Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Charles Baudelaire  (E lexuar 377 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« më: 18-03-2009, 02:45:29 »

Thesari im


Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Ne fund na mbeten tre gjera: Shpresa, Besimi dhe Dashuria. Por me e mrekullueshmja eshte Dashuria
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 18-03-2009, 02:46:24 »

Rri urtë, o brenga ime...


Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 18-03-2009, 02:47:01 »

Stolite


E embla ime qe shtrirë krejt nudo, ashtu siç m’a donte mua shpirti
e në trup s’kish lenë asgjë tjetër veç stolitve të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ...


E, kur keto stoli tunden e shkunden me një tingellimë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
une ndjej të hypi në ekstazë e të humbas në te zjarrtin tërrbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...

E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj...

Me sytë e saj çpues të ngulur mbi mua si një tiger i zbutur
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

E barku i saj e gjinjtë si dy fryte të virgjër eremirë
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë

Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 18-03-2009, 02:47:50 »

ALBATROS

Sa here per t'u zbavitur burrat e ekuipazhit
Kapin albatros, keto te medhenj zogj te detit,
Qe shpesh me pertaci udhetimin shoqeronin,
Anijen rreshkitese mbi ujrat e oqeanit.

Vendosur mbi kuverte kembehapur te penguar,
Mbreterit e kaltersise te ngathet e te shemtuar,
Leshojn krahet e tyre te hapura me pertese
Si lopata mbi uje qe zvarritet pa pengese.

Ky udhetar me krah sa komik e i ngathet
Dikur i bukur, tash i shemtuar e i flashket
Nje levizje e sqepit si nje pipe , qendron
Perkundet duke çaluar, si sakat qe fluturon

Sa ngjason poeti me princin e kaltersise
Mikun e stuhise qe me harketarin qeshet;
Merguar mbi toke mes talljes fishkellimes,
Flatrat e gjeniut ja pengojne marshimet.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 18-03-2009, 02:48:49 »

ABELI DHE KAINI


Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
I kënaqur Zoti qesh,
Soj i Kainit, ndër nofulla
Tërbohu dhe vdis mjerimesh.

Soj i Abelit, sakrifica jote
Serafinin gicilon në hundë!
Soj i Kainit, dënimi yt
Vallë do të ketë një fund?

Soj i Abelit, tu shtofshin të korrat
Dhe bagëtia mirë të vafshin;
Soj i Kainit, ty zorrët
Si qenit plak i angullifshin.

Soj i Abelit, dëndu me gjellë
Në vatrën tënde atërore;
Soj i Kainit, në shpellë
Dridhu së ftohti, çakall i mjerë!

Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
Ar bëfsh dhe nga vogëlia.
Soj i Kainit, zemërdigju
Gatitu për orekset e mëdha.

Soj i Abelit, rritu dhe kullot
Porsi mizat në pemë!
Soj i Kainit, udha e çoftë
Familjen tënde në humnerë.

II.

Oh, Soj i Abelit, kërma jote
Do të lyrosë dheun e tymosur!
Soj i Kainit, puna jote
Me kaq nuk është sosur;

Soj i Abelit, turpi yt njikëtu:
Parzmi është shpuar shtije!
Soj i Kainit, në qiell ngjitu,
Dhe përdhe Zotin hidhe!
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 18-03-2009, 02:49:37 »

Vampiri


Si ajo thika me tehun e saj,
Më hyre në zemrën e zalisur.
Si një kope që e heqin djaj,
erdhe e marrë, e stolisur

Tek truri im porsi fortunë
m’u ule shesh dhe pa meshirë
- Mjerë! me ke u lidha unë
si hapsaniku me zinxhirë

Si kumarxhiu i tërbuar
Si pijaniku i dendur verë
Dhe si në kërmë krimbat ngaherë
- Në jetë të jetëve qofsh mallkuar!

Iu luta shpatës që me shpresë
të ma dhuronte, ah, lirinë
I thashë helmit të pabesë
të më ndihmonte ca të zinë

Por helm e shpatë me përçmim
më panë, ashtu të poshtëruar
“S’je i denjë, thanë, për çlirim
nga skllavërija e mallkuar,

Mjeran! – nëse nga dor’ e saj
do të të çlironim me tërë mend
me puthje do ngjallje mbasandaj
kufomën e vampirit tënd!”
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 18-03-2009, 02:50:01 »

Trishtim hëne


Hëna ëndërron këtë natë si e menduar
Posi bukuroshe mes jastëqesh nderë
Që me dorë të lehtë rrin duke fërkuar
Gjinjët rrumbullakë përpara se të flerë

Pështetur sipër lëmshesh të buta si prej bore
E mekur endet hëna ngadalë si e zalisur
Hedh vështrim’n e saj në afshet mjegullore
Që tek zuri ngjiten si kopështe të harlisur

Kur herë-her mbi botë lëngim’n e saj e tret
Len që t’i kullojë një lot me të fsheht’
Aherë kur një poet që gjumë s’ven në sy

Në gropëzën e dorës e merr atë lot të zberë
Që farfurin e dridhet posi inxhi i prerë
Dhe larg nga syri i diellit, mbi zemër e ven, aty
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 18-03-2009, 02:50:38 »

MJERIMI OSE VDEKJA E BODLERIT


Vijne perdredhjet vijne si nje ere ne fushe
Me vone dicka bie dhe plaset si qelq
Fjala qe eshte shuar pushke e mbushur n`gushe
Dore shtrihet n`mendje tmerre te terheq.

Fushes ku loz mendja ngritet bota terr
Ne ethe shumezon veten balli uje ne flake
Kudo qe fut thiken vetem veten herr
Pastaj si papritmas sillet si n`shuplake.

Kumbon dicka n`terr dhe kumbon e qeshur
Guriu perreth vetes gjarperinjsh miklohet
Reshqet tani nata n`pupla korbi mveshur
Det i dallgezuar qe as mund t`qetesohet.

Mendja me s`eshte lule hapet e zeze n`terr
Kurrgje me nuk shihet ne ate fund vere
E pi me fund veten e aq i pasherr
Jam thote ne parajse e s` di se eshte n`ferre.

Dhembi i helmte kafshon sa e kalon cdo mase
Koka si e gezuar pehatet si ne varje
Si ende e paderdhur me fund ne te zezen derrase
Eshte mbylltesi qe bluan per cdo gje sharje.

S` dihet me rrjedh gjak a helm neper vena
Mendja ben gjelle trupin ate e ha ngapak
Buza rreshqet n`qeshje ku nis lulezon rrena...
Qeshur preket fundi dhe ku me s`i rrjedh gjak.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 18-03-2009, 02:51:02 »

Nje kalimtareje


Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur në të zeza në dhimbje madhështore,
një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit të saj të gjatë

Po pija në mejhane i përhumbur, tapë e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembë prej statuje e fisnike
si shqiponjë. E, thellë në sytë e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashë embëlsinë që magjeps e epshin që vret...

Ish një vetëtimë verbuese e pastaj u bë... natë!
O bukuri kalimtare që më bëre të fluturoj me krahë,
vallë, s'do të shoh më, në këtë jete a në eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmës! S'do t'a shihja kurrë!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unë.
Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë!
Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar...
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 18-03-2009, 02:51:28 »

E tëra


Sot në mëngjes në dhomën time
Më vjen Demoni tërë qesëndi
Tek don t’më zërë në gabime
Nis e thotë “Desha të di,

Nga gjithë hiret, bukuri
Që mendjen tënde ta kanë bluar
Nga hiret rozë, hijet në zi
Që trup’n e sajë kanë gatuar

Ç’i pelqen më shumë?” – Ti shpirti im
Ia ktheve djallit të mallkuar:
“Gjersa çfarë ka më jep gëzim
çdo gjë ia kam të preferuar

Sepse e tëra në qiell më çon
Ç’dua më shumë s’e di as vetë
Posi Agimi më verbon
Më ngushëllon si Natë e qetë

E derdhur është në harmoni
Ashtu e bëri i madhi zot
Me fjalë s’e themi as unë as ti
Atë bukuri s’e zgjidhim dot

O moj metamorfozë mistike
Tek mendja ime çfarë nuk sajon
Frymë e saj tinguj muzike
Zëri i saj porsi aromë”
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 18-03-2009, 02:51:54 »

MBROJTJA E BODLERIT


Nga c`fryme ngritet arti nuk eshte dhe te thuhet
U ngrit si u ngrit vec t`ngritet mrekulli
Ne eshte per t`u thene,t`themi,mendja dbuhet
Dhe,e dbuar mire,e pjell nje mendesi.

-Po kjo eshte heretizem qe e prek hyjnoren!-
Ngrituni ju tash thuani sic i thate Bodlerit,
Po,thuani!Se as qe u jep kush doren.
S`i pret e paturpshmja kurre dot rrugen nderit.

Njeqind vjet Bodleri jeten e enderroi art
Po kaq kohe ky art u pa me ironi
Me art jo pak art,artisti i ngrit lart
Mbrapa nga te gjore mbeteni u sheh ky gjeni.

Arti cenoka hyjnoren?!Po ju s`jeni n`mend!
Dhe ai cinizem juaji ne stilin Ky?!He!
Dijeni!Bodleri ngritur ne me te lartin vend
U she dhe u sheh sikur s`i thate gje.
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 18-03-2009, 02:52:19 »

I huaji


- Kë do ti më shumë, njeri enigmatik, më thuaj ? Babain, nënën, motrën apo vëllain tënd ?
- Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë e tu ?
- Ju po përdorni këtu një fjalë që nuk ia di kuptimin deri sot.
- Atdheun ?
- Nuk e di fare ku gjendet ai.
- Bukurinë ?
- Do ta doja me dëshirë, hyjneshë dhe të përjetshme.
- Arin ?
- E urrej siç ju urreni Zotin.
- Eh ! e çfarë do ti pra, i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë… retë që kalojnë… atje tej… atje lart… retë e mrekullueshme !
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 18-03-2009, 02:52:42 »

Parfum egzotik


Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.

Shoh, një ishull të bardhë e të vogel,
ku rriten pemë të veçanta plot fruta gjithë aromë;
burra me trup të vogël, por të fortë e,
femra me sy të çiltër e plot voluptet...

Pastaj, aroma e trupit tend, më çon fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet një port plot vela
e marinarë të sapokthyer nga udhëtime të largëta.
E, pastaj, nga gjithë kjo endërr, mes kengësh detarësh
ndjej përreth meje të më futet gjer në shpirt thellë,
parfumi i luleve egzotike që në ajër lodron përherë...
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 18-03-2009, 02:53:21 »

Muzika


Muzika me rremben shpesh here posi det!
Drejt yllit tim te zber
N'hapsirat eter e n'mjegullen e qet'
Pelhuren hap atehere

Dhe fryhen mushkerite e gjiri neper er'
Pelhure prej gjemije
Siper ujrash shkas kur vala vjen me merr
Peshtjell ne netet hije

Shpirti i ndjen hovet ashtu posi gjemija
Kur deti nis e shkund
E me perkund vala, era dhe stuhija

Mbi honin qe s'ka fund
Por deti madheshtor pasqyr esht' here-here
E shpirtit tim te mjere!
E identifikuar
Eda2009
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 46


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 18-03-2009, 02:53:46 »

Lugati


Posi ëngjëll me zjarr në syt',
Unë do të vij te shtrati yt
Të shtrihem pranë pa shamatë
Bashkë me hijet nëpër natë

Puthje do t'jap moj lozonjare
Akull si hëna të ftohta fare
Do t'ledhatoj, moj mbasandaj
Si nepërka te vrima e saj

Kur të tretet nata n'agim
Do gjesh të zbrazur vendin tim
Që gjer ne muzg do jetë i ftoht'

Të tjerë të japin ëmbëlsirë
Tek u fal jetën dhe rininë
Unë, me ligësinë do t'bëhem zot!
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Salamanda Fan Club

Anketa
  • Cfare mendoni per Eposin e kreshikeve?
  • Dot Interesant
  • 7 (43%)
  • -
  • Dot Perle e letersise tone
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nuk kam ndonje mendim
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot Nuk me pelqen
  • 1 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor