Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Misteri i Xhokondes!  (E lexuar 1123 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« më: 23-10-2006, 22:55:27 »


Zbulohet “ADN” e Xhokondës, kryeveprës misterioze të Leonardo da Vinçit. Një mekanizëm shkencor unik në llojin e vet, zbulon ngjyrat e Xhokondës ashtu siç ishin në fillim. Një zbulim tronditës..
.

Zgjidhet misteri i ngjyrave të Xhokondës


Belina Budini

Është thënë gjithçka për të shkretën grua: që ishte 25 vjeçe, jo më e gjatë se 1,68 metra (e dhënë e nxjerrë nga përmasa e dorës së saj të majtë!), që poza e saj tregonte që ishte shtatzënë dhe që buzëqeshja e saj e stërnjohur tregonte se vuante nga astma, që kishte mustaqe dhe se vuante nga një strabizëm i lehtë... Është thënë madje, që Xhokonda ishte një mashkull dhe se quhej Alberto (e ç'ka për t'u habitur këtu, kur dihet që Leonardo Da Vinçi i donte meshkujt!). Në vitin 1800, Mona Liza (të paktën portreti i saj) u vendos në Tuileries, në dhomën e gjumit të gjeneralit Bonapart dhe në vitin 1974, ajo shkoi të admirohej në Tokio, ku altoparlantët transmetonin non-stop nëpër rrugë, tingullin e zërit të saj, siç duhej ta kishte patur. Në vitin 1911, ajo qe vjedhur nga një piktor dhe duke pritur që të gjendej, fatkeqja kaloi dy vjet e fshehur nën shtratin e hajdutit. Dhe kjo nuk është gjithçka: ajo qe heroina e një romani (të keq) aventuresk që tregonte dashuritë e Fransua i pari me Xhokondën dhe më pak poetikja: një miliarder amerikan ka shpenzuar shumë para, për të provuar që të gjitha problemet e tablosë mund të zgjidheshin me ndihmën e kompjuterit: me anë të një loje mbivendosjesh, zbulohej se Xhokonda nuk ishte gjë tjetër, veçse autoportreti i Leonardo Da Vinçit, por pa mjekër dhe me veshje femërore. Mjaft të përfytyroje!
Peripecia e fundit e Xhokondës daton në tetor të vitit 2004. Vepra duhej të zhvendosej për t'u integruar në vendin e saj të ri të ruajtjes, në muzeun e Luvrit, salla e Shteteve, që sapo ishte rinovuar për ta pritur. Drejtuesit e muzeut dhe ekipi i Qendrës së Kërkimit dhe Restaurimit të muzeve të Francës, vendosën të përfitojnë nga rasti, për të bërë ekzaminimin e Xhokondës, i nevojshëm, pasi ekzaminimi i fundit i saj ishte bërë që në vitet pesëdhjetë. Programi të cilit iu nënshtrua nuk ishte gjë e vogël: radiografi, reflektografi, infraruzh, fluroshencë X, qasje spektrofotometrike e ngjyrës, dixhitalizim në 3 dimensione me rezolucion të lartë... Në fund, doli konstatimi befasues: Xhokonda është e pistë! Shtresa që e mbulon është zverdhur duke e bërë të zymtë tablonë, që sot duket sikur është pikturuar me tone kafe dhe jeshile të zverdhur, ndërkohë që bashkëkombësit e Leonardo Da Vinçit admironin ngjyrat e pastra dhe delikate të saj. Këtu del zbulimi i Pascal Cotte. Inxhinjer, themelues i “LumiÚre Technology”, ai është krijuesi i kameras shumëspektërshe, aparati i vetëm, siç pohon ai, “i aftë për të rigjetur ngjyrat e Xhokondës përpara se të zverdhej shtresa që mbulon pikturën dhe përpara se materialet që përbëjnë këtë shtresë të pikturave, të ndryshonin ngjyrën gjithashtu”. Me një fjalë, Pascal Cotte siguron se mund ta gjejë Xhokondën ashtu siç e ka pikturuar Leonardo Da Vinçi, përpara më shumë se pesë shekujsh.
Serisë së ekzaminimeve teknike dhe shkencore të vendosura tashmë nga përgjegjësit e Luvrit, Pascal Cotte propozon t'u shtohet analiza “kolorimetrike” me dixhitalizim shumëspektërsh. Për të kuptuar interesin e kësaj analize, duhet të kujtojmë se si punonte Leonardo Da Vinçi. Qindra tablo pastrohen në fakt çdo ditë dhe ky operacion nuk shkakton as më të voglin problem. Përse kjo të mos jetë e mundur me Xhokondën? Leonardo kishte një mënyrë të veçantë të vendosjes së ngjyrës në pëlhurë: ai kërkonte që konturet të ishin fluide, në mënyrë që të përftonte atë sfumaturën e famshme dhe karakteristike të veprave të tij. Vetëm hijet kryesore dukeshin qartë në pëlhurën e Leonardos, si punonte, mandej volumet dhe konturet, duke vendosur prekje fine që i jepnin veprës delikatesë kromatike. Janë pikërisht këto prekje, që e bëjnë çdo restaurim të veprave të Leonardo Da Vinçit të rrezikshëm, madje të pamundur; aty ku është shumë e lehtë ta pastrosh shtresën e sipërme në shumicën e tablove të tjera, është e pamundur ta bësh për Xhokondën: kësisoj do të fshihej edhe tërësia e ngjyrave fine nën sipërfaqe, sepse qysh në fillim shtresa e sipërme është përzier me pigmentët. Ja përse ka pak mundësi që të rifreskohet Xhokonda: kush do të rrezikonte ta ndërmerrte një rrezik të tillë?
Pascal Cotte, ka propozuar kështu një restaurim joreal të Xhokondës, por virtual. Me ndihmën e kameras shumëspektërshe, të cilat i ka shpikur vetë, ai ka regjistruar dritën e reflektuar nga çdo piksel i veprës, kur ndriçohej nga një dritë me gjatësi vale që varion ndërmjet 380 nanometrash (ultravjollcë) dhe 1050 nanometra (infra të kuqe). Do të mjaftonte kësisoj që të hiqej në mënyrë dixhitale nga imazhi, spektri i shtresës së sipërme, kurbën e të cilit kemi mundur ta llogarisim, për të identifikuar pigmentët e origjinës dhe për të zbuluar virtualisht një Mona Liza ashtu siç pati dalë më shumë se pesë shekuj më parë, nga atelieja e mjeshtrit të madh Leondradi Da Vinçi.
Pascal Cotte, i cili pohon se ka kaluar më shumë sesa 2 mijë orë pune, për të kuptuar, korrigjuar dhe vendosur ngjyrat e origjinës së Xhokondës, nuk dyshon më në vërtetësinë e konkluzioneve të tij: virtualisht, ai i ka kthyer Mona Lizës çehren e vajzërisë. Ekspertët e laboratorit të Luvrit janë më skeptikë dhe pranojnë së shumti, që “optimizimi i imazhit në dritë, lejon paksa korrigjimin e absorbimit të shtresës së sipërme me tablonë dhe kësisoj mund të identifikohen dhe të rigjallërohen disa ngjyra që janë errësuar”. Kjo zënkë do ta kishte zbavitur Leonardon.
Pa dyshim në vitin 1519, në vitin e vdekjes së tij, piktori ia dha Xhokondën protektorit të ri të saj, Fransua i pari. Kjo është pak a shumë, e vetmja siguri. Përsa i takon pjesës tjetër, historia e tablosë është një aradhe misteresh dhe nëse data e krijimit është pak a shumë e fiksuar, identiteti i modelit mbetet një hipotezë. Italiani Vasari, që ishte biografi i parë i Leonardo Da Vinçit, raporton që piktori “bëri për Francesco del Giocondo portretin e gruas së tij, Monna Lisa”. Artisti e njihte në fakt çiftin, fqinj i të cilëve ishte në Firence. Po, atëherë, përse nuk ua kishte dorëzuar tablonë para se të mërgonte në Francë? Leonardo nuk na ka lënë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë, duke pranuar vetëm që kishte patur për qëllim të krijonte me atë portret diçka të parezistueshme. Për këtë, nuk ka më asnjë dyshim, që ia ka dalë mbanë. Xhokonda u ngjall vëzhguesve një ndjesi afektive të konsiderueshme, të jashtëzakonshme, anormale. Kjo pikturë është bërë një sfidë e përhershme ndaj çdo arsyetimi. Ky është efekti Mona Liza.
Shekulli.com
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
**e**
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 56


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-10-2006, 13:32:49 »

Eshte bere edhe nje zbulim tjeter interesant rreth buzeqeshjes enigmatike te Mona Lisa-s keto kohet e fundit. Ne fakt siç thuhet pak me lart, supozohej qe Mona Lisa ishte shtatzene nga pozicioni i saj. Me ane te nje skaneri 3D, eshte arritur te shihet qe ajo ka nje vello te lehte dhe transparente qe ne ate epoke mbahej nga grate shtatezena ose ato qe sapo kishin lindur, gje qe verteton tezen e shtatzanise dhe faktin qe buzeqeshja e saj mund te jete ajo e nje nene te re ose te ardhshme. Nje zbulim tjeter interesant shpjegon edhe nje mister tjeter rreth piktures. Mona Lisa ishte gruaja e nje tregtari mendafshi, por ne pikture floket e saj jane te leshuar, gje qe nuk ishte normale per epoken (kjo menyre krehjeje ishte karakteristike e vajzave te reja ose e grave jo shume te ndershme). Analiza tredimensionale e piktures tregoi se ajo i kishte floket te mbledhura dhe te mbuluara me nje lloj kapuçi. Nje mister me pak!
Megjithate as kjo metode analize nuk mundi te gjente shenjat e penelit ne pikture dhe provon edhe nje here deri ku shkonte gjenialiteti i Da Vinci-t.
E identifikuar
xXx
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 287



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 15-12-2006, 15:18:29 »

Është bërë edhe një zbulim tjetër interesant rreth buzeqeshjes enigmatike te Mona Lisa-s këto kohët e fundit. Ne fakt siç thuhet pak me lart, supozohej qe Mona Lisa ishte shtatzene nga pozicioni i saj. Me anë te një skaneri 3D, është arritur te shihet qe ajo ka një vello te lehtë dhe transparente qe ne atë epoke mbahej nga gratë shtatezena ose ato qe sapo kishin lindur, gjë qe verteton tezen e shtatzanise dhe faktin qe buzeqeshja e saj mund te jetë ajo e një nene te re ose te ardhshme. Një zbulim tjetër interesant shpjegon edhe një mister tjetër rreth piktures. Mona Lisa ishte gruaja e një tregtari mendafshi, por ne pikture floket e saj janë te leshuar, gjë qe nuk ishte normale për epoken (kjo mënyrë krehjeje ishte karakteristike e vajzave të reja ose e grave jo shumë te ndershme). Analiza tredimensionale e piktures tregoi se ajo i kishte floket te mbledhura dhe te mbuluara me një lloj kapuçi. Një mister më pak!
Megjithatë as kjo metodë analize nuk mundi te gjente shenjat e penelit ne pikture dhe provon edhe një herë deri ku shkonte gjenialiteti i Da Vinci-t.


po po bile pas nje skanimi qe eshte bere koht e fundit ka ne zbuluar qe buzeqeshja e saj ka levizur pak ...

shiko ketu








 qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

"Sweet is Death, who comes like a lover."
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 15-12-2006, 15:31:20 »

qesh me te madhe qesh me te madhe

ka eshe teza qe mbeshtesin mendimn qe xhokonda eshte nje mix mes mashkullit e femres por un se pranoj se na del ndonjeri e na thot qe eshte piktura e ndonje shqipetari zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor