Forumi PolitikShkencat Politike - Political SciencePartitë Politike (Moderator: Berni)Plas tek e djathta, akuza si spiunë të Sigurimit
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Plas tek e djathta, akuza si spiunë të Sigurimit  (E lexuar 75 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5753



Shiko profilin
« më: 20-06-2009, 12:39:53 »

Krerët e së djathtës janë përfshirë dje në akuza të ndërsjella për kandidim të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Topalli: "Është Ndoka". Meksi: "Është Topalli"

TIRANE-Krerët e së djathtës janë përfshirë dje në akuza të ndërsjella për kandidim të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Drejtuesi i “Polit të Lirisë”, Aleksandër Meksi akuzoi krerët e Partisë Demokratike si ish-sigurimsa, ndërsa Jozefina Topalli deklaroi se ish-sigurimsa gjenden në drejtim të Partisë Demokristiane. E pyetur për qëndrimin e Meksit, nënkryetarja e PD-së deklaroi se, nëse ka sigurimsa që kandidojnë, përgjegjësia bie mbi mosdekretimin e ligjit për pastrimin e figurës së zyrtarëve, apo siç njihet ndryshe ligji i “Dosjeve”.
“Presidenti i Republikës nuk e firmosi asnjëherë atë ligj. Unë po punoj në Komisionin e Venencias për ta bërë të mundur. Nuk jam në gjendje të kthej përgjigje nëse janë skanuar apo jo listat”, - deklaroi nënkryetarja e PD-së, Topalli gjatë një emisioni televiziv. Ajo shtoi se Partia Demokristiane ka kandiduar njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, deklaroi se do ta padisë për shpifje nënkryetaren e PD-së.
“Shpifjet e Topallit do t’i çojmë në Prokurori. Që nesër do të jetë në Prokurori. Po ashtu, edhe për policinë, për prishjen e imazhit të Aleks Kekës. Fyerjet dhe shpifjet e Topallit janë të papranueshme”, - deklaroi Ndoka, gjatë një emisioni televiziv. Ai u shpreh se Jozefina Topalli është e padëshiruar nga vetë Berisha. Ndërsa, drejtuesi i “Polit të Lirisë”, Aleksandër Meksi e shtoi dozën e kritikave, duke deklaruar se sigurimsat janë në krye të listave të Partisë Demokratike.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ia vlen te kemi nje reviste te botueshme ne disa vende te botes nene emrin ZY! apo edhe dicka tjeter
  • Dot Po
  • 11 (91%)
  • -
  • Dot Jo
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor