Forumi PolitikShkencat Politike - Political SciencePersonalitete Politike (Moderator: Bekimi)Aleksandër Biberaj zgjidhet zv. president i Asamblesë Evropiane të KE !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Aleksandër Biberaj zgjidhet zv. president i Asamblesë Evropiane të KE !  (E lexuar 925 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24147



Shiko profilin WWW
« më: 26-01-2007, 14:19:20 »

Per here te pare Shqiperia perfaqesohet ne grupin e Partive Popullore Evropiane me nje zevendespresident. Keshtu, deputeti demokrat Aleksander Biberaj, eshte zgjedhur ne postin e zevendespresidentit te grupit parlamentar te Partive Popullore Evropiane ne Keshillin e Evropes. Ne nje prononcim per mediat, Biberaj eshte shprehur se, zgjidhja e tij ne kete post eshte mbeshtetje per Parlamentin shqiptar, sidomos per Partine Demokratike te Shqiperise. “Mendoj se eshte shume i rendesishem perfaqesimi i Shqiperise ne te gjithe institucionet evropiane, aq me teper po te kemi parasysh, qe kemi perpara tre zhvillime shume te rendesishme, sic jane pavaresia e Kosoves qe pritet te zgjidhet brenda ketij viti, anetaresimi i Shqiperise ne BE dhe ne NATO”, u shpreh ai.

Korrieri
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24147



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 26-01-2007, 14:23:24 »

Jeteshkrimi

BIBERAJ, Aleksandër Hysen
 
Të dhëna vetjake:

Datëlindja: 1.5.1967

Vendlindja: Bajram Curri

Adresa: Rr. "Zef Jubani", P.5, Sh.1, Ap.9/3;

Cel.: 0692080329.

E-mail: a.biberaj@afb.net.al.

Edukimi:             

2001-2005: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Menaxhimit - Mbrojtje titulli Doktor Shkencash;
1998-2000: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, Lincoln  - USA.
MBA-Master of Business Administration
1985-1990: Universiteti Politekik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë, Dega Elektronikë
Kualifikime: Doktor i Shkencave; MBA.
2003 (maj) - Angli: Interchange Group Ltd. - Teknologji Informacioni IT; 1997 (dhjetor) - USA: CTR Group Ltd - Projektet me Fibra Optike - Project Oxygen  2;1997 (janar-shkurt) - Japoni: Qeveria japoneze-JICA - Menaxhimi i Biznesit në Telekomunikacion; 1996 (nëntor-dhjetor) - Francë: France Telecom - Teleaktiviteti dhe Teknologjitë e Reja në Telekomunikacion;1995 (tetor) - Poloni: Adan Smith Institute - Telekomunikacioni në Europën Juglindore;
1995 (gusht-tetor) - Suedi: Qeveria Suedeze-SIDA - Menaxhimi Operativ në Telekomunikacion; 1995 (qershor) - Spanjë: AT&T - Projektet me Fibra Optike - ADRIA1; 1995 (mars) - Austri: EBRD-Joint Vienna Institute - Menaxhimi i Burimeve Njerëzore;1994 (nëntor-dhjetor)- Austri: EBRD-Joint Vienna Institute - Menaxhimi Strategjik dhe Lidershipi;1994 (korrik) - Belgjikë: KE - Menaxhimi i Projekteve Cross-Border; 1994 (qershor) - Hungari: KE - Reformat në Europën Juglindore.


Veprimtaria profesionale:             

Profesioni: Inxhinier elektronik, menaxhim, ekonomist, biznes-administrim.

2003-2005: Albanian Fiber Backbone – AFB, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, Drejtues Projekti; 2002-2003: Albtelecom Sh.a.- specialist në Departamentin e Zbatimit të Projekteve; 2001-2002: Albtelecom Sh.a.- specialist në Departamentin e Zhvillimit; 1997-2001: Albtelecom Sh.a.- specialist në Departamentin e Marketingut; 1994-1997: Telekomi Shqiptar: Zv/drejtor i Përgjithshëm, anëtar i Këshillit Drejtues, Kryetar i Bordit Teknik; 1993-1994:  Departamenti i transmetim-regjistrimit (drejtor) në Radiotelevizionin Shqiptar; 1992-1993: Telekomi Shqiptar, Filiali Tropojë, Drejtor; 1992: Telekomi Shqiptar, Filiali Tropojë, K/ inxhinier; 1991: Ndërmarrja PTT, Tropojë, inxhinier.

Përvoja ndërkombëtare:

1994-1997: ADRIA 1 - Projekt Ndërkombëtar me Fibra Optike - Gjermani- Kroaci-Shqipëri-Greqi: anëtar i Bordit Drejtues; TBL- Trans Balcan Line - Projekt Ndërkombëtar me Fibra Optike - Itali-Shqipëri-Maqedoni-Bullgari-Turqi: anëtar i Bordit Drejtues; Komuniteti Europian: përfaqësues i telekomit Shqiptar;

Aftësi të tjera : Njohje të gjerë të tregut të telekomunikacioneve (vendas dhe të huaj) ku përfshihet kuadri ligjor, rregullues dhe operues; - Njohuri të  gjera në fushën ekonomike dhe në drejtimin ekonomik të kompanive; - Përvojë e gjerë në menaxhim ku përfshihet menaxhimi i projekteve, reformimi dhe menaxhimi i kompanive shtetërore nacionale; - Përvojë e gjerë në marrëdhëniet publike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Veprimtaria politike:

Dhjetor 1990: pjesëmarrës në Lëvizjen studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike; 1991: anëtar i komisionit nismëtar, themelues i PD-së, dega Tropojë; 1991-1992: anëtar i kryesisë së PD-së, dega Tropojë dhe kryetar i FRPDSH-së së Tropojës; 1992: anëtar i Këshillit Bashkiak, Bashkia Bajram Curri; 1992-1997: Forumi Rinor i PDSH-së, anëtar i Këshillit Kombëtar, anëtar i Kryesisë (1994-1996); Nënkryetar i FRPDSH-së; 2002 e vazhdim: PDSH - dega Tiranë, Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun; 1997-2005: PDSH, dega Tiranë, anëtar i Kryesisë; 2005 (prill): Kuvendi i VIII-të Kombëtar i PD-së, anëtar i Këshillit Kombëtar, anëtar i Kryesisë së PDSH-së

2005 e vazhdim : Deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjedhur në:

Legjislatura: XVII

Zona zgjedhore: 10

Qarku: Kukës

Nr. i votave: 9000       

Përqindja: 64,6%

Grupi dhe komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar:            PD

Komisioni parlamentar:Komisioni për Ekonominë dhe Financat, anëtar.

Sekretare komisioni        Rudina   KIÇI                   Tel. +355 4 234612

 
E identifikuar

PetritKola
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 2292



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 01-02-2007, 04:13:49 »

Kesaj i thone lesh, lesh.
Biberaj flete per pavarsi te kosoves dhe qeveria e tij kerkon autonomi per Kosoven.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 07-02-2007, 22:12:55 »

Qenka i gjindshem paska lene dhe numrin e celularit zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 09-02-2007, 12:54:24 »

Ky qenka i forte fare, nga telekomi i Tropojes, paska shkuar ne Strasburg vellai. Me siguri do i mesoje evropianeve mbi fibrat optike. hahaha
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
dardan1
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 220



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 13-02-2007, 12:14:44 »

Ky qenka i fortë fare, nga telekomi i Tropojes, paska shkuar ne Strasburg vellai. Me siguri do i mesoje evropianeve mbi fibrat optike. hahaha
Çdo gjë progresive Shqiptare të pengon ty hmmmmm
Merre ti së pari një Fibër Optike... nëse ke ku ta përdorësh perqeshje
E identifikuar
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 13-02-2007, 13:07:07 »

Patjeter qe kam se ku e perdor, ne telefonin tim dhe besoj se ky Sandri i kashtruar edhe keto.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
sorelina
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 15-02-2007, 17:46:21 »

Kësaj i thonë lesh, lesh.
Biberaj flete për pavarsi te Kosovës dhe qeveria e tij kërkon autonomi për Kosovën.

Sa mire e ke thene e Petrit.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 27-01-2009, 10:45:36 »

Ej, po tani qe e hoqen eshte i mire apo i keq ky Sandri?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Institucionet e Kosoves a jane duke punuar mjaft ne procesin e njohjes se Kosoves edher nga shtete tjera antare te OKB-s
  • Dot JO
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot PO
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Duhet te bejen edhe me shume
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen

* Sponsor