Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ibrahim Kodra!  (E lexuar 1357 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 26-10-2006, 20:12:42 »

Piktori i madh, Ibrahim Kodra, vdiq në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Milano të Italisë, në të cilën jetonte prej 30 vjetësh. Kodra lindi në Ishëm të Durrësit, në vitin 1918. Jeta e tij në Tiranë, në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur ai 20 vjeç largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror, për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Por konservatorizmi i Akademisë së Romës nuk i pëlqen dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Nën drejtimin e Carrà-së, Carpi-it dhe Funi-t, Ibrahim Kodra merr prirje drejt pikturës. Ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, çka i krijoi më pas mundësinë të krijonte raporte me piktorë të mëdhenj si: Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta. Në vitin 2003 solli para publikut, në Galerinë Kombëtare të Arteve, dimensionin real të një artisti. Kodra, për shkak të mbylljes së Shqipërisë, ishte shndërruar për artistët tanë si dhe në Kosovë, në një legjendë mbi një postkubist dhe një Uliks shqiptar në Milano që nuk njohu diktaturën, që mbijetoi me art dhe bëri një emër në vitet '50-'60-të. Gjithë çfarë ka lënë pas në pikturë Ibrahim Kodra, janë rreth 6 mijë vepra të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor