Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsPikturëVidhen në Paris dy piktura të Pablo Pikasos !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vidhen në Paris dy piktura të Pablo Pikasos !  (E lexuar 1588 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 01-03-2007, 13:27:44 »

Ndodheshin në shtëpinë e mbesës. Vlejnë 50 milionë euro

Dy piktura të Pablo Pikasos vidhen në Paris. Orët e para duke u gdhirë e marta, mbesës së piktorit të njohur në botë i janë vjedhur dy vepra me vlerë gati 50 milionë euro. Sipas autoriteteve policore franceze mësohet, se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Diana Widmaier-Picasso, në rrugën e shtatë të kryeqytetit francez në orët e para të mëngjesit të së martës dhe kanë marrë veprat me vlerë të madhe. Ata bëjnë me dije se ndonëse hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e mbesës së piktorit, aty s'është gjetur asnjë lloj shenje dhune apo gjurmë gishtash, që të tregojë se si ata kanë hyrë brenda. Drejtoresha e Muzeut të Pikasos në Paris, Ana Baldasari, konfirmoi se ishin vjedhur disa piktura dhe vizatime. "Kjo ishte një vjedhje me vlerë mjaft të madhe", ka deklaruar ajo për "Associated Press". Megjithatë policia ka konfirmuar më pas se janë vjedhur vetëm dy piktura: vepra e vogël e titulluar "Maya dhe kukulla", në të cilën Pikaso ka pikturuar vajzën e tij Maya dhe një portret me përmasa 170 me 150 cm, i bashkëshortes së tij të dytë, Xhaklinë. Pikturat llogariten të kenë një vlerë prej 50 milionë eurosh, por fakti që ato janë shumë të njohura e bën thuajse të pamundur shitjen e tyre në tregun e artit ndërkombëtar. Ekspertët tani po spekulojnë se ky mund të jetë një rast i "vjedhjes me porosi". Ngjarja po hetohet nga departamenti i krimit të organizuar në Paris. Pikturat e Pikasos, një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, normalisht kanë çmime të larta në ankande dhe punët e këtij piktori spanjoll shfaqen tri herë në listën e 10 pikturave më të shtrenjta në botë të të gjitha kohërave. Piktura më e shtrenjtë e tij është "Djali me llullë", e cila është shitur me vlerën 104 milionë dollarë në vitin 2004. Pikaso ishte një artist tepër krijues. Kur vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 1973, ai la pas 1 900 piktura, 3 200 vepra qeramike, 7 000 vizatime, 1 200 skulptura dhe 30 000 skica.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor