Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dritero Agolli  (E lexuar 455 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 19-01-2006, 10:43:49 »
Citojeni

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Përëndim e në Lindje.

 Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.


[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 19-01-2006, 10:52:13 »
Citojeni

Tituj të veprave

"Në rrugë dolla" (1958)

"Hapat e mia në asfat" (1961)

"Shtigje malesh dhe trotuare "(1965)

"Mesditë" (1968)

"Nënë Shqipëri "- poemë (1974)

"Fjala gdhend gurin"  (1977)
 
"Komisari Memo " - romanë (1969)

"Njeriu me top"  - romanë (1975)

"Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo" - romanë (1973)

"Trëndafili në gotë" - romanë (1980)

"Fytyra e dytë" - dramë

"Mosha e bardhë" - dramë

"Udhëtoj i menduar" (1985)
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 03-05-2006, 07:22:16 »
Citojeni

DRITËRO AGOLLI

POçARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjetër mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...

Stamboll, 1980

E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 08-01-2007, 22:08:12 »
Citojeni

Me pëlqen shumë.

Është me te vërtetë një figure e respektuar.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
kllapina
« Përgjigjja #4 më: 29-03-2008, 12:46:11 »
Citojeni

Tituj të veprave

"Në rrugë dolla" (1958)

"Hapat e mia në asfat" (1961)

"Shtigje malesh dhe trotuare "(1965)

"Mesditë" (1968)

"Nënë Shqipëri "- poemë (1974)

"Fjala gdhend gurin"  (1977)
 
"Komisari Memo " - romanë (1969)

"Njeriu me top"  - romanë (1975)

"Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo" - romanë (1973)

"Trëndafili në gotë" - romanë (1980)

"Fytyra e dytë" - dramë

"Mosha e bardhë" - dramë

"Udhëtoj i menduar" (1985)
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |