erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia: 
Postime: 4918
|
 |
« më: 23-10-2006, 22:07:23 » |
|
Koleksioni me tetë piktura i artistit norvegjez është shitur 17 milion stërlina në Londër
Jeta e shqetësuar e piktorit Edvard Munch
Tashmë koleksioni i përbërë nga tetë piktura të artistit norvegjez, Edvard Munch, është shitur 17 milion stërlina në Sotheby's në Londër. Por a është cilësuar vallë Eduart Munch gjeni kur ishte gjallë. Kur u bë ai një emër i njohur në botën e pikturës. Cilat kanë qenë peripecitë dhe vlerësimet që mori në të gjallë të tij. Dihet që pas vdekjes ky piktor do njihet më shumë në botën e artit përmes kryeveprës së tij “The Scream “ (Klithja), për të cilën ai pas krijimit të saj është shprehur se ““Kur isha duke ecur jashtë, dielli nisi të perëndonte. Krejt papritur, qielli u mbulua nga një re e zezë. Gjuhë zjarri mbuluan krejt hapësirën mbi ujin blu e zi. Mua më pushtoi një ndjenjë frike tepër e madhe. Në këto momente, ndjeva një klithmë të pafundme që pushtonte krejt natyrën”. A jeni ndjerë ndonjëherë kështu? A njihni ndonjë nga elementët kur shikoni në kopertinën e revistës? Këto fjalë janë shkruar nga Edvard Munch (Moonk), artisti i cili ka pikturuar këtë vepër rreth më shumë se 100 vjet më parë. Nëse mendoni se e keni parë këtë imazh dhe më parë, atëherë me siguri e keni parë, pasi mund ta gjeni në çdo lloj posteri, kopertine albumi, filmi të animuar apo T-shirti.
“Klithma”
Vepra “The Scream” (Klithma) e Munch ka shumë mundësi të jetë simboli më i fuqishëm viziv që është krijuar ndonjëherë nga ankthet e botës moderne. Gjatë viteve të fundit të shekullit të fundit, kur artisti ka realizuar veprat, shoqëria ishte duke u transformuar krejtësisht-politikisht, në mënyrë sociale dhe teknologjike. Makineri të reja si aeroplanët, automobilat dhe telefonat, si dhe radiot ishin duke ndryshuar jetën e njerëzve. Qytetet moderne ishin duke ndryshuar dhe rritur me shpejtësi dhe bashkë me ta u rrit ndjenja e izolimit dhe individualizimit. Dhe përparimet në shkencë dhe psikologji ishin duke përcaktuar rëndësinë e emocioneve dhe të pandërgjegjshmes. Artistët e kohës si Munch, duhet të shprehnin ndjenjat e tyre rreth ndryshimeve turbulluese. “The Scream” është një nga shembujt më të mirë që njihen të një rryme të re të të pikturuarit që u quajt Ekspresionizëm. Në këtë vepër, Munch nuk tregon vetëm se si duket një njeri i zhytur në dhimbje. Ai shikon botën nëpërmjet syve të këtij pesoni në agoni. Në “The Scream”, e gjithë natyra është shkatërruar nga dhimbja dhe dëshpërimi. Një figurë fantazëm shtrembëron kafkën e saj si një kokë në agoni. Linjat blu-e kuqe rrethojnë gjithë pamjen, në shenjë terrori.
Jetë e mallkuar, Munch - një auto-portret i çuditshëm
I lindur në Norvegji në vitin 1863, Edvard Munch e dinte sesi ndihet një njeri me dhimbje emocionale. Mamaja e tij vdiq kur ai ishte 5 vjeç dhe motra e tij 14. Babai i tij ishte një doktor i cili vizitonte pacientë në shtëpi. Vetë Edvardi nuk isthe asnjëherë i shëndetshëm. Pasi u rrit, artisti vendosi që familja e tij ishte e mallkuar dhe se ai do të vdiste në një moshë të re. Dhjetë vjet pasi u diplomua nga Oslo School of Design, Munch ka bërë një auto-portret të çuditshëm. (treguar nga ana e majtë) Fytyra e tij tregohet nga fusha e zezë si një kafkë, ndërsa ai shton edhe një krah skeleti në fund, duke e përcaktuar veprën si të fundit që do të realizonte. (Artisti jetoi edhe 50 vjet pas realizimit të këtij portreti!)
Në të njëjtën kohë, Munch bëri edhe një lloj potreti familjar, “Vdekja në një Dhomë të Sëmurë”. Subjekti është vdekja e motrës së tij, Sophie. Por të gjithë tregohen në moshën që ishin kur Munch nisi të punonte me veprën, dhe jo në moshën që ishin kur vdiq Sophie, duke sugjeruar se vdekja jeton në të mbijetuarit. Sophie është e fshehur në një karrige, ndërsa artisti largohet nga skena. Personazhet janë të ngrirë në një mur tepër jeshil; dyshemeja e çelët portokalli shfaqet si një element i rëndësishëm i skenës. Vija të zeza dhe ngjyra të ndryshme i shtojnë veprës ndenjën e tensionit dhe ankthit.
Influenca e jetës personale në veprën e Edvard Munch
Munch ka përzjerë dashurinë me vdekjen dhe jetën me artin e atij. Dy gratë pranë tij, mamaja dhe motra e tij, kanë vdekur në një moshë tepër të re. Ai është gjendur shpesh në situata shkatërruese, por të cilët për një arsye apo tjetër ka arritur që t'i lejë pas. Në vitin 1892, Munch nisi një sërë veprash me subjekt dashurinë. Ai i ka quajtur ato “Emblema e Jetës”, “një poemë jete, dashurie dhe vdekjeje”. Në veprën e parë (nga e majta në të djathtë, nga fillimi në fund) “The Voice”, një grua qëndron në dritën e hënës në një natë vere, duke pritur për dashurinë e saj. (Munch më vonë ka shkuar se ky imazh ishte bazuar në romancën e tij të parë të fëmijërisë. Atij i është dashur të qendronte në majë të një kodre për të parë në sy një gocë shumë më të gjatë se ai). Pemët vertikale shprehin tensionin e gruas. Ajo gjen dashurinë në “The Kiss” (Puthja)-dy fytyrat bëhen një formë, por më pas ajo tradhëton burrin dhe largohet me dikë tjetër. Në “Melancholy”, (Melankolia) njeriu qëndron poshtë një qielli të mbushur plot me re të turbullta. Toka dhe deti bashkohen në një pikë, në imazhin final-The Scream-figura dhe bekgraundi shkrihen duke u bërë një. Kur është realizuar kjo seri veprash fillimisht, imazhet i tmerruan kritikët si dhe publikun, duke e mbyllur ekspozitën një javë pasi ishte hapur. Një kritik i ka quajtur pikturat “vizion i një mendjeje të sëmurë”. Një tjetër i ka zhvlerësuar ato krejtësisht, duke thënë “Nuk ka asgjë për të thënë për pikturat e Munch. Ato nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me artin!” Munch vazhdoi të pikturonte temat e tijâdashurinë, tradhëtinë dhe vdekjenâpër gjithë pjesën tjetër të jetës që i kishte mbetur, duke kombinuar këto të gjitha në një pikturë. Në “The Dance of life” (Kërcimi i jetës) (faqet 8-9), vajza e re, e veshur me të bardha në anën e majtë kërkon të gjejë jetën. Gruaja në qendër e veshur me të kuqe e jeton jetën si të mund, ndërsa gruaja e moshuar në anën e djathtë shtrëngon duart duke vështruar çiftin në qendër. Figura e buzëqeshur e një maske që rend pas një vajze në të bardha, shpreh imazhin skandinav të Vdekjes që kërcen me një vajzë të re. Në fillim të shekullit të ri, punët e Munch nisën të njihen dhe vlerësohen. Por ashtu siç është shprehur edhe vetë artisti “Fama ime është në rritje, por lumturia është një gjë tjetër”. Në vitin 1908, një nga krizat e tij gjithmonë e në rritje të nervave e çoi atë në depresion dhe ai është kuruar në një klinikë. Artisti vazhdontë të pikturonte, por nuk i shiste më punët e veta. Ai i konsideronte pikturat e veta si familjen e tij, dhe ai i donte ato me vete, ashtu si edhe shprehej “Unë nuk kam njeri tjetër”. Munch vdiq na paqe në shtëpinë e tij në vitin 1944. gazetatema.net
|