Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Sondazh
Pyetje: AM I IN LOVE???
LOVE IS SOMETHING U CAN'T DESCRIBE!! - 4 (80%)
LOVEEE - 1 (20%)
Numri total i votave: 5

Faqe: 1 ... 61 62 63 64 65 [66] 67   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Poezi dashurie  (E lexuar 90655 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
cikito
kujton se jam piktor....??
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #975 më: 02-05-2008, 17:31:08 »
Citojeni

për ty unë qaj...
për ty unë qesh...
për ty unë linda...
për ty unë do vdes. dashuri me shikim te pare
E identifikuar

ujku ndrimen e qimon, po harronin se zakon...
Kanuni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #976 më: 05-05-2008, 17:53:18 »
Citojeni

FUNDI

A të kujtohët ai qast i fundit
Kur koha ishte pranë fundit
Kur në atë qast të fundit
U shua gacëllima e fundit
E atijë vullkani të fundit
Që një qast para fundit
Hodhi flakën e fundit
Të një zjarri të pafund
Fund
E identifikuar

Nexhat J. Muharremi
Rr. Adem Jashari p.n.
Shtepia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani"
VITI KOSOVË Tel +377(0)44/874-049
Kanuni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #977 më: 05-05-2008, 17:54:26 »
Citojeni

PRITJA

Me sy drejtuar qiellit
pres që ai të më merr
e të njësohem me të
e që përseri të ndiej
frymarrjën tënde të thellë
Me sy drejtuar tokës
pres që ajo të më merr
e të njësohem me të
që pastaj të jem me ty
e të mos mund t'më ikësh
Shikimi im i ngrirë
drejtuar qiellit apo tokës
pret që pritja të mbaroj
unë e di kur do t'mbaroj
kur unë pushoj të dashuroj
e pafundësia të përfundoj
E identifikuar

Nexhat J. Muharremi
Rr. Adem Jashari p.n.
Shtepia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani"
VITI KOSOVË Tel +377(0)44/874-049
Kanuni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #978 më: 05-05-2008, 17:55:06 »
Citojeni

GËRSHETIM PENDIMESH

Në mes të Ëndrres dhe Ankthit
Shoh bukurinë e saj hyjnore
Qe zbeh diellin dhe ç’ka rreth tij
Njëzëri me ritmin e zemrës sime të lodhur
Degjoj hapat e saj të rrept
Të pushtuar nga djalli
Që së bashku krijojnë melodi
Melodinë e ftoht të vdekjës
Në parajsen e zbukuruar me
Ngjyrat e flakes së ferrit
Shohë trupin e saj të ngarkuar
Me deshirën e djallit
Që ndeshët me shpirtin tim
Të rënduar nga deshprimi i zotit

E identifikuar

Nexhat J. Muharremi
Rr. Adem Jashari p.n.
Shtepia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani"
VITI KOSOVË Tel +377(0)44/874-049
Kanuni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #979 më: 05-05-2008, 17:55:36 »
Citojeni

MARTESA E DJALLIT

I butë si ujku nën lekurën e qengjit
Shikonte engjullin qe unë doja
Premtimet hyjnore
Të shoqruara me dëshira djallzore
I verbuan sytë engjullit tim
Dhe e quan në parajsen e djajve

Në sytë e saj pasqyrohej flaka e dashurisë
E cila dukej si flakë përveluese e ferrit
Në ankthin e saj të bukur
Shfaqej parajsa e banuar me djaj

Erdhën dasmoret
Të cilëve ju prinë dhëndrri brirëgjatë
Buzët e nusës që i ngjanin
Shkronjës U pikonin gjak
Fustani i saj nuk ishte i bardhë

Dhëndrri në duar mbante unazën
E cila i ngjante prangave të çelikut
Unaza ishte e skuqur
Nga dashuria e tij djallzore

Me kthetrrat e tij të gjata
Ai ia largoj nusës duvakun e zi
Dhe ia vuri prangat
Në duart e saja të bardha

E identifikuar

Nexhat J. Muharremi
Rr. Adem Jashari p.n.
Shtepia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani"
VITI KOSOVË Tel +377(0)44/874-049
Kanuni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #980 më: 05-05-2008, 18:09:09 »
Citojeni

Kërkoj nga ju qe këto poezi të mia t'i komantoni.
Faleminderit!
E identifikuar

Nexhat J. Muharremi
Rr. Adem Jashari p.n.
Shtepia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani"
VITI KOSOVË Tel +377(0)44/874-049
Babyygirll
Shpirt i embel...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #981 më: 05-05-2008, 18:33:32 »
Citojeni

Kanun
Poezi te mira sidomos ajo me djall.
xx
E identifikuar

**..ILoveYou..**
dreza
Te dua si syt e mi, nje dit dot urrej
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #982 më: 08-05-2008, 17:30:06 »
Citojeni

Dashurija esht nëse din ta shijon ,,,nëse nuk din tashijosh,,e hube përgjithmonë,,,dhe dotarun si kujtim si parfimi çdo ved er qe lshon,,,ju përshëndes te gjithëve ket forum,,,veç vazhdon jeni mete miret...
E identifikuar

Të njofta rasisht ,kembet ne zemren time veç,plag,heshtje,dhe prap kujtim
lejla23

Shiko profilin
« Përgjigjja #983 më: 23-05-2008, 00:46:52 »
Citojeni

shum e bukur se kisha besuar q din t shkruash nj djal këto poezi kaq t bukura
E identifikuar
lost hearts

Shiko profilin
« Përgjigjja #984 më: 24-05-2008, 06:38:09 »
Citojeni

shum e bukur se kisha besuar q din t shkruash nj djal këto poezi kaq t bukura

ka edhe djem romantik dhe te ndjeshem,por janë te rrallë
E identifikuar
tinaaaa
« Përgjigjja #985 më: 01-06-2008, 11:59:51 »
Citojeni

te lutem me jep një shenj,me jep një shikim,ta di a je ti shpirti im,ma thuaj një fjal,ta di a te vdes a te mbes gjall  hmmmmm
E identifikuar
Ujku i Epirit
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #986 më: 02-06-2008, 13:47:37 »
Citojeni

Nuk ka më me shenja e me shikime
Por veç prekje puthje e perqafime

Duket sikur ndodh krejt padashje
Por ja qe gjithçka është me perqasje

Mos ngurro e mos u lodh me shenja enigmatike
Por dil ne teme pa doreza e pa trike

ne përgjigje te parafloses zgerdhihet
E identifikuar
Lumbardh
« Përgjigjja #987 më: 30-06-2008, 14:31:00 »
Citojeni


KUR

Kur Mërzia ta kaplon trupin,

dhe kur ndjehet dhimbja,

Kur urrejtja e mund pikëllimin,

dhe dhimbja shëndrohet në hidhërim

Kur grushtat, rrahin murin,

sikur të mundet diçka me ndryshu,

Kur Dashuria shëndrohet në frikë,

dhe mundohesh diçka me dhunë me mbajt,

qe moti ka kalu.

Atehëre është koha,

koha me qajt...

 

 

Mallëngjim
 
Mallëngjim
I mbylli syt e mi,
dhe menjëherë të ndjej,
mendoj se je pran meje,
dhe do mundja të t’prek,
aroma jote në hunden time,
sa këndshëm kundërmon
Dëshiroj buzqeshjen tënde,
dëshiroj puthjen tënde,
dëshiroj trupin tënd,
prej kokës e deri te këmbët.
 
                   
 
Citat

 
Të dua, nuk thuhet në fillim të lidhjes,
dhe si shprehje e pritjes dhe e deshirës të bëhet.
Vetëm atëher njëri me tjetrin ashtu sillet,
që të dihet se njëri tjetrit jetën ja ëmbelson..
nëse dashuria bëhet si produksion,
i të paktës bëhet,
në të cilin njëri pa tjetrin nuk mundet
atëher mund të thuash “ Të dua”

 

                           
 
Kur dashuria të braktis

Kur dashuria të braktis,

dhe ti beson që jë vetë,

Mos pyet se a është  fundi,

sepse përgjigjja është Jo.

Kur ëndrra jote që ke ëndërruar shpesh  nuk realizohet,

atëher harroje se çka ka qenë,

sepse ke munguar shumë.

Dy fotografi te tijat, rrinë varrur në mur,

dhe ti i shikon çdo natë,

ti e puth letrën nga ai, e cila flet për dashuri,

e cila u thy ende pa filluar.

Dhe kur dashuria të harron,

dhe dora e cila më nuk të mban,

mos u dorëzo, por kërko njeriun,

të cilit i mungon dashuria jote.

Nëse ai para teje del

dhe të merr për dorë,

vetmia i takon të kaluarës,

sikur të mos ishte fare.

Rruga e mallëngjimit

është e gjatë dhe pa fund,

dhe njëherë të dërgon në lumturi.

por ti e takon vetmin,

Atëher mundohu ta kuptosh,

shiko para dhe kurrë më pas.

kur dashuria të harron,

dhe të kan lënduar,

ti je vetëm në shtëpi,

atëher mendo njëherë,

nesër është ditë e re,

e cila të sjell më tepër.

Nëse me të vërtet dëshiron,

fillon për ty një jetë e re.

                 

 
 
çka don ti?

 

Ndoshta i don të pasurat,

atëher mos më duaj mua, sepse ka disa,

që janë më të pasura se unë.

 

Ndoshta i don të mirat,

atëher mos më duaj mua, sepse ka disa,

që janë më të mira se unë.

 

Ndoshta i don të bukurat,

atëhere mos më duaj mua, sepse ka disa,

që janë shumë më të bukura se unë.

 

Por me siguri e don dashurin,

atëher më duaj vetëm mua, sepse unë mendoj,

që nuk ka asnjë tjetër,

që të don sikur që të dua unë.

 

                   
 
Me ty

Me ty,

jetën ta filloj,

Me ty përditshmërin, ta përjetoj,

Me ty në rreziqe të eci.

Me ty

me netë të tëra të flas,

Me ty,

në të mirë dhe në të keqe,

Me ty

Përgjitmon.

 

 
Vetëm me ty

 

Vetëm me ty,

mund të jem,

kush jam.

Yjet,

prekin,

jetë

ëndrrën time,

dashurin,

ta jetoj,

thellë,

pa fund,

të jap,

të ndjej.

një herë nëpër.

univers,

dhe të kthej,

jetën,

përgjithmon,

në rreze dielli,

Vetëm me ty,

mund të jem,

kjo që jam
 
Lamtumirë

Momente përplot vetmi,

frik nga e kaluara,

shiu bie në asfalt,

e unë mendoj ne kohën e humbur.

 

I dëgjoj tingujt e kësaj nate,

nganjëher te qeshurat e nganjeher te qarat,

Nganjëher në mua vlon hidhërimi,

nuk mundem  të të mbaj, nuk kam guxim.

 

Lëvizi në turmën e zhurmës,

jam e lidhur me gjërat e të kaluarës,

lotët më rrjedhin nëpër fytyrë,

mendoj që të pash, por ti nuk je.

 

Era e lehtë, dhe veriu i butë,

pasioni yt i ëmbël, në dëshirën tënde,

një buzëqeshje e lehtë, një fjalë e mirë,

një puthje e fundit, pastaj do të shkosh.

 

                       
 
    TI

Ti je ylli, i cili natën ndriqon,

Ti je buka, që ma shuan urin,

Ti je shpresa, kur më mbulon mallëngjimi,

Ti je dashuria e kësaj botë.

Ti je qetësia, që ma largon zhurmën,

Ti je Timoni, që më drejton sigurt,

Ti je dora e cila më mban shtrënguar,

Ti je dashuria e kësaj botë.

Ti je lulja, e cila ma ngjall shkretëtirën,

Ti je fuqia, që ma largon dobësin,

Ti je humori, kur nuk jam në disponim,

Ti je dashuria e kësaj botë.

Ti je ngrohtësia, që ma largon ftohtësin,

Ti je koha, që mi shëron plagët,

Ti je e tanishmja, që ma sjell ardhmërin,

Ti je dashuria e kësaj botë.

Ti je drejtësia, që ma largon trazirën,

Ti je ai, qe ma largon egon,

Ti je dashuria e kësaj botë,

vetëm kjo është me rëndësi,

për mua-

të Dua ty!

         
Nuk është leht....

 

.... të kërkosh falje,

...nga fillimi të fillosh,

...të jesh  e guximshme ,

...të pranosh  këshilla,

... të pranosh  gabimin,

... të durosh nënqmimin

... false, e pasur dhe e sjellshme të jesh,

... të mendosh  edhe për të tjerët,

... të mos gabosh,

... e nga ana tjetër, gabimet të mos i  përsërisësh,

... të falësh dhe të harrosh,

... së pari të mendosh,e  pastaj të veprosh,

... rrugët e vjetra ti lësh,

... gjithashtu më pak mirë të bësh,

... temperamentin ta  zbusësh,

... fajin e bër, ta marrësh përsipër.

             
Pa Ty!

 

Më beso, pa ty do të vdisja,

kurrë më nuk do buzqeshja,

dhe më kurrë nuk do isha e gëzuar. 

Pa ty  do isha si një flet në erë,

koha që kalon pa kuptim,

Më beso, pa ty nuk do mundja të jetoja,

qielli nuk do kishte më yje

zemrat tona u bën një,

dhe pa ty , vdes e imja.

 

               
Një ditë tjetër

Një ditë tjetër fillon,

fillon këtu në largësi,

larg nga shtëpia.

Një ditë më shumë do të zgjohem në këtë shtrat,

do zgjohem dhe do pres ditën tjetër që do të vij,

Do të pres deri sa të kthehem në shtëpi.

 

Një ditë më shumë do rri ulur në këtë shtrat,

Në të cilin jam tash ulur dhe po shkruaj.

 

Një ditë më shumë do shkruaj për largësin,

dhe për mërzin e shtepis sime,

Mërzin për të shkuar në shtëpi.

 

Një ditë më shumë do rri ulur këtu

dhe do kem monotoni,

monotoni dhe do shkruaj,

Të shkruaj dhe të dëgjoj muzik.

 

Një ditë me shumë do të qaj,

do qaj në këtë shtrat të huaj,

në këtë shtrat të huaj në largësi.

 

Një ditë më shumë, do të më rrjedh zemra gjak,

do rrjedh gjak dhe do thehet,

do thehet nga dhembja.

Një ditë më shumë do të ndriqoj dielli më shumë,

por jo gëzueshem për mua,

këtu në largësi.

Një ditë më shumë do të më duheni ju,

do të më duheni që të qaj,

të qaj këtu në largësi.

 

Një ditë më shumë do të jem këtu në largësi,

por vetëm edhe një ditë,

dhe më në fund do të shkoj në shtëpi!

 

 

Ylli im i dashur!

 

Pa frik, dhe ëndërrueshëm që të rrëzohem,

rri e shtrirë në krahrorin tënd,

Ti do të më mbrosh,

dhe më ngroh me dashurin tënde.

E mbrojtur me plot dashuri,

nga ledhatimet dhe nga ti

do të jesh përgjithmon në anën time , deri në pafundësi

 

Dashuria jote, e bën zemrën time të rrahë me shpejtësi,

thellë në mua,

të gjitha mendimet e mia ti pushtoj ty.

I dashuri im,

thellë në mua mund të me prekësh,

Një shikim i syve tu,

do të më gëzoj prap.

Je afër meje,

edhe pse më trup shumë larg,

Me shpirtin tim, të shoh gjithmon

ylli im i dashur.

 Mundimi i dashurisë

Mërzia dhe mundimi e udhëheqin tash jetën time.

Shikimi në të ardhmen i takon së kaluarës.

Sepse  ti ma ndave zemrën në dy.

Natën rri e shtrirë, qetësi rreth meje

filloj të qaj,

mendimi më rrin te ti.

Zgjohem në mëngjes, dhe shikoj rreth meje.

Por unë jam vet,

dhe e pyes veten pse?

Mendohem, dhe e fajësoj veten,

Shumë pak besim?

Shumë pak durim,

Me ty dhe me  mua dhe me problemet e tona,

Prap po qaj,

kam frikë nga e nesërmja

vetmia është tash percjellësi im,

zemra dhe shpirti nuk di më rrugdalje tjetër.

Të lutem, mi shëro plagët,

fol me mua, dhe me zemrën time,

e di që më do,

Unë e dua vetëm një,

ti a do më  jepësh shpresë.

 

           
 
Mendim i dashur


 

Më duhet të mundohem të jetoj me këtë,

ty do të kem vetëm në mendime,

Dashurin që e ndjej,

më vjen nga zemra,

Por edhe këtë që e ndjej nuk është e vërtet,

 por është vetëm dhembje.

Kujtimet që neve na lidhin,

këtë e ndjen shpirti im,

se si do ta gjejm njëri-tjetrin,

Unë i mbylli sytë, dhe të shoh ty

se si më merr në krahrorin tënd.

I hapi sytë, dhe kam të ftohtë,

Dridhem, dhe ndjej se si me rrjedh një lot i kuq,

i kuq si zemra ime që qan,

edhe pse duket si të ishte e vërtet.

Më duhet të mësoj të kuptoj,

Ty do të shoh vetëm në ëndrrën time.

e ndjej se si më djeg kjo dhimbje.

Ndalem se më dhemb vetëm kur të flas.

Ndalu, mos u largo rri këtu,

mendim i dashur rri te unë,

më ler të vuaj, se kështu ndihem mirë,

më ler se kështu ndihem mirë,

më ler kështu, se kështu ndihem e fort,

e fort të jetoj dhe të vuaj,

Të kem dhimbje dhe të qaj.

Më ler me këtë që e kam,

Më ler të jem me këtë  e lumtur dhe në ditët tona,

Vetëm kur më vjen kujtimi më mbyt,

nuk mundem të shoh ty.

 


 

Të dua do të thotë edhe,

eja të  flesh me mua.

Mund të quhet edhe

eja të bëjm fëmijë

Të dua, dhe dua të jem te ti

na lejo te jemi bashk deri në varrim.

 

Të dua do të  thotë edhe

je i mirë ndaj meje,

Ma bëj jetën të lehtë

që të mos mundohem

Po të isha vet,

do të më mungoj fuqia.

Të dua ty, më lejo që kjo të bëhet.

 

Të dua do të thotë edhe:

më bën krenare,

që ti më adhuron

më shumë se çdo gjë tjetër,

Mua, vetëm mua

dhe askënd tjetër,

dhe në çdo gjë që je,

vetëm mua të më takosh.

 

Të dua mund të thotë edhe,

je ai të cilin unë e  kërkoj,

Mi plotëso dëshirat.

më bën të lumtur,

që të jem e fort në jetën time.

 

Të dua do të thotë edhe:

dua të jem ashtu, siç të duhem ty,

dua të bëhem hija jote,

askush nuk është i vyeshëm,

unë vet, mundem të jem

çdo gjë për ty në ketë botë.

 

Të dua do të thotë gjithnjë:

dua të të kem për diçka ,

që më sjell lumturi.

Nganjëher bëhet nga kjo:

ne duhemi,

dhe vetëm kjo fjalë ka peshë.

 
C´është dashuria?
 
C´është dashuria?

Dashuria është një fjalë
Dashuri ka në çdo vend.

Dashuria  është kur dikush të mungon,
Mungesa që më kaplon,
kur ti duhet të udhetosh larg.

Kam kërkuar një kohë të gjatë dashurinë e vërtetë,
tani e kemi merituar
një udhëtim të perbashkët në ardhmëri.

Shpresoj se ky udhëtim kurrë të mos marë fund,
se tani do të më ndërrohet jeta prap.

Më i dashuri im, me ty kuptova se ç´është dashuria e vërtete
dhe se ajo të ndihmon ta harrosh të kaluarën.

Për këtë të falenderoj!


Je larg nga unë,
në zemrën time je këtu përgjithmonë.

         
Në varrin tim


Mos qaj për mua në varrin tim ,
kjo që fle këtu ,kjo nuk jam unë.
Unë jam era që të rrethon.

Jam deti që të rrethon.
Jam bekimi i ngrohtë i diellit.
Jam shiu i butë i mëngjesit,
Kur të zgjohesh në orët e hershme të mëngjesit.
Jam zogu që fluturon përreth,
në fuqinë e madhe.
Jam rrezllima e yjeve të natës.
Prandaj mos ri këtu duke qarë, por shiko 

Unë nuk jam këtu, unë nuk vdes kurrë.

Dhe gjithmonë do të jem në ty!!

- Engjëlli mbrojtës -

E pash një engjëll
me veshje të argjenta,
më mori thjesht
me dorën e tij.
Më udhëheq me siguri
në natën e errët,
mi ruan ëndrrat
me fuqi madhështore.
Ditën i padukshëm 
fluturon nëpër tokë,
engjëlli i vogël
e quajn nganjëherë.
Duart e tij i mban 
si mbrojtje për mua,
ndoshta një engjëll i tillë
të mbron edhe ty. 

Pyetja

Vajza e pyeti djalin " a të pëlqej"?
E ai i tha Jo
Ajo e pyeti "a të dukem e bukur" ?
Ai i tha Jo
Ajo e pyeti " a jam në zemrën tënde" ?
 Ai i tha Jo
 Dhe së fundi e pyeti ajo " nëse largohem nga ti a do të qash për mua"?
 Ai i tha prap Jo
Ajo u largua e pikëlluar, ai e kapi përkrahu dhe i tha:
 Nuk më pëlqen , por të dua,
Nuk më dukesh e bukur, por je e mrekullushme,
Ti nuk je në zemrën time,
TI JE ZEMRA IME,
Unë nuk do të qaja për ty,
UNE PËR TY DO TË VDISJA!
 
A po më shihni mua?

A po më shihni mua!
Shikoni çka ka ndodhë me mua?
Natyrisht jo, ju shihmi vetëm,
atë çka ju mungon në mua.
Unë nuk jam si të tjerët,
të tjerët nuk janë si unë.
Ata nuk janë njerëz që e përcjellin
një qëllim dhe nuk janë kreativ.
A po më shihni mua??
Mos e ktheni kokën,
vetëm se ju vie turp!
mos u demoralizoni,
vetëm se mua askush nuk më zbutë!
Kaosi në mbrendësi.
Kjo jam unë.
Zbrazëtira në natë.
A po më shihni?
Ngrijeni shikimin
dhe më shikoni!
Ju mendoni se kjo asgjë nuk ndihmon,
po kurdoherë do ta kem rradhën unë.
Nuk ka kurfar kuptimi
E kotë është të shkruhen tekstet.
Janë vetëm ndjenjat e mia.
A po më shihni mua?
Apo jo? 
 
Kur ti të humbësh nga jeta ime...

Atëherë askush s’do të jet më këtu, 
që do të bisedoj me mua.
Askush më,
që do të qesh apo qan me mua.
Askush më ,
që të më jep ndjenjë,
se jam dikush.
Askush më,
që më nervikos me fjalë te kota,
që më disponon,
kur jam e trishtuar.
Kur ti te humbësh nga jeta ime,
do të humbem edhe unë. 

 

Mund ti fsheh letrat,
Ti fsheh në dollap.
Mundem edhe të harroj,
që ti i shkruar.
Mundem edhe emri tënd
te fshij nga libri im.
Mund ti largoj fotografit tua,
mund ti largoj lotët anash.
mos u frikëso.
Por më duket e pamundur,
të mos mendoj në ty.
Më thuaj,
çka të bëj me dashuri.
Mundem të besoj,
që kur nuk jemi taku.
por nuk mund te ndalem
të  dashuroj ty.

A e din ti...
Si formohet ylberi?
nga lotët që bien në tokë,
Prej secilit lot formohet një ylber.
dhe secili e kërkon një rrugë
Deri te zemra e një njeriu.
Tani e din sa të çmueshëm janë lotët.
 
Si do të jet?
 
Kur përher të parë do të dal para tij,
kur të shikoj ne sytë e tij të kaltërt,
kur ta ndjej buzqeshjen e tij në lëkurën time,
kur nuk do ta di se a kam të ftoht, apo djersitem
 
Si do të jet përqafimi i parë?
 
Kur të shkrihem në krahët e tij,
kur ngrohtësia e tij të ma rrethon zemrën,
kur të më merr afër vetes, vetëm lehtas,
kur fuqia e tij të më bëj të dobët.
 
    Si do të jet puthja e parë?
 
Kur buzët e tij, lehtas do ti prekin të mijat,
kur ti mbylli syt, dhe vetëm atë ta ndjej,
kur puthja kurrë të mos mbaroj,
dhe unë të mos dua ti hap,
kur të jet si ëndërr,
si dielli natën dhe yjet ditën.

 

Si do të jet dashuria e tij?
 
Kur të më rrethon sikur se era e ngroht e verës,
kur tek ai do jem Grua e dashura, por edhe fëmij
kur trupat tanë të lidhen dhe të
bashkohen,
kur vetëm një të dëshiroj-të jem përgjithmon e tij.


T Dua Perqafim perqeshje

Të dua të pres
nuk dua të vdes
me yjzit e netës
unë të përshëndes.

Kujto erën e mallit
kujto erën e lehtë
kujto zemrën time
që të don përjet.

Të dua pa mas
të dua pa dallim
të dua më shumë
se sa shpirtin tim.

Të dua ,të dua
për ty do të vdes
por ti a më don mua?
përgjigjje po të pres?
E identifikuar
romeo797
« Përgjigjja #988 më: 14-09-2008, 15:57:59 »
Citojeni

grua
  

grua mu prish kandari
nuk është me ai i pari
qe punonte dimer e vere
pa u lodhur asnjëherë
qe punonte ditë e nate
gati si barut i thate
qe turrej si trim i rradhë
për ti kapur zockat gjallë
qe rropatej nëpër shpella
ku te ishin me te thella
qe ishte i lehtë si flete
qe e mbante koken përpjetë



hahahahhahhah si u duket kjoooo
E identifikuar
Progres
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #989 më: 15-09-2008, 16:45:09 »
Citojeni

Love is unpredictable Love is uncontainable
Love is reliable Love is infallible

Love is right Love is wrong
Love is weak Love is strong

Love is good Love is pure
Love is real Love is sure

Love is jealous Love is pain
Love is lost Love is gained

Love is naked Love is raw
Love is everything Love is all

Love is here Love is there
Love is beautiful Love is fair

Love is great Love is shit
Love is demanding Love is it....


E identifikuar

Away forever....
Faqe: 1 ... 61 62 63 64 65 [66] 67   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |