keshtu e ka kjo sere.
Sere e larte prej Vicitoli
vendin ferra na e mbolli.
Vetem ti te jesh i pare
s'ka rendesi ckemi per fare.
Kallamoqi krejt bosh
s'ka faj Sala,mor kodosh.
S'ka faj Doktori yne
qeshet dhe mbyll syne.
As Jemini deli djale
nuk peshon as sa nje fjale.
Peshon fara pa nje koker
Gjana yne e shet per loder.
Me Gerdec pa korrupsion
nuk gjen koker hic per zone.
Me te gjithe qe i rendin pas
nuk ngeli njeri ne klase.
Korrupsioni dhe Gerdeci
jane gjithmone fara speci.
Spec per koke s'eshte cudi.
te djeg shume te ben turli.
Shkojne e vijne Doktor-servilet
nuk harrojne karafilet.
Karafile me ngjyre te kuqe
sepse "koka" kerkon burbuqe.
Hej tymi ngado te dale
per cfare kemi,zoti ti fale.
S'bejne nje grosh apo qindarke
shkon e vjen Sala ne Farke.
Tashti djale prej Vicitoli
zemra shume nuk me foli.
Heren tjeter do vazhdojme
bemat tuaja te kendojme.


E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #38 më: 09-10-2008, 06:15:11 »

Nga:Shahin Kolonja

UDBASHET E TIRANES

Po gjemon Saliu
vetetima mali.
Hesht opozita
Rama prapë e fali.

Mbyll gojen PS
ulerin Saliu.
Dosjet e Damirit
ju fusin ne vrime miu.

Jam i zgjuar unë
gjemon Doktori.
Rame mbylle gojen
se djalli te mori.

Dokumenta shumë
UDB-ja mbushur
Mjere ne te zinjte
për "kokat" e ulur.

Me këta derdimene
qe shesin vatane.
Ben qejf Fasllici
zot është ne Tiranë.

Hej Doktor Saliu
kurtizan i rrallë.
Shih ku ke shkuar
çfarë ke ne ballë.

Briret e Serbise
perdor për duele.
Bashke me ty Rama
udbashe kotele.

Popull hapni sytë
shihni dhe degjoni.
Politika jonë
peng te serb-shejtoni.

Mjere Shqipëria
për doktore,piktore.
Ku jemi katandisur
s'kemi gjë ne dorë.

Greket rrjepin mirë
qejf bën serb-mavria.
Politikanet tanë
nuk i mban shtëpia.

Han pa porta fare
jemi katandisur.
Për para shtetaret
pantallona grisur.

Zhveshur janë te tërë
pozite,opozite.
Serbet bëjnë ligjin
greket nxjerrin sytë.

Mileti i shkrete
sytë i ka shkyer.
Shqipëri e dashur
s'paska dritare,dyer.

Zot falna shpresen
për të parë dritën.
Se shtetaret tanë
nate e bëjnë ditën.

Nxine Shqipërinë
me boje sllavizmi.
Thika pas shpine
pune helenizmi.

Hej shqiptare te mjerë
luani prej vendi.
Shkulni faren e keqe
qe ka zënë Kuvendi.

S'duam tregetare
qe shesin Atdhene.
Duam shqipetare
qe gjume nuk flene.

Atdheu i shkrete
renkon prej plageve.
Salush dhe Edushi
flasin anë pas aneve.

Ngrihuni shqiptare
mos flini po zgjohuni.
Nuk ka kohe te humbim
pak burra tregohuni.

Mos e lini vendin
ne dorë te babezise.
Se nesër i huaji
te le jashtë shtepise.

Nesër do jetë vonë
prandaj nxitoni.
As blu,as roze
ju të mos besoni.

Janë njësoj për be
bija te komunizmit.
Janë litar i zgjatur
te real-tragjizmit.














E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #39 më: 13-10-2008, 15:36:28 »

Nga:Shahin Kolonja

Kush plagos Kosovën


Ne Kosovën e lirë
ne mes te Prishtinës.
U mblodhen korbat
për ti rënë vrimes.
Të gjithë krekosur
gjela maje plehut.
Kerkojne te mprehin
sërish majen e tehut.
Kerkojne gjak sërish
me idolin e vjetër.
Kerkojne Miladine
nuk duan gjë tjetër.
Hej bandite stepash
akoma gjak doni.
Sido qe te bëhet
ju me nuk fitoni.
Kenaquni me "Tarase"
ne dac me Aline.
Nderoni Nexhmijen
qe ju djeg shtepine.
Vjen një Hydajet
sërë prej kopuku.
Puth ne ballë Envere
është sojlli buxhuku.
Pas vijnë te tjerë
lloj prej PDK-je.
Të gjithë ne radhe
si bishta xhezveje.
S'keni sy te marrë
as tru nuk keni.
Shihni tragjedine
qe pas i veni.
Se Enveri ynë
nuk bën për ju.
Ju ka shiur shumë
për një barre dru.
Ka shitur Kosovën
ka shitur Shqipërinë.
Gezojne serbofilet
qe njohin veç Rusine.
Hej Kosovë me halle
plage shumë ke marr.
Po kjo e Enverit
është me shumë se varr.
Mblidhni mend shejtane
hiqni dorë nga djalli.
Se do jetë vonë
kur të vijë Dushani.
Hidhni sytë përpara
mos vritni shpresen.
Se me Enverizem
nuk e mbani besën.
Shihni realitetin
bëni krahasime.
Mos vazhdoni "shokë"
ti bini një vrime.
Me Hoxhe e Ali
me sllavo-argate.
Boll kemi pare
mos i paçi fat.
Ky turp qe ndodhi
mesin te Prishtinës.
Nuk le pa njollosur.
mesin e Janines.
Nuk ka bes për be
për marksiste zinj.
Ata shesin-blejne
nderin me florinj.
Se Partine e Punes
serbet e krijuan.
Me Envere ne krye
Shqipërinë sakatuan.
Tash si zog-gomari
vjen dhe Hydajeti.
Kush shkon pas tij
nuk është as për veti.
Shqipetare te mjerë
popull i Kosoves.
Boll më me Envere
se vjen fundi botës.
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #40 më: 24-10-2008, 16:00:12 »

Nga:Shahin Kolonja

DOSJET

Shumë kanë folur
trapin na e cane.
Do të hapim dosjet
tërë spiunet "vane".

Serish meseleja
e hajdut-spiunit.
Grinden sigurimsit
si djathi-sapunit.

Plot parlamenti
plot dhe qeveria.
Spiune ngado
po cahet catia.

Dhe flasin sërish
për dosje e hallet.
Spiunet bëjnë ligje
viktima veç kallet.

Dy dekada janë
shumë për pastrime.
Por ne parlament
i bien një vrime.

Shtyjne ditet fajtoret
viktimat humbasin.
Plasin Gerdecet
Fazllicet veç plasin.

S'ka si bëhet ndryshe
nuk do vetdenohen.
Harbutet vjedhin
pas parase harbohen.

Vuan Shqipëria
trazicion pafund.
Spiunet bëjnë gjema
Sala i lekund.

Nuk zhduken kollaj
fara e dobiceve.
Sepse ligjin bëjnë
miqte e Faslliceve.

Populli i shkrete
bën veç sehir.
Harrojne se ferrat
kudo kanë mbire.

Pozite-opozita
pa moral e nder.
Duan veç për vete
për te tjerët vrer.

Mbushin xhepa plot
fitime pa limit.
Shqipëri e mjerë
pa ujë e pa drit.

Pa ide e shprese
humbim kohe boll.
Politika jonë
faqen e ka sholl.

Deri kur vërtetë
do presim pa fjale.
Të durojme harbutet
fundi gjer ti dalë.

Do durojme bedelet
te na bëjnë varre.
Do durojme banditet
te na heqin zvarre.

Hej shqiptar zgjohu
dil nga errësira.
Mos prit progresin
nga skuta e bira.

Mos e vritni shpresen
për ditet qe vine.
Se me këta buxhake
jetet veç nxime.

Koha shkon shpejt
shumë kemi humbur.
Duhen flakur tej
fajtoret duhen zhdukur.

Boll me spiune
me servile byrosh.
Duhet bërë përpara
vendin të ndryshosh.

Shqiptar i mjerë
clirohu nga zija.
Me këta kusare
nuk mbahet shtëpia.

Hiq dorë nga ferrat
qe Alia mbolli.
Hidh sytë nga rinia
qe lirine e solli.

Me qerpice te vjetër
nuk bëhen keshtjella
Me komuniste bajate
korrem veç ferra.

Prandaj levizni
mos rrini në vend.
Boll e ngrysem jetën
me te zine Kuvend.

Flakini harbutet
denoni spiunet.
Dhe do ta shihni
sa mirë vënë punët.


E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #41 më: 28-10-2008, 05:56:23 »

Nga:Shahin Kolonja

Bamir Topi

Nën Berishen kohe plot
sje mësuar sipër tij.
Nëse fjalën do ja thyesh
të themi dita njemij.

***

Ilir Meta

Politika te bëri mirë
Me Monike dhe me para.
Por si soji skraparlli
sërish nis me te qara.

***

Jozefina Topalli

Nga mbiemri diference
vërtetë je për zili.
Por si kokë kuvendi
me mirë rri shtepi.

***

Pandeli Majko

Djal i urte porsi qengj
pas kreut rend përherë.
Si nuk luajte për bese
do vetëm te besh "ndere".

***

Ekrem Spahia

Drite je për "Legalet"
su tute nga istikami.
Por te kuqe e ke ngjyren
si hafije prej shejtani.

***
Ina Rama

Nga mbiemri opozite
kokë ne prokurori.
Të shohim ne je "Silvia"
apo kështu thotë eprori.

***

Erion Brace

Nuk u lodhe kurrë
gjithmon fjalaman.
Por kur hapen punët
shohim se s'ta mban.

***

Gramoz Ruci

Xhahil nga surrati
nga shpirti menxyre.
Ben dhe politike
s'kuqesh ne fytyre.

***

Paskal Milo

Shqip flet e pret
ne zemër heladhen.
Akoma ti vazhdon
te vjelesh dardhen.

***

Ben Blushi

Je një Ben qe s'ecën
do gjithmonë mbështetje.
Fajin e ka Kico
qe te nxori mbetje...

***

Ridvan Bode

Shumë nuk ke ndryshuar
vullnetar ke mbetur.
Se për diktatoret
shumë ti je tretur...

E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #42 më: 02-11-2008, 02:33:40 »

Nga :Shahin Kolonja

Serish bashke

U bashkuan brohoriten
Sala,Genci u zhuriten.
Pas 9 vjetesh tok te dy
si nuk dashka qorri sy.
Mblidhen nje dhe nga nje
se karrikja po i le.
Duhet te mbildhemi tok
sepse mbetemi te mire shok.
Nje idel na ngroh ne gji
hajt ju beft dita njemij.
Se me Pollo,Ceke,Xhafer
vetes tyre i bejme nder.
Mblidhen sorrat bejne be
se neser nuk kane nge.
Mblidhen jo per fukarenj
po per sojin "maskaskarenj".
Qe Saliu te bitise
te kete kohe te qeverise.
Te kete kohe per Gerdecin
ne te gezojme vetem specin.
Te kete kohe per te vjele
"lopen' tone per te mjele.
Se me Ramen jane bashke
na leshojne ndonje shashke.
Behen sikur hakerrehen
por naten bashke defrehen.
Tash nje Pollo vjen pa zor
si nje "kontroll punetor".
Kuqalash si leninist
pas Saliut serish bisht.


E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #43 më: 05-11-2008, 01:51:01 »

Nga:Shahin Kolonja

Komedia groteske


Mblidhet opozita
te marrin vendimin.
Se duam Saliun
se sjell trishtimin.

Pellasin rozistet
ulerijne korbat.
Se Edushi ynë
nuk na mbushi torbat.

Flet një Erion
një Gramoz viran.
Sokellin një Vali
o Sali tiran.

Një Ben i blusheve
djalë prej leximi.
Ka faj Saliu
shigjeton "trimi".

Rama kryetar
ne Europe xhiro.
Ushtarët gati
nuk bëjnë firo.

Dhe Berisha qeshet
tallet nga podiumi.
Ikni mor te mjerë
mos ju marri lumi.

Me Ramen kam pakt
me firmë e me vule.
mbushuni te tërë
laguni si pule.

Komedia vate
iku edhe shkoi.
Neper xhepat tanë
rrodhi nuk pikoi.

Tani xhentelmene
një dolli te ngreme.
Popullin mashtruam
përpara ti vëmë.

Qeshet njerezia
qeshet dhe nuk qan.
Me këtë derdimene
tok ne një sahane.

Ne kuvend rrihen
grushta plot hanë.
Ne darken e vonet
fitimet i ndane.

Zihen si gangstere
nuk kanë moral.
As ditën e gjykimit
zoti s'do ti fal.

Komedia jonë
nuk ka mbarim.
Pozite,opozita
na lane ne harrim.

Mbi supe mbajmë
lojen e Alise.
Nuk po soset kurrë
zullumi shtepise.

Me Sali dhe Edi
Pollo edhe Mete.
Qetesi tek ne
nuk mund te këtë.

Prandaj nxitoni
ferrat ti largojme.
Se kanë shumë kohe
trupin qe na cpojne.

Nga stani Byrose
mos presim ushqim.
Se nga batakcinj
marrim veç mjerim.

Nuk lënë kusaret
te pikoje për ne.
Se kanë trasta boll
dhe shumë ju nxe.

Politikanet tanë
te gjithë parellinj.
Nuk e prishin qejfin
për te gjor komshinj.

Ikin edhe vijnë
ngjyra si ylberi.
Duan veç para
se nuk vlen nderi.

Prandaj mos vononi
te zhdukim barbaret.
Të shporrim Katovicen
te ndalim kusaret.
 



E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #44 më: 09-11-2008, 04:32:06 »

Nga:Shahin Kolonja

Mero Baze

More Mero,dereziu
je opozite nga zori.
Diku  te ngeli corapja
ti e di se kush mori.


Aleksander Frangaj

Je bërë një qytetar
qe jep shumë ide.
Mos harro se nga vjen
kjo nuk është një hile.


Nikoll Lesi

Hej Nikoll amorfi
zbritur nga debora.
As sot nuk e di
sa marrezi te ka dora.


Koco Kokedhima

Kocoja si qemoti
dere kuqosh-kusare.
Edhe sot kokë-mjerani
na kujton si te marrë.


Ylli Rakipi

Ideal i pelivanit
qe ndjek pas pushtetin.
Here këtu e here atje
kërkon te thaje detin.


Medias se pavarur

Pavarsine e deklaroni
me tituj dhe sajime.
Por harroni se mbroni
kush ju jep perfitime.


ZP-se

Nuk u plake moj virane
akoma fundi është larg.
Vetëm njerëzit ke ndërruar
menxyrat te vijnë perqark.


RD-se

Shprese ishe,por ti humbe
nëpër udhet e qoftelargut.
Vetëm një simbol ti ke
atë te Sali monarkut.


Top Channel

Top je për te tjerë
qe humbasin porsi kripa.
Nuk levize asnjëherë
nga majat rripa-rripa


TVSH

Nuk ke qenë as nuk je
pasqyrë e realitetit.
Akoma shqiptarët te shohin
simbol te persivitetit

« Ndryshimi i fundit: 11-11-2008, 02:24:56 nga AGRON » E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Rreshta te perzgjedhur... :)

Anketa
  • Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
  • Dot Po
  • 6 (40%)
  • -
  • Dot Jo
  • 7 (46%)
  • -
  • Dot Se di
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Kam harruar
  • 2 (13%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor