Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 15-05-2008, 09:00:30 » |
|
Piktori i njohur, Vlash Dobroniku, i njohur dhe si një ndër themeluesit e filmit vizatimor shqiptar, është kthyer në vendlindjen e tij, Berat, duke hapur një ekspozitë, ku që në titull "Takim me vendlindjen", ka përçuar frymën që shoqëron prezantimin e tij përballë publikut, atë të mirënjohjes për qytetin, i cili ka shërbyer tek ai si një frymëzim në ngjizjen e tij artistike që në fëmijëri. Vitet e para të jetës, ai i ka kaluar pikërisht në kala, ku dhe vizatonte në gurët e stërmëdhenj të saj. Më pas, Dobroniku njihet me veprën e Onufrit të madh e së këndejmi nis dhe rrugëtimi i tij artistik. Më pas, kreu studimet e mesme në liceun "Jordan Misja" e ato të larta në Akademinë e Arteve, ku u diplomua për Grafikë Ilustrative. Karriera e tij do të vijonte në Televizionin Shqiptar me filmat vizatimorë, duke i dhënë privilegjin e të qenurit një ndër pionierët e kësaj gjinie në vendin tonë. Por pas viteve ‘90, Vlash Dobroniku gjendet në Amerikë duke bërë një shkëputje të gjatë me publikun shqiptar. Tashmë ai kthehet në Berat e me veprat e tij të ekspozuara, duket sikur u thotë bashkëqytetarëve: nuk ju kam harruar, as ju e as Beratin. Në ekspozitën e tij, Vlash Droboniku ka prezantuar 57 punime në grafikë e vaj, ku në qendër të çdo subjekti, është pikërisht, qyteti i tij, Berati.
G.Shqip
|