Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24143
|
 |
« më: 16-03-2007, 11:01:22 » |
|
Rreth 3500 piktura, një varg objektesh arkelogjike ilire të klasit të parë (shek XIV p.e.s- VI e.s) janë pjesë e fondit të një Muzeu privat arti, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Krijimi i këtij institucioni të veçantë për artin në Shqipëri është bërë publik të enjten, gjatë një konference për shtyp ku është prezantuar edhe drejtori i tij, studiuesi i njohur Moikom Zeqo.
“Më në fund edhe Shqipëria ka një muze privat të artit, ndonëse vonë.
Ky muze me numrin një të licensës, pritet të jetë me dy qendra”, është shprehur Zeqo për gazetarët, duke kujtuar se “përveç hapësirës ku janë ekspozuar aktualisht pikturat dhe objektet, muzeut do t’i shtohet edhe një sipërfaqe tjetër e konsiderueshme.”
Sipas Zeqos, “çdo njëra prej pikturave, objekteve arkeologjike apo edhe skulpturave është e blerë sipas ligjit dhe është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore”.
Ndërsa pronari i këtij muzeu, Eduart Mezuraj, është shprehur se nisma për krijimin e këtij muzeu ka më shumë se 10 vjet që ka nisur. Ai cilësoi se në të bëjnë pjesë "vepra të piktorëve më në zë bashkëkohorë shqiptarë, si Artur Muharremi apo Gazmend Leka, të cilat janë blerë nga ky Muze, duke qënë pjesë e fondit të këtij muzeu".
Mezuraj kujtoi se veprat që blihen për të qënë pjesë e fondit, realizohen nga një bord, i cili bën përzgjedhjen e tyre ".
Publiku i interesuar duhet të presë një biletë për të parë çka ofron ky muze, me një çmim te ulët bilete .
A.P
|