erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia: 
Postime: 4918
|
 |
« më: 06-09-2006, 22:30:28 » |
|
Ajo që 24 ditë më parë nisi si një sfidë e madhe,është mbyllur me një rekord të ri botëror në Gines. Piktori Saimir Strati është i pari shqiptar që hyn në librin e rekordeve, duke realizuar mozaikun e parë dhe më të madhin në botë me gozhdë. Shprehet se është shumë i lumtur, ndërkohë që pas tij qëndron autoportreti i Leonardo da Vinçit, mbi të cilin ka punuar për orë të tëra. Vendimi përfundimtar është dhënë mbrëmjen e së hënës në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga gjyqtari i Ginesit, Scott Christie, i cili e përkufizon këtë punë si një kryevepër arti. "Kemi parë shumë ide si këto. Njerëz që përpiqen të ndërtojnë piktura në qelq apo në gur, por asnjëherë më parë me gozhdë. Kjo është një vepër unike dhe një kategori fare e re në Gines", - ka theksuar Christie. Ndërsa Strati gëzon për synimin e tij të arritur, Leonardo da Vinçi do të vazhdojë të qëndrojë i ekspozuar për sytë e kureshtarëve së bashku me disa vepra të tjera në mozaik, që piktori i ka realizuar më parë. Iu deshën 24 ditë të lodhshme tek qëndronte përballë dërrasës së madhe dhe ngulte vazhdimisht gozhdët industriale në ngjyra të bardha, të zeza dhe ari. Synimit të tij i përgjigjej durimi që Leonardo da Vinçit t'i jepte edhe dimensionet e një rekordi. Ndërsa rruga për ta thyer atë, tashmë mbetet e hapur. "çdokush që dëshiron të provojë sërish të ndërtojë një vepër me gozhdë për të thyer këtë rekord, ne jemi të hapur dhe u japim mundësi", - shprehet Christie, i cili pohon se vepra që ka realizuar Strati, është e mrekullueshme edhe në pikëpamje tredimensionale. Ndërsa theu një rekord, fati i kësaj vepre nuk është vendosur përfundimisht. Gjyqtari i Gines që ka mbërritur në Tiranë, është shprehur se "i takon piktorit të vendosë se çfarë do të bëjë me të. Unë do të marr me vete të gjitha dokumentacionet dhe dëshmitë për procesin e realizimit të saj". Në procedurat e fillimit, Strati ka aplikuar që në qoftë se kjo vepër do të fitonte ai do ta falte për bamirësi, por përgjigja vjen së bashku me protokollin dhe diplomën e Ginesit. Për portretin e Da Vinçit janë përdorur rreth 5000 gozhdë industriale dhe vepra përfundimtare peshon 700 kg.
|