Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ibrahim Kodra  (E lexuar 1215 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
atman
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 557


Shiko profilin
« më: 05-06-2004, 20:41:02 »

Karlo Bo ka perdorur termin "simbol i gjeneratave".
Dhe ky simbol eshte piktori me origjine shqiptare Ibrahim Kodra. Lindur ne Likmetaj me 22.04.1918. Shume shpejt mbetet jetim nga nena, ne moshen tre vjeç dhe rritet nga i jati marinar, njeri qe donte detin dhe poezine. Ibrahimi pati nje femijeri te veshtire. Tete vjeç Ibrahimi punon si disenjator per nje tregetar te qytetit te Durresit, derisa bie ne sy te drejtorit te doganave te Durresit i cili e ndihmon te futet ne oborrin mbreteror ku edhe njohu direkt mbretereshen e cila e çon te studioje ne Tirane. Me pas perfundon ne Itali me nje burse studimi. Fillimisht shkon ne Bari, ne Rome dhe sefundi ne Milano. Ne Milano, ne Brera, ndjek kurset e Caprit e me pas te Carrà, persa i perket piktures, ndersa per skulpturen ndjek kurset e Mesines. Jep me sukses provimet e pranimit ne akademi e cila ende ne ate kohe ishte shume rigoroze ne pranimin e studenteve dhe gjuante ata qe ishin te destinuar te beheshin te famshem. Pas kesaj karriera e tij si piktor do te njihte vetem arritje dhe njekohesisht edhe fama do te rrezononte talentin e tij.
Me 1947 Paul Eluard viziton studion e tij dhe e percakton si: "le primitif d'une nouvelle civilitation" - "Eshte primtivi i nje qyteterimi te ri".
Me 1948 merr pjese ne konferencen nderkombetare te paqes, ku njihet me Pikasò. Takim dhe njohje qe e lidh perfundimisht me rrymen e pikasos, jo  si nje pasues i thjesht i tij, por si nje individualitet i pashterrshem.
"Ai, - shkruan Hans Kinkel ne Stuttgarter Zeitung 1959, - eshte konsideruar si nje prej me te medhenjve te gjenerates se re te piktoreve italiane. Paul Eluard dhe Marcel Marceau kane shkruajtur per pikturat e tij. Ne pikturat e tij ka nje origjinalitet midis lirizmit dhe gjeometrise. Pelqen ngjyren e kalter qe e luan ne te gjitha tonalitetet duke e bere pjese themelore te shprehjes. Lirizmi i lehte, eshte nje menyre gati "naif" qe na kujton Klee".
-"Lirizem dhe magji, por edhe autenticitet ne te cilin drama antike dhe moderne jane ne konflikt me njera tjetren..." Francesco Carbone.
" Me nje sinteze kapriçioze, abstragime gjeometrike dhe kompozime piktoreske, Kodra arrin efekte te mrekullueshme te peisazheve detare..." Karl Diemer 1959.
Natyrisht qe seria e citimeve dhe vleresimeve, perben thuajse nje liste te tere e qe s'mund te shkruhen te gjitha. Besoj se njohja me vepren e tij ka rendesine e vet, sepse ne fund te fundit, eshte nje figure artistke me fame boterore dhe qe i perket universit shqiptar.
(Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe te beja nje bisede te shkurter me ate "bablok", te veshur sportiv e qe dukej sikur kishte kaluar gjithe jeten ne shqiperi).
E identifikuar
bruter6
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 18-07-2005, 09:17:22 »

I. KODRA ka lindur ne Tirane me 1918. Eshte edukuar dhe shkolluar ne oborrin mbreteror te mbretit Zog i I. me 1938 shkon ne Itali ne Akademine e Brera ne Milano me 1 burse studimi, ku dhe do kaloje gjithe jeten e tij private dhe artistike. Veprat e Kodres gjenden ne Vatikan, ne muzet dhe koleksionet private ne Itali (Berluskoni ka blere disa nga veprat e tij), Zvicer, Gjermani, Belgjik, Danimark, France, Britani, Japoni, Rusi, U.S.A., Greqi, Australi, etj.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

VDEKJE TE GJITHA FEVE!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor