Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Prof. Dr. Sali Berisha !  (E lexuar 2771 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 09-12-2005, 14:52:36 »
Citojeni

Udhëheqësi i Partisë Demokratike Sali Berisha u emërua kryeministër i Shqipërisë më 3 shtator 2005, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare më 3 korrik. Partia ka formuar një aleancë me grupe të tjerë, duke kontrolluar 80 prej 140 vendeve në legjislaturë. Qeveria e Berishës u betua më 11 shtator 2005.

Berisha lindi në 15 tetor 1944 në Tropojë dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë më 1967. Pas përfundimit të studimeve të avancuara në Paris, ai përfundoi një program kërkimesh në hemodinamikë. Më 1968, ai u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime në Shkencat Mjekësore.

Karriera politike e Berishës filloi me lëvizjen studentore në dhjetor 1990. Ai u bë i mirënjohur për kritikat e tij publike të sistemit të vjetër dhe këmbënguljen e tij për demokratizimin e Shqipërisë. Më 1991, Berisha themeloi dhe u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike (PD). Ai u zgjodh anëtar i parlamentit më 1991, 1992, 1997 dhe 2001.

Berisha u zgjodh president i Shqipërisë më 9 prill 1992. Administrata e tij u përpoq të nxisë investimet e huaja, të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit dhe të krijojë një qeveri më liberale dhe më demokratike. Pavarësisht prej shumë reformave që u kryen, administrata ishte e mbushur me korrupsion dhe abuzime të gjithëanshme.

Më 1994, u zhvillua një referendum që do t'i kishte dhënë Berishës më shumë pushtet, por që u refuzua prej votuesve shqiptarë mes frikës se ai do të bëhej një diktator tjetër. Përparimi në vend u bllokua më 1995 dhe rezultoi në pakësimin e besimit publik në institucionet qeveritare. Pavarësisht prej gjithë problemeve të administratës së tij, Berisha u rizgjodh më 26 maj 1996.

Menjëherë pas kësaj, një krize ekonomike u shkaktua nga lulëzimi dhe rrëzimi i disa skemave piramidale financiare. Shumë shqiptarë humbën kursimet e gjithë jetës së tyre. Administrata u akuzua se kishte marrë pjesë në këto skema dhe Berisha u detyrua të largohej nga funksioni i tij.

Duke marrë detyrën e re si kryeministër, Berisha ka premtuar të pakësojë taksat dhe të ristrukturojë qeverinë, duke thënë se përparësia e tij e parë do të jetë që të sigurohet se zgjedhjet e ardhshme -- votimet për bashkitë më 2006 -- të jenë të drejta. Ai ka premtuar të luftojë korrupsionin dhe varfërinë e gjithëanshme dhe ta integrojë vendin në institucionet ndërkombëtare.

Sali Berisha është i martuar me dy fëmijë.
« Ndryshimi i fundit: 10-12-2007, 15:47:21 nga Berni » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 20-03-2006, 09:51:13 »
Citojeni

Prof Dr. Sali Berisha

Lindur me 15 tetor, 1944, Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.  

Gjatë viteve '70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris.

Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore "Shëndet për të gjithë". Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Përëndimore.  Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk i'u realizuan.  Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Europës Lindore filluan të braktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri.

Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Të fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve '90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.  

Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë,  intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t'u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin.  

Në një artikull të botuar në gazetën "Bashkimi" me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti "reforma kozmetike" të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e  studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.      

Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për  korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor.  Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.

Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme.

Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës '92-'96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe një rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në '93 –'96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat.

Shqipëria u hap ndaj përëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.    

Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në vitin '97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti '97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.

Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave.

Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlament.

Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 20-03-2006, 09:57:34 »
Citojeni

Për t'ju drejtuar kryeministrit Berisha shkruani ne adresen:

kryeministri@km.gov.al

E identifikuar

KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 20-03-2006, 10:31:18 »
Citojeni

O Berni nuk e di nëse e ngre ai vetë receptorin te ajo adresa qe na dhe.
Besoj ama se do e bëj një mundim ....
Ja vlen te ndryshoj email...

 perqeshje

Sa për Z. Sali Berishen, ne qoftëse e shikon këtë forum
dhe merrte parasysh ndonjë opinjion ...do i thoshja ...
te japi dorëheqjen nga politika përfundimisht dhe sigurisht
te vazhdoj si Doktor ose çfarë ka studiuar ...te shofi si nxirret
leku edhe nëse mund ti realizoi endrat e tija ne te njëjtën mënyrë.

Politika nuk është për njerëz te cilët nuk kanë pasuri, qe te pasurohen...
Politika nuk është për ata qe nuk i kanë realizuar endrat e jetës akoma ...
Politika është e perhershme ...prandaj dhe ata qe merren me politike duhet te jen intelektual i te njejtit nivel.

Nga ana tjetër ti Zoti Berisha NUK e ke fajin fare. Jan vete shqipetaret te cilët po ti japin të gjitha ...Vota, Para, Pozite, Opozite, Injorant për konsumim, Qeveri, .... Vemendje ...

Shko ne fshat them unë se kryeqyteti po të shkaterron, ka shumë angth e nuk ja vlen barra qiran.
Jo për gjë por ngelem gjithë jetën emigrante e po me mbaron dheu qe me dha gjyshi me vete kur ika!

-King
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 28-08-2006, 21:50:43 »
Citojeni

o ti kingu, me gjithë respektin qe kam më duhet te them, për sa i përket dheut qe te ka dhënë gjyshi për ne mergim, se vetëm frikacaket shkojnë ne mergim për te qenë me mirë. nëse do të kishe qenë aq patriot zotrote sa po na hedh balte mbi berishen me mirë shiko veten tënde ne fillim.

mos thuaj çka ber atdheu për mua por un për atedheun, qe mos te mbarouj dheu i gjyshit.

gezohem qe dike akoma të flasësh shqip
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 29-08-2006, 06:28:14 »
Citojeni

Është thënë e sterthene: Çdo popull meriton atë qeverisje qe ka!
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 31-08-2006, 16:51:05 »
Citojeni

Është thënë e sterthene: çdo popull meriton atë qeverisje qe ka!
Sigurisht, sepse vete e ka zgjedhur.
Por mendoj se Sala duhet te shporret një here e mirë nga politika se na mori ne qafe te gjithëve me budallëkun dhe fodullekun e tij.
E identifikuar

Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 04-09-2006, 15:50:43 »
Citojeni

Mos harro se Berisha është aty ku është, pikërisht sepse populli e dëshironte një gjë te tillë.

Fundi fundit, përse nuk tenton ta shporresh???
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 04-09-2006, 16:03:30 »
Citojeni

Fundi fundit, përse nuk tenton ta shporresh???

Puna nuk është ...pse ne nuk mundim ta "shporrim" ...

Z. Berisha duhet te kuptoj qe korrupsioni apo aleatat nuk mundet
ta mbajnë atë me pushtet edhe kur te japi shpirt.Një ditë do vdes dhe ai.

Greket e lashtë, si edhe popujt e tjerë... mendonin shumë për jetën mbas
kësaj jetë.Pra dhe për emrin (dhe mbiemrin) qe do lënë mbrapa.

Tani nëse komunizmi na bëri kaq te fortë saqë nuk bëhemi pishman me dhe i besojme vetëm vetevetes ...sikur te jetë Zoti vete ...athere njeriu ka problem psiqik. Duhet te konsulltohet me "doktor" -tjater.

-King
(Secili ka një mendim Z. Berisha
...unë kështu mendoj dhe kerkoj falje nëse nuk te kam matur mirë.Shpirtkeq ti nuk je ...po ama ajo pune do pak -SEDER-.Mendohu e vepro! Ne këtu do jemi .... )
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 05-09-2006, 13:58:59 »
Citojeni

Mos harro se Berisha është aty ku është, pikërisht sepse populli e dëshironte një gjë te tillë.

Fundi fundit, përse nuk tenton ta shporresh???
Nuk kam se si, se po të mund ta bëja një gjë te tillë do e bëja me kenaqesi.
Kam dy here rresht qe abstenoj votimet. Pasi nuk me pëlqejnë as njera pale as tjetra.
Personalisht jam demokrate por jo me PD-ne shqiptare. Ajo nuk është parti demokrate por është bija e PPSH-se.
gjithë te mirat
E identifikuar

wiliams
« Përgjigjja #10 më: 05-09-2006, 14:35:33 »
Citojeni

Nuk kam se si, se po të mund ta bëja një gjë te tillë do e bëja me kenaqesi.
Kam dy herë rresht qe abstenoj votimet. Pasi nuk me pëlqejnë as njera pale as tjetra.
Personalisht jam demokrate por jo me PD-ne shqiptare. Ajo nuk është parti demokrate por është bija e PPSH-se.
gjithë te mirat
.....vazhdoni me përralla ju.. perqeshje perqeshje
E identifikuar
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 06-09-2006, 03:28:32 »
Citojeni

Mos harro se Berisha është aty ku është, pikërisht sepse populli e dëshironte një gjë te tillë.

Fundi fundit, përse nuk tenton ta shporresh???

Berishen,Nanon, Gjinushin, Godon, Xhuvelin, Meten.... nuk i vurri populli dhe shqiptarët nuk kanë as mundësinë dhe as aftësinë te zgjedhin ata qe duan, me te miret.
Populli deshte Azem Hajdarin dhe Ukshin Hotin por siç e dini... hmmmmm merzitje
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 06-09-2006, 14:34:32 »
Citojeni

.....vazhdoni me përralla ju.. perqeshje perqeshje
Pse cila është e vërteta dhe realiteti sipas teje???
Pastaj çfare kuptimi ka ajo ikona me gjuhe jashtë? Secili thotë atë qe mendon, te pelqe apo jo ty.
E identifikuar

wiliams
« Përgjigjja #13 më: 06-09-2006, 14:37:20 »
Citojeni

Pse cila është e vërteta dhe realiteti sipas teje???
Pastaj çfare kuptimi ka ajo ikona me gjuhe jashtë? Secili thotë atë qe mendon, te pelqe apo jo ty.
Uaaaaaaaaahhh..me ke zënë komplet ne befasi .. pershtjellim
E identifikuar
wiliams
« Përgjigjja #14 më: 06-09-2006, 14:42:21 »
Citojeni

E vërteta dihet(nga shumica dhe nga ata qe duan ta dinë)ndërsa realiteti do edhe pak kohe qe te duket..duro edhe pak...Ami luj syun hmmmmm
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |