Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsPikturëRembrandt, Shekspiri i pictures
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rembrandt, Shekspiri i pictures  (E lexuar 1124 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 24-05-2005, 11:30:43 »


 


 
700 pikturat zbulojnë prirjet e artit të tij dhe të epokës së artë holandeze

Jeta e trishtë e artistit të madh holandez

Kush është...

Rembrandt Harmenszoon van Rijn u lind më 15 korrik 1606 në Leiden të Holandës. Ai konsiderohet si një ndër mjeshtrat më të mëdhenj të historisë së artit europian dhe piktori më i famshëm holandez i shekullit të 17-të. Kontributi i tij në art erdhi në atë periudhë të cilën historianët e quajnë epoka e artë holandeze, kur kultura holandeze, shkenca, tregtia, pushteti dhe ndikimi në botë arritën majat më të larta. Mes veprave kryesore të Rembrandt-it janë ?Martesa e Samsonit?, ?Mëngjesi martesor?, ?Shën Pali në Burg?, ?Leksione anatomie?, ?Nusja çifute?, ?Portreti i një njeriu?, ?Familja?, ?Portret i vetvetes? dhe ?Adhurimi i Magit?.

A rt i suksesshëm dhe jetë e trishtë për Rembrandt-in.
Artisti holandez, një ndër më të spikaturit në historinë e pikturës, nuk e njohu ndonjëherë mungesën e suksesit në art, por më shumë se çdokush u përball me dëshpërimin dhe dhimbjen. Piktura e tij nuk reflektoi kurrë jetën gjithë trishtim, por shkaktoi shumë emocione që përziheshin me njëra-tjetrën. Ngjyra të theksuara, gjallëri dhe shumë jetë lëvrin brenda telajove të ndritshme të piktorit, ndërsa tonet e zbehta dhe të errëta ?ngatërrohen? bashkë. Piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, por edhe piktura e Lindjes së Largët ishin ndër më të preferuarat e tij. Në pikturën e Rembrandt-it mund të gjesh detaje nga të gjitha këto rryma, ndërsa në vetvete arti i tij shumë kompleks përfaqëson stilin e epokës së artë holandeze.

Rembrandt u lind në Leiden të Holandës, në familjen e një mullixhiu. Por pavarësisht nga kjo, familja e tij u interesua aq shumë për edukimin e tij. Rembrandt nisi studimet në shkollën latine dhe në moshën 14-vjeçare u regjistrua në Universitetin e Leidenit. Por programi nuk i interesonte, dhe shumë shpejt ai e la shkollën për t'iu përkushtuar studimit të artit me mjeshtrin Jacob van Swanenburch dhe më pas në Amsterdam me Pieter Lastman-in, i njohur për profilin historik të pikturave të tij. Pas gjashtë muajsh, pasi përvetësoi gjithçka që i ishte dhënë për të mësuar, Rembrandt u kthye në Leiden ku u vlerësua aq shumë saqë në moshën 22-vjeçare mori nxënësit e tij të parë. Piktori u transferua në Amsterdam në vitin 1631, kur martesa e shpejtë me Saskia van Uylenburgh, kushërirën e një tregtari të veprave të artit, nxiti karrierën e tij. Nisi të pikturonte portrete, por më pas iu përkushtua edhe veprave me subjekt mistik dhe fetar, që ishin aq shumë të kërkuara. Mori famë si mësues i pikturës dhe studioja e tij u mbush me nxënës. Në shekullin e 20-të shumë studiues i atribuan atij edhe shumë piktura të kolegëve, duke i identifikuar ato me emrin e artistit të madh në një kohë të përfeksionimit të pikturës. Por, krejt në kundërshtim me suksesin e tij në pikturë, jeta familjare mori goditje të rënda. Që nga viti 1635 deri në vitin 1639 Saskia lindi katër fëmijë, nga të cilët arriti të mbijetonte vetëm djali i fundit, ndërsa ajo vetë vdiq në moshën 30-vjeçare. Hendrickje Stoffels, e cila ishte shërbyesja e familjes në vitin 1649, zëvendësoi figurën e gruas dhe u bë model për shumë piktura të artistit. Pavarësisht suksesit të tij financiar si artist, mësues dhe tregtar pikturash, prirja për të jetuar në bollëk e detyroi piktorin të falimentonte në vitin 1656.

Një koleksion i veprave të artit dhe antikuareve, që u konfiskuan para një ankandi, me qëllim shlyerjen e borxheve të tij, dëshmoi qartë për interesat e Rembrandt-it: piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, piktura e Lindjes së Largët, veprat bashkëkohore holandeze, armët dhe armatimet. Rezultatet e ankandit nuk ishin të pëlqyera, por probleme si këto nuk ndikuan në punën e tij. Madhështia e artistit u rrit vazhdimisht. E ndërsa jeta e tij personale vazhdonte të ishte e dëshpëruar e pa shpresë, artisti realizoi pikturat më të famshme ?Nusja çifute?, ?Bathsheba?, ?Jakobi duke pagëzuar djemtë e Jozefit?, ?Autoportret?. E dashura e tij e përhershme Hendrickje vdiq në vitin 1663 dhe djali i vetëm Titus vdiq në vitin 1668, në moshën 27-vjecare. Njëmbëdhjetë muaj më pas artisti i 700 pikturave vdiq në Amsterdam .

Përgatiti: Elira çanga

Thellësia shpirtërore në pikturat emocionuese

E shtë gati e pamundur të përshkruash 700 pikturat e Rembrandtit. E megjithatë ekziston një prej tyre, që tregon pushtetin e tij në një mënyrë që është tipike për të gjitha ato. Në autoportretin e tij të famshëm Rembrant pikturoi veten në fytyrën e një njeriu që e donte shumë jetën dhe nëpërmjet shikimit të tij aq elegant e fisnik tregon thellësinë e brendshme shpirtërore të tij. Në thuajse të gjitha pikturat e tij telajoja është e ndritshme, plot gjallëri dhe ngjyra. Ai dinte shumë mirë si të kalonte nga njëri ton i ngjyrës në një tjetër ton, ndërsa emocionet lëvrijnë në veprat e tij për të paraqitur të gjithë madhështinë e një epoke iluminuese.
 
Milosoa.Org
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
N I K
PURE ARIAN RACE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 295



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 12-07-2005, 15:02:22 »

Rembrandt, Harmenszoon Van Rijn

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Industria e INJORANCES organizohet ne menyre qe kjo injorance te koltivohet tek njerzit e thjeshte
N I K
PURE ARIAN RACE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 295



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 12-07-2005, 15:03:44 »

LEKSION ANATOMIE

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Industria e INJORANCES organizohet ne menyre qe kjo injorance te koltivohet tek njerzit e thjeshte
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor