|
SALAMANDA
|
 |
« më: 22-10-2008, 11:06:29 » |
|
FESTE VJESHTE
Festojne amvisat me recel kumbullash Festojne peshqit me koktej llumrash Festojne geshtenjat;kercejne neper prush Festojne te vdekurit,varreve bejne dush Festojne dallendyshet se po ikin sot Festoj edhe une ,ngaqe ia fus kot!
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #1 më: 22-10-2008, 11:08:54 » |
|
VJESHTA NE QYTET
Gelltiten ajer te cimentuar rishtaz muratoret per shkak te bukurosheve me fodullek mengjesor Lypsaret u servilosen shofereve tek semaforet Ah sikur ta sabotonin ate lares xhamash qiellor
Shtegtojne n'universitet grupe aktivistesh Supermarketit ka rremuje ajrore tek Hyrja e Dalja Kapanxhat bllokohen me trakte neonazistesh Turistet xhirojne rekuiem gjethesh nga katedralja
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #2 më: 22-10-2008, 11:11:30 » |
|
VJESHTES...
Pemet andej nga parku ,gjethet martire nderojne E syte e tu, si xhelate inkuizicioni me shpojne Po s'ka me xixellonja qe ta shoh ate, dashurine Ndaj te shkon dem, si rrush i kalbur ne kantine
Dikur dielli ngjesh hunden ne te carat e Ozonit Dhe me endje thith jodin e Adriatikut e Jonit Teta nata ze e majmet ne parlamentin astronomik Kurse Veriu e Juga zhdepin sho-shoqin me kamxhik Pincat e motit merren me perdredhje vetetimash Lart nesh; spektakle resh e eksod bubullimash Epo tani qe dallendyshet delegate marrin dhene, Vecse fekale hyjnore pres nga qielli pa pelene.
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #3 më: 22-10-2008, 15:23:56 » |
|
Më pëlqyen rimat...Vargjet, strofat...Motivet e ne veçanti ajo dozë humori që e ke përdor...
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #4 më: 05-11-2008, 11:28:21 » |
|
Tri pika... Unë shtyp tastieren e pjanos së padukshme Tek shpërthejnë tingujt e mërzitur Vije dhe troket mbi portën e arteries sime Dashuria e pritur
Por ti mbrëmë si dëgjove dot Klithjen time, të një bishe tek rendëte i vetmuar dhe i kot ndërkohë binin këmbanat e një kishe
dhe tri pika...
Peizazh i trisht
Albatros i vetmuar kërkonte rrugën e humbur Me të katra vraponte të vinte nata Mbi det ikte dita sykaltra E dielli përëndonte si hero i mundur
Albatros i palodhshëm në hapsira fluturonte Një erë e kotë hapsirat i mbushte Vjeshta vinte e stolisur në gushë Me arë e zverdhim t'pavend
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #5 më: 06-11-2008, 09:15:00 » |
|
RISI VJESHTE
Gruas,ky shi trazovac ia beri makiazhin perrua ajo... nuhat geshtenja,ka neps per nje ftua. Plakushi ben pazarin (ky eshte lajm i vjeter!) S'i del llogaria e arrave,fajeson ndonje keter(!?) Nje vajze te tradhetuar s'iu beka hic merak: nga shiu neper shi puth princin vjeshtak!
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #6 më: 06-11-2008, 13:14:08 » |
|
A E DINI SE...
Vjeshta mbikqyr mes thuprave te shelgut oborret me pasurine gjethore te nentorit kujtimet e peshkatarit plak buze pellgut me te ethshme se gjuha perpara klitorit
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
|
Nadja
|
 |
« Përgjigju #7 më: 09-11-2008, 10:49:38 » |
|
RISI VJESHTE
Gruas,ky shi trazovac ia bëri makiazhin perrua ajo... nuhat geshtenja,ka neps për një ftua. Plakushi bën pazarin (ky është lajm i vjetër!) S'i del llogaria e arrave,fajeson ndonjë keter(!?) Një vajzë te tradhetuar s'iu beka hiç merak: nga shiu nëpër shi puth princin vjeshtak!
e bukur, kushdo gjen nje pjese te vogel nga vetja e tij ne rreshta si keto. 
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #8 më: 18-11-2008, 13:12:58 » |
|
Mblodha gjethet e rëna Mblodha mjegullat e rëna Mblodha erërat e harruara Netët e vetmuara... Që t'a ngjyrosë vjeshtën e trishtimit tim Njeriu dashuron njeher dhe kjo s'ka kthim Kshtu thash me vete në këtë vjeshtë të pa kthim....
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #9 më: 18-11-2008, 13:33:54 » |
|
Te lumte YLLIPOLAR,ide e bukur!Te pershendes:
KESAJ VJESHTE...
Kete mbremje pema e portokallit lengezon Kesaj rruge dashnori i denje te ngacmon Kjo dashuri arome puthjesh kundermon Kesaj vjeshte shtrydhe qejfin si limon
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #10 më: 03-12-2008, 14:02:02 » |
|
Papërkulshmënia
Dashnia ngjyroset pej shikimit të diellit E reja shtyhet kadal pej frymes së saj Eh, sa larg ish kan ai udhkryq Ku une edhe ti kishim mujt me u taku Po mi veten teme e kam motin qi po ik' Edhe krejt udht' boshe Po nuk po nalna ... Dikun duhet me kanë ai udhkryq.
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #11 më: 03-12-2008, 14:18:41 » |
|
Etje
Unë ec ecë ecë Ti mos më ik A s'e sheh se kam etje...
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
|
SALAMANDA
|
 |
« Përgjigju #12 më: 03-12-2008, 18:54:50 » |
|
BJER O SHI VJESHTAK!
Perhere ankohesh:obobo cfare shiu po bie... He de le te bjere,mos mallko"jazek!" Me i mire se nje gozhde e ndryshkur ne ije Me i mire se nje miush nen jastek
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #13 më: 04-12-2008, 18:54:02 » |
|
Bie shi...
Bie shi e une lagem se ombrella s'me hapet Pres me kot se me ike ti qe te ndalet ne zemren time ky shi ose buzqeshja jote si nje ombrelle te me mbroje... bie shi.
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
yllipolar
Gjinia:
|
 |
« Përgjigju #14 më: 04-12-2008, 19:02:04 » |
|
Homazh kujtimeve
Të kthehem dhe prapa të shikoj Si vjeshta zverdhë për inatë kujtimet e mia Dhe ty kaq shpejt të vjetroi
Dhe kot u mundova t'a ruaj Imazhin tënd disi por zjarri i pikllimit e dogji pjesë, pjesë tash si trofe më mbeti vetëm hiri...
Por ti ike dhe nuk kthehesh më Dhe kjo vjeshtë në mua kaq shumë zgjatë Duken shëllunga mjegulle mëngjeseve të vona As hëna nuk del, si për inat
Ti si valë deti mbi zemrën time shkëmb u përplase Dhe stërkalat si kujtim i bukur Dhe si perëndim i diellt ti dhembshëm ike duke u ngutur...
|
|
|
|
|
E identifikuar
|
Përshëndetje me diell...
|
|
|
|