Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti ShqiptarPartitë Politike (Moderator: Berni)Prapaskenat për formimin e Partise Demokratike


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Prapaskenat për formimin e Partise Demokratike  (E lexuar 166 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 22-10-2007, 16:02:15 »
Citojeni

Skemat e perfshirjes se profesorit te Ekonomise Gramoz Pashko, drejtuesit te levizjes studentore Azem Hajdari dhe mjekut kardiolog Sali Berisha ne krijimin e grupit të parë opozitar

David Binder Artikulli është publikuar ne gazeten “New York Times” me 13 dhjetor 1990

Midis pamjeve ngazellyese, formacioni i partise se pare opozitare ne Shqipërinë e sunduar nga komunistet është lajmeruar sot me buje se do të mblidhet ne Tiranë, ne kryeqytetin shqiptar. Ajo quhet Partia Demokratike dhe grupi nismetar tashmë ka aplikuar ne Ministrine e Drejtesise për themelimin e statusit ligjor, ku një nga themeluesit e saj, Gramoz Pashko, është një profesor i spikatur ne Fakultetin Ekonomik. Ky fakt është konfirmuar sot për gazeten (“New York Times”, - shen. red.) përmes një intervistë telefonike nga Tirana.
Kjo ministri ishte rikrijuar veren e kaluar, pasi kishte qenë anuluar 23 vjet me pare.
Të martën, pas tri ditë protestash antiqeveritare nga studentet, Komiteti Qendror i Partise Komuniste nenshkroi ne një sesion te parakohshem krijimin e organizates politike te pavarur.
“Jo tradite shumepartiake”
Shqipëria është drejtuar e pakontestuar nga Partia Komuniste qe nga viti 1946 dhe deri ditën e martë, kur udhëheqja e partise ne mënyrë te vazhdueshme kishte deklaruar se nuk do të lejonte kurrë partite opozitare. Vendi i vogël i Ballkanit, me 3.3 milione banorë, nuk ka tradita te partive politike dhe te qeverisjes parlamentare. Gjatë Luftes se Dyte Botërore, grupet opozitare nacionaliste, mbreterore dhe fashiste, u perpoqen te fitonin një pozite politike, por u nxoren menjane nga komunistet.
Gjashte jave me pare, z. Gramoz Pashko, qe është 35 vjeç, nisi ta cilesoje veten e tij ne takimet me vizitoret e huaj si një “disident”. Ne te njëjtën kohe, ai ishte edhe një anëtar i Partise Komuniste, si dhe një mik i Ismail Kadarese, një shkrimtar i njohur qe ishte arratisur ne Francë ne muajin tetor.
Ne bashkëpunim me ekonomistin, ne njoftimin e themelimit te Partise Demokratike, ne takimin e sotëm te mbajtur ne Qytetin Studenti ishte edhe Azem Hajdari, një 28-vjeçar, student i filozofise, qe ka luajtur një rol kryesor ne organizimin e revoltes se sudenteve, dhe dr. Sali Berisha, 45 vjeç, një mjek kardiolog ne Tiranë.
“Demokraci! Demokraci!"
Z. Gramoz Pashko tha se “janë mbledhur për te ndjekur mitingun me rreth 80 mijë persona, te gjithë, “punonjes, studente, artiste, juriste dhe njerëz te profesioneve të ndryshme. Pjesemarrja e te gjithë te pranishmeve vleresohej ne një numer shumë te lartë. Tirana ka një popullsi prej 300 mijë banoresh.
Brohoritej ne kor: “Demokraci!, Demokraci!”. Profesori i ekonomikut tha se “ndonëse disa studente janë plagosur ne perleshjet me forcat speciale te policise ditën e diel dhe te hënë, kjo nuk perbente ndonjë fatalitet”.
Ndonëse themeluesit e Partise Demokratike nuk kanë zgjedhur ende lideret e tyre, z. Gramoz Pashko thotë se ata vetëm sa kanë filluar te skicojne një platformë te partise, e cila do të perfshije garantimin e një sistemi shumepartiak, mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ekonomine e lirë te tregut dhe marrëdhëniet e fqinjesise se mirë.
Por, gjatë largimit nga mitingu, udheheqesi i studenteve Azem Hajdari tha se Partia Demokratike do të punojnë ne mënyrë plotësisht demokratike për “bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, një province kjo me fqinjet jugosllave te Serbise qe perbehej nga rreth 90 për qind e banoreve shqiptare etnike.
Kjo thirrje nga Tirana mund te shkaktoje ferkime me autoritetet e Beogradit.
Por, z. Azem Hajdari dhe z. Gramoz Pashko gezonin respekt për Ramiz Aline, president dhe kryetar i Partise Komuniste, për shkak te paraqitjes se programit te refomave qe i hapte rrugën krijimit te sistemit shumepartiak ne Shqipëri. Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen me 10 shkurt te vitit 2001.

Pergatiti Albert Gjoka G.Albania

E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 17-04-2008, 04:02:37 »
Citojeni

Thursday, January 17, 2008
Ku është baba Gramozi?

(Me rastin e 17 vjetorit te krijimit te PD-se.)

Kam 17 vjet qe beje këtë pyetje por ndryshe nga herët e tjera kur kercenohesha, akuzohesha, ofendohesha, cilesohesha komunist apo i cmendur nga spiunat e Gramoz Rucit qe perbenin dhe perbejne udhëheqjen e PD-se, tani ka rënë qetesia. Një qetësi e zeze. Qetesia e ngordhjes se PD-se. PD-ja e Gramoz Rucit po jeton orët e fundit. Kjo gjë po shihet dhe pranohet hapur nga gjithë shqiptarët se babai praktik i PD-se është Gramoz Ruci dhe PD-ja po e nxjerr shpirtin e piste, ndaj ka filluar te kuterboje...
Pra ku është baba Gramozi kam pyetur unë sa here PD-ja dobice e Ramiz Alise dhe Gramoz Rucit festonte ditelindjet? Këtë pyetje e bëra përsëri këtë vit? Ku është baba Gramozi? Përse ai nuk merr pjesë ne festimin e pervjetorit te femijes se tij, PD-se? Pergjigjja është se, PD-ja është një fëmijë ilegal (dobic) dhe baba nuk do të zbulohet se është vepër e tij se ka frikë mos i ngelet fatura ne dorë ose dobici ne dere.
Edhe një here shqiptar te mirë po ju a shpjegoj atë qe ndodhi para 17-18 vjeteve. Ne ato vite kur u pa qartë se klika komuniste shqiptare nuk mund te sundonte me metodat e vjetra, nderroi taktike. Me pjesen me te ndyre te shoqerise, me spiunat e sigurimit dhe sherbetoret krijoi armen sekrete. Krijoi atë me te cilën do të bënte te mundur te ruante sundimin, te percante, corodiste, te grabiste, plackiste, degjeneronte Shqipërinë. Ajo krijoi PD-ne dhe vendosi ne krye te saj ndoshta qenien me negative shqiptare te 70 vjeteve te fundit. Ajo vendosi ne krye te PD-se Sali Berishen.
Krijimi i PD-se u urdherua nga Ramiz Alia për ti hedhe sy opinionit te brendshem dhe te jashtem se gjoja ne Shqipëri u vendos pluralizmi, por arsyeja kryesore e krijimit te PD-se ishte qe te na ndalonte neve, progresistave dhe nacionalistave te krijonim një parti te vërtetë demokratike qe do të punonte ne dobi te gjithë shqiptareve.
Fatkeqesisht mjeshteria e Ramizit triumfoi, ndaj neve kemi arritur pikën me te ulet ne histori. Pas kësaj pikë ne se nuk vepruam, neve do të harrim vdekjen...
Ne kohën e urdherit te Ramiz Alise për krijimin e PD-se Ministër i Brendshëm, ai qe kishte dosjet e spiuneve te sigurimit dhe sherbetoreve te PPSH-se, por edhe të atyre qe duhet te perndiqeshin ishte Gramoz Ruci, pa arsim te lartë.
Kështu, ishte Gramozi ai qe ne praktike, nga ana organizative, operative bëri perzgjedhjen e spiunave dhe sherbetoreve te PPSH-se qe do të "krijonin" PD-ne ne Tiranë dhe nëpër rrethe. Pra praktikisht ishte Gramozi qe krijoi PD-ne. Ai është babai, ndaj unë kam 17 vite qe bertas;-Ku është baba Gramozi? Përse baba Gramozi nuk merre pjesë ne ditën e lindjes se femijes se tij?
Pergjigjen e kam dhënë me lartë. PD-ja është një fëmijë dobic dhe dobicin nuk e do as i tiji.

Marrë nga Korrieri
E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |