Poemen me poshte e kam shkruajtur une para disa vjetesh. Ka fituar cmim te pare tek nje konkurs poetik me poete te rinj Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe eshte zhvilluar ne Nju Jork, tek "Kafazi i Arte". Gjithashtu kjo eshte botuar tek revista "Albanian Girl" dhe tek gazeta "Illyria" ketu ne USA. E kam recituar gjithashtu gjate nje spektakli zhvilluar per 28-Nentorin. E kam shkruajtur me mish e shpirt kete. Shpresoj shume qe t'ju pelqeje dhe pres mendimet tuaja.
Atje..., ne Shqiperi!Ne heshtjen epiriote te nje Rozafe legjende
prapa hapave te gjurrmosur ne reren qe fsheh thesare piratesh…,
atje mes shume dritave dhe nje anticiteti qendisur me gure,
buze maleve kreshte-larta dhe ujrave te kaltra te Adriatikut,
qendisur me lulekuqe flamuri,
ne zemren e serenatave te dashurise dhe lahutave e valletareve me opinga,
ku nje pije dehese me emrin raki merr origjinen,
fshihet nje alamet bukurie, nje shtet i vogel me shetitje capkene,
nje shtet me njerez te dashur dhe te palodhshem,
me vajza bukuroshe qe kthejne koka dhe thyejne zemra,
me lokale te kendshme dhe pallate ngjyra-ngjyra,
nje shtet i motshem me histori partizanesh dhe heronjsh qe ngriten flamurin,
vendi i Skenderbeut, vendlindja e Nene Terezes dhe zemra e Ballkanit.
Ky vend, ky labirinth, kjo mrekulli e vogel me inteligjence te madhe,
e ku ndodhet ky vend, kjo perle e harruar e botes,
kjo parajse mikroskopike qe shume veta akoma s’e kane ditur?!
…Atje mes dritave rraskapitese te Tiranes qe nuk fle kurre,
me volumin e larte te bareve dhe diskotekave qe pushtohen nga zera te rinjsh
dhe hapa te shkrifet qe vallezojne dhe kenaqen deri ne te gdhire,
mes butikash qe shesin veshje moderne dhe celulare qe bien cdo vaft,
tek monumeti i Skenderbeut dhe shatervani i “Tajvanit”,
ku permes gjithckaje kalon nje lume i gjate dhe i ngushte, "Lana"…
qe nga “Shalomi” deri tek hotel "Sheratoni", i bukur me cdo hap qe ben mes nje qyteti
qe mirepret cdo turist dhe shtegtar te botes…
Ai vend eshte atje mes majes me te larte te xhamise se Shkodres
me gocat si lule bora dhe valezat e nje liqeni te paster,
me sahatin e lashte te nje kulle dhe rrefimin e Rozafes
qe u kthye ne gur dhe e la bebin jetim…,
atje mes kishave dhe kalldremeve karakteristike te Korces
qe i dha vendit Mesonjtoren e pare, Asdrenin, Cajupin dhe Gramenon,
me cupkat punetore qe qendisin me grep,
djemkat me kitara ne dore qe dikur u kane kenduar ketyre cupkave
serenata dashurie,
me “dashurine qe humbi duke kerkuar” qe kendon Eli Fara,
me thashethemet per te cilat qeshi Aleks Prodani…
Atje ne kavalishencen e njohur te Pogradecit,
ku dallget e Ohrit te cojne ne Maqedoni,
ne Volorekun e vogel ku u xhirua “Zonja nga Qyteti” fame-madhe…
Atje ku rruget marrin forma te vecanta, te dredhezuara,
ne Gjirokastren e shtepive te vogla e te vjetra,
rrethuar nga nje kala heroike me nje histori ndershekullore…
Atje ku brezaret e portokalleve aromezojne Rivieren Magjike,
ne ujrat e ftohta dhe gurgulluese te Vlores, ku pertej can Joni i Bukur,
nen kembet e mijera turisteve qe e vizitojne cdo vit
dhe valleve popullore labe te burrave me qeleshe, valleve qe nuk plaken kurre…
Atje ku xhiroja e nates rrethon detin me yje,
nen kembet e hotel “Butrintit” dhe rrenojat skulpturore
te qytezes me te njejtin emer,
qe nga “Kalaja e Lekuresit” deri tek kufiri me Greqine,
ne qytetin me emrin me te bukur: Saranda…
Atje ku ulliri rritet i zi dhe i bukur, i plote dhe rrumbullak,
ne Permetin me kenget popullore qe kendon i gjithe kombi…
Atje ku xhamia dhe kalaja e rinovuar ndertuar me gure
rrethojne qytetin e Metalurgjikut,
lindjen e dites se Veres, cicerimave dhe veroreve kuq-e-bardha,
te embel dhe te shijshme si nje ballakume Elbasani…
Atje ku nje permbi nje ngrihen shtepite si dritare mbi dritare,
ne Beratin e shpellave te fshehura dhe lashtesine historike…
Atje ku Dea ishte princesha e ujrave,
ku pistat ngritur permbi Adriatikun dallge-lehte
festojne sa e sa shume festa, celebrime, ditelindje,
ku plazhi i Durresit pret sa e sa mysafire vere per vere
dhe Tironsit qe braktisin Tiranen cdo fundjave
per te shijuar diellin nen cadrat ngjyra-ngjyra te reres se mendafshte…
Atje ku vellezerit Frasheri thurren vargjet me te bukura,
vjershat e te cileve mesohen akoma nga nxenesit e shkollave,
atje ku burrat pijne raki mani dhe vere merlot rrushi dhe pleqte luajne me tespie,
atje kur mbremja muzgezohet gjithnje nen driten e fuqishme te nje hene,
atje ku yjet vetetijne me shume se ne cdo vend tjeter,
atje ku paradokset dhe miresite jane pjese e se njejtes gjysem rrethi,
atje ku Ismail Kadareja hodhi rrenjet dhe shkruajti vepra pa fund,
atje ku e kishte zanafillen “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”
dhe i famshmi 14-vjec dhenderr nga “Perralle nga e Kaluara”,
atje ku ne “…kafenene e preferuar…” nuk do te me gjesh, me…
Atje ku Ali Pashe Tepelena kishte prejardhjen,
ne ate toke ku ngriti flamurin kunder Turqve, Gjergj Kastrioti,
ne po ate toke kur me 28 Nentor 1912 e valeviti shqiponjen dy-krenare,
Ismail Qemali,
ne vendin qe u kendon nuseve te reja me limona,
dhe u’a djeg shamine e beqarise dhendrave,
me vajza qe e luajne belin sikur te ishin te gjitha kercimtare,
me talentet e reja qe s’pushojne kurre,
qe nga Miss Albania e pare Valbona Selimllari,
deri tek e madhja dhe e paarritshmja Vera Grabocka,
me “Makinen e Memorjes” qe nget Ardit Gjebrea,
mes “Bluse” qe prezanton Bledi Strakosha,
qe nga “Ethet e se Premtes” deri nga “12 Vallezime pa nje te Shtune”,
atje ku bota e spektaklit mplekset me rinine e talentuar,
mes cdo ritmi skenik dhe producenti te shkathet,
ne fjalet e rrjedhshme te Rudina Magjistarit
dhe perrallat qe u tregonte dikur kalamajve, Pavlina Mani,
nga zeri i arte i Tefta Tashkos ne zerin klasik te Inva Mules,
mes emisioneve qe prezantojne te ri mbas te riu,
me “Une Vetem Dua Dua…” qe kendon Grupi Engjejt
tek ti “Shqiperi me Jep Nder” dhe “Fjalet e Qiririt”
qe rrokezuan baballaret e letersise sone te pavdekshme…
Atje ku balta eshte me e embel sesa mjalta
sidomos per ate qe jane emigrante si vetja ime,
atje ku buka shijon me shume se ne cdo vend tjeter,
ne magjine qe te ofron mbremja kaluar ne lokal me nje makiato,
nen zerin si te ngjirur te Aleksander Gjokes
qe kendon per dite te gjata dimri dhe mungesa dashurie…
dhe me melankoline qe u lene 20 e ca vjecareve
kenget e dashurise qe kendonte Redon Makashi
kur ishim ende ne bankat e gjimnazit…
Atje ku do te kthehem nje dite me mallin e madh qe kam
dhe kur te arrij ne Rinas do perkulem e do puth token
dhe me krenari do te pronesoj shtetesine time,
do te them qe jam Shqiptare, e kuqe dhe e zeze si flamuri…
Atje ku do te botoj libra me poezi perseri
dhe mes cdo vargu timin do te lexoni shpirtin tim te lire,
atje ku do te lundrojne perseri te tjera “Vela te Anijes sime”,
vagje te lira si deshmoret qe rane per fitoren tone,
per 29 Nentorin, per Gjergj Fishten, per Atdheun…
Atje ku do te me shijoje filxhani i salepit tek “Fame” plot me veshtrime njerezish,
atje ku do te bej llogje me shoqerine tek “Trendafili i Bardhe”,
ku do te harroj streset teksa lexoj historite e “Palomes”,
ku do t’ u marr arome luleve qe rriten akoma oborrit ku jam rritur,
ku do te mburrem per qejfin qe behet badjava
(…mjafton te kesh shoqeri te mire),
ku do te me bjere celulari me zile te njepasnjeshme pa pushim
dhe une s’do ta ngrej…
atje ku ndonje cun do te me hedhe ndonje fjale rruges
teksa ec permes trafikut te makinave qe rrembehen…
Atje ku une s’di si ta shpjegoj bukurine e yjeve,
as thellesine e deteve, as lashtesine e gureve,
atje ku ndonjehere gjerat nuk ndryshojne
dhe njerezit mbeten po njesoj, te njejtat tradita dhe zakone,
por prape se prape agimet rriten dhe dielli cel gjithmone ndryshe…
Atje ku ja vlen te sakrifikosh shpirtin tend prej artisti,
per ate vend qe do te dedikojme sa e sa poezi,
sa e sa kenge me patriotizem do te kendojme
dhe do te botojme libra, do te ndertojme me teper pallate, kulture e histori!
Atje ku vajzat dalin nuset fustan-bardha me te bukurat ne bote,
atje ku djemte jane me xhentilet dhe me karismatiket ne bote,
atje ku themi “Miredita” dhe “Lamtumire”,
ku fjalet “Une dhe Ti” marrin me shume kuptim…
Atje ku me ka dale shpirti dhe me nxirret sadopak malli,
atje ne perlen e bukur, te bardhe, te lemuar te Evropes,
atje ku udheton per dite truri im, atje ku ndodhet zemra ime
edhe ne keto caste,
atje ku te gjeta edhe ty qe te dhashe zemren,
ne Tiranen me qerpike moderne dhe buze-fresket,
atje ku do te vazhdoj gjithmone te flas Shqipen e bukur,
atje ku humori i "Portokallise" na ben te presim te Henen e nje jave te re,
atje ku do te hedhim themelet e nje rinie edhe me te bukur, me inteligjente,
si pemet e nje kopeshti te bekuar e te lulezuar,
atje ku Timo Flloko do te vazhdoje te shkruaje vargje abstrakte me teper kuptim,
atje ku uji nga burimet e Tepelenes do te me shijoje deri ne palce,
atje ku cdo yll ka drite te paperseritshme,
atje dhe vetem atje ne Shqiperi!!!
Kjo ishte.

Ju Pelqeu?!