Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi Shqip
Gjuhësi
Gjuha Shqipe
(Moderatore:
Untouchable
,
toleranca
)Poezi per gjuhen shqipe
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Poezi per gjuhen shqipe (E lexuar 3522 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
më:
02-12-2010, 17:45:03 »
GJERGJ FISHTA - Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rroftë Shqypnia!
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #1 më:
02-12-2010, 17:45:41 »
Naim FRASHËRI - GJUHA SHQIPE
Vëllezër shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.
Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u vjen mall’ e dëshirë?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zë-trasha!
Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e Perëndisë,
Njeriu të shperndëronjë!
Gjuhën e Mëmëdheut!
Q’është e bukur’ e zonjë!
Gjuhën e Skënder - beut!
Oh! e madhe mëkatë!
Kjo punë s’ka uratë.
Ju shkëmbenjë e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumënj ngadale,
Ju fusha gjelbërore.
Shqip të flisni për herë!
Fjesht’ e të papërzier!
Dielli, hëna, pylli,
Dallëndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetë
Shqip të flasë ndë jetë!
Dhe vetë Perëndija,
Edhe Zot’ i vërtetë,
Dh’ e tërë gjithësija
Këtë gjuhë të ketë
Këtë dhe shqipëtari,
Shpirt-madhi, punë-mbari.
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #2 më:
02-12-2010, 17:47:01 »
GJUHA SHQIPE - Ndre MJEDA (1866 - 1937)
Përmbi za që lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.
Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.
Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.
Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ç’ ka natyra vetë përpoq!
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #3 më:
02-12-2010, 17:47:51 »
GJUHA SHQIPE - ISMAIL KADARE (1936)
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’ i muar, që s’ i muar.
Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës
S’ i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi
Të bukurën gjuhë
Ta bënin lesh arapi.
Në përçartje ta kthenin,
Në delir në jerm.
Shin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqëte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç’ do të thotë përçartje
E di, oh,e di mirë.
E di ç’ do të thotë
Kllapi, hermetizëm
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetëshme,
Që lindi mes dhembjesh
Art të pavdekshëm
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #4 më:
02-12-2010, 17:55:13 »
Gjuhës shqipe - EVA SOTIRI
E bukura, e ëmbla, e lashta gjuha ime
Më lër të të ndjej, të prehem tek ti!
Të mos i kujtoj gjithë përçudnimet,
Barbarizmat, turqizmat, përplot neveri…
Përpjekjet e përditshme si kordhë vrastare
Dua t’i lë pas, në humnerë t’i hedh
Duart që përpiqen të të kthejnë në qyqare
Ty, që shkëlqimin e Diellit përcjell.
E bukura Zonjë, në këtë botë e para,
Gjuha që me këngë bilbilash ligjëron
Kurorë e gjithë gjuhëve, mbretëreshë krenare
Nën tingujt magjikë, Parajsës më fton.
S’mbeti stuhi dhe uragan pa shpërthyer
Kundër teje, por ti je nektar që pastron.
Armiqtë i le pas, në turp të përlyer.
Madhështore, këngën e jetës këndon..
Thellë në shpirtin tënd Zoti krijoi forcën
Që gjithë barbarizmat i djeg, përcëllon.
Nëse sot përpiqen ende të damkosin
Lodhen kot se ti në botë mbretëron.
Alfabetit tënd lejomë t’i përkulem
Gjuhë e madhërishme, që s’pranon vargonj.
Ndjesë të të kërkoj kur nuk bëj sa mundem
Që frymëmarrja e fjalës mendjen të çlirojë.
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #5 më:
02-12-2010, 18:02:13 »
Gjuhës Shqipe - Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko 1907 - 1966)
I
Të falem ty, o gjuhë-shkëmb,
me rrënjët thellë në shkëmbenj,
që çave qiellin kur t’ u vrënj
dhe shembe bisha e shtërpënj,
po mbete prapë:
shkrep e shtëng:
të falem, gjuhë shkrepëtim,
që shkrep në qiej e vrungullon,
me bujë pyjesh bubullon,
me gjëmë detesh uturon,
dhe je, siç ishe:
vetëtim;
të falem ty, o gjuhë - hoj,
ty, zëth i nënës - qetësi,
ty, këngë e foshnjës - kaltësi,
ty afsh’ i zemrës - dashuri -
gjithmon e ëmbël
mjaltë zgjoi.
II
Të falem ty o gjuhë e fisit tim,
siç nuk i falem asnjë perëndi -
se tempull i përjetshëm më je ti,
dhe ti mburoje nëpër mot të zi:
ti, dritë e krirtë nëpër errësi,
ti, perëndi, që nuk ke perëndim.
III
Të falem ty, o fis i vendit tim:
Ilir i lashtë, arbër i ri ...
ty, i paepur popull luftëtar,
qëndresë e fortë në luftë e zjarr;
Ty, o gjahtar i moçëm me hobe -
dhe ty, bari, me hark e me kope,
ty, bujk, me shpatë e me qe,
ty, nënë e dhemshur e grua - gur,
ju, që me shtatet ngritët mur;
ju rroni dhe rilindni përsëri;
siç lind nga trungu bisku i ri,
kur mplaken dhe vdesin perëndi ...
Ju mbrojtët e mbrojtët! gjer në varr
gjuhën e shqipes sime:
thesar
E identifikuar
Eda2009
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #6 më:
02-12-2010, 18:03:13 »
Gjuha shqipe - ASDRENI - Aleks Stavre Drenova (1872 - 1945)
Lavdi nër shekuj pash o gjuhë shqipe
Lavdi për ty që jetë merr të re,
Me tingllin tënd të kandshëm kulmin hipe
Nër shoqet sot krenare zen’ e mpreh.
Si det-i rahur valash katallane
Kur vjen shtërgata rrebtë q’ e sulmon,
Dhe ti pas aq sulmimesh prej çdo ane
Si shkëmb i fortë shekujt i qëllon.
E vdekur s’ ishe, gjuhë stërgjyshore,
Me ty gjalloj një Komb trim e krenar,
Që s’ u përkul nër kohëra mizore
Q’ armiqtë rreth e merrnin drejt barbar.
Me ty, s’ u shkruan libra, përmendore
Si pendë, pate shpatën për shkëlqim;
Me tyn’ u lintnë Fryma Ngadhënore
Q’ u shtrihtën lark në Lindje - e Perëndim!
Ti je thesari prindrit që na lanë;
Si Leka, Burri, pas dhe çdo luftar,
Nër këngë-e valle zonja hir të dhanë:
Me tyn’ u - mburr Pellasgu milënar.
Tek ty qëndron virtuti - i gjindjes sonë
Ti t’arthmen me të shkuarën bashkon,
Ti na tregon se ç’jemi përgjithmonë
Kur verb-i yt i bukur na tingllon!
Bekuar qofshin gjith ata të lumit
Që bres pas bresi gojas’ u pushoj
Të gjallë që të mbajtën; për të shumit
Që Ngjallja jote-aspak nër ment s’ u shkoj.
Si Zonjë-e madhe mbaju kryenaltë
Bej të gjëmojë zëri-i yt hyjnor,
Nër vepra fryme mendje më së naltë
T’ ia thonë Zanat këngës mi Tomorr!
E identifikuar
dreamm
Gjinia:
Poezi per gjuhen shqipe
«
Përgjigju #7 më:
02-12-2010, 23:13:28 »
Gjuha jone sa e mire,
sa e embel, sa e gjere,
sa e lehte, sa e dlire,
sa e bukur, sa e vlere..
E identifikuar
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Letërsia Shqiptare - Albanian Literature
-----------------------------
=> Revista Letrare Zeri YT!
=> Letrarët e Mëdhenj Shqiptar
=> Fragmente nga Letërsia Shqipe
=> Poezia dhe Proza Shqiptare
=> Folklori Shqiptar
=> Përralla dhe Anekdota
-----------------------------
Letërsia Botërore - World Literature
-----------------------------
=> Letrarët e Mëdhenj Botëror
=> Fragmente nga Letërsia e Huaj
=> Poezia dhe Proza Botërore
=> Folklori Botëror
-----------------------------
Letrarët e Rinj
-----------------------------
=> Letrarët e rinj
=> I Dashur Ditar..
=> Konkurse Letrare
=> Rreth Librave dhe Autorëve
=> Këndi Letrar për Fëmijë
-----------------------------
Gjuhësi
-----------------------------
=> Gjuha Shqipe
=> Dialektet
=> Gjuhë të Huaja
=> Kurse Gjuhësh Online
Anketa
Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
Po
17
(43%)
Jo
18
(46%)
Se di
0
(0%)
Kam harruar
4
(10%)
Numri total i votave: 38
Shiko temen