Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Prof. Dr. Sali Berisha !  (E lexuar 2821 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #60 më: 11-12-2007, 11:41:28 »
Citojeni

Ka ende nga ata njerëz qe besojnë ne Saliun si njeriu qe i nxorri nga terri ne drite te pervuajturin e Shqipërisë komuniste....kështu qe nuk është abnormale qe pikërisht këta njerëz edhe ti puthin doren....

Të njëjtën gjë do bëja dhe unë para ca viteve...po të me jepej mundësia.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #61 më: 11-04-2008, 10:24:07 »
Citojeni

Sali Berisha, Nuk kam qenë mjek i Enver Hoxhes

Kryeministri, i parë shqiptar i ftuar në studion e BBC World Service, në emisionin "Hard Talk"

Berisha: Beteja kundër korrupsionit vazhdon, mbi 50 zyrtarë në pranga


Kryeministri Berisha është politikani i parë shqiptar i ftuar në studion e BBC World Service, në emisionin "Hard Talk" (Bisedë e vështirë), emisioni më i shikuar dhe prestigjioz i BBC-së në botë. Në këtë emision për 25 minuta, kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetares së njohur të BBC-së Sara Montegnean, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, për zhvillimet në rajon, aksidentin e Gërdecit dhe projektin e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE.

Sarah Montagnean: Shqipëria sapo ka marrë ftesën e anëtarësimit në NATO . Kryeministri i Shqipërisë e përshkruan atë si evenimentin më të madh politik të dy dekadave të fundit. Ai thotë se vendi që doli nga epoka e bunkerëve, telave me gjemba dhe kampeve të shumta të përqëndrimit, tani është vendi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë. Megjithatë, vendi ka ende probleme me korrupsionin dhe ende nuk ka mbajtur zgjedhje të gjykuara tërësisht si të lira dhe të ndershme. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha është i ftuari im sonte.

Sarah Montagnean: Zoti Sali Berisha, mirë se erdhët në "Hard Talk"!

Kryeministri Berisha: Faleminderit. Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot.

Sarah Montagnean: Pse është i rëndësishëm për Shqipërinë anëtarësimi në NATO ?

Kryeministri Berisha: Mendoj se kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për shumë arsye. Së pari, pas shumë shekujsh kombi im rikthehet në familjen, të cilës i përket.

Së dyti, NATO ka provuar se është mburoja e sigurisë në hapësirën e saj. Anëtarësimi në NATO do të thotë të kesh strehën më të mirë për lirinë. Imagjinoni një komb si Shqipëria, me të cilën për shekuj historia u soll si njerkë me të. Historia e kombit tim është historia e mbijetesës, që do të thotë pa të ardhme. Tani Shqipëria është e lirë, ka një mburojë për liritë e saj që do të thotë ndërtim i së ardhmes. Por, NATO do të thotë më shumë për rajonin, sepse ishte NATO ajo që u dha fund konflikteve në Ballkan dhe jam i sigurtë se pa NATO-n, luftrat në Ballkan do të shtriheshin më gjerë se sa vetë rajoni i Ballkanit.

Sarah Montagnean: Shqipëria e mori ftesën e anëtarësimit në NATO, por Maqedonia nuk e arriti një gjë të tillë. Ju e keni përshkruar këtë si një problem shumë serioz. Tani që Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme çfarë do të thotë kjo për të?

Kryeministri Berisha: Mendoj se Maqedonia ka ndërmarrë reforma të thella. Ajo kishte një çështje specifike për të zgjidhur; mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Unë besoj se kjo çështje duhet të zgjidhet sepse është jetike për interesin e Maqedonisë, që ajo të marrë ftesën dhe të jetë anëtare e NATO-s.

Sarah Montagnean: Mosmarrëveshja ka të bëjë me çështjen e emrit, por nëse Greqia është e pakënaqur nga kjo dhe nëse Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO, çfarë nënkuptoni kur thoni se është një problem serioz?

Kryeministri Berisha: Përfundimisht do të ishte një ishull i paintegruar, i cili nuk do të ishte aspak i dobishëm për sigurinë në rajon. Por, unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit.

Sarah Montagnean: Çfarë nënkuptoni me një ishull të paintegruar, doni të thoni se ...

Kryeministri Berisha: Nëse Maqedonia nuk do të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO dhe nuk do të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, kjo do t`u jepte radikalëve të të gjitha grupeve etnike mundësinë që të proklamonin ambicjet e tyre. Kjo është një gjë shumë e rrezikshme për rajonin. Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Jugor.

Sarah Montagnean: Pra, ju po thoni se mungesa e një ftese për Maqedoninë për anëtarësim në NATO, mund të çojë në një rrezik që grupe të ndryshme në Maqedoni të shkojnë drejt provokimit të dhunës?

Kryeministri Berisha: Sigurisht. Unë mendoj se radikalët janë në gjendje të provokojnë trazira. Por, mendoj se rruga për të ecur përpara është vendosja e një dialogu shumë të fortë për gjetjen e një zgjidhje. Të dy palët, Greqia dhe Maqedonia janë afër gjetjes së një zgjidhje dhe gjatë drekës që unë pata me Presidentin Bush, ai u zotua se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për gjetjen e një zgjidhje.

Sarah Montagnean: Por, mendoj se është shumë vonë tani për qeverinë e Maqedonisë për të gjetur një zgjidhje, pasi ajo po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme ?

Kryeministri Berisha: Mendoj se zgjedhjet e parakohshme mund të vijnë më tepër për shkak të problemeve të brendshme mes partive të koalicionit qeverisës. Ata kanë nënshkruar marrëveshjen e Ohrit, për të cilën partitë politike shqiptare në Maqedoni, mendojnë se duhet të bëhen disa hapa të mëtejshëm në zbatimin e kësaj marrëveshje. Së dyti, ekziston një presion i madh për shkak të mosmarrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit. Por, zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik, pavarësisht se ato mund të vonojnë paksa procesin e reformave. Por, pas tyre mendoj se bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë do të intensifikohen.

Sarah Montagnean: Tani le të kalojmë në Shqipëri. Anëtarësimi në NATO nuk ka kushtëzuar ndonjë gjë, por pritshmëria se reformat në Shqipëri do të vazhdojnë, mbetet ende në fuqi. Një nga çështjet e diskutuara më shpesh, të paktën si një nga kushtet për anëtarësimin në BE, është se Shqipëria është një vend që po lufton korrupsionin. Kjo është një nga zotimet tuaja kur ju u zgjodhët, duke nënvizuar se "prioriteti ynë më madhor është rikthimi i besimit të qytetarëve tek qeveria".

Kryeministri Berisha: Absolutisht po. Korrupsioni ishte shndërruar në sistem në Shqipëri. Ajo që qeveria ime bëri është se së pari, nxori qeverinë jashtë konfliktit të interesit; askush në administratën shtetërore nuk ka konflikt interesash, në një kohë kur në qeverinë e mëparshme, ministrat kishin monopolet e tyre. Së dyti, ne e filluam luftën ndaj korrupsionit nga zyrat tona duke vendosur standarde që parandalojnë përdorimin e fondeve publike për qëllime private dhe personale, dhe kjo na mundësoi ne reduktimin e shpenzimeve operative për administratën nga 3 % në 2.1 % të GDP, ose një ulje më shumë se 30 %. Së treti, ne reduktuam administratën e ministrive me 25 %, ulëm me 33 % punonjësit administrativë, me 16 % numrin e nëpunësve civilë dhe kemi qeverinë më të vogël për frymë në Europë.

Sarah Montagnean: Po përse Transparency International, e cila harton barometrin global të korrupsionit, konkludon se vitin e fundit, Shqipëria ishte në listën e 20 vendeve më të korruptuara?

Kryeministri Berisha: Unë kam patur një takim me përfaqësues të organizatës Transparency International gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Transparency International punon me perceptimin dhe unë jam shumë i kënaqur që ata bënë këtë vizitë në Shqipëri dhe unë i njoha ata me të gjitha rezultatet, dhe me reformat që po ndërmarrim në vazhdim. Ne tashmë jemi një vend që aplikojmë prokurimet elektronike dhe kostoja e përgjithshme e prokurimeve është reduktuar me 25 %.

Sarah Montagnean: Nuk mund të themi se ata merren me perceptimin, pasi ata kanë pyetur njerëz dhe 71 % e tyre kanë dhënë rryshfet për një nga shërbimet në vitet e mëparshme.

Kryeministri Berisha: Është shumë shumë më i vogël. Ky është vetëm përceptim.

Sarah Montagnean: Nuk është përceptim, pasi është Transpartency e cila ka pyetur qytetarët të cilët në përgjigjet e tyre thonë se ...

Kryeministri Berisha: Përfaqësuesit e Transparency International gjatë takimit në zyrën time thanë se ishin të impresionuar me rezultatet e luftës ndaj koprrupsionit. Me këtë, nuk dua të them se nuk ka korrupsion. Korrupsion ka, por lufta ndaj tij është në nivelet më të larta. Cilët janë sektorët ku ky fenomen është më i përhapur? Në tatime, në dogana në ekonominë informale. Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi miratuar në parlament buxhete suplementare, të mbledhur nga lufta kundër korrupsionit. Këtë vit, pavarësisht uljes drastike të taksave, me vendosjen e taksës së sheshtë 10 %, ne kemi arritur të mbledhim 1.2 miliardë dollarë më shumë në buxhet.

Sarah Montagnean: A është Shqipëria e korruptuar tani ?

Kryeministri Berisha: Ka korrupsion, por lufta kundër tij është shumë e suksesshme. Janë më tepër se 50 zyrtarë të niveleve të larta të arrestuar dhe të dënuar për korrupsion.

Sarah Montagnean: Vetëm 22 % e të anketuarve nga Transparency International thonë se lufta kundër korrupsionit do të njohë përmirësim në tre vitet e ardhshme, krahasuar me fqinjin tuaj Kosovën ku 52 % e tyre shprehen se lufta kundër korrupsionit do të rritet.

Kryeministri Berisha: Në disa raste media shkakton një zhurmë të madhe përsa i përket korrupsionit. Dhe kjo ka ndikimin e saj tek qytetarët, gjë e cila për të qenë realist është e pashmangshme. Por, me reformat e thella që kemi ndërmarrë rezultatet po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Sarah Montagnean: Ju jeni ndonjëherë kritik ndaj medias?

Kryeministri Berisha: Unë nuk po kritikoj aspak median, por po shpjegoj se këto janë vetëm sondazhe dhe nëse do të bazoheshim mbi sondazhe, unë nuk do të kisha ardhur në pushtet në vitin 2005.

Sarah Montagnean: Por 71 % e të anketuarve thonë se kanë paguar rryshfet, 71 nga 100 të anketuar, thonë se kanë paguar rryshfet për një shërbim në vitet e kaluara.

Kryeministri Berisha: Mund të them se ka rryshfet, por çfarë po bëjmë ne për ta luftuar atë. Ne po dixhitalizojmë procedurat dhe shërbimet.

Sarah Montagnean: Shumë njerëz mund të mendojnë; në rregull, ju kishit një fillim të mirë, bëtë ndryshime, por ajo që duket se ka lëkundur besimin e shumë njerëzve është ngjarja që ndodhi në Gërdec. Ndoshta gjëja më e mirë është t`ju pyes ju. A mund të na thoni se çfarë ndodhi?

Kryeministri Berisha: Aty ndodhi një shpërthim i tmerrshëm. Por, dua të qartësoj se ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por një pikë demontimi e municioneve nga një kompani private.

Sarah Montagnean: E cila ishte vendosur në një depo ushtarake. Duhet të shpjegojmë se shpërthimi zgjati 14 orë ...

Kryeministri Berisha: Njëzet e katër persona vdiqën dhe 300 të tjerë u plagosën nga ky shpërthim, por ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por ishte një pikë demontimi e municioneve nga një kompani private, për të cilën ka nisur një hetim i plotë. Por ç`ndodhi më vonë? Ne u bëmë dëshmitarë të operacionit më të suksesshëm dhe më energjik të shpëtimit. Ushtria, policia dhe qytetarët tanë, shpëtuan shumë jetë në një situatë shumë të rrezikshme. Reagimi ishte i mënjehërshëm, në nivelin e duhur dhe reduktoi në maksimum dëmet e shpërthimit.

Sarah Montagnean: Por, ajo që ndodhi pas këtij shpërthimi ishte se njerëzit u tronditën kur panë se atje punonin dhe gra dhe fëmijë ?

Kryeministri Berisha: Nuk e përjashtoj përgjegjësinë njerëzore për këtë.

Sarah Montagnean: A ishte gabim zgjedhja e kësaj pikë për demontimin e municioneve ?

Kryeministri Berisha: Sigurisht që ishte një gabim i madh.

Sarah Montague: Më falni, por qeveria vendosi të kishte këtë pikë çmontimi të municioneve në një depo ushtarake gjashtë milje larg Tiranës. A ishte ky një vendim i qeverisë?

Kryeministri Berisha: Ky ishte një vendim i ministrisë.

Sarah Montague: Ishte një vendim i Ministrisë dhe ishte i gabuar?

Kryeministri Berisha: Sipas mendimit tim, ishte një gabim i pastër.

Sarah Montagnean: A kishit informacion se çfarë po ndodhte atje ?

Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.

Sarah Montagnean: Pra, ju nuk kishit dijeni ?

Kryeministri Berisha: Jo, aspak .

Sarah Montagnean: Përse ?

Kryeministri Berisha: Sepse në legjislacionin shqiptar Kryeministri nuk ka asnjë lidhje me dislokimin e ushtrisë, asgjë. Zinxhiri i komandave është ndryshe.

Sarah Montagnean: Zoti Kryeministër Berisha, kunati juaj ishte mbikqyrës i kësaj pikë dhe ...

Kryeministri Berisha: Unë se kam takuar kurrë kunatin tim, por ai nuk ishte mbikqyrës i kësaj pikë. Ai ishte një punëtor, i cili ishte kthyer nga emigracioni në Britaninë e Madhe dhe gjeti një punë atje dhe vdiq atje gjatë shpërthimit.

Sarah Montagnean: Pra, ju nuk kishit dijeni se gra dhe fëmijë punonin në këtë pikë?

Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.

Sarah Montagnean: Pas asaj që ndodhi atje, opozita po kërkon dorëheqjen tuaj, sepse ka supozime se qeveria ka qenë në dijeni për këtë pikë? A mund të na garantoni se nuk ka patur municione që janë demontuar në mënyrë ilegale?

Kryeministri Berisha: Së pari, unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Së dyti, ka nisur një hetim shumë intensiv në të gjitha aspektet. Së treti, nëse ishte një gabim njerëzor apo cili ishte shkaku i shpërthimit, duhet të hetohet. Kjo është ajo gjithçka që mund t`ju them.

Sarah Montagnean: Po Ministri i Mbrojtjes a ishte në dijeni ?

Kryeministri Berisha: Ministri i Mbrojtjes ishte në dijeni, sepse ai ka firmosur urdhërin, por ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte në të vërtetë atje.

Sarah Montagnean: Ai dha dorëheqjen?

Kryeministri Berisha: Po, ai dha dorëheqjen dhe ky ishte një vendim politik.

Sarah Montagnean: Por, ka njerëz që kërkojnë edhe dorëheqjen tuaj?

Kryeministri Berisha: Njerëz?

Sarah Montagnean: Opozita.

Kryeministri Berisha: Opozita kërkon çdo tre muaj që unë të jap dorëheqjen. Kjo është e drejta e saj. Opozita ka të gjitha instrumentet. E kam ftuar atë të paraqesë mocion mosbesimi në parlament.

Sarah Montagnean: Çfarë garancish mund t`u jepni shqiptarëve se ju do të jeni tërësisht të hapur për një hetim publik për atë që ndodhi atje?

Kryeministri Berisha: Absolutisht. Do të ketë një hetim të plotë dhe të hapur. Skuadra e prokurorëve po asistohet nga 6 grupe ekspertësh të AFA-s, të cilët kanë hetuar edhe për sulmet e 11 shtatorit.

Sarah Montagnean: Ka pasur një investigim të Neë York Times, e cila ka insvestiguar kompaninë amerikane AEY, që ka furnizuar me armë Afganistanin dhe supozimi është se kjo kompani ka nënshkruar kontrata me disa vende ish-komuniste përfshirë edhe Shqipërinë ?

Kryeministri Berisha: Po. Kompania amerikane ka patur end-user-in nga Pentagoni. Kompania amerikane ka paraqitur atë që quhet "power of Appointment", tek një kompani qipriote. Po bëhet një hetim i plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe në Shqipëri. E vërteta për municionet e vjetra është se askush nuk mund ta fshehë moshën e tyre, pasi një gjë e tillë është e pamundur.

Sarah Montagnean: A do ta përshkruanit veten si një të mbijetuar në politikë?

Kryeministri Berisha: Unë e përshkruaj veten si një njeri me misione, e fillova dhe po vazhdoj. Unë jam shumë i lumtur që e shoh vendin si anëtar të NATO-s. Unë jam lideri i parë i opozitës në një vend ish-komunist që kam kërkuar anëtarësimin e vendit në NATO.

Sarah Montagnean: Disa thonë se ju jeni i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste?

Kryeministri Berisha: Unë nuk kam qenë politikan në kohën e regjimit komunist. Kam qenë një studiues shkencor dhe kardiolog shumë i apasionuar.

Sarah Montagnean: Nuk është e qartë nëse ju keni qenë kardiologu i diktatorit komunist?

Kryeministri Berisha: Nuk kam qenë asnjëherë. Shokët e mi kanë qenë, por unë asnjëherë. Unë nuk kam qenë, pasi nuk plotësoja kushtet e tij. Unë nuk plotësoja kriteret e përcaktuara nga vetë ai.

Sarah Montagnean: Ju keni qenë një anëtar i Partisë Komuniste dhe President gjatë kohës së rënies së skemave piramidale?

Kryeministri Berisha: Unë jam angazhuar në themelimin e partisë së parë opozitare, me miqtë e mi në fillim të viteve `90. Ne ndërmorëm reforma të thella dhe të gjithanshme. Pati një zhvillim të skemave piramidale dhe askush nuk e ngriti zërin brenda apo jashtë vendit. Njerëzit dhe opozita pretenduan se Partia Demokratike kishte gisht në këto skema. Unë shpalla zgjedhjet e parakohshme, nuk u largova nga vendi dhe pati një hetim 2-vjeçar dhe në fund qeveria e atëhershme u detyrua të pranonte se qeveria e Partisë Demokratike nuk ishte e përfshirë në skemën e piramidave.

Sarah Montagnean: Ju keni qenë për dy mandate President në vitet '90? Jeni rikthyer më vonë në vitin 2005 si Kryeministër. Çfarë do të ndodhë në vitin 2009.

Kryeministri Berisha: Në vitin 2009, do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin. Vendimi im i palëkundur është t`u mundësoj atyre të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Sarah Montagnean: A do të jetë OSBE-ja në gjendje të thotë se zgjedhjet e vitit 2009 ishin të lira dhe të ndershme, gjë të cilën nuk ka qenë ende në gjendje ta bëjë?

Kryeministri Berisha: Sigurisht. Në zgjedhjet lokale ka patur vetëm probleme teknike, asnjë ndërhyrje politike. Opozita i cilësoi ato si të lira dhe të ndershme, por mangësitë kishin të bënin kryesisht me listën e zgjedhësve. Ne po punojmë për krijimin e regjistrit elektronik të shtetasve, kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Sarah Montagnean: Ju garantoni se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009?

Kryeministri Berisha: Absolutisht po.

Sarah Montagnean: Dhe ju do të jeni Kryeministër pas kësaj?

Kryeministri Berisha: Këtë do ta vendosin shqiptarët.

Sarah Montagnean: Si mendoni se do të gjykoheni gjatë viteve në vazhdim?

Kryeministri Berisha: Unë nuk punoj për historinë, por punoj për jetën e përditshme. Kjo është motoja ime. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një nga misionet e mia. Unë do të bëj çdo gjë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, i cili është projekti tjetër më i madh për shqiptarët. Ne po implementojmë me seriozitet MSA-në në çdo fushë dhe pas kësaj, ne do të jemi vend kandidat. Ne kemi strategjinë, kemi burimet dhe do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të vendosur për këtë.

Sarah Montagnean: Zoti Berisha, ju faleminderit!

Kryeministri Berisha: Ju faleminderit!
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 11-04-2008, 10:39:06 »
Citojeni

Me pak fjale gazetarja e bëri fertele. shikoni pak sesi i bën bisht pyetjes qe ka qenë anëtar i PPSH.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
chekevara
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #63 më: 11-04-2008, 10:56:21 »
Citojeni

Më kujtohet ai s'keçi i humoristeve vlonjate:  terhiqe e mos e keput......edhe kryeministri si shumë po e tërheq........
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #64 më: 11-04-2008, 21:54:42 »
Citojeni

'E keqja e shqiptarit është vete shqiptari' shprehje shum me vlerë deri me sot edhe do jet përgjithmonë... se po i hypni ne qaf ju shqiptarët andej një personaliteti si Sali Berisha, dhe ai është ne gjendje ti mbaj te gjithë. Ruani diçka te mirë sa e keni se kur të mos jetë atëherë do tia kuptoni vleren... kaq kisha ja kalofshi mirë
E identifikuar

miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #65 më: 12-04-2008, 21:46:13 »
Citojeni

    Qenien akoma te S.Berishës ne krye te PD (jo te qeverisë) e shoh s negative, për arsye se, i sjell demin me të madh demokracise se brishte shqiptare ne dy drejtime(midis te tjeresh)

   -Mban gjallë nostalgjine për "xhaxhin"

   -Jep shembullin me te keq tek brezi i ri se si "udhehiqet" një parti Demokratike.(Do zoti pasardhesit e Tij nuk e kopjojne...)
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 12-04-2008, 22:26:06 »
Citojeni

    Qenien akoma te S.Berishës ne krye te PD (jo te qeverisë) e shoh s negative, për arsye se, i sjell demin me të madh demokracise se brishte shqiptare ne dy drejtime(midis te tjeresh)

   -Mban gjallë nostalgjine për "xhaxhin"

   -Jep shembullin me te keq tek brezi i ri se si "udhehiqet" një parti Demokratike.(Do zoti pasardhesit e Tij nuk e kopjojne...)

Si pikërisht e mban gjallë nostalgjine për xhaxhin?

Si është mënyra me e mirë për te udhehequr?
Duke e rifreskuar me kuadro të ri eliten partiake?
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #67 më: 12-04-2008, 23:37:25 »
Citojeni

Si pikërisht e mban gjallë nostalgjine për xhaxhin?

Si është mënyra me e mirë për te udhehequr?
Duke e rifreskuar me kuadro të ri eliten partiake?

     Duke pasur parasysh se vdekja e E.Hoxhes, si fizike ashtu edhe si "epoke" nuk është e largët dhe mosha e popullsise shqiptare qe voton e kanë jetuar atë "epoke". Problemet sociale qe kanë dalë dhe qeveria nuk jep shenja zgjidhjeje, (nuk dua te hyj ne hollesira se behem i merzitshem) duke i krahasuar me kohën e "xhaxhit", krijojne dashje pa dashje nostalgjiper atë kohe....

    Menyren me e mirë për te udhehequr një parti unë nuk jam ne gjendje ta jap (perndryshedo ta udhehiqja(?) unë perqeshje) por te paktën qe di te them është se s'është kjo e Berishës, ne mënyrë autoritare.......

    Freskimi me kudro të reja te elites partiake nga Berisha është realizuar, por me mënyrën qe drejton ai, po i "prish" edhe ata. Këtu e shoh te keqen edhe unë. Pikërisht tek shembulli i keq qe i jep Politikaneve te rinj....
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #68 më: 13-04-2008, 01:16:00 »
Citojeni

Mesa shoh e paske qejf sociologjine. Ateher duhet te dishe edhe metodën sociologjike te analizimit te historisë, nëse po atëherë duhet edhe te dishe se sa here një komb e refuzon një periudhe te caktuar ose kërkon ta harroje atë do të këtë probleme për të ardhmën.

Sociologjia është shumë e pergjitheshme por nëse kthehemi ne psikologji, sipas Frojdit shtypja e deshirave te dikureshme nga ana e Unit, është pika kryesore qe bën cuarjen ne histeri te një pacienti.
Nëse e marrim këtë teori dhe ja aplikojme aktualitetit shqiptar ather mund të themi se celesi i gjithë  kësaj histerie kombëtare qe po perjetojme është pikërisht kerkesa jonë për te harruar kohën e monizmit, qe për mua nuk ka pse te quhet kohe e turpshme për ne te gjithë, ndoshta për individ te caktuar por jo për ne si popull.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #69 më: 13-04-2008, 09:25:21 »
Citojeni

Mesa shoh e paske qejf sociologjine. Ateher duhet te dishe edhe metodën sociologjike te analizimit te historisë, nëse po atëherë duhet edhe te dishe se sa here një komb e refuzon një periudhe te caktuar ose kërkon ta harroje atë do të këtë probleme për të ardhmën.

Sociologjia është shumë e pergjitheshme por nëse kthehemi ne psikologji, sipas Frojdit shtypja e deshirave te dikureshme nga ana e Unit, është pika kryesore qe bën cuarjen ne histeri te një pacienti.
Nëse e marrim këtë teori dhe ja aplikojme aktualitetit shqiptar ather mund të themi se celesi i gjithë  kësaj histerie kombëtare qe po perjetojme është pikërisht kerkesa jonë për te harruar kohën e monizmit, qe për mua nuk ka pse te quhet kohe e turpshme për ne te gjithë, ndoshta për individ te caktuar por jo për ne si popull.

   Me fute ne te "thella" o patriot.

  Unë jam "pleqeri", nuk "mar vesh" unë nga Fjordi me shokë. Mua me pëlqen te them:
  Të kerkosh qe te kthehet edhe një here koha e xhaxhit, është regres.
Me veprimet apo mosveprimet e Tij, Sali Berisha po kultivon këtë dëshirë.
                    hmmmmm hmmmmm hmmmmm
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #70 më: 13-04-2008, 15:09:16 »
Citojeni

Edhe pse nuk marrke vesh nga Frojdi, ne shenjat e pikesimit dhe pikërisht ne thonjeza qenke goxha i fortë.

Sidoqoftë, un mendoj se mohimi i asaj kohe është regres, ashut siç qe regres edhe mohimi i kohës kur shqiperia ishte monarki gjatë komunizmit. Pra nëse vazhdojme kështu do jemi në vend numero edhe për ca kohe, te paktën edhe për dy brezat e ardhshëm.

Unë nuk jam i mendimit qe te rikthehet ajo kohe, por do të ishte me mirë për ne qe ajo te studjohej dhe te nxirreshin mesime.

Edhe prej Mbeturinave Ushqimore Trupore nxirren perfitime, apo gabohem?
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #71 më: 13-04-2008, 16:58:04 »
Citojeni


Unë nuk jam i mendimit qe te rikthehet ajo kohe, por do të ishte me mirë për ne qe ajo te studjohej dhe te nxirreshin mesime.
 

   Jemi te dy te te njejtit mendim, por shprehemi ndoshta ne mnyre te pakuptueshme për njëri-tjetrin.

   Nderime i dashur!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #72 më: 13-04-2008, 17:01:05 »
Citojeni

Gjithashtu luj syun
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |