Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: RSH (PD) Partia Demokratike  (E lexuar 1078 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 10-02-2006, 18:39:47 »
Citojeni

Partia Demokratike është themeluar më 12 dhjetor 1990, ndonëse juridikisht është pranuar si subjket politik nga Ministra e Drejtësisë një ditë më parë më 11 dhjetor. Para themelimit si forcë politike, kryetar i Komisionit Nismëtar për krijimin e PD-së ka qenë Azem Hajdari, i cili jep dorëheqjn për t'i hapur rrugë ardhjes në krye të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili jep dorëheqjen në vitin 1992 pasi merr postin e Presidentit të Republikës ndërsa në vend të tij vjen Eduart Selami.


« Ndryshimi i fundit: 13-12-2006, 16:33:38 nga Berni » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 10-02-2006, 18:46:57 »
Citojeni

Kryesia e Partis Demokratike

Sali Berisha - Kryetar

Bamir Topi - Nën Kryetar

Jozefina Topalli - Nën Kryetare

Ridvan Bode - Sekretar i Pergjithshem

Ne Kryesin e PD ndodhen edhe shumë emra te tjer si:

Soko Olldashi

Spartak Ngjela

Ilir Rusmali

Lulzim Basha

Majlinda Bregu

Marjeta Zace

Mimoza Hasekiu

Edi Paloka

Jemin Gjana etj......

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 10-02-2006, 18:56:28 »
Citojeni

Oret kur u themelua Partia Demokratike

Ish-Kryeministri Aleksander Meksi kujton 12 dhjetorin e 1990-tes, kur ne shtepine e Pashkos ishin mbledhur Hajdari, Imami, Berisha, Budina, Zhamo, Selami, Ruli e Necaj.


Për ish- Kryeministrin Aleksander Meksi, i cili është edhe numri një i listes se themelueseve te Partise Demokratike, ditet qe cuan ne themelimin e partise se pare opozitare 12 vjet me pare, pas afro 50 vitesh diktaturë, janë fotografuar thelle ne kujtese. Sipas tij, vetëm një vit pas rrezimit te Murit te Berlinit, me 12 dhjetor te vitit 1990, sipas takimit te lënë ne mesnaten e një ditë me pare, janë mbledhur ne një dhome te shtepise se Gramoz Pashkos, ky i fundit, Azem Hajdari, Arben Imami, Sali Berisha, Edmond Budina, Mimoza Zhamo, Eduard Selami, Genc Ruli, Sokol Necaj dhe vete Aleksander Meksi, me qëllim themelimin e partise se pare opozitare. Si rezultat i protestave te studenteve, shqiptarët kishin te drejtë te krijonin një parti opozitare. Një ditë me pare (me 11 dhjetor), Byroja Politike e PPSH, pranoi publikisht pluralizmin politik. Zyrtarisht kjo e drejtë u be e mundshme, pas dekretit te dates 17 nentor, qe lejonte partite politike. Fillimisht studenteve iu keshillua te krijonin një parti te studenteve dhe intelektualeve te rinj, megjithëse një gjë e tillë nuk ekzistonte ne asnjë vend te botës. Por ne mengjesin e 12 dhjetorit, intelektuale e studente, diskutuan për krijimin e një partie opozitare, e cila te luftonte për shembjen e komunizmit. Megjithëse pati një larushi mendimesh, mbizoteroi ideja për një Parti Demokratike, siç kishin kërkuar pjesemarres te shumte ne mitingun e organizuar një nate me pare. Pavaresisht se dikush nga folesit ne atë miting kishte bërë fjale për një parti studentesh, siç kishte "keshilluar" ish- udheheqesi i vendit, Ramiz Alia. Meksi kujton se ne këtë takim u propozuan shumë emra si Levizje, Forum, Front, Bashkim, Lidhje etj., qe nuk u pelqyen, sepse si opozitare te sistemit socialist dhe te PPSH, shqiptarët deshironin një Parti Demokratike. Të pranishmit e siperpermendur ne këtë takim arriten konsensusin për emrin PD rreth orës 10 te paradites. Pas kësaj u ngarkua Azem Hajdari dhe Mimoza Zhamo, qe te pyesnin perfaqesine e studenteve, nëse ishin te këtij mendimi, ndryshe PD do të shpallej ne një miting tek Poligrafiku. Është dashur më pak se 20 minuta, kujton Meksi, qe Hajdari te sjelle përgjigjen e njerëzve te mbledhur ne shtepine e Pashkos se studentet kanë mirepritur krijimin e PD. Nismetaret për themelimin e PD vendosen qe pasditen e dates 12 dhjetor ne orën 16. 30, te bëhej mitingu, ku do të shpallej themelimi i PD. Pikërisht ne këtë moment, kujtojnë te pranishmit ne këtë takim, Kryetari i sotëm i PD Sali Berisha, është terhequr nga kjo mbledhje, duke thënë se kjo është puna juaj. Paralelisht me këtë, Pashko njofton korrespondentin e agjensise Rojter ne Vjene Ricard Shvarc, për krijimin e PD. Meksi kujton se për këtë janë njoftuar edhe mjaft radio te tjera te huaja. "Pas kësaj, themeluesit e PD, apo grupi organizator siç mori emrin me vonë, filluan punën për programin, qe do t'i paraqitej publikut, i cili mori emrin Programi Minimal i PD. Ai u hartua brenda rreth 2- 3 orëve ne dhomen e Pashkos dhe moren pjesë aktive ne shkruajtjen e tij, unë, Gramoz Pashko, Arben Imami, Genc Ruli, Eduard Selami e në fund edhe Sokol Necaj. Shkrues i këtij programi ishte Imami. Gjithçka diskutohej dhe vendosej bashkarisht nga te gjithë te pranishmit. Të vetmet materiale me te cilat u konsultuam, ishte Karta e Helsinkit dhe Deklarata për te Drejtat e Njeirut, qe u vu ne qarkullim ato ditë ne Tiranë", kujton Meksi. Ky i fundit nuk ngurron te kujtoje edhe detaje te dates 12 dhjetor, te cilat krijonin jo pak turbullira. Meksi kujton se rreth mesdites se 12 dhjetorit, kur vazhdonte puna për hartimin e Programit Minimal te PD, gazetari i Rojterit nga Viena merr ne telefon Pashkon dhe i thotë se, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, një ore me pare kishte pergenjeshtruar lajmin e dhënë prej tij se ne Tiranë është krijuar PD, me arsyetimin se ishte dhënë leje vetëm për krijimin e një partie te studenteve dhe intelektualeve. Meksi kujton se bashke me Pashkon moren gazeten "Zeri i Popullit" te asaj ditë dhe i lexuan Shvarcit njoftimin e Plenumit te KQ te PPSH se kishte lejuar pluralizmin politik. Puna me pas ka vazhduar me leximin e korrigjimin e tekstit, i cili në fund filloi te shkruhej ne makine shkrimi me ndihmën e Besnik Hados, duke mos arritur te shkruhej ne makine fleta e fundit, qe mbeti me shkrimin e Imamit dhe korrigjimet e Meksit. Grupi i nismetareve vendosi qe fjalën ta mbante Imami, ndërsa mitingun ta hapte Azem Hajdari. Por papritur, ndermjet tyre, e ka marrë fjalën Berisha, i cili nder te tjera ka theksuar se "ne këtë mes, mirenjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti Ramiz Alia, i cili me një mençuri te madhe, me mençuri dhe guxim, udhehoqi njesite e mëdha te ushtrise sone ne beteja clirimtare, udhehoqi vendin ne beteja të reja te demokratizimit te Shqipërisë". Përkundër deklaratës ne mitingun e pasdites se 12 dhjetorit, ku Berisha shprehet se "si një mik, si një mik qe dëshiroj dhe shpresoj te mbetem i PD, dua t'i uroj asaj suksese gjithnjë e me te mëdha ne punën e saj për begatimin e Shqipërisë, për te miren e vendit tonë", ai rikthehet tek grupi nismetar me date 13 dhjetor dhe përfshihet vrullshem ne punën për organizimin e PD, ne hartimin e dokumentave për miratimin e saj nga Ministria e Drejtesise. Meksi vlerëson se pavarësisht nga uzurpimi qe i kanë bërë jetës politike te vendit neo-komunistet, 12 dhjetori do të mbetet një ditë e shënuar ne historinë e PD dhe te popullit shqiptar, si dita qe ndryshoi rrugën e Shqipërisë nga komunizmi drejt demokracise, drejt lirisë europes dhe kombeve te tjera te qyteteruara. Sipas tij, 12 dhjetori është edhe një apel për shqiptarët, qe demokracia të mos mbetet thjeshtë një iluzion.
Armando META
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 17-02-2006, 20:37:10 »
Citojeni

Emrat e Deputeteve te PD 2005 - 2009

ASTRIT BUSHATI
RAMIZ çOBAJ
GILMAN BAKALLI
ARENCA TRASHANI
JOZEFINA TOPALLI
TOM DOSHI
REXHEP UKA
ALEKSANDER BIBERAJ
JEMIN GJANA
FATOS HOXHA
ALDO BUMçI
PREç ZOGAJ
GJOVALIN PRENGA
GJOKE VUKSANI
PAL DAJCI
IDRIZ XHOMARA
SALI SHEHU
RAHIM KALECI
SHKELQIM ZIRI
NDRIçIM BABASI
SAMI GJERGJI
SOKOL OLLDASHI
FLORI BAJRAMAJ
GAZMEND OKETA
GENC JUKA
BAMIR TOPI
BESNIK MUSTAFAJ
LULZIM BASHA
BUJAR NISHANI
YLLI PANGO
MAJLINDA BREGU
GEZIM KARAPICI
SPARTAK NGJELA
SAFET SULAJ
ASTRIT PATOZI
LEONARD DEMI
BAKI SHEHI
SALI BERISHA
ENGJELL CARA
LUAN SKUQI
DASHNOR SULA
AUREL BYLYKBASHI
BLERIM çELA
MEVLAN XHINDOLI
ILIR BANO
MEHMET XHEKA
RIDVAN BODE
ILIR RUSMAJLI
EDMOND SPAHO
BESNIK JAçELLI
MEHMET HOXHA
GENC RULI
BUJAR LESKAJ
ARDIAN KOLLOZI
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 28-02-2006, 00:23:47 »
Citojeni

Keshilli Kombëtar i Partise Demokratike

1 - Sali BERISHA

2 - Abaz ALIKO*

3 - Agim CANI*

4 - Agron MUSARAJ

5 - Agron SHARRA*

6 - Albana VOKSHI

7 - Aldo BUMCI

8 - Aleksander SALLABANDA

9 - Aleksander BIBERAJ

10 - Aleksander MEKSI*

11 - Antoneta MALAJ

12 - Arben XHIKU

13 - Arben QIRIAKO

14 - Ardian KOLLOZI

15 - Ardian TURKU*

16 - Arenca TROSHANI

17 - Armand TELITI*

18 - Arqile GOREA

19 - Arta SAKE

20 - Artan HAXHI*

21 - Asllan NOKA*

22 - Astrit PATOZI

23 - Astrit BUSHATI*

24 - Aurel BYLYKBASHI*

25 - Azgan HAKLAJ

26 - Bamir TOPI

27 - Bardh RICA

28 - Bardhyl LONDO

29 - Bardhyl PEKA*

30 - Besnik MUSTAFAJ*

31 - Bislim AHMETAJ

32 - Blerim CELA

33 - Bujar NISHANI

34 - Bujar LESKAJ

35 - Dorotea KONOMI

36 - Dritan HAZNEDARI*

37 - Edi PALOKA

38 - Edmir KAPIDANI

39 - Edmond SPAHO

40 - Edmond GJOKA*

41 - Eduard SELAMI*

42 - Elsa MEKSI

43 - Endira BUSHATI

44 - Engjell HYSENBEGASI

45 - Engjell CARRA*

46 - Eris HOXHA

47 - Fahri BALLIU

48 - Fatbardh KADILLI

49 - Fatos BEJA

50 - Ferdinand PONI

51 - Ferit HOTI

52 - Flamur NOKA

53 - Flamur SHEHU

54 - Florian MIMA

55 - Flutura HASKO

56 - Fredi OLLI

57 - Gani HOXHA*

58 - Genc RULI

59 - Genc JUKA

60 - Genti STRAZIMIRI

61 - Gjergj LEZHA

62 - Gjergj OROSHI*

63 - Gramoz PASHKO

64 - Halit SHAMATA

65 - Hasan HALILI

66 - Hekuran HOXHOLLI*

67 - Ibsen ELEZE

68 - Ilda LUBONJA

69 - Ilir RUSMAJLI

70 - Ilir BANO

71 - Ilir KROSI*

72 - Jemin GJANA

73 - Jozefina TOPALLI

74 - Justina BORICI

75 - Kadri GEGA*

76 - Kolec TOPALLI

77 - Kujtim HARSHOVA

78 - Leonard DEMI

79 - Ligor POVE*

80 - Liri DIBRA

81 - Lorenc LUKA

82 - Luan MALLTEZI

83 - Luan SKUQI

84 - Luigj ISUFI*

85 - Lulezim BASHA

86 - Majlinda BREGU

87 - Maksim CIKULI

88 - Margarita QIRKO

89 - Marjeta ZACE

90 - Mevlan XHINDOLI*

91 - Migena RECI

92 - Milika JAHO

93 - Mimoza ASEKIU

94 - Mitro CELA

95 - Muje BUCPAPA

96 - Myqerem TAFAJ

97 - Naim GAZIDEDE

98 - Natasha SHEHU

99 - Nermin BASHA

100 - Nestor TERESKA

101 - Niko DUDA*

102 - Omer STRINGA

103 - Osman METALLA

104 - Pal DAJCI

105 - Pellumb BERISHA

106 - Pjeter ARBNORI

107 - Prec ZOGAJ

108 - Refik RUGIA*

109 - Rexhep UKA

110 - Ridvan BODE

111 - Robert DAMO*

112 - Roland BEJKO

113 - Sali SHEHU

114 - Selami XHEPA

115 - Shaban MEMIA

116 - Shkelqim HOXHA*

117 - Skender LLESHI*

118 - Sokol OLLDASHI

119 - Spartak NGJELA

120 - Suzana PANARITI

121 - Teuta KALEMI

122 - Thoma NINI*

123 - Uran BUTKA

124 - Valbona QEHAJA

125 - Veli RADA

126 - Vili MINAROLLI

127 - Voltana ADEMI

128 - Xhovalin BZHETA*

129 - Ylber VATA*

130 - Ylli PANGO

131 - Ylli ASLLANI

132 - Ylli PIRRO*

133 - Zana TURKU

134 - Zef GJOKA*

* Janë futur pa votim. Ne Keshillin Kombëtar futen pa votim edhe kryetaret e Bashkive te rangut të parë, ish-Presidentet, ish-kryetaret e PD-se, ish-Kryeministrat dhe ish-kryetaret e Parlamentit.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 13-12-2006, 16:30:41 »
Citojeni

Festohet me madhështi 16-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike

Berisha: PD, partia e vetme e aspiratave integruese të shqiptarëve




Politikanë të njohur, diplomatë të huaj, artistë, analistë të shtypit, mijëra simpatizantë dhe anëtarë të PD-së festuan dje me madhështi 16-vjetorin e krijimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Krijimi i Partisë Demokratike përkon me lëvizjen e furishme studentore të dhjetorit të vitit 1990, e cila rrëzoi diktaturën totalitare komuniste dhe e orientoi vendin drejt parimeve të respektimit të të Drejtave të Njeriut dhe të jetës politike pluraliste, si dy nga shtyllat e demokracisë. Kryetari i Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi se PD mbetet forca e vetme e plotësimit të ëndrrave dhe aspiratave të shqiptarëve për integrimin e tyre në strukturat euroatlantike. Duke iu referuar zhvillimeve të nxehta politike dhe sociale 16 vjet më parë, kur çakenjtë e diktaturës kërcënonin ende vendin me vrasje pa gjyqe, burgosje politike e internime kolektive, Berisha theksoi se ishte Partia Demokratike ajo që ngjalli shpresën e shqiptarëve për një të ardhme të sigurt të vendit në rrugën e begatisë dhe perspektivës europiane. "Programi i Partisë Demokratike ishte programi i reformave të thella për të ardhmen e Shqipërisë.
« Ndryshimi i fundit: 14-12-2006, 12:02:43 nga Berni » E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 11-12-2007, 23:07:25 »
Citojeni

17 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë

“Sot ne festojmë dhe nderojmë së bashku 17 vjetorin e themelimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si ditën e rilindjes së lirive dhe të drejtave njerëzore për qytetarë shqiptarë, pas rreth gjysëm shekulli të diktaturës enveriane, regjimit me represiv dhe më të egër që kombi shqiptar ka njohur në tërë historinë  e tij.

Kjo date, një ndër më të mëdhatë në historinë tonë kombëtare lidhet me themelimin e Partisë Demokratike Shqiptare, partisë së parë opozitare, pas një monizmi ekstrem gjysëm shekullor. Rreth orës 23.00, të datës 11 dhjetor, të vitit 1990, studentë të Universitetit të Tiranës, do shfaqeshin në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti si engjëj të vërtetë të aspiratave demokratike të qytetarëve shqiptarë. Të udhëhequr nga tribuni i lirisë, studenti Azem Hajdari, profesorë, pedagogë dhe asistentë të këtyre universiteteve, intelektualë dhe punonjës së Tiranës, themeluan në vendin e diktaturës më të egër, në    vendin e lirive dhe të drejtave njerëzore të ndaluara me kushtetutë dhe hiperkolektivizmit total, në vendin e izolimit më të thellë në Evropë, Partinë Demokratike, e cila do të shndërrohej në promotorin kryesor të lëvizjes më të fuqishme popullore që kombi ka njohur, me një platformë të qartë me të cilën  garantonte qytetarët shqiptarë për lirinë dhe të drejtat e mohuara, lirinë e fjalës, lirinë e besimit, lirinë e lëvizjes, iniciativën e lirë.

Kjo forcë politike do të pushtonte me shpejtësi mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, do ti nxirrte ata, nga mbretëria e frikës dhe terrorit, në mbretërinë e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Ndaj dhe sot ju ftoj të shprehim nderimin më të lartë për studentët, intelektualët, qytetarët e Tiranës që 17 vjet më parë me kuraje, trimëri, vendosmëri themeluan forcën e parë politike opozitare të vendit,  sollën pluralizmin politik.

Partia Demokratike Shqiptare si parti e aspiratave demokratike të shqiptarëve do të vihej në udhëheqje të opozitës së vendit në përmbysjen më 22 mars të regjimit komunist në Shqipëri. Duke u faktuar shqiptarëve dhe botës se Shqipëria nuk do të mund të mbetej Kuba e Adriatikut, por do të ecte në rrugën e lirisë, në rrugën  e ndërtimit të demokracisë.

Në të gjitha këto përpjekje Partia Demokratike pati ndihmën e gjithanshme, jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por të shumë partive simotra dhe institucioneve ndërkombëtare të cilat dhanë një kontribut thelbësor në organizmin, fuqizimin e saj dhe bënë të mundur që në zgjedhjet e 22 marsit ajo të shndërrohej në një parti qeverisëse  së bashku me forca të tjera politike opozitare. Në 4 vitet e qeverisjes së saj Partia Demokratike ia doli që Shqipërinë  e izolimit më të thellë ta shndërrojë në një vend të hapur, që ecën i sigurtë drejt rikthimit të tij në familjen e kombeve që i takon. Ia doli të mbrojë interesin kombëtar të shqiptarëve, si kushtin më vendimtar për ecjen e tyre në rrugën e lirisë dhe demokracisë.  Ia doli ta anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Ia doli të zëvendësoi hiperkolektivizmin total me ekonominë e lirë të tregut, si dhe të vendosë marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti me aleancën e Atlantikut të Veriut dhe marrëdhënie të fortë tregtare dhe të tjera me Bashkimin Evropian.

Pas daljes së saj në opozitë, Partia Demokratike qëndroi e vendosur në mbrojtje të vlerave opozitare, në një vend, që pothuajse në një shekull kishte njohur fare pak opozitën. Ajo zhvilloi dhe konsolidoi vlerat e programit që ajo mbronte, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të madh në krijimin  e traditës opozitare në Shqipëri.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme sollën Partinë Demokratike dhe aleatët e saj në pushtet. Në dy vjet ajo i dha vendit qeverisjen më të vogël që ka patur në historinë  e tij dhe ndoshta qeverisjen më të vogël në Evropë. E angazhuar në një beteje të pandërprerë kundër krimit të organizuar, sot Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta të rajonit dhe më gjerë. U angazhua në një beteje të ashpër me korrupsionin dhe ia doli që administrata e saj të shkurtojë shpenzimet me mbi 100 milion euro, sikundër rriti të ardhurat me mbi 1 miliard dollar, që të gjitha si rezultat i luftës kundër evazionit, kontrabandës dhe korrupsionit.  Në një seri reformash të thella ekonomike dhe fiskale , PD e bëri Shqipërinë, vendin e barrës fiskale më të ulët dhe një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Në rrafshin politik vendi nënshkroi kontratën historike me BE-në, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe e zbaton atë me seriozitetin më të madh. Është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet, që në kilometrin e fundit për në Samitin  Bukureshtit ta përshkojë në mënyrë që të marrë ftesën për anëtarësimin e vendit në NATO.

17 vjet pas themelimit të saj Partia Demokratike dhe shqiptarët gjejnë vendin e tyre sërish me vështirësi,  por 17 herë më mirë seç ishte në dhjetorin e vitit 90 , ndaj dhe ne sot le të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për liderin e lëvizjes së dhjetorit, themeluesin e PD-së tribunin  e lirisë Azem Hajdari, për të gjithë ata të cilët në këto 17 vite kontribuan në zhvillimin dhe konsolidimin e vlerave që janë dhe themeli i programit të saj .

Le të garantojmë shqiptarët se këto arritje për ne, janë thjesht një stacion në mënyrë që proceset  e integrimit dhe zhvillimit të vendit të marrin shpejtësi të reja.

Edhe njëherë të gjithë shqiptareve, ju uroj gëzuar themelimin e partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Fjala e Kryeministrit Berisha me rastin e 17 vjetorit te PD-se
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 12-12-2007, 09:31:55 »
Citojeni

Berni, nuk te duken te çuditshme këto fjale te demokratit me të madh te shqiptareve, pra Berishës???:
"Ne këtë mes, mirenjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti Ramiz Alia, i cili me një mençuri te madhe, me mençuri dhe guxim, udhehoqi njesite e mëdha te ushtrise sone ne beteja clirimtare, udhehoqi vendin ne beteja të reja te demokratizimit te Shqipërisë"
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 06-03-2008, 13:41:02 »
Citojeni

Kriteret për të kandiduar në PD

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje nisjen e punës për zgjedhjet e reja në degët në të gjithë vendin.


Në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e grupit parlamentar, është miratuar udhëzimi për procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet e reja në parti. Materiali prej nëntë faqesh përcakton në mënyrë të detajuar kriteret dhe procedurat që do të ndiqen që nga seksionet deri në degët kryesore të partisë. Burime nga mbledhja e djeshme bëjnë të ditur për gazetën se kreu i demokratëve ka kërkuar që bashkë me zgjedhjet nëpër degë të bëhen edhe anëtarësimet e reja. Sipas Berishës pjesë e PD-së, duhet të bëhen të gjithë ata të rinj që do të ndihmojnë këtë forcë politike për të realizuar programin e saj në qeveri. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe grupet e punës, që përbëhen nga deputetë dhe anëtarë të kryesisë dhe që do të monitorojnë nga afër procesin e zgjedhjeve në PD.
Kriteret
Në udhëzim përcaktohen kriteret specifike që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetarë të degëve dhe nëndegëve të PD-së. “Pas kostituimit të kryesisë së degës, me kërkesë të kryetarit të grupit të punës, sekretari i degës (ose në mbledhjen e parë të saj), thërret mbledhjen për të analizuar kandidaturat e dala për kryetar dege dhe formulon propozimin në emër të degës. Kandidaturat i përcillen kryesisë së PD-së, e cila ka të drejtën e propozimit përfundimtar zyrtar të kandidaturave për kryetar të degës, konform nenit 27 të statutit”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë dje për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Njëkohësisht zgjedhja e kryetarit të degës do të bëhet në kuvendin e degës, i cili përbëhet nga mbledhja e përgjithshme e të gjitha kryesive të nëndegëve si dhe komiteti drejtues në detyrë i degës, në një date që përcaktohet nga kryetari i grupit të punës në bashkëpunim me kryesinë e degës, por jo më vonë se një muaj nga kostituimi i kryesisë së degës. Ndërkohë, kriteret janë më konkrete për kandidatët për kryetarë të nëndegëve. Kështu të gjithë ata që do të kandidojnë për kryetar të nëndegëve të PD-së, duhet që domosdoshmërisht të jenë me arsim të lartë, të kenë aftësi të veçanta intelektuale, të kenë përvojë politike si anëtarë të PD dhe të kenë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD.  “Për të siguruar transparencën e procesit, anëtarësimet e reja gjatë fushatës zgjedhore do të miratohen edhe nga grupi i punës i kryesisë së degës”, thuhet në udhëzim.

Kriteret për kandidatët

Të jetë ligjërisht dhe fizikisht banor i nëndegës përkatëse

Të jetë me arsim të lartë të përfunduar

Të përdorë një gjuhë të huaj me rëndësi ndërkombëtare

Të dallohet në opinionin publik për ndershmëri, qëndrueshmëri morale

Të ketë përvojë politike si anëtar i PD

Të ketë aftësi të mira komunikuese

Të ketë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD

Të ketë pasur rezultate elektorale më të larta nga ato të zgjedhjeve të fundit, nëse ka qenë më përpara drejtues i degës apo nëndegës.

ADI SHKEMBI G.Panorama
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-04-2008, 04:01:26 »
Citojeni

Thursday, January 17, 2008
Ku është baba Gramozi?

(Me rastin e 17 vjetorit te krijimit te PD-se.)

Kam 17 vjet qe beje këtë pyetje por ndryshe nga herët e tjera kur kercenohesha, akuzohesha, ofendohesha, cilesohesha komunist apo i cmendur nga spiunat e Gramoz Rucit qe perbenin dhe perbejne udhëheqjen e PD-se, tani ka rënë qetesia. Një qetësi e zeze. Qetesia e ngordhjes se PD-se. PD-ja e Gramoz Rucit po jeton orët e fundit. Kjo gjë po shihet dhe pranohet hapur nga gjithë shqiptarët se babai praktik i PD-se është Gramoz Ruci dhe PD-ja po e nxjerr shpirtin e piste, ndaj ka filluar te kuterboje...
Pra ku është baba Gramozi kam pyetur unë sa here PD-ja dobice e Ramiz Alise dhe Gramoz Rucit festonte ditelindjet? Këtë pyetje e bëra përsëri këtë vit? Ku është baba Gramozi? Përse ai nuk merr pjesë ne festimin e pervjetorit te femijes se tij, PD-se? Pergjigjja është se, PD-ja është një fëmijë ilegal (dobic) dhe baba nuk do të zbulohet se është vepër e tij se ka frikë mos i ngelet fatura ne dorë ose dobici ne dere.
Edhe një here shqiptar te mirë po ju a shpjegoj atë qe ndodhi para 17-18 vjeteve. Ne ato vite kur u pa qartë se klika komuniste shqiptare nuk mund te sundonte me metodat e vjetra, nderroi taktike. Me pjesen me te ndyre te shoqerise, me spiunat e sigurimit dhe sherbetoret krijoi armen sekrete. Krijoi atë me te cilën do të bënte te mundur te ruante sundimin, te percante, corodiste, te grabiste, plackiste, degjeneronte Shqipërinë. Ajo krijoi PD-ne dhe vendosi ne krye te saj ndoshta qenien me negative shqiptare te 70 vjeteve te fundit. Ajo vendosi ne krye te PD-se Sali Berishen.
Krijimi i PD-se u urdherua nga Ramiz Alia për ti hedhe sy opinionit te brendshem dhe te jashtem se gjoja ne Shqipëri u vendos pluralizmi, por arsyeja kryesore e krijimit te PD-se ishte qe te na ndalonte neve, progresistave dhe nacionalistave te krijonim një parti te vërtetë demokratike qe do të punonte ne dobi te gjithë shqiptareve.
Fatkeqesisht mjeshteria e Ramizit triumfoi, ndaj neve kemi arritur pikën me te ulet ne histori. Pas kësaj pikë ne se nuk vepruam, neve do të harrim vdekjen...
Ne kohën e urdherit te Ramiz Alise për krijimin e PD-se Ministër i Brendshëm, ai qe kishte dosjet e spiuneve te sigurimit dhe sherbetoreve te PPSH-se, por edhe të atyre qe duhet te perndiqeshin ishte Gramoz Ruci, pa arsim te lartë.
Kështu, ishte Gramozi ai qe ne praktike, nga ana organizative, operative bëri perzgjedhjen e spiunave dhe sherbetoreve te PPSH-se qe do të "krijonin" PD-ne ne Tiranë dhe nëpër rrethe. Pra praktikisht ishte Gramozi qe krijoi PD-ne. Ai është babai, ndaj unë kam 17 vite qe bertas;-Ku është baba Gramozi? Përse baba Gramozi nuk merre pjesë ne ditën e lindjes se femijes se tij?
Pergjigjen e kam dhënë me lartë. PD-ja është një fëmijë dobic dhe dobicin nuk e do as i tiji.

Marrë nga "Korrieri"
E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |