Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Charles Baudelaire  (E lexuar 378 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 18-03-2009, 02:54:11 »

Ne hemisferen e flokeve te tu

...Lermë t'u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyren si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si një shami erëmirë që shperndan kujtime të embla në eter. Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith'ato që unë shoh, gjith'ato që ndjej, gjith'ato që degjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjereve në muzikë... I zhytur mes flokëve të tu, shoh një endërr plot anije, vela e dyreke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë kengësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetëshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurëshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzen e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani egzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të embla!..
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 18-03-2009, 02:54:35 »

PREHJE SHPIRTERORE


O dhimbje, shtrohu pak, tregohu me e qete.
Ti po kerkoje mbremjen; ja, zbriti ngadale,
Nje atmosfere e erret dyndet mbi qytet,
Dikujt i sjell qetesi, te tjereve nje andralle,

Ndersa turma zuzare e vulgut u nis,
Nen fshikullimen e Qejfit, xhelatit tinzar,
Te mbarset me pendime, ne llurbe te orgjise,
Dhimbje, nema doren, eja ketu prane,

Larg tyre, Shih si perkulen te firet vite,
Mbi ballkonet e qiellit, me veshje arkaike;
Nga ujerat duke dale, Hidherimi buzeqesh;

Shih, dielli poshte ures pergjumet ne heke,
Nga lindja si qefin po zvarget, mba vesh,
Mba vesh e dashur, Nata po capit lehte.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 18-03-2009, 02:55:05 »

Ballkoni


Dashnore e dashnoreve, nënë e kujtimeve
për mua je çdo detyrë dhe çdo kënaqësi!
Do të bjerë ndërmend bukuria e përkëdhelimeve,
nuri i mbrëmjeve dhe vatra plot ngrohtësi,
dashnore e dashnoreve, nënë e kujtimeve!

Mbrëmjet ndriçuar nga qymyri plot ngrohtësi,
Dhe mbrëmjet në ballkon, me avuj të trëndafiltë mbuluar!
Ah, sa mirësi zemra jote më rrezatonte, sa butësi!
Shpesh ne patëm thënë gjëra të paharruara;
Mbrëmjeve ndriçuar nga qymyri plot ngrohtësi.

Sa të bukur diejt në mbrëmjet e ngrohta të praruara!
Sa e fortë është zemra! Hapësira pa anë e kënd!
Duke u përkulur mbi ty, mbretëreshë e vashave të adhuruara,
më dukej sikur thëthija, parfumin e gjakut tënd.
Sa të bukur diejt në mbrëmjet e ngrohta, të praruara.

Posi mur i madh gjithnjë më shumë nata nxinte
dhe sytë e mi n'errësirë të tutë donin të gjenin.
O helm, o ëmbëlsi, goja frymën tënde thëthinte!
Në duart e mia vëllazërore këmbët e tua flinin.
Porsi mur i madh gjithnjë më shumë nata nxinte.

E njoh artin për të thirrur minuta lumturie,
të kaluarën pashë tulatur nën gjurin tënd.
Pse të kërkoj më kot bukuritë e tua dalldie,
përveçse te trupi, zemra jote, në tjetër vënd?
E njoh artin për të thirrur minuta lumturie!

Këto betime, aroma, puthje që s'kanë të mbaruar,
nga ky hon i ndaluar për ne a do lindin përsëri?
siç ngjiten në qiell diejt e rinuar,
pasi në detra janë larë, zhytur në thellësi?
O betime! O aroma! O puthje që s'kanë të mbaruar!
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 18-03-2009, 02:55:34 »

Ftesë për udhëtim


Vogëlushe, motërzo,
ëmbëlsinë në mendje ço,
që të ikim larg, të jetojmë të dy!
Të duhemi, kënaqësi të marrim,
të duhemi, e të kemi varrin
në vendin që ngjan me ty!
Diejt n'lagështi zhytur,
nga këto qiej n'mjegull mbytur,
Për shpirtin kahëhirë prej natyre
misterioze në të parë,
si të syve të tu tradhëtarë,
që shkëlqejnë mes lotëve të tyre.
Atje gjithçka është rregull, bukuri,
Luks, epsh dhe qetësi.
Mobilje shkëlqim-mbuluar,
nga vitet krejt lëmuar,
do ishin stoli për dhomën tonë;
Lulet që rrallë lulëzojnë,
aromën e tyre bashkojnë,
me cilëndo aromë,
tavanët larmishëm zbukuruar,
pasqyrat pamje kulluar,
shkëlqim i jetës në Lindje,
gjithçka do t'i ishte shprehur
shpirtit në mënyrë të fshehur,
me gjuhën e mësuar në gjindje.
Atje, ku gjithçka është rregull, bukuri,
Luks, epsh dhe qetësi.
Mbi këto kanale hidh shikimin,
mbi ato anije që dremitin,
e me pamje endacaku,
Janë për të të plotësuar
dhe atë që më pak ke dëshiruar.
Vijnë nga së largu
Diejt që përëndojnë
arat mbulojnë,
kanalet, qytetin n'tërësi,
me nenexhik e me ar i stolisin,
njerëzia dremisin
në një dritë plot ngrohtësi.
Atje ku gjithçka është rregull, bukuri
Luks, epsh, e qetësi.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 18-03-2009, 02:56:11 »

Ji i dehur


Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Kaq është e tera është e
vetmja mënyrë. Për qe mos te ndjesh barrën e kohës qe thyen
kurrizin tënd dhe qe te perkul ty ndaj tokes, duhet të jesh vazhdimisht
i dehur.
Por ne çfarë? Vere, poezi, apo virtyt, si te deshirosh. Por ji
i dehur.
Dhe ne qoftë se nganjëherë, mbi shkallet e një pallati apo mbi barin e gjelber e
një hendeku, ne vetmine vajtore te dhomes tënde, zgjohesh serisht,
e dehura tashmë duke u zhdukur apo e ikur, pyet eren, dallgen,
yllin, zogun, orën, gjithçka qe është duke fluturuar, gjithçka
qe është duke qare, gjithçka qe është duke u rokullisur, gjithçka qe është
duke kenduar, gjithçka qe është duke folur. . . pyet sa është ora dhe
ere, dallge, yll, zog, ore do të te përgjigjen: "Është ora qe të jesh
i dehur! Për qe të mos jesh martiri skllav i kohës, ji i dehur, ji
vazhdimisht i dehur! Ne vere, ne poezi ose ne virtyt si te deshirosh."
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 18-03-2009, 02:56:46 »

Asaj qe shkoj

perkthyer nga: Fan Noli



Rreth meje rruga ulërin edhe bucet.
E gjat'e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q'e kolovitte posht'e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj'e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i cakërdisur unë,
Nga syr'i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag'e furrë,
S'të shoh më vallë vec në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, ndofta kurrë,
Se unë s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 18-03-2009, 02:57:16 »

Kapaku i tenxheres

perkthyer nga: Fan Noli



Kudo që vete nëpër tok'e nëpër det,
Ku klima ngroh, e dielli të ngrin mynxhrë,
Dishepull i Jesujt, a derr pa selamet,
Lipës i humbur, a miliunar i fryrë.

Fshatar a qytetar, i ckafët a tembel,
Me trurin që lëvrin, a që gërret e fle,
Njeriu, lëmsh prej një mysteri teveqel,
Më kot përpjet'i drithtëruar syt'i ngre.

Dhe qjelli si kube qëndron prej shpelle gufe,
Tavan i ndritur prej një operaje bufe.
Ku cdo xhambaz mi pellk prej gjaku po këcen.

Për mëkatarin tmerr, për murgun shpres'e murme,
Qjelli kapak po e mbulon tenxheren zhurme
Ku e padukur njerëzi'e zezë zjen.
E identifikuar
dreamm
Stafi


Karma: 122
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7284



Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 07-03-2010, 23:42:51 »

I huaji


- Kë do ti më shumë, njeri enigmatik, më thuaj ? Babain, nënën, motrën apo vëllain tënd ?
- Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë e tu ?
- Ju po përdorni këtu një fjalë që nuk ia di kuptimin deri sot.
- Atdheun ?
- Nuk e di fare ku gjendet ai.
- Bukurinë ?
- Do ta doja me dëshirë, hyjneshë dhe të përjetshme.
- Arin ?
- E urrej siç ju urreni Zotin.
- Eh ! e çfarë do ti pra, i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë… retë që kalojnë… atje tej… atje lart… retë e mrekullueshme !

...sa kerkojme te pamunduren
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Salamanda Fan Club

Anketa
  • Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
  • Dot Po
  • 6 (40%)
  • -
  • Dot Jo
  • 7 (46%)
  • -
  • Dot Se di
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Kam harruar
  • 2 (13%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor