Faqe: [1] 2 3 4 5 6 7   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Poezi per femije: ,,TOKE E QIELL TE KERKOJ''  (E lexuar 31405 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
FARA
Shiko profilin
« më: 10-01-2010, 20:45:45 »

Tokë e qiell, kërkoj

--------------------------------------------------------------------------------

Sot pata një hall
kisha një problem,
desha me't ringjall
babush shpirti jem.

Nata yje plotë
përtej tyre shikoja,
syyë mbushur me lot
lutjen e thoja:

Eja babi im
më jep një këshillë,
më merr në përqafim
zemrën me ma kfill.

Se shoku im thotë
babi kur të përqafon,
mbushesh energji plotë
problemin e kafshon.

Tokë e qiell kërkoj
pakëz ndihmë babai,
mami më këshillon
por zemrës i duhet ai.
« Ndryshimi i fundit: 11-01-2010, 02:00:28 nga M A X »
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 11-01-2010, 14:54:16 »

Te drejtat e femijeve

Femijet kane te drejte ne jete
qe kur shohin drite,
te kene pakufi dinjitet
te lumtur me u rrite.

Gjuha ,raca, gjinia,
nuk ka fare rendesi,
as feja, as perkatesia
edhe nese ske pasuri.

Pastaj te kesh shtet
te mos ushtrohet dhune,
emer, mbiemer, te kete
te mos shfrytzohet ne pune.

Nga lufta te mbrohet
falas shkollim tetevjeqar,
nga aftesia nese kufizohet
trajtim special duhet parapare.

Nga keto te drejta
femije te nderuar,
pres pyetje te shpejta
te ritureve duke ju drejtuar.

Ti kuptoni edhe me carte
keto te drejtat qe keni,
ta doni shume kete karte
me te te kenaqur te jeni.

Karta ka qellim kuptoni
te keni gezim ne fytyre,
femijet ndryshe ta respektoni
edhe ju keni detyre.
       
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 12-01-2010, 20:37:24 »

Lepuroshi i krenar

Me miken lepuroshe
eshte grindur nje lepurush,
andaj gjithe diten i merzitur
ka shetitur neper fushe.

Ecte fushes pa fund
me mendje te turbulluar,
pa pritur e kuptoj
nje qyteti i eshte afruar.

Duke ecur rruges
disponimi filloi ti shtohet,
mendoi haptas njeriu
ska me cka te krenohet.

Gjithe ai trup i gjate
duket shume qesharak,
nje grimce vesh ka
sa ti zesh me nje shuplake.

Tani ta kem prane
lepuroshen shume deshiroj,
t'ju tregoj njerzeve
c'eshte bukuria mendoi.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 12-01-2010, 20:38:06 »

Per Monin e vogel


Moni eshte i vogel
tre vjete ende si ka,
por sherre te vogela
bene ne dhome pa nda'.

Kur gjen nje send
te loze me te fillon,
e ule koken dhe me ore
askend se shikon.

Qenin e tij loder
Bengji e therrete,
shoqerohen pa ndare
si shok te vertete.

Mamin shume e do
thote se eshte e mire,
por nderon mendim
nese fiton embelsire.

Flet shume pastaj
naten s'bene pak pa qare,
natyrisht gjyshja thote
mesysh e kane marre.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 14-01-2010, 14:22:51 »

Nje ninulle

Nina nana flij o gjan
lumi djepi qe te mban,
dora e zemres kap per djep
dashuri pa fund te jep.

Nina nana kendoj lehte
e therrase gjumin te vij i qete
edhe djepin perkund me butesi
tash gjan i mamit flij.

Nina nana gjume i mire
eja tek quni me zemer dlire,
zbukuroja endrrat si di ti
te zgjohet plote kthjellesi.

Nina nana jam plote shprese
se gjumi do te kete kujdes,
ka me ardhe tek ti perdite
djalin e mamit me e rrite.

Nina nana qun te them
kur te zgjohesh pran do jem,
kam me te marre ne krah
zemra afer zemres te rrah.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 14-01-2010, 14:23:40 »

KOPESHTI

Ne kopeshtin tone
ka peme e perime,
mua me befason
kur ndodhin ndryshimet.

Del lulja e bardhe
pema kur lulezon,
behet e verdhe nje dardhe
vjeshta kur ofron.

Domatja e kuqe shok
karota ngjyr poratokall,
nuk me futet ne koke
kush i ngjyros vall.

Kopeshti s'ka magji
se rritjen e kam percjell,
eshte kombinim thote babi
dhe, uje dhe diell.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 14-01-2010, 14:24:12 »

KETO TE VOGELA DUAR

Shtratin rregulloi
si gjithenje,
bizhamat i paloj
me lehtesi.

Rrobat i vesh vet
pa merzi,
floket i kreh shpejt
me kenaqesi.

Fytyren e dhembet laj
me kujdes,
thonjet si mbaj
por i pres.

Me gjalp e recel
lyer,
dy risqe buke me del
cdo here.

Qumesht nje gote
kombinuar,
te gjitha keto sot
kam punuar.

Keto te vogela duar
me dashuri,
ende kam per te mesuar
nuk dua te rri.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 14-01-2010, 14:24:36 »

LULJA

Lulja eshte e bukur
edhe s'eshte si fluture,
veshur me fustan
vendi se mban.

Kur dua ta shikoj
ulem prane saj,
aromen ja shijoj
i flas pastaj.

Me te mire butesisht
je zemer te dua,
ju them sinqerisht
ajo me ketheu mua.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 14-01-2010, 14:25:02 »

STILOLAPSI

Stilolapsin morra
te shkruaj fillova,
me gaboi dora
shume keq shkrova.

Gomen atehere
e morra me shpejtesi,
i rash shume here
por shkrimi nuk u fshi.

Me treguan eshte ngjyre
me te s'mund te luaj,
me kujdes mire
duhet te shkruaj.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 14-01-2010, 14:25:24 »

Karamela

Karamela te kem
te embla mjalte,
s'do te me mjaftonte
them nje tonelate.

Keshtu qe nje fabrike
te jete e ime dua,
te me vijne karamelat
si uji ne perrua.

I kisha ngrene
me shume kenaqesi,
do ti kisha dhene
te haj cdo femi.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 15-01-2010, 14:50:34 »

JAVA

Nje jave ka
shtate dite gjithmone,
asnje nuk merre hua
kur nje ore se shton.

Dita me diten jane
shoqe te mira shume,
dhe respekt kane
rregullat si bejne lum.

E hene,e marte,merkure
nis java me qel,
e enjte, e premte, e shtune,
mbyllet me diten e diel.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 15-01-2010, 14:51:02 »

Pushimi veror

Zonja matemaike
je plote me enigmatike
punen shpesh me bene vaj
me kenaqesi te them baj - baj.

E nderuara dituri
kam mesuar shume nda ti,
per trupin tone ,kafshe, e peme
edhe ty cao - cao te them.

Por do lexoj ndoshta roman
te vogel per mua taman,
gjuhe e dashur me deshire
te them u pafshim me te mire.

Edhe lendet e tjera
qe me japin dituri perhere,
s'do te me lene te mbetem cung
per moment u them tung - tung.

Se librezen me te gjitha pesa
me pakez mungesa,
prinderve do ja dorezoj
une ne pushim do shkoj.

Sepse vera e nxehte
ne sfida me therrete,
obligime do kem me pak
do ja kaloj per merak.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 15-01-2010, 14:51:25 »

LEKTYRA E PARE E LEXUAR

Sot bleva nje lektyre
qe me dha mesuesja detyre,
kishte poezi plote
thash kete se kuptoj dot.

Por gabova pa mas
se cdo poezi qe vinte pas,
me mbushte me gezim
vete beja komentim.

Babit mamit i thash;
- edhe nje lektyre e pash,
me poezi plote
do ta marre qe sot.

E para poetja Adelina Mamaqi
zemren ma kenaqi,
e dyta,, Keci bardhosh''
qe kaloi kurthin shendosh.

Ne vazhdim e di
do shkoj shpesh ne librari,
do te marre lektyre
edhe pa pasur detyre.
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 15-01-2010, 14:51:51 »

DINI SI PITER PANI

Gjyshe ina pula ka
na i mban per sefa,
jo shume gjashte cope
i bene te majme pastaj i rrop.

Ne kotec gjithmone
harmonia mbretron,
kur shkon Dini mysafire
s'kane me dite te mire.

Njehere deshiren realizoj
i hipi njeres te fluturoj,
nen kembe e ka vene
per dy krah e ka zene.

Bertiste Dini gja - gja,
fluturo shpejt ne hava,
pula sikur u fut ne flake
kakariste kra - kra - krak.

Doli gjyshja ine
pyeti - cka ka pula o Din?
kur e kuptoi se cka po bene
shpejt per dore e ka zene.

Gjithe familja eshte afruar
pulen per ta shpetuar,
dhe prisnin se c'do te thote
cka e gjeti Dinin sot.

Fluturon kush ka krah
une nuk kam, pula ka,
desha ne krahet e saj te fluturoj
si Piter Pani njesoj.
       
E identifikuar
FARA
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 15-01-2010, 14:52:16 »

Himni

Eshte kenge himni
i bere me krijimin e nje shteti,
me te identifikohemi
na njeh i tere planeti.

Zakonisht ne tekst
tregohet dashuria per atdhe,
kur e degjojme ne shenje respekti
ngritemi ne kembe ne.

Ne raste te vecanta
evente sportive nderkombetare,
kendohet himni gjithmone
ne na rreh fort zemra krenare.
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 7   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cila nga poezite eshte me e bukur sipas teje?
  • Dot Reflekse (Mr. deti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Natyra ( ibraim)
  • 4 (9%)
  • -
  • Dot Ne (Capkenja)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Dashuri e deshtuar(Blete punetore)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Një ndjenjë e pershtjellur(Ujku i Epirit)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Yjet (Lepurushja Korcare)
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot Nata (Mishel)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Orator shurdhmemec(ABerisha)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Degjo e dashur(Nargaroth)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ku je tani! (Qumka)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Një ëndërr(Smiley)
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Të te them te dua!(Indriti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Kur me vjen si e hutuar(Sheti)
  • 2 (4%)
  • -
  • Numri total i votave: 35
  • Shiko temen