
Z. Pango është Dekan I Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Ai ka qenë zëv.ministër I Arsimit, Nënkryetar I Komisionit të Kualifikimit Shkencor të Shqipërisë, Kryetar I Këshillit Drejtues të RTSH, Drejtues-Menaxher I Fondit Shqiptaro-Amerikan të Investimeve, Drejtues I Seksionit të Psikologjisë e Pedagogjisë në ISP.
Z. Pango është diplomuar matematikan dhe mban titullin Profesor dhe gradën Doktor në Psikologji. Ai ka fituar bursën Fullbright dhe ka studiuar në "Boston University" prej nga ka marrë diplomë të firmosur nga presidenti Klinton. Ka kryer studime pasuniversitare në universitet e Barit (Itali), Granadës (Spanjë), Leuven (Belgjikë), Montpelier (Francë), Washington dhe Seatle (SHBA). Zotëron anglishten dhe frengjishten.
Z. Pango është autor I 11 librave dhe qindra artikujve në fushën e Psikologjisë, Sociologjisë dhe studimeve politike dhe ka qenë drejtues apo hartues projektesh mbi problemet sociale dhe ato te strategjise se arsimit në një sërë organizmash ndërkombëtare si PNUD, KE etj.
3 Korrik 2005 zgjidhet deputet i PD ne Tiranë.