Qe qenke lodh me e hap një teme posaqerisht për këtë o Bekim...

Thaqi për mendimin tim s'është asgjë me shumë sa një kriminel dhe tradhetar i cili shiqon vetëm interesin e tij personal! Ta kishte shiqu interesin e popullit shumë gjëra do të ishin ndryshe. Ne kohën kur uniteti dhe bashkepunimi mes partiave shqiptare ka rëndësi te madhe qe ti mbrojne interesat tona kombëtare, këta kacafyten vëlla me vëlla madje nuk ngurojne as ta tregojnë edukaten e tyre te ulet dhe te ngrejne dorë kundër një femres. Flas për rastin me Teuta Arifin qe ishte turp i madh. Si thonë kotë asaj fjale "Një shqiptar e 100 partia" ky hall na gjeti edhe neve ne Maqedoni.
Nuk mund te them se i kemi ata politikan qe i meritojmë meqë vete i zgjedhim. Them sepse kam ndegjuar qe gjatë zgjedhjeve te fundit kanë bërë shumë manipulime. Ne fshatrat e rrethit Tetovës dhe Gostivarit kishin votuar edhe mergimtaret qe skane qenë me vite ne shtepi, madje edhe disa qe kanë vdekur para ca vitesh. Mjaftonte një leter njoftimi dhe shkon njeri e voton ne emër te 5 vetave!
Edhe pse mos e bëjnë? Kur kanë kelysha qe ju rin lepe. Ne krah te partise çdo de*bil është punesuar, disa si Profesora ne UT, te tjerë kanë zënë vend ne Parlament. Njoh disa qe për mendimin tim meritojnë vetëm një fshise për ti pastruar korridoret e UT-se, e jo ta edukojne dhe gdhendin brezin tonë të ri, e ku me ta perfaqesoje popullin shqiptar ne Parlament! Ndërsa ata te rijte qe kanë kapacitet te lartë intelektuar, mbeten rrugëve pa pune dhe pa ardhmëri, kjo sepse dikush i ka zënë karriket dhe nuk e lëshon vendin!
Sa për ti shmangur keqkuptimet, unë nuk kam përkrah dhe nuk perkrahi asnjë parti. Deri sot s'ma ka mbush syrin asnjera se veç premtime japin e veprat askund sua sheh! Vete jetoj ne mergim dhe me çdo vizite qe i bëj vendlindjes deshperohem shumë e me shumë kur e shoh mjerimin dhe luftën për mbijetese atje. Kohen kur disa familje kanë rëndë ti ushqejne fëmijët e tyre, te tjerët shiqojne si ti mbushin xhepat.
Shendosh, inshAllah bëhet me mirë...
O Sarkozi, pleqet kanë thënë : "Burri matet për vepra e jo për fjale, fjalët bëhen pluhur dhe i merr era ndërsa veprat mbeten te perjetshme!" e ky "oratori i pakrahasueshem" e ka deshmuar vitet e kaluara se svlen për 5 pare!