Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsPikturëTre piktorë të rinj, fitues në Shkodër
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Tre piktorë të rinj, fitues në Shkodër  (E lexuar 757 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 10-01-2008, 11:23:17 »

Tre piktorë, një nga Elbasani dhe dy nga Shkodra, u shpallën fi tues të konkursit “Piktori i ri 2007”, organizuar për të dytin vit me radhë nga galeria e arteve “Iris” në qytetin e Shkodrës. Piktori nga Elbasani, Gentian Gegolli fi toi në gjininë e kompozimit, ndërsa dy piktorët shkodranë Eduard Pecaj dhe Sulejman Fani u shpallën fitues përkatësisht në gjininë e portretit dhe të peizazhit. E veçanta e edicionit të dytë të këtij kokursi qëndron në faktin se këtë vit ai pati karakter kombëtar. Ndryshe nga viti i kaluar, kur në konkurrim morën pjesë vetëm piktorë nga rajoni i Shkodrës, në këtë edicion u prezantuan piktorë nga rrethe të ndryshme të vendit si dhe nga Kosova. Drejtori i galerisë ‘Iris’, piktori i njohur shkodran, Sytki Brahimi, tha për median, se “konkursi evidentoi vlerat e një grupi piktorësh të talentuar, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen”. Sipas tij, pjesëmarrësit në këtë konkurs vinin nga shkollat e mesme të përgjithshme, ato profesionale, të profi lit artistik si dhe nga shkollat e larta. Punimet që u prezantuan në konkursin “Piktori i ri 2007” u përzodhën nga një komision i përbërë nga piktorët më në zë të qytetit të Shkodrës dhe nga përfaqësues në këtë konkurs.
Administratori i galerisë “Iris”, Fatmir Troshani, fotograf i njohur në Shkodër, u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Duke nënvizuar interesimin e pjesëmarrësve në konkursin ‘Piktori i ri’, z. Troshani vuri në dukje nivelin e lartë që tregoi ky brez i ri, talenti i të cilëve premton shumë për të ardhmen. Ai bëri të ditur se në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar kohë më parë me galeritë homologe që operojnë në disa vende të ndryshme të Europës, fi tuesit e çmimeve të këtij konkursi do t’i prezantojnë punimet e tyre në disa aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, nën kujdesin e vetë galerisë “Iris”.

G.Tema
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor