Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsPikturëPIktura ne kohen e rilindjes dhe pavarësise.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: PIktura ne kohen e rilindjes dhe pavarësise.  (E lexuar 2075 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« më: 14-01-2007, 21:39:06 »

 

 

Në gjysmën e dytë të shekulli XIX-të fillon një etapë tjetër e rëndësishme për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha çlirimtare nga okupimi qindravjeçar osman, që sollën edhe pavarësinë e vendit (më 1912), krijuan atmosferën edhe për një drejtim të ri artistik, që të pasqyronte me realizëm jetën e përditëshme.

Në historinë e artit shqiptar viti 1883 shënohet si data e krijimit të pikturave të para të këtij arti të ri. Në janar të vitit 1883, në Shkodër u realizua piktura më e njohur për artdashësit shqiptarë,  portreti “Motra Tone”. Pra më e bukura pikturë e rilindjes shqiptare, “Motra Tone”, është njëkohesisht dhe e para tablo me të cilën nis një etapë e re në artit shqiptar. Autori i saj, Kol Idromeno (1860-1939), është nismëtar i këtij arti në Shqipëri dhe, pas një krijimtarie të gjatë, të pasur  dhe të gjithanëshme në vitet e mëpasëm, ai do të mbetet edhe për shumë vite udhërrëfyesi i gjithë artistëve të rinj pasardhës.

Kol Idromeno është njëkohësisht autori më i shquar i Rilindjes shqiptare  që na kujton mjeshtrin e Rilindjes Europiane, italianin Leonardo da Vinçi, jo vetëm për krijimin e “Mona Lisës shqiptare” ( tabloja “Motra Tone” e Idromenos prej kohësh është cilësuar si “Mona Lisa e artit shqiptar”), por edhe për gjithanshmërinë e tij ( Idromeno ishte, gjithashtu, piktor, skulptor, fotograf, skenograf, arkitekt, urbanist, muzikant etj.), për risitë që solli në kohën kur jetoi, si dhe për ndikimin e pazëvëndësueshëm në përgatitjen e gjithë artistëve pasardhës shqiptarë.

Në të njëjtin vit me “Motrën Tone”, pra po më 1883, piktori korçar Jorgji Panariti krijoi në Malin Athos një portret të Skënderbeut. Kështu piktura shqiptare nisi udhën e saj me dy portrete realiste dhe vendlindjet e këtyre dy artistëve të parë, Shkodra dhe Korça, u bënë vatrat kryesore të zhvillimit të pikturës në Shqipëri. Në Shkodër, krahas Idromenos, krijonin edhe artistët italianë Saverio Polaroli dhe Pietro Marubbi dhe ishte krijuar një atmosferë më e përshtatshme për zhvillimin e arteve. Ndoc Martini (1880-1917), Andrea Kushi (1884-1959), Simon Rrota (1887-1961) janë tre nga piktorët më të njohur që filluan krijimtarinë nën ndikimin e Idromenos dhe bashkë me artistët e tjerë pasardhës  të shquar si Zef Kolombi (18907-1949) e bënë Shkodrën, për disa vite, vatrën më të rëndësishme të artit shqiptar.

Në Korçë ishte krijuar edhe më herët një brez i njohur artistësh, por piktura e tyre ende nuk  shkëputej nga  tematika fetare e stilit posbizantin. Panariti ishte i pari që dha shenjën me portretin e Skënderbeut, më pas edhe Anastas Ballamaçi krijoi një tablo për Skënderbeun. Familja Zengo, me disa breza artistesh, u fut në pikturën laike me pak krijime të Vangjel Zengos, ndërsa më vonë iu përkushtuan plotësisht artit realist dy vajzat, Androniqi dhe Sofia, të parat artiste femra në Shqipëri. Por artisti më i shquar i Korçës dhe më i veçanti i gjithë Rilindjes shqiptare është Spiro Xega (1863-1953). Krijimtaria e tij dallohet jo vetëm për stilin, teknikën e pikturimit por edhe për motivet që trajton. “Çeta e Shahin Matrakut” është tabloja më e bukur i gjithë Rilindjes shqiptare dhe e vetmja vepër që na pasqyron një aspekt jetësor të atyre viteve, e pikturuar direkt nga natyra, jashtë çdo skeme tradicionale.

Në krijimtarinë e kësaj periudhe përfshihet edhe veprat e Theohar Gjinit (1880-1956), artisti më i njohur i diasporës që, ndonëse banoi dhe krijoi në Bukuresht dhe, pjesën më të madhe të kohës në Paris, u mbiquajt “piktori mëmëdhetar”, për tablotë e shumta kushtuar Skënderbeut; statujat me temë shqiptare të arbëreshit Mikel Trota, i cili veç Italisë ekspozoi edhe në Argjentinë dhe Amerikë, si dhe skulpturat e  Murad Toptanit (1868-1917) i cili ndonëse jetoi edhe në Tiranë veprat më të shumta i krijoi në Itali, Turqi, Belgjikë dhe Austri.

Në fillim të viteve ‘30 të shekullit XX-t, qendra e artit shqiptar nga Shkodra dhe Korça u përqëndrua në Kryeqytet. Në Tiranë u grumbulluan disa nga artistët më të mirë nga i gjithë vendi; u krijua Shoqëria Miqtë e Artit, e para shoqëri artistike dhe, në 24 maj të vitit 1931, po në Tiranë, u hap Ekspozita e parë Kombëtare me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të gjithë Shqipërisë. Me këtë veprimtari Tirana fillon të bëhet qendra e gjithë zhvillimeve artistike.

Ekspozita Kombëtare shënon edhe fillimin e instuticioneve të para të artit në Shqipëri. Admiruesit e shumtë të këtij arti e nxitën piktorit Andrea Kushi, të hapë Kursin e Vizatimit në Tiranë. Pas  një viti, më 1932, po në Tiranë, u ngrit Shkolla e Vizatimit, e para shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Vizatimit mbetet instuticioni më rëndësishëm, themeli i gjithë veprimtarive të mëvonëshme në pikturën shqiptare. Që në vitet e para ajo u quajt Djepi i Akademisë së Arteve të Bukura. Aty u mblodhën si mësimdhënës disa nga artistët më të shquar të kohës; skulptori Odhise Paskali (1903-1985), piktorët Abdurrahim Buza (1905-1986), Andrea Kushi  (1884-1959) dhe Lasgush Poradeci (1899-1987). Prej asaj shkolle  mësuan artin e pikturës brezi më i njohur i artistëve tanë që sot përbëjnë brezin e traditës së artë të pikturës dhe skulpturës shqiptare si Sadik Kaceli, Foto Stamo, Nexhmedin Zajmi, Kel Kodheli, Ibrahim Kodra, Llazar Nikolla,  Bukurosh Sejdini, Qamil Grezda, Abdulla Cangonji, Hasan Reçi, Sabri Tuçi etj.

Shkolla e Vizatimit u bë njëkohësisht qendër edhe për ekspozita vetiake, ekspozita kombëtare dhe ekspozita të autorëve të huaj. Në sallat e Shkollës së Vizatimit në vitin 1937, u organizua edhe i pari Konkurs për monumentin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut, ku, veç autorëve shqiptarë, morën pjesë disa artistë të njohur nga Europa.

Në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë u krijuan një brez shquar artistësh që në atë kohë cilësoheshin si piktor kombëtar apo skulptor kombëtar. Pas Idromenos, që mbetet figura më e rëndësishme e kësaj periudhe, skulptori Odhise Paskali dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) janë artistët me krijimtari dhe vprimtarinë më të  pasur. Paskali në fillim të viteve ’30 ngriti statujat e para në qytetet shqiptare në Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe në Tiranë. Vangjush Mio gjatë jetës së tij hapi rreth 20 ekspozita vetiake, kryesisht me peisazhe dhe u mundua vazhdimisht ta bëjë më të pranishme pikturën në jetën e shqiptare. Në ato vite filluan krijimtarinë edhe skulptori Dhimitër Çani (19-), që sapo kishte mbaruar Akademinë e Artit në Romë, akuarelisti i njohur Qenan Mesarea si dhe skulptorët Janaq Paço (1914-1991), Andrea Mano dhe Kristina Koljaka.

Nga gjithë ajo krijimtari tani ruhet vetëm një pjesë jo shumë e madhe. Mungesa e Galerisë së Artit dhe instuticioneve të tjera kulturore solli edhe humbjen e shumë veprave me vlerë. Gjithësesi ato që u grumbulluan për herë të parë më 1954 dhe në vitet në vazhdim përbëjnë një thesar të çmuar për artin shqiptar. Të vendosura në një sallë të përbashkët ato duket sikur qëndrojnë ende të veçuara nga gjithë veprat e fondit të Galerisë Kombëtare. Tablotë e atyre viteve janë më të veçanta se edhe koha e krijimit të tyre, ishte si një oaz më i qetë,  me liri të plotë krijuese. Ato i përkasin asaj periudhe kur nuk u ndje pesha dhe presioni i pushtetit me dogmat dhe skemat e detyruara për artistët, që ishin frenuese në vitet para dhe pas Rilindjes, siç shihet edhe në sallat e tjera të Galerisë, nëpërmjet ikonave të artit pasbizantin si dhe tablove të realizmit socialist. Rilindja dhe Pavarësia shënojnë edhe një pikëkthesë të rëndësishme në  kulturën shqiptare. Pas shumë shekujsh nën kontrollin e kanoneve dogmatike bizantine të Lindjes, piktura në ato vite u zhvillua për herë të parë nën ndikimin e artit të kultivuar perëndimor. Pra tablotë e para realiste, ato që përbëjnë traditën e arteve vizive shqiptare, u krijuan nën rrezatimin e kulturës më përparimtare të kohës.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor