Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsPikturëPiktorët që i dhanë jetë historisë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Piktorët që i dhanë jetë historisë  (E lexuar 258 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 16-06-2008, 10:15:14 »

Galeria e Arteve shpalos një koleksion veprash për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Një koleksion i 37 veprave në pikturë dhe skulpturë të 21 autorëve shqiptarë është prezantuar në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita mban titullin "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në veprat e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve", dhe është realizuar me vepra të bëra gjatë viteve 1917-1984.

Kurator i kësaj ekspozite është studiuesi i artit, Ylli Drishti, dhe sipas tij, ekspozita është konceptuar si një pasqyrim figurativ jo vetëm i momentit historik të 10 qershorit 1878, por dhe si një memorie artistike-figurative e ngjarjeve të rëndësishme të ndodhura në një hark më të gjerë kohor para dhe pas Lidhjes se Prizrenit.

Në këto piktura ne shohim ngjarje dhe personazhe udhëheqëse të rëndësishme të lëvizjes shqiptare për pavarësi, të cilët janë bërë objekt i artistëve figurativë shqiptarë.

Figura e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë në shekullin XIX-XX personazhi kryesor i piktorëve të Rilindjes, të cilët u bazuan kryesisht në veprat e piktorëve evropianë dhe në gravurat gjermane të betejave të tij. Në këtë ekspozitë është ekspozuar vepra e parë në skulpturë, busti i heroit i realizuar 91 vjet më parë (1917) nga patrioti Murat Toptani. Piktorët shqiptarë të pasluftës së Dytë Botërore kanë trajtuar në tablotë e tyre temën historike qoftë në gjininë e kompozimit, portretit dhe të peizazhit.
Në këtë ekspozitë përfshihen vepra të një harku gati 70-vjeçar. Vepra e piktorit Guri Madhi "Malësori në këmbë" (1955) është dhe vepra më hershme e pasluftës në këtë ekspozitë. Kryesisht deri në vitet 1969 janë trajtuar nga artistët e kohës kryesisht portrete dhe figura si tabloja "Bajram Curri" i (1957) dhe "Malësori" (1961) të piktorit Nexhmedin Zajmi, ‘Portret malësori" (1958) në skulpturë i Kristaq Ramës, "Malësori" (1969) i A.Buzës për të vazhduar me një koleksion veprash, të cilat kanë qenë pjesë e koleksionit të Ekspozitës Kombëtare të vitit 1978 në përkujtim të 100-vjetorit të kësaj ngjarjeje si: "Gjyqi i Kryengritjes së Sinjës" (V.Kilica), "Pashko Vasa" (Z.Shoshi), "Besëlidhja" (Sh.Hysa), "Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" (A. Buza) etj. Punime të tjera kushtuar temës së lirisë u përkasin artisteve S.Shijaku, K.Kodheli, A.Zajmi, H.Nallbani, H.Bani, V.Halimi, H.Beqiri, M.Dhrami, B.Asllani, Sh.Haderi, K.Buza, Q.Prizreni deri në vitin 1984. Në ekspozitë janë paraqitur veprat e 21 autorëve nga të cilët 5 janë skulptorë. Kryesisht janë kompozime, portrete dhe dy peizazhe nga vende historike të Kosovës. Ekspozita është vizituar dje edhe nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor