Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Perralla!  (E lexuar 17272 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Gjumashi
Vizitor
« më: 19-03-2005, 11:24:34 »

U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba une >> <<korba une>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>

Populli
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #1 më: 19-03-2005, 11:26:29 »

Kur një zog filloj të cicëroj
~ TREGIM PËR FËMIJË ~

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t'i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t'ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, "Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë." Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t'i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin "Buzëqeshja" në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën me kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t'i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalë:
"Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?"
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?"
Zogu bëri vetëm një "ciu" por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.

~ ~ ~

Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në "vetmi" pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t'i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t'i lexoni këtë tregim atyre para se të flenë.

"Vetmia është vrasësi nr.1 i dashurisë dhe gëzimit."

Me sinqeritet e lotë në sy,
Drini Nosi.
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 19-03-2005, 11:29:53 »

Arbereshi i Vogel

Ditën kur Gjergji shkoi për herë të parë në shkollë, nuk ndjehu asnjë gëzim. Mësuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjë. Ai fliste në një gjuhe që Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte në bankë, me kokën e mbështetur në te dy duart dhe s'dinte ç'të bënte. Shikonte muret, vërente dritaret, ndiqte lëvizjet e mësuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor në klasë.
Mezi priti sa të mbaronte mësimi i ditës së parë. Doli nga shkolla dhe, i mërzitur, u kthye në shtëpi. te porta e vjetër me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i përkëdheli kokën dhe e pyeti :
- Hë, Gjergj, si shkove sot në shkollë?
Djali u vrenjt në fytyrë dhe uli sytë. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ç'më rri kështu? - ngriti zërin gjyshi - Mos të ka rrahur njeri?
-Jo, - u përgjigj djali dhe me sy të përlotur mbështeti kokën pas trupit të gjyshit.
Plaku e vështroi nipin e dëshpëruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj më në shkollë. Mësuesi flet vetëm Italisht e unë s'kuptoj gjë. Pse, nuk ka shkollë arbërisht?
Gjyshi u mundua të buzëqeshte.
-Dalëngadalë do ta kuptosh çfarë thotë mësuesi. Mos u mërzit, - i tha të nipit - Po më thuaj çfarë mësove sot?
- Thash që unë nuk kuptova asgjë, o gjysh - i tha Gjergji me sy të përlotur - Pse nuk flasim në shkollë siç flasim në shtëpi, siç flet mami, babi, ti gjysh, nëna, dhe xhaxhai?
-Ke të drejtë Gjergj, në shkollë këtu flasin gjuhën e tyre, dhe jo gjuhën tonë. Gjuha jonë është gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianët? - pyeti Gjergji.
-Po ata janë në vendin e tyre o Gjergj, ne jemi të ardhur këtu - ia priti gjyshi.
-Nuk të kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vështruar në sy.
Gjyshi e mori djalin përdore, dhe bashkë filluan të ecnin në një rrugice të ngushtë, e më pas, drejt një kodre të lartë. Atje lart ishte një lis i gjatë degëshumë. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Këtu do rrimë dhe do bisedojmë pak. Si thua?
-Mirë. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot në majë të lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gëzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi një shami të kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte këtë shami në majën e këtij lisi të gjatë. Djali u nis gjithë gëzim.Pasi Gjergji arriti majën e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminë, dhe ta lidhte fortë. Gjyshi pyeti:
-ç'po bën shamia?
-Asgjë, gjysh.
-A po e valëvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valëvit, nga lindja apo nga perëndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumë mirë, shiko mirë andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirë?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjë. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtë lisit. Kur u afrua afër gjyshit, gjyshi i tha:
-Dëgjo të thotë një fjalë gjyshi sot, që të mbash mënd deri sa të rrosh. Andej nga deti, ku valëviste shamia e kuqe, është Arbëria. Atje është dheu ynë. Këtu, në Itali, në jemi në vënd të huaj. Para shumë vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skëndërbeun, kundra turqëve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi këtu. Kur erdhën, ata ndërtuan vendin e tyre. Ne këndojme dhe qajmë Arbërisht, ate kemi folur të gjithë, prandaj ti nuk kuptove gjë në shkollë sot. Do kuptosh më vonë, se këtu do jetosh. Por mba mënd "Ta kesh për nder që jë arbëresh dhe këtë emër ta mbash lart". A ma jep fjalën?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallëngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zërin dhe tha:
- Për gjakun e arbërit, do të rroj dhe do të vdes arbëresh...
Gjyshi e puthi në ball, fshiu sytë, dhe ia tha të shkonin në shtëpi tani. Djali shikoi dhë njëherë shaminë e kuqe dhe tha:
-Shamia valëvitet nga Arbëria, që është në anën tjetër të detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #3 më: 19-03-2005, 11:32:48 »

Mimoza Llastica

Ah, çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogel është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha qe i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës degjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kane prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozës, na pelqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si behej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, qe s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa që asnje nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajze të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zeri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Nje ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 19-03-2005, 11:38:56 »

Kësulkuqja

Na ishte një herë një vajzë e vogël e cila e kishte emrin Kësulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirë sa që të gjithë e donin.
Atë e quanin kësulëkuqe sepse gjithmonë bante një kësuë të kuqe mbi kokë.

Një ditë itha nëna Kësulkuqës:
- Kësulkuqe, mere këtë shportë me ëmbëlsira dhe dërgoja gjyshës, do të i bëjë mirë asaj tani kur është e shtruar në shtratë e sëmurë. Nisu menjëherë dhe ke kujdes se mos humbesh në pyllë.




K ësulkuqja mori rrugën për në shtëpi të gjyshës e cila gjindej në pyll.
Rrugës takoi ujkun, por Kësulkuqja nuk dinte se ai ishte një bishë
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e përshëndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kësulkuqën:
- Ku je nisur kaq heret në mëngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila është e sëmurë.
- Në anën tjetër të pyellit, pranë atyre ter lisave të gjatë.

Kur ujku kuptoi kët, mendonte ai në vete se Kësulkuqja do vijë mirë pasi ai ta ket ngrënë gjyshën. Që të jetë i sigurt se do mbrinë para saj tek shtëpia e gjyshes ai i tha Kësulkuqes:
- Shihe se ç'lule të bukura janë këtu, a nuk do i mbledhish disa për gjyshën?
E gjithashtu mund të pushosh pak e të dëgjosh këngën e bukur të zogjëve e njëkohsisht të zish pak hije nën dru tani kur ësht kaq ngrohët.
Kësulkuqja e dëgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi për në shtëpi të gjyshës dhe trokiti në derë.
- Kush është? Thiri gjyshja nga brenda.
- Është Kësulkuqja, u përgjek ujku duke u munduar të bëj zërin e Kësulkuqës.
- Unë jam e shtrirë në shtrat, por dera është e hapur e ti urno e hyrë mbrenda.
Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit të gjyshës dhe e gëlltiti gjyshën, pastaj veshi këmishën e natës së gjyshës, kapelën dhe syzat dhe u shtre në shtrat.

Kur Kësulkuqja erdhi tek shtëpia e gjyshës u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshën por askush nuk u përgjegj. Kësulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diçka e çuditshme me gjyshën mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshët kaq të mëdhenjë?!
- Që të dëgjojë më mirë! u përgjegj ujku me zë të gjyshës.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytë kaq të mëdhenjë?!
- Që të shohë ty më mirë! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojën kaq të madhe?!
- Që të gëlltijë më mirë! dhe sapo tha këte ujku u qua dhe e gëlltiti Kësëlkuqën.

Ujku ishte ngirë shum dhe vendosi të flejë. Ai bënte zë të lartë në gjumë, aq të lartë sa që u dëgjonte dhe jasht, aty pranë kalonte një gjyetarë dhe mendoi:
- Sa zë të çuditshëm bën gjyshja, të hyjë mbrenda dhe të shohë se si është me të.
Gjyetari hyri në shtëpi të gjyshës dhe pa ujkun të shtrirë në shtrat të gjyshës. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gëlltitur gjyshën dhe mori një palë gërshër dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetëm gjyshën por dhe Kësulkuqën e cila tha:
- Oh sa shum u frigësova, sa terë që ishte aty mbrenda!
pastaj ata mbledhën disa gurë të mdhej e i futën në bark të ujkut e kur ujku u zgjua donte të pinte ujë. Ai shkoi pran lumit por kur u afrua aty gurët ia muarën anën kështu që ai ra në lum dhe u fundos.

Kësulkuqja premtoi se kur më nuk do të largohet nga rruga e as të bisedon me ata që nuk i njeh.
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #5 më: 19-03-2005, 11:39:34 »

E p ë r h i t u r a

Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. A jo shkonte për ç'do ditë tek vari i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë pos zogjëve.



Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin të përhiturën ashtu siq ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, poashtu të veshë rrobe të vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn e Përhitura.
Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjedh një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër pos se qfar fustani se do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

E Përhitura dhe ajo kishte dëshirë që të e takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellë të mbretit derisa e Pëhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur më ato humbën nga pamja, e Përhitura filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu ate dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të veshi e as këpucë të mbathi, që të mund të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe më bjer mua! Shko në tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nën guri zbuloi gjasht zhapinjë...

E përhitura pyeste vehten se ç'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bëri mu ashtu siq i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shëndroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari, minakën i shëndroi në kuaj e nga zhapinjët bëri gjashtë shërbëtorë për të Përhiturën. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të përhiturën më një fustan të bukur punuar me ari e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana të së Përhiturës. Por të keshë kujdesë e të kthehesh para se të bie ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej mu ashtu siq kishte qenë më parë, me rrobat të vjetra dhe këmbë zbathur. E përhitura i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

Kur e Përhitura mbrini në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin e së Përhiturës. Princi kur pa ate, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga e Përhitura. Mirpo kur e Përhitura dëgjoi se ora filloi të shenjoj mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme e përhitura ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran të së Përhiturës. Ditën e tretë e Përhitura ishte e habitur nga lumturia sa që nuk ndëgjoi orën e cila biente dymbdhjetë. Në qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet të ik nga aty. Ajo nuk mbrini të përshëndes princin ashtu siq duhej dhe ai nuk mbrini të ndalë të Përhiturën të qëndroj pranë tijë. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e të së përhiturës dhe princi mori ate dhe afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar në të Përhiturën dhe kishte vendosur fellë të gjejë ate gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca nga qelqi atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha të vajzat e njerkës së Përhiturës me grimasa të mëdha dhe mund donin të shtinin këmbën në këpucë, por ajo ishte e pamundur dhe asnerës nuk i përshtatej mu ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajze tjetër në mretëri.
E Përhitura u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi mbathi ate ajo u shëndruan në bukurushen më të bukur në mbretëri.

Ditë më pasë u bë dasmë e madhe:
Princi dhe e Përhitura martoheshin
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #6 më: 19-03-2005, 11:40:16 »

B o r b a r d h a

Na ishte një herë një mbret dhe një mbretreshë, ata e donin shum njëri tjetrin. Por ishin të zemëruar sepse nuk kishin fëmijë.
Një ditë të bukur dimri mbretresha ishte ulur pran dritares së hapur dhe qepte, kur papritur qe therur në gjilpër dhe tri pika gjaku ranë në dëborë. Mbretresha ofshau:
- O sikur të lindja një vashë të bardhë si dëborë, me buzë të kuqe sikur gjaku e flokë të zeza sikur korbi.
Disa muaj më vonë ajo lindi një vajzë. Vasha ishte e bardhë sikur dëborë, buzët i kishte kuq si gjaku dhe flokët e zeza si korbi. Mbretresha u gëzua shum për lindjen e vajzës dhe e bardhë si ajo ishte e quajtën Borbardha. Mirpo pas pak kohe mbretresha u sëmuar dhe vdiq. Borbardha kishte nevojë për një nënë kështu që mbreti u martua. Mirpo mbretresha e re kishte vetëm një gjë për vehte: Të jetë më e bukura në botë.
Ajo kishte një pasqyre magjike, të cilën ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyre në murë që je, kushë është më e bukura mbi këtë dhe?
- Ti mbretresh, ti je më e bukura mbi këtë dhe! Iu përgjigjej pasqyrja magjike.
Kështu pasqyrja u përgjigjte mbretreshës sa herë që ajo bënte pyetje.
Mirpo një ditë plotsisht pasqyra u përgjegj:
- Ti mbretreshë je më e bukura mirpo Borbardha është njëmijë herë më e bukur!
Kur dëgjoi kët mbretresha u hidhërua shum dhe urdhëroi një gjyetarë që të merë Borbardhën në pyell që ta mbytë dhe i tha atijë:
- Dua të më biesh zemrën e saj, të më vërtetosh se ke zbatua urdhërin.
Gjuetari e mori Borbardhën në pyllë dhe kur dashi ta mbysë ajo iu lut që tia fali jetën. Gjuetarit iu dhimb Borbardha kështu që ai e lëshoi ate dhe në vendë të saj vrau një dren dhe mori zemrën e tijë që të i tregojë mretreshës.
Borbardha mori rrugën thell në pyell, pasi i premtoi gjuetarit që mos të kthehet kur më në kështjellën mbretrore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa një kasollë të vogël, mbrenda të gjitha gjërat ishin shum të vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga një kafshat ushqim nga ç'do pjatë dhe një gërqamë lëngu nga ç'do gotë dhe pastaj ra në shtratin më të madh nga shtata shtret që ishin aty.

Pronarë të kasollës ishin shtat shkurtabiqa. Ata u kthyen në shtëpi pasi kishin përfunduar punën, mirpo kur hyrën në shtëpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenë aty.
I pari tha:
- Karriga ime nuk qëndron ashtu sikur se unë e kam lanë.
I dyti :
- Dikush paska ngrënë nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirë nga gota ime.
Duke folur mes veti, panë Borbardhën të shtrier në shtrat. Ajo ishte shum e bukur, menduan ata dhe nuk donin të ia prishin gjumin por vetëm qëndruan aty dhe shiqonin Borbardhën e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqëve se për qfarë arsye ajo kishte ardhur aty.

Shkurtabiqët i than Borbardhës se ajo mund të rijë me ta por kur shkurtabiqët nuk jan në shtëpi Që mos të e lëshojë askend mbrenda në kasollë.

Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!
Kur dëgjoi kët, mretresha veshi disa rrobe të vjetra e u bë të dukej sikur një plakë e keqe dhe u nis për në rrugë të gjejë Borbardhën.
Pas ak ajo gjeti kasollën e shtat shkurtabiqëve. E veshur sikur plakë ajo trokiti në e dritare, kur Borbardha u paraqit në dritare, plaka nxori mollën më të bukur nga shporta dhe i shtreu Borbardhës. Molla ishte aq tërheqëse sa që Borbardha nuk mundi të rrefuzoj e mos të e mer. Ajo kafshoi mollën mirpo molla kishte qenë e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur në tokë.

Kur skurtabiqët erdhën në kasollë,gjetën Borbardhën të shtrirë në tokë. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan të e zgjonin mirpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumë e bukur sa që iu dhimbsej shkurtabiqëve të vorrosin, por në vendë ndërtuan një sandek nga qelqi dhe e vendosën ate në pyllë që të mundë të vinë e të e vizitonin për ç'do ditë.

Shkuan shum ditë, javë e muaj. Borbardha dhe më tutje ishte shum e bukur.
Një ditë kaloi një princ aty pranë dhe pa Borbardhën. Ai qe habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkutabiqët që t e lejojnë ate të e merë Borbardhën me veti në kështjellën e tijë. Shkurtabiqët pranuan dhe lejuan princin të mer Borbardhën me vete.
Shërbëtorët e princit morën sandekun mbi shpinë dhe u nisën në drejtim të kšshtjellës së princit. Mirpo rrugës njeri nga shërbëtorët mori thua në një rrënjë të drurit dhe u rrëzua së bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhës i ra kafshata e mollës nga fyti dhe ajo hapi sytë. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gëzua shumë dhe e mori ate me veti në kështjellë ku së shpejti ata u martuan me një darsëm madhështore.
Mretresha zemërkeqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallë u zemrua aq shumë sa që vdiq.
E Borbardja qe dhe mbeti më e bukura mbi dhe.

-------------------------------------------------------

Kaq per sot.Gjume te embel.  fle gjume  fle gjume  fle gjume  fle gjume
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #7 më: 20-03-2005, 17:35:20 »

Vazhdojm aty ku e lam.

Pjese e shkeputur...

Ne ate kohe, ne vitin 1823, Mongermeji ishte fshati i rendomte ne mes te pyllit, vend i qete dhe i bukur, larg cdo rruge. Ne te njeriu me pak te holla mund te jetonte sume mire. Vetem fshati nuk kishte uje, sepse gjendej ne nje vend te larte.
Njerzit nga njeri skaj i fshatit merrnin ujin prej lumenjve te vegjel qe gjendeshin ne rrethin e tyre, e ata qe ishin ne skajin tjeter, me afer kishes, e sillnin nga burimet, nje cerek ore larg prej Monfermejit.
Per shkak se per uje duhej bere nje rruge mjaft e gjate, bartja e tij ishte nje pune e rende per fshataret. Shtepite me te medha, nder te cilat edhe pijetorja Tenardije, cdo kove uje ia paguanin nga nje cereke nje plaku qe merrej me kete pune. Por plakushi veres punonte vetem deri ne mbremje, kurse dimrit deri ne oren pese dhe porsa fillonte nata, edhe kapaket e dritareve mbylleshin dhe ai, qe nuk kishte uje duhej te shkonte vete te marre, ose rrinte pa te.
Kjo gje ishte pune e tmerrshme per Kozeten e vogel. Ajo, si e dime, ishte e dobishme dyfish per Tenardiret: nenae Kozetes u jepte te holla, e vajza u sherbente. Kur Fantina pushuoi se paguari, Tenardiret e ndalen Kozeten, Sepse ajo e zevendesonte sherbetoren. Pervec puneve te tjera, ajo gjithnje sillte edhe uje sa here qe u nevojitej. Femija, i tmerruar prej mendimeve se anten i duhej te shkontene pyll per te marre uje ne burim, gjithnje kujdesej qe ne shtepi te kete uje.
Kershendellat e vitit nje mije e teteqind e njezet e tre u kremtuan ne Monfermej ne menyre madheshtore. Fillimi i dimrit ishte i vute pa acar dhe bore. Komedianteve qe kishin ardhur prej Parisit, pushteti u lejoi t'i ngrehin cadrat ne rrugen kryesore te fshatit, kurse nje grup tregtaresh po me ate leje ngriten cadrat e veta ne sheshin e kuq ne Rrugen e Furrtareve, ku gjendej taverna e Tenardiut. Pijetoret dhe mejhanet ishin plot me njerez qe ngjallen kete vend te qete.
Naten e Kolendres, ne pijetoren e Tenardiut, disa njerez, karrociere dhe shtegetare, ishin ulur rreth e rrotull tryezave dhe pinin. Tenardirja kujdesej per gjellen qe zihej ne zjarr, kurse Tenardiu pinte me myshterinjte dhe fliste per politike!
Ate mbremje Koezeta, si rendom, rrinte prane kendit te tryezes se kuzhines qe ishte afer vatres se zjarrit. Ne kembet e zbathura kishte kepuce prej druri e ne driten e llambes bente corape per te vijat e zonjes se vet. Nje mace shume e vogel lodronte nen karrige. Prej dhomes fqinje degjohej zeri dhe qeshja e bijave Tenardije; keto ishin Eponina dhe Azelima.
Prane vatres per nje gozhde varej nje kerbac. Kohe pas kohe, britma e nje femije te vogel, qe gjendej diku ne shtepi, kalonte zhurmen qe behehj ne pijetore. Ky ishte djali i Tenardireve qe kishte dicka me teper se tre vjet. E ema nuk e donte. Kur britma e vogelushit behej e padurueshme, Tenardiu i thoshte se shoqes:
-Djali yt po bertet, shko shih se c'do.
-Lere! - pergjigjej e ema, - me ka merzitur.
Dhe djali i lene ne terr vazhdonte vajin.
Ne ato kohera Tenardiu ishte afer pesdhjetevjec, kurse zonja e tij u afrohej te dyzetave. Ajo ishte, si kemi thene, e larte, flokegeshtenje, e kuqe ne fytyre, e trashe, krejt tul, katerkendeshe, e madhe, por e shpejte. Te gjitha punet e shtepise i bente vete: rregullonte, pergatiste, lante, ziente dhe bente cdo gje. Sherbetorja e vetme e saj ishte KOzeta: miu ne sherbim te elefantit. cdo gje dridhej prej zerit te saj, dritarja, mobiliet, njerezit. Lavdohej se me nje grusht mund ta thyeje kokrren e earres. Kush degjonte duke folur, thoshte: xhandar i vertete. Kush e shihte se si sillej me KOzeten, thoshte: xhelati vete.
Tenardiu ishte i shkurter, i thate, i zbehte, i pazhvilluar, ne dukje i semure, por, ne te vertete, me nje shndet te jashtezakonshem-ketu fillonte hipokrizia e tij. Rendom qeshej sa per sjellje te mire, por dhe ishte i sjellshem potuahjse me secilin, madje edhe me lypesin, te cilit nuk i jepte lemoshe. Kishte shikim dhelparak. Ishte tinezak, grykes, pertac dhe mjeshter. Duke ndenjur me karrociere kishte qejf te fliste per luften e Vaterlos dhe lavdohej se edhe ai kishte marre pjese ne ate lufte si kapter dhe se atje, duke lutuar trimerisht, kishte shpetuar nje gjeneral te plagosur. Prej kesaj edhe pijetorja kishte marre kete emer. Ne te vertete ai ne Vaterlo nuk kishte luftuar, por naten kishte plackitur te plagosurit dhe te vraret, mirepo per kete ne Monfermej nuk dihej gje.
Cdonjeri qe per te paren here hynte ne pijetore, thoshte me vete per Tenardiren: kjo eshte zot ne kete shtepi. Por gabonte. Ajo madje nuk ishte as zonja e pijetores. Zot dhe zonje ishte burri i saj. Ajo punonte e ai fitonte. Mjaftonte vetem nje fjale e tij, nje gjest i tij dhe secili heshtte. Tenardiu kishte vetem nje qellim te pasurohet. Por kjo gje nuk i shkonte ndoresh. Kete vit Tenardiu kishte borxh nje mije e peseqind franga, qe duhej patjeter t'i paguaje dhe kjo gje e grengoste shume.
Nje here gruas se vet me zemerim, por me ze te ulet, ia tha parimet e veta.
-Detyra e te zotit te pijetores eshte: njeriut te pare qe vjen t'ia shese gjellen, pushimin, driten, zjarrin, carcafet e ndyte, pleshtat, buzeqeshjet; te dije t'i ndale shtegtaret, te zbraze qeset e vogla, t'i lehtesoje te medhate, te pranoje me nderime familjet qe udhetojne e kerkojne konak, te rrjepe burrin, te zhduke gruan, te plackite femijen; t'i paguhet per dritaren e hapur, per dritaren e mbyllur, per vendin prane vatres, per kolltukun, karrigen, shkamin, banken, dyshekun, shtrojen me pendla, per nje grusht kashte; te gjitha t'ia paguaje udhetari, madje edhe mizat qe do t'i haje qeni i tij.
Ky burre dhe kjo grua ishin dinakeria dhe terbimi lidhur bashke, cift i dyte dhe i tmerrshem.
Te ketilla ishin keto dy qenie; e midis tyre Kozeta, e munduar si prej njerit, ashtu edhe prej tjetrit. Ata kete e benin ne menyren e tyre prej gruas ishte lene pas dore - tere dimrin ecte zbathur, ashtu deshironte i shoqi. Kurrkund nuk gjente meshire; zonja gjarper e i zoti i pijetores zemerkeq. Pijetorja e Tenardierve ishte si rrjete merimange, ku dridhej Kozeta e kapur.

Viktor Hygo
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #8 më: 20-03-2005, 17:37:51 »

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjere e mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Ndërtimi i kësaj kështjelle e ka nje gojedhene te bukur dhe te hidhur. Ajo pak a shume vijon...
I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi te tere qutetin. Kjo mjegull mbeti aty tri dite e tri nete. Pas tri ditesh e tri netesh fryu nje ere e holle e cila ngrit mjegullen. Aty maje kodres punonin tre vellezer e ndertonin nje keshtjelle. Muri qe ndertonin diten, u shembej naten, dhe keshtu nuk e ndertonin dot. Na shkon aty nje plak i mire dhe u thote:-Puna e mbare o tre vellezer!
-Te mbare pac o plak i mire. Po ku e sheh ti te mbaren tone?
Diten punojme e naten shembet. A di ta thuash ndonje fjale te mire: c'te bejme qe ti mbajme muret ne kembe?
-Une e di :-thote plaku , por duhet ta mbani ne fshehtesi dhe te mos i tregoni askujt dhe as vashave tuaja ne shtepi.
Vellezerit i thane besen plakut se asnjeri nuk do te tregonte.
-Athere, tha plaku, un do t'iu tregoj. Neser cila vashe te vije per te sjelle ushqimin, nga tre kunatat, duhet ta merrni dhe ta murosni te gjalle ne muret e keshtjelles. Atehere do ta shihni se muri do te ngrihet dhe do te qendroje pergjithmone.
Kaq tha plaku dhe u zhduk. Vellezerit te merzitur kthehen ne shtepi. Dy vellezerit e medhenj e shkelen besen dhe u treguan grave te veta. Atat u thane vashave te mos shkonin per te shpene ushqimin te nesermen. Vetem vellai i vogel e mbajti besen.
Ne mengjes si gjithmone vellezerit shkuan ne pune dhe filluan te ngrinin kalane.
Nena e djemve ne shtepi nuk dinte gje. Ajo i kerkon nuses te madhe t'u shpjere trimave ushqimin. Nusja e madhe ankohet se ishte semure dhe keshtu nuk shkon. I tha dhe te dytes. Reja e dyte i thote : Jo zonja nene, sot une duhet te shkoj per buajtje . I vjen radha nuses te vogel.
- O nusja e vogel, trimat duan buke, uje dhe kungullin me verë.
-Po zonja nene, pergjigjet nusja e vogel, por kam djalin e vogel qe po qan.
Dy kunatat e medha i premtuan se do te kujdesen per djalin. Ajo e mori buken, ujin dhe kungullin me vere, puthi djalin ne te dy faqet, dhe niset. Kur arin tek vendi i punes, pershendet trimat.
-Puna e mbare o trima!
Vellezerit kur e pane, ndalen punen. Fytyrat iu zbehen dhe burrit te saj i ra cekani nga dora. Nusja e vogel i thote: "C'ke ti, im zot? Pse e mallkon gurin dhe murin? Hidhet kunati i madh dhe i thote: Ti paske lindur ne dite te zeze, moj kunata e vogel. Ne duhet te murojme te gjalle vajzen qe do na sillte sot per te ngrene, vetem ne kete menyre keshtjella do te qendroje e nuk do shembet me.
-Shendosh ju o tim kuneter, por un po ju le nje porosi: Kur te me muroni, syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte te mi lini jashte. Kur te nise te qaje im bir, me nje sy do ta shikoj, me nje dore do ta ledhatoj, me nje kembe do perkund djepin e me gjirin e djathte do ta mekoj.Gjiri im u ngurofte, keshtjella jone gjithmone qendrofte, djali im trimerofte, u befte mbret e mbreterofte!
Vellezerit e moren nusen e vogel dhe e muruan ne themel te keshtjelles. Muret u ngriten e u lartuan, e nuk u shemben me as nate e as dite. Po rreze mureve te keshtjelles edhe sot e kesaj dite, guret jane te lagur dhe plot myk, nga lotet e gjiri i nuses se vogel qe vazhdon pikon per birin e saj.
Dhe biri i saj, u rrit, luftoi dhe trimeroi !

Gojëdhënë
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #9 më: 20-03-2005, 17:40:43 »

Kjo eshte nje peralle qe ma tregonte nena kur isha e vogel. Shpresoj qe tju pelqej se mua me pelqente shume. Njehere e nje kohe jetonte nje plak i cili kishte 3 vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogel se kjo ishte e padjallezuar ndersa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmone mendjem per djallezi. Nje dite ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilen nga vajzat se cfare donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte nje varese me gure diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dyte kerkoi nje fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e trete ajo kerkoi nje molle ku mund te shikoje tere boten. Vajzat e medhaja filluan ta tallnin per kerkesen qe kishte bere sepse ishte e pamundur te shikoje boten ne nje molle. Babai shkoi ne qytet dhe i bleu cdo vajze dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe nje molle ku mund te shikoje te gjithe boten. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndersa vajza e vogel ishte e lumtur me mollen e saj te vogel ku ajo mund te shikonte te tere boten. Ato u bene shume xheloze per motren e vogel dhe nje dite vendosen te shkojne ne pyll per te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogel qe te shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar keshtu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogel. Moren mollen e saj dhe e varrosen ate aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjeri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjeri skalonte asnjehere aty. Kur vajten ne shtepi ato i thane babait qe motren e vogel e kishin ngrene ujqerit. Babai u helmua shume ne zemer dhe qe nga ajo dite nuk qeshte me. Kaluan dite, jave, muaj dhe gjate kesaj kohe ne varrin e kesaj vajzes u rrit nje kallam i gjate. Nje dite prej ditesh nje bari kaloi aty afer dhe e preu kallamin per ta bere fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bere nje gje e cuditshme ndodhte. Fyelli kendonte nje kenge vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen ketu. I vetmi sherim per mua do te ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi per kete gje. Atehere princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shume e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por perpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atehere ai urdheroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo dite ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndersa babait te saj ai i dha nje shtepi afer pallatit mbreteror qe ai te vinte ta takonte cupen sa here te donte. Po ate dite ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe eshte bere ndonjehere dhe qe nga ajo dite deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.


Shpresoj tju pelqej!
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #10 më: 20-03-2005, 17:41:21 »

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here? Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.

Perralla atje shendeti tek ne.
E identifikuar
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #11 më: 20-03-2005, 17:43:12 »

 Nje bote e lagur, nje kohe me lageshti me priste, kur une u zgjova ne kete mengjes vjeshte.
Zbrita nga shtrati,dhe fillova te veshtroj pertej dritares,xhama dritaresh ku pikat a shiut rreshqisnin si rruaza te tejdukshme, peme te lagura qe pikonin pike pike,rruge te lagura, bari i lagur,cati te lagura ku shiu perplasej me rrembim dhe rreshqiste nga strehet duke bere nje zhurme te vecante dhe nanuritese.
Jashte ishte komplet nje bote e lagur.
Une zbrita shkallet, dhe ne kuzhine me priste nje mengjes i ngrohte,buke e thekur,nje kakao e ngrohte.
Pas mengjesit vendosa te dal ,dhe mora te vesh mushaman e shiut, cizme e mia qe shkelqenin, dhe dorezat e vogla,dhe keshtu dola jashte ne kete bote te lagur ne cdo cep.
Fillova te eci bashke me njerezit, dhe kudo shikoja cizme dhe kepuce te lagura, pikat e shiut qe pikonin ne kapelen time,dhe qe andel rreshqisnin mbi mushamane duke perfunduar ne toke.
Shikoja makinat e lagura qe shkembeheshin me njera tjetren, dhe fshirset e xhamave qe fshinin ujin nga xhamat.
Mua me pelqen koha me shi,me pelqen te vrapoj, ne pellgje me uje duke ngritur cirkat e ujit perpjete,"oh sa qejf kur bie shi"por brenda mushamase une isha i thate duart e kembet e mijaishin te ngrohta,edhe floket nuk i kisha te lagura,pra kjo bote e lagur ishte jashte mushamase time te shiut.
Kur u ktheva ne shtepi me priste nje bote tjeter akoma me a ngrohte, me priste nje ngrohtesi nene,nje ngrohtesi babai,dhe ngrohtesia e oxhakut ne cep te dhomes ku digjeshin disa dru me nje flake te shendritshme, me priste nje shtrat i ngrohte ne dhomen time dhe bota e lagur qendronte dhe priste jashte dritares.Pasi me dhuruan nje puthje te embel u gjenda ne shtratin tim, duke menduar me cudi per kete bote te lagur dhe pyesjaveten se cfare mengjsi me pret neser dhe thash"NATEN E MIRE O BOTE E LAGUR DHE ME SHI"

Marre nga libri per femije"Wet World"
Nga:Ludwig Bemelmans
E identifikuar
Dolce
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2892



Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 05-05-2005, 23:07:48 »

Ishte 1 here nje baba dhe kishte 3 vajza...Nje dite prej ditesh i shkon mendja ti pyese vajzat e tij sa e donin..-Pyet vajzen e madhe -Sa me do i thote dhe ajo i pergjigjet - Sa mjalta dhe babai u gezua shume..- Pyet te dyten dhe e dyta i pergjigjet - Sa sheqeri dhe perseri babai u gezua.Tani i erdhi radha te tretes .Ajo Ulet afer babait te saj dhe me nje ze te embel iu pergjigj       - Babi une te dua sa kripa...Babai beri nje veshtrim keqardhes se nuk i pelqeu pergjigja e vajzes dhe inatosur i tha - Qe sot e tutje ti nuk je vajza ime me - Ajo u largua e merzitur dhe qe nga ajo dite iku nga shtepia pasi babai dhe motrat nuk e donin me..Mbas disa kohesh vajza gjen nje djale me te cilin dashurohet dhe martohet .Diten e dasmes fton dhe Motrat dhe Babain e saj.. Kishte shume te ftuar dhe sherbetore dhe guzhiniere .Vajza vete ne guzhine dhe u thote guzhinierve ..- Per babain tim do gatuaj une.Ashtu u tha ashtu u be. Vajza pergatit te gjitha pjatat njelloj si te tjeret por vetem ne gjerat e pergatitura nuk hedh  Kripe.. Vete dhe i sherben Babait te saj...Koha kalonte .Te gjithe hanin me kenaqesi vetem babai rrinte dhe shikonte te tjeret . Therret njerin nga guzhinieret dhe e pyet kush i ka pergatitur ushqimet dhe ai i ben me dore nga vajza e tij.. Pastaj I drejtohet vajzes dhe e pyet.. Bijee dashtur pse nuk u ke hedhur kripe ushqimeve..Vajza me nje buzeqeshje te embel i thote - Baba te kujtohet kur me pyete sa me do dhe une te thashe sa kripa dhe ti me perzure nga shpia ,sepse nuk e doje kripen prandaj dhe une nuk u hodha kripe ushqimeve sepse ti nuk e doje kripen baba.Babai ul koken dhe largohet i merzitur pafolur asnje fjale,sepse e kuptoi qe kishte bere gabim .Nuk me kujtohet me se ka kohe qe nuk e kam degjuar. Kaq besoj se kuptimin ja nxjerrni vete ju.. Kjo eshte nje nga perrallat kur ma tregonte babi kur isha e vogel qe dhe sot e kesaj dite me kujtohet dhe me ka ngelur ne mendje dhe qe vlen si mesim jo vetem per mua por per te gjithe. Rilexohemi heren tjeter kur te me kujtohet noj tjeter megjth i paski treguar ato qe di une. buzeqeshje
« Ndryshimi i fundit: 05-05-2005, 23:28:48 nga Dolce » E identifikuar

"The possession of knowledge does not kill the sense of wonder and mystery. There is always more mystery."
iShUlLi
Anetar


Karma: 3
offline offline

Postime: 854


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 02-07-2005, 07:14:33 »

Na ishte nje here nje plak i varfer, por shume i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plote. Plaku zinte ndonje cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Nje dite dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gje.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte dicka. Dhe me ne fund fija e vjeter e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Nje cirua
i vogel, fare i vogel vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dore. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjeter dhe...
-Te lutem, me hidh perseri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Te lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe une do te te realizoj cdo
deshire qe te kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me nje cironke aq te vogel dhe e hodhi ne lume. Ne cast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj nje deshire!
-Te kisha nje torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalen, torba me cironj i erdhi prane. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, keta pleqte e mire!) dhe ja tregoi gjithe
historine...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi neper te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha deshiren.
Kur shkoi ne shtepi, plaka kishte perfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgje.
Sa here qe plakes i kujtohej ndonje gje ajo dergonte plakun t'ia thoshte kete
deshire cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bente realitet deshiren e plakes. Keshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mire, kuaj, hyzmeqare...Cdo gje,
cdo gje. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kerkonte dhe nje dite e urdheroi
plakun:
- Shko merre cironken tende te qelbur dhe sille ketu!
Plakut te shkrete i therri ne zemer dhe cale-cale u nis e shkoi ne ane te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne cast mbi uje. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj nje deshire!- i tha ajo plakut si gjithmone.
-Plaka me tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet te vish me mua tani.
Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe te vish me mua...
Cironka e vogel heshti. Heshti disa caste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit per te mos dale me kurre.

Plaku u kthye ne shtepi..shtepia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kerkuar shume...

 luj syun   luj syun

E identifikuar

Cituar nga: Me
I hope you enjoy your stay here at zeriyt.com!
MONSTER girl
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1908


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 02-07-2005, 07:33:27 »

e bukur kjo. e kam lexuar eshte e vellezerve Grim. pasneser do marr librin e tyre dhe te premtoj qe do te shkruaj perralla sa te kenaqen gjithe kalamajat e forumit. qesh me te madhe
E identifikuar

TAKE IT EASY
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila proze eshte me e bukura sipas mendimit tuaj?
  • Dot Minihartimi (syrgjyn)
  • 6 (19%)
  • -
  • Dot Dallimet jane pasuri(Mr.Deti)
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Me fal(Capkenja)
  • 13 (41%)
  • -
  • Dot Pa titull(Nargaroth)
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Neser (Felice)
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Ditet e korrikut.(Qumka)
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Vjeshte dhe lot!(Indriti)
  • 5 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 30
  • Shiko temen

* Sponsor