Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Poezi me Humor  (E lexuar 8254 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
iShUlLi
Anetar


Karma: 3
offline offline

Postime: 854


Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 25-11-2005, 15:10:29 »

Dua te shkruaj nje poezi,
Por nga me ja nis nuk po di!
Per cfar te shkruaj me pare?
Ne Shqiperi hallet jane bere mullar!
Me mire po shkruaj per te medhenjete,
Qe ka rrit dhe rrit ky vend.
Po e filloj nga Skenderbeu,
Qe te gjitha punet I d....
Per te ardhemen e Shqiperise
U kthye, dhe i hapi lufte Turqise.
Po ku ta dinte I ziu Gjergj
Se shqiptaret jane te gjithe per dreq.
Thone se populli me gezim e priti,
Por c'e do e tradhetoi nipi.
Sa veshtrire te drejtosh shqiptare,
Tha dhe diten kur hyri ne varr...

Me vone erdhen dy agallare
Secili donte te ishte i pare.
Burra te medhenj qe cuditen dynjane
Mahmut Bushatlliu me Ali Pashane.
Keta burra qe u bene me fame
Zbene gje tjeter vecse popullin ndane.
Me nje mendje nuk u bashkuan
Dhe keshtu shqiperine e coptuan.
Por historia nuk mbeti e mjerre,
Se dolen dhe shume burra te tjere.
Nje nga nje me i rradhit skam ndermend
Se asnje s'beri per kte vend... haha

Naim frasheri burre qe moti,
Per shqiperine shpresonte tek Zoti.
Kujtojme dy vargjet nga I madhi Naim
Qe na kishte kaq shume frymezim.
``Do shpresoj tek perendia,
se nje dite do lulezoje Shqiperia``.
S'ia mbante te luftonte si burrat qe moti
Prandoj thoshte: Shqiperine e ndihmofte zoti!
Ismail Qemali me Sulltanin prishi miqesine,
Ndaj i shkoi ne mendje te shpallte pavaresine.
U lodh shume i shkreti burre
Per te ngritur vec nje cope Flamur... :pp

Me mbrapa nje fare burri mund te themi
Na doli dhe Avni Rustemi.
E mburrem dhe i ngritem lapidar
E pse?! Sepse vrau nje shqiptar?

Me pas fort u shterngua ripi,
Se ne front mbreti Zog na hypi.
Te lehte nuk e pati te ishte i pari
Se nuk ri dot urte Shqiptari.
Ne nje gosti tha nje fjale te vjeter
``Une jam mbret permbi mbreter``
Kjo fjale shume e vertete mbeti
Sa edhe F. Noli e mbeshteti!
Keshtu qe shkruajti vjershen ``zgjidh e merr``
Qe per shqiptaret ka shume vlere.
Te gjithe e shane e u sulen si bishes,
Por fjalet e vjershes jane si te kishes.
Por ne fund u bind se s'ishte per pushtet,
Se ate e provoi edhe vete.
I vetmi ndryshim nga shume te tjere
Ky dhe Zogu iken si te dhjerre.
Per cudi Nolit si i erdhi ky frymezim?
Pikerisht kur ai iku ne mergim.
Por shqipatit i tha te verteten:
Qe te lehte nuk do ta kete jeten.

Mbas shume lufterash qe na dhane hakun
Ne 44'en i vume kapakun )
Po nje problem e kemi prap
Se diten e clirimit se kemi te qarte!
Me 28 apo me 29???
Kjo dileme po na lodh mend,
Dhe gjermanin shkuam pyetem,
Por prap te pasqaruar mbetem.

Me ne fund erdhi Enver djali,
Qe i zbriti te gjithe nga kali.
Diktature sic deshi vete,
Me keq se Turqit 500 vjet! (
Ngriti fabrika e kantjere,
Vendin e mbushi me bunkere.
Te gjithe e donin me pahire
Se te lidhte me zinxhire.
Per te, parulla e buste shihej kudo,
Por shqiperia rinte ne vend-numerro!
I beri te gjithe te thone nje fjale:
``Nena parti ne vend te pare``
E c'te bente i shkreti Shqiptar
Ne vend te bukes i ofronte bare!.
Por Shqiptari si dragoi
Edhe keto vuajtje i durroi.
Me gezim, e priste castin e bekuar
Nga diktatura per te shpetuar...

Ne 90'en na erdhi demokracia
Menduam se i lame pas shume te keqia.
Por c'e do, se s'qenka e thene,
Qe shqiptari te zere mend.
Dogji e prishi c'qe ndertuar,
Me keq se pushtuesit e mallkuar.
Si me qene ne lufte boterrore
Armet si leshojme prej dore!
Na eshte bere Kallashi si buka qe hame
Dhe prej vetes kurre se ndajme.
Tere diten ne kafe pa punuar,
Ama mitingje s'lejme pa shkuar.
``Te rroje Fatosi, te rroje Sala``
Se per pune s'ja ndjen kuje palla!
Sot qe ne 2005 en jemi
As uje me pi as drita skemi!
Po rrime me jave pa u lare,
Kurse per drita sot mbajme pishtare.
I beme leket tym dhe hi,
Duke e blere qiririn me koli.
E keshtu qe s'qenka sevap!
Se tek Noli u kthyem prap.
``Anes lumenjve`` shkroi ai nje mot.
Po ato probleme qe kemi dhe sot.

Vec per nje gje nuk kemi te sharre
``Per krenarine qe jemi Shqiptare``
Ju lutem te gjitheve, thireni mendjen.
Do te shkruaja edhe shume me teper,
Por po me mbaron qiriri e skam me tjeter!!!
Ne fund po e mbyll me Naimin qe moti
PER DRITA NA NDRICOFTE ZOTI.

:alb:  qesh me te madhe
E identifikuar

Cituar nga: Me
I hope you enjoy your stay here at zeriyt.com!
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 29-07-2008, 00:29:02 »

Politike pa karakter

Nga:Valter Xhomaqi


Gjemon lodra,ciftelia,
Sala ja nisi nga shpia.
Shiko nene e shiko moter,
jam Doktori ne koder.
Ulerin dhe pellet,
mos u kruni per siklet.
Se ju zhduk pa nam,nishan,
provojeni ne se ju a mban.
Kercet sherri,nisin me sha,
parlamenti si rruge pa tra.
Je kopil a dicka tjeter,
nisin sharjet pa leter.
Fillojne listat nga familja,
neser dikujt i digjet shpija.
Me sarhoshe edhe rrugace,
nuk behen te mire kulace.
Qofshin blu ose roze,
para nesh jane bere boze.
Prandaj hesht njerezia,
s'vijne votojne tek kutia.
Se te dy anet jane njesoj,
gomari do te fluturoj.
Dhe rri urte njerezia,
pa buke,drita tek shpija.
Pret qe zoti te dergoje,
Kuvendin te ndeshkoje.
Mos te lere gje per bese,
te fshije rrugacet me fshese.
Te pastroje,te qerroje
horrat nga vendi ti coje.
Boll u tallen dhe gajasen,
zotit shpirtin sec ja plasen.
Me Sali edhe Edush
ferrat nuk bejne dot rrush.
Askush te mos mburret ne  nder,
sepse jane pa karakter.
Me kujtohet nje thenie mire,
mos prit mire nga qelbesire.

 

E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 29-07-2008, 00:55:42 »

Pa ndryshim...

Nga:Valter Xhomaqi

Thone se dosjet do celen,
me spiune s'do ngelen.
Thone e c'nuk thonë,
qeni se trathton te zone.

Ka kohe qe hingellijne,
spiunet do ti fshijme.
Do ti fshini...!Po kur...
as dje,as sot as kurr.

Sepse duhen ca hafije,
duhen për ti patur hije.
Nuk do rrijme pa servile,
se na duhen ca kopile.

Kështu tha Sali i ngrati,
dakort thotë Edi i gjati.
Të dy bashke do bitisim,
s'do mbarojme,çka nisim.

Sepse koha është flori,
njeri shkon,tjetri do vi.
Kështu e ka thënë Alia,
jemi zot,tek shtëpia.

Njeri iken,tjetri shkon
se qeni s'harron te zon.
Pas Alise rendin pa fre,
lum Ramiz për trimat qe ke.

Njeri doktor-pacient,
tjetri askush me akscent.
Njeri blu,tjetri roze,
e nxine vendin e bën bloze.

E sterrosen nënën tonë,
vjen Bollani e bën zone.
Vjen greku e serbi
shqipen çdo ditë c'pon gjembi.

Veç një ditë te gjithë për be,
do paguajne me nge.
Do paguajne çdo mynxyre,
qe shkaktuan si natyre.

Sepse ne këtë dynja,
askush nuk iken pa la.
Duhen lare gjynahet mirë,
për këtë pseudo te lirë.

Me kelyshe,me sekretare,
me Aline sërish të parë.
Qe tallet çdo ditë me ne,
për krime nis bën be.

Se çdo gjë e ka një fund,
Sala-Edi nis perkund.
Ne s'kemi çfarë humbim,
shqipes do ti nxjerrim thumbin.

Boll pritem,sa me s'ka,
blu e roze sjane gjithçka.
dy dekada po provojme,
si komunistet s'nderrojne.

Populli e ka thënë mirë,
s'bëhet çdo gjë me brire.
Se pleqte s'bëhen te rinj,
c'len nga macja,gjuan për minj.



 
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #18 më: 30-07-2008, 16:49:02 »

 Nga:Valter Xhomaqi

    Berishes

Si gjithnje,vetem i pare,
sepse veten ke ne gare.
Meriton cdo gje vertete,
per traumat qe dhe jete.

Trim mbi trima,si jeziti
sherbetor gjirokastriti.
Sepse ai,te rriti vete,
dhe Alia te dha te drejte.

Ndaj bucet edhe therret,
ndaj cdo gjeje ke te drejte.
Sepse sekretar ke qene,
shume hidhesira ke ngrene.

Sot pas dy dekadash,
mbetesh trim barrikadash.
Me teseren qe ke ne zemer,
nuk pyet per mashkull,femer.

Te gjithe i ke vene perpara,
me idete qe ke,te marra.
Thua je per demokraci,
vertete do autokraci.

Sepse nga mendja s'te ik,
zakoni vjeter bolshevik.
Je komunist qe s'ndryshon,
edhe pse teseren nderron.

Si e kuqe edhe blu,
marksizmin ke ne tru.
Nuk bere gje ne kete jet,
mbete doktor,pacient...

*****

   Rames

I gjate je,tamam zdap,
vec nga mendja ngele trap.
Makarona mban ne goje,
do gomari te fluturoje.

Do dhe cfare nuk do,
cdo gjeje i thua po.
Si Gonxhes,Dashit me brire,
Berishes si qelbesire.

Ke trazuar zjarre plot,
mend t'kane shkuar me kullot.
Mbahesh si vertet burre,
qe se ke provuar kurre.

Mbahesh,flet e llomotit,
si Tironen e vertit.
Se ke ne dore vec ti,
sepse pas huri te rri.

Je tamam si Dulla grep,
pas ke gjtihmon Dem Xhep.
Ata te njohin mire,
se kane zbuluar cdo bire.





E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 30-07-2008, 19:50:27 »

 Nga:Valter Xhomaqi   

    Mediut

I madh ke qenë Fatmir,
por s'te ngeli as zefir.
Me "idet" qe ke ngec,
di te besh vetëm Gerdec.

Godo plaku te mesoi,
servili si te veproi.
Por ti ke merite,
naten di ta kthesh ditë.


Dite bën veç për vete,
s'do njerezia siklete.
Oret duhet veç për ty,
s'duhet një por as dy.

Prandaj ti e zgjodhe vete,
bërë flakë,toke te shkrete.
Veç për pare ti mendon,
koken pas se rrotullon.

Por dhe servili ka fund,
ne kenete koken e fut.
Se shpeton dot as falli,
kur zjarrin se bën nga halli.

Se servilet,nuk mesuan,
s'patën kokë,su turperuan.
Pas te madhit vetëm s'fiton,
sepse ai edhe te zbon...

Të zbon,se veten do mbroj,
këtë babe Godo s'te mesoj.
Prandaj prit dhe pak,
qe tek vendi të kesh kapak.
« Ndryshimi i fundit: 31-07-2008, 15:51:03 nga AGRON » E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 31-07-2008, 15:47:32 »

Nga:Valter Xhomaqi

Gjinushit

Shumë kohe ne politike,
nuk tu prek asnjë qerpike.
Shkuan vite e do shkojnë,
diktaturen se harrojnë.

Sepse Neri ka fituar,
diktatura ja ka shtruar.
Edhe sot pas dy dekadash,
është ushtar barrikadash.

PSD-ja te ka mirë,
si një vic te palepire.
Ushqyer ne diktaturë,
tani je nën rrota gur.

Nuk te luajti nga llogorja,
as e mira e as "koburja".
mbete ne skene si gjel,
pelivan tel mbi tel.


Katovica te dha jetë,
se Aline keni mbret.
Por një ditë more Skender,
do të dalësh nga kjo der.

Boll u ngopen me qenusha,
qe rendin për vejusha.
Njerezia nuk harron,
drejtësia një ditë fiton.

Dhe athere more derezi,
fundi Katovices do të vi
Të shpetojme nga ky lugat,
ditën na ka bërë nat.
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #21 më: 01-08-2008, 23:32:02 »

  Nga:Valter Xhomaqi

Xhuvelit

Diten qe u linde,
shume qeshen e thane.
Ku Lufter jone,
do kerreje dynjane.

E nuk u gabuan,
ti u bere "burre".
Nderroje jaranet,
nuk u skuqe kurre.

Te gjithe u mblodhen,
rrahen shume mendime.
Ne fund dolen,
me ca perfundime.

Ska me kurveri,
tellallet e thane.
Ka Xhuveleri,
jo vetem ne Tirane.

Dhe Xhuveleria,
beri shume buje.
U thane dhe puset,
nuk doli me uje.


  Pollos

 I ri djale taze,
kur hyre tek dera
bere ca naze
se ta donte sera.

Te gjithe e dinin,
se ti nuk luan.
nga mendja se fshinin,
se do te ndjeksh suan.

I kuq jashte dhe brenda
si djalke i holle
pas Sales tek tenda
nuk te zuri kolle.

Si Pollo i vjeter
edhe ky i riu
nuk bejne gje tjeter
vec si fryn veriu.

E Genci i eger
eshte bere lepur
se e cpon nje theker
kjo nuk eshte gjepur.





E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #22 më: 05-08-2008, 21:36:00 »

 Nga;Valter Xhomaqi  

GODOS

Edhe ne pleqeri,
te zezat mendon.
Si te perfitosh,
me çdo kusht kërkon

Je mësuar keq,
o monster e fishkur.
Nuk le gur pa lujt,
s'le plis pavithisur.

Me partine tënde,
dogje njerezine.
Veç çupa ministre,
te tjerat pas vijnë.

Si dikur për be,
kur "armiqtë" ndiqje.
Për yllin e kuq,
ne varr i nisje.

Dhe tani,o God(o),
me pension shtese.
Të ndjekesh te keqen,
pas kerkush mos mbese.

Kujton njerezine,
se janë zarzavate.
Me ty këto pune,
mbarojne ne reparte.

Skile vjetër mbete,
për te zezat pune.
Me idetë qe hedh,
mbytemi ne lume.

Zakoni i vjetër,
s'te është sosur.
Për veten tënde,
s'le gur pa lozur.

E thanë te vjetrit,
Godoja do vijë.
Ta ndeze me Medine
flakë me shkendije.

Të djegesh,te vrasesh,
kjo është puna jote.
Të poshtrat vepra,
kujtohen mot-mote.

Tani rri rehat,
me pensione plot.
Se bolsheviket,
s'te harrojnë dot.

S'te harrojnë për be,
je monster e rrallë.
Si servil i regjur,
deri sa të jesh gjallë.

Ik Sabri,ik..
boll ke mekatuar.
Sepse me ato duar,
mjaft ke perveluar.

Mbase ne këtë jetë,
s'ke për te paguar.
Por ne atë tjetrën,
kanë për te shtrenguar.

Ne këtë botë dihet,
gjithkush do paguaj.
Ndryshe engjelloret,
ndryshe djalli juaj.





E identifikuar
Dor!na
Honey
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 380



Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 22-08-2008, 12:15:11 »

Për se gjalli e pa ferrin
Xheladin Emini

Fshat i vjetër ne treven tonë,
për një ngjarje bëri jehone.
Një fshatar ne pamje i mrrolur,
trurin, si e paska perdorur?
Mbolli pemë para shtepise,
merakun ia kishte qershise.
Nusja merr brumin ta gatoje,
vjehrri kalin, ne mal te shkoje.
Krimbi ne zemër, plakun e brente,
te qershia mendjen e mbante,
ne te rënë, tepër dyshonte:
- Le t'i haje, n'i kruhen dhembet,
ne e zença, ia thyej kembet!
Ndërkaq nusja, ne oborr doli,
rreth e qark, shikimin e hodhi.
- Vajti vjehrri, do t'jem rehat,
mos arrifte të vijë prapë!
Ju qershi me ngjyrë te kuqe,
me kujtoni kur isha nuse,
e bukur, e buzeburbuqe!
- "Ty te presim, na mblidh moj nuse,
jemi te embla si mjalti ne hoje".
Nuses i shkonte leng për goje.
Iu ngjit qershise ne maje,
sa te shijshme, nisi t'i haje.
Sa mirë, t'ua shoh lezetin,
kush te mbolli gjette rahmetin.
Kur ne oborr e pa te vjehrrin,
për se gjalli u njoh me ferrin,
i rafte zjarri këtij lezeti
tani për mua nis kijameti.
- Tul e dhjam t'u befshin qershite,
na qenke ngopur deri ne fyt.
- Aman aga, kurban t'u befsha,
edhe një here ne gabofsha,
nënën time ne varr e çofsha.
- Qendro atje ku paske hipur,
se mos te lodhesh duke zbritur!
Vjehrri qershine nisi ta prese,
nusja dridhet s'mund te zbrese.
Lutjet e saj qenë te kota,
vjehrri ne mllef s'i mbushet koka.
Ra qershia me kokrra te kuqe,
me ta dhe nusja, si burbuqe.
- Ha tani! -Po të keshe dhëmbë,
tjetër here do të le pa këmbë..
E identifikuar

Mos ndalo duke kerkuar ATE qe DO.. mund te perfundosh duke dashur ATE qe GJEN...!!
Dor!na
Honey
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 380



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 22-08-2008, 21:17:36 »

Tani varu per bisht te gomarit
Xheladin Emini

Bjen tupani dite e nate
martohet Meti ky beqar plak.
Pesedhjete vjet e rriti nena
mori nuse te bukur si hena.
Eshte e lodhur vjen nga Kavaja
can malet kur do sevdaja.
Paska shpetuar nga belaja
dikush tha: "e marte mortaja"
Cifti i bukur vec ta shikoje,
si plep pertoke do te pikoje.
Floket e dhendrit vale-vale,
sikur t'ishin lyer me dhalle.
Fustanin nusja vela-vela,
ne maje koke dy kordela.
U be nuse vec per ta pare,
princeshe, e stolisur n'ar
kaloi koha u be vone,
cifti i ri hyri ne dhome.
prej zinxhiri sikur te zgjidhet,
Meti nuses ne qafe i hidhet.
-Me llokum nena me ka rritur,
gjysme shekulli jam duke pritur.
"-Quhem Sude, vij nga Kavaja,
me te pare me zuri sevdaja,
sy te bukur paske i dashur,
te kam zili qenke i pasur".
"-Si engjell zbrite nga qielli
me ndrite si rreze dielli.
Te ra ne sy arka perballe?
Plot florinj, marka e dollare!

Bene adetet, ne fund dasmen,
Sudja Metit ia mori masen.
S'u pa jashte dite te tera,
thane njerezit:-"ka te bera".
Meti ne parajse veten e gjeti,
me grua, tha, qenka lezeti.
Nje dite e zuri sikleti,
i deshi shpirti raki Permeti
piu, piu, barkun e ngopi,
u be derrase s'e zgjon dot topi.
Nderkaq Sudja, punen e nguti,
thesarin ne cante e futi.
Alo! Alo! -taksin e thirri,
urgjent ia mbathi drejt kufiri'.
Zgjohu Met mos te pafte hena,
haram qumeshtin qe ta dha nena.
vajti arka, marka, dollare,
lezeti per hunde do te dale.
Pas shoferit i coj leter:
-"Merr te fala nga Sudja dhelper,
me kujtohet puthja e pare,
me lot ne sy jam duke qare,
mos u deshpero, ti s'je i pari,
me me vlere ishte thesari.
Ve ne leter njeqind dollare,
dil ne treg te blesh nje gomar,
ta keshe, jo per te punuar,
vetem trute per t'i nderuar.
Kur ta kujtosh arken e thesarit,
varu per bishtin e gomarit.
E identifikuar

Mos ndalo duke kerkuar ATE qe DO.. mund te perfundosh duke dashur ATE qe GJEN...!!
Jetonii
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 835



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 22-08-2008, 21:31:31 »

             

           
             KOPRACI
 
 .....Kur shkonte këmbë-zbathur një koprac,
Një gozhd shkeli dhe u be me gjak,
Po duke ecur rrugës me ngadal
Me vehte thoshte:-Shyqyr qe s`kam sandalë,
Se do t`i kisha çpuar
Me gozhden e mallkuar

D.Agolli
E identifikuar

"Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë" Aristoteli
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #26 më: 23-08-2008, 03:48:39 »

Nga:Gjoke Lekdushi

Plaku dhe i riu

Një plak ecte i vetmuar
me zor mbahej,këmbë e duar.
Një i ri kaloi aty pranë,
qeshet dhe hallin i qane.
"Xhaxha ke ikur për lume,
c'të duhet qe leviz kaq shumë".
E plaku i urte ja ktheu,
"me është thinjur koka,jo tehu..."

****

Popull i denuar

Na ishte një here,një popull
kish vuajtur e ishte nxirosur.
Ngahere pafat i denuar,
por fundi si ishte afruar.
U mblodhen e vendosen zotet,
se një ditë do mbarohen lotet.
Ne fund rane dakort,
qe çdo gjë ta bënin kot,
Shkuan vite sërish,
populli te njëjtin fat kish.
Nuk ndryshuan asgjë dhe kokat,
"fëmijët" s'duruan lane lodrat.
Ne do të ndryshojmë drejtimin,
se kemi ne shpirt ndryshimin.
Pas vitesh,kujtdo i treguan,
kush duron,dhimbjen shumë vuan.
E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #27 më: 01-09-2008, 02:16:46 »

Nga:Valter Xhomaqi
 
EPOPEJA E KOMUNISTEVE

Krijuan partine
me 200 "petrita".
Nxine historinë
kur naten bene si dita.

U lodhen duke korrur
vetëm prene koka.
Na lane shumë prapa
shumë pas nga bota.

Shuan e shkretuan
tërë Shqipërinë
Injoranti thosh
te mencurit nuk dinë.

Dhe shkuan 50 vjet
nën thundren bolshevike.
U ngriten druvaret
nuk lane me karrike.

Vendin e shkaterruan
me kazma e lopata.
E zeze ish për ne
si dita dhe nata.

Plot burgje edhe kampe
bunkere e tunele.
Lodhen këtë popull
e lane kothere.

Nuk u fryne dot
50 vjet s'mjaftuan.
Ne demokraci
kapital zaptuan.

Nderruan xhaketa
jo me rroba doku.
Tani janë zotni
ne mesnate janë shoku.

Serish janë të parë
njësoj si qemoti.
Ora te florinjta
idetë futja koti.

Populli i shkrete
humbur dhe ne shprese.
Kjo demokraci
te jep dhimbje krese.

Komuniste te kuq
te bardhe apo roze.
Nuk marrim një luge
kur deti është kos.

Jemi ne te thonë
anti edhe pro.
Kush ne na beson
veten nuk e do.

Dhe i ziu popull
pret dhe vetëm pret.
Komunistet prapë
na bene për ibret.

Si nuk zhduket fara
kjo ferre e keqe.
S'mjaftuan 50 vite
sërish prapë nën leqe.

Nuk shkulet kollaj
kanceri i kuq.
Kush beson ne blu
nesër shkon huq.

Roze apo blu
Berishe apo Rame.
Të gjithë njelloj
prapë sapun do hame.

Se djathi nuk vlen
nuk bën për ne.
Rrofte Sali doktori
Rame pas na ke.

Si nuk vume mend
për çka kemi hequr.
Nuk mjafton një kokë
zvarre për t'u terhequr.

Janë shumë për be
me tepër se 200-te
Po s'guxuam ne
s'do shohim me ditë.

Ne mjaft pritem
edhe boll duruam.
Nga kjo fare e keqe
kurrgjë s'fituam.

Do vepruar shpejt
pa ngurrim e drejt
Nga kjo semundje
te shpetojme krejt.

Të largojme nga skena
laramanet e cmendur.
Të pastrojme ferrat
qe janë bërë si dendur.

Të shkulim nga vendi
kancerin e kuq.
Nëse nuk nxitojme
do të dalim huq...












E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #28 më: 01-09-2008, 15:42:14 »

Nga:Valter Xhomaqi

Nanos

Iken e dhe vjen
shkon per tu rikthyer.
Vendin e ke bosh
je njeri i "vyer".

Pa ty ska PS
nuk ka seli roze.
Kur te ngrihet ty
detin e ben boze.

Je kopil i madh
djale prej Thanasi.
Kur te vijne idete
te tjereve u hyn prasi.

Shet e blen cdo gje
veten se vret fare.
Iken edhe vjen
si kafshe hileqare.

Rendesi per ty
ka vec alkoli.
Ne djall le te shkojne
pushteti dhe poli.

Se ti kthehesh prape
kete e di mire.
Se Dokle dhe Ruca
jane qengja pa brire.

Kur leshon urdher
zjarr merr edhe Bashkimi.
Ti guxo e kthehu
gojen mbyll Ed-trimi.

Per ty nje Heladhe
ben be per koke.
E shet Shqiperine
si ty nuk gjen shoke.

Koken ne Athine
trupin tek Xhoana.
Shpirtin tek uiski
per ty rrofte hajna.

Eh Fatos i "vyer"
per PS-ne e shkrete.
Ramizi e di
se cke ne kulete.

Ai te njeh mire
rrenje e dhemballe.
Andaj ne anen tjeter
ke sekretarin Sale.

Te dy shkoni mire
me mire ska ku vete.
Shijojme tranzicion
pa kurrfare siklete.

Keni 20 vjet
jeten na e nxite.
Ikni se na plaset
vetem nate jo dite.

Merrni vec e vete
servilet ogica
S'kemi me nevoje
per lope e per vica.

Shkoni dhe rrethoni
kapedane Aline.
Ai do tu hape
zemren dhe shtepine.

Rrini bashke si shoke
shoke ideali.
Kujtoni problemet
qe hapi Paskali.

Kujtoni Ceken
Keno dhe Xhuvele.
Mos e prishni qejfin
se keni bedele.

Te gjithe meritoni
gjykimin e drejtesise.
Mbollet vec kaos
turp i dhate historise.









E identifikuar
AGRON
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 168



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #29 më: 08-09-2008, 06:29:53 »

Nga:Valter Xhomaqi

NIHILISTIT

Ngrihesh edhe mbron
ate qe vetdenohet.
Ngrihesh akuzon
ate qe vetmbrohet.

Ndryshe flet e pret
ndryshe ti vepron.
E drejta si drita
ty te verbon.

Shan nihiliste
realen e drejte.
Mbron pa hezitim
te keqen e "shenjte".

Shan edhe shfren
kur e drejta mbrohet.
Qesh e zgerdhihesh
kur gabimi s'ftohet.

Kush je vall ti
qe si zeus shprehesh.
Me padrejtesine
s'ngopesh por defrehesh.

Hiqmu sysh viran
se je i peshtire.
Surrate si ty
helme kane lepire.

Nuk ndryshon kollaj
keshtu je gatuar.
Bukes i thua uje
e ujit lakruar.

****

TRANZICION

Vite shume kaluan
pa drite e pa uje.
Idera gatuan
zhurme dhe rremuje.

Nofka na i ngjiten
pa emer se lane.
Tranzicion bitisen
vetem llafe thane.

Hidh e prit me sherre
pa uje e pa drita.
Njeri vazhdon rrugen
tjetri te ze prita.

Te dy per bese
nje qellim e kane.
Dy dhe dy bejne pese
njezeri e thane.

Pse o te pacipe
vazhdoni genjeni.
Eshte tranzicion
ku sundon vec qeni.

Qene edhe zagare
mbushur politika.
Ku te shkoje mbare
askush nuk e ditka.


Keshtu pa frike
rrugen do vazhdojme
Qente duan prike
s'kane c'te mesojne.


Tranzicion zgjat
nga zagaret qene.
Kush do i pengoje
po nuk patet ngene.

Edhe 20 vjet
serish do vazhdojne.
Se qente zagare
keshtu buberrojne.

Valle denimi yne
do jete i perjete.
Kur qen-politika
fund nuk do te kete.

Eshte faji yne
qe gojen se hapim.
Nuk duhet duruar
kur zagaret zhvatin.

Mjaft me me pallavra
mjaft me dallavere.
Duhet vene kapaku
te mbylle tenxhere.

S'duhet lene koha
te iki,te shkoje.
Ndryshe ardhmeria
neser do ndeshkoje.







E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cfare mendoni per Eposin e kreshikeve?
  • Dot Interesant
  • 7 (43%)
  • -
  • Dot Perle e letersise tone
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nuk kam ndonje mendim
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot Nuk me pelqen
  • 1 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor